Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Arvanitasit

24th February 2008, 20:32
Studimet për shqiptarët e Greqisë, që njihen me emrin arvanitas, janë shumë të pakta, për të mos thënë aspak. Sot, burimet historike, kultur ore, gjuhësore, letrare dhe muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht. Strukturat shtetërore greke janë kujdesur që burimet historike, kulturore dhe letrare arvanitase të mos dalin në dritë. Kështu, na mungojnë shumë dokumente me vlera të mëdha historike për kombin e arbërit.
Arvanitasit e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata, ishin dhe janë ende në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë ka pasur në shekullin IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk janë veçse, shpërngulje e disa principatave të arbërve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbërisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga pushtuesit turq.
Termi grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu, Kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha evropiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitasit, elenasit, vllehët, dhe bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik-kombëtar grek. Vetë elenasit, në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuhën e tyre romaikis. Kështu, Rigas Fereos (1757-1798), ideologu dhe frymëzuesi i Kryengritjes së vitit 1821, në poemën e tij “Këngë Kushtrimi” në një rresht të saj shkruan në gjuhën greke: “”Âyëãáñïé, êé Áñâáíéôéò, Áñìåíïò, êé Ñïìéï, Áñáðéäåò”, që në shqip do të thotë: bullgarë, shqiptarë, armenë grekë, arabë. Pra, në poemën e Rigas Fereos, grekët e sotëm, njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin arvanitis.
Është e vërtetë, që shumë herë arvanitasit ortodoksë u përplasën me arvanitasit myslimanë dhe luftuan kundër njeri-tjetrit, pra, ishte një luftë fetare. Arvanitasit ortodoksë i luftonin arvanitasit myslimanë sikur të ishin turq dhe jo arvanitas, ndërsa arvanitasit myslimanë, i luftonin arvanitasit ortodoksë sikur të ishin grekë dhe jo arvanitas. Shumë dekada më parë, mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës. U hodh baltë mbi disa figura të shquara heroike të Kryengritjes greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra, shqiptarë, duke i quajtur tradhtarë, duke i burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi mbas themelimit të shtetit grek. Kështu, ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që t’i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi. Por, nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racës shqiptare në Greqi.
Është fakt, tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821-it, ishin arvanitas. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821-shit, përveç që ishin pjesa dërmuese e popullsisë në Greqi në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitasit ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e skllavërisë. Disa nga arvanitasit heronj të Kryengritjes të vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë.
Arvanitasit janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe të kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të tyre. Më 1674, Konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte se: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithë arvanitë”.
Revolucioni grek i 1821-it është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821-it podhuajse shumica e banorëve flisnin në Greqi gjuhën shqipe. Dhe ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimërisë të heronjve shqiptarë, grekët morën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Peloponezi dhe e bënë të tyrin.

Nikolla Kriezoti është figura më e madhe revolucionare e Eubesë. Ai ka prejardhjen nga fshatrat arvanitas të Karistas. Revolucioni në Eube ishte ndeshje midis arvanitasve të krishterë dhe arvanitëve mysliman. Dhe, nëse nga ana e arvanitasve të krishterë shquhej Kriezoti, nga ana e arvanitëve mysliman shquhej Alizoti. Është gjithashtu fakt se veprimtaria revolucionare në Eube u kufizua në ato zona ku ka arvanitë, d.m.th. në Eubenë jugore, në boshtin Halkidha-Kimi. Kriezoti mori pjesë në betejat më të rëndësishme të Rumelisë dhe të Eubesë, por pas çlirimit filloi ndjekja e këtij heroit, që u burgos, dhe përfundimisht u detyrua të vetë izolohet në Turqi, në Stamboll dhe në Prusha, ku vdiq. Ironia tragjike e tij, që gjeti strehim tek turqit heronj të 1821, pas çlirimit, ishte një rregull pikëllues.

Thanas Shkurtanioti (1793-1825) ishte nga Dervenohori prej Shkurtës. Vetëdjegia e Thanas Shkurtaniotit në Shën Sotira të Mavromatisë së Thivës më 26.10.1825, ishte një ngjarje më heroike dhe tragjike të Revolucionit.
Që ditët e para të Revolucionit në Beoti, Thanasi bëhet prijës i Dervenohorëve dhe tmerron turqit e Beotisë, të Atikisë dhe Peloponezit. Pak kohë më pas nga bëmat e fillimit kapedan Thanasi merr mbiemrin Shkurtanioti nga emri i vendlindjes së tij. Më 1825, ai mbyllet me 70 trima në manastirin e Shën Sotirës të Mavromatit, duke përballuar 800 turq këmbësor dhe kalorës. Me vënien zjarr të Manastirit të gjithë luftëtarët arvanitas do të vet flijoheshin duke u djegur të gjallë. Kjo ngjarje, kjo djegëje për së gjalli, zhyti në zi dhe dëshpërim gjithë Beotinë, sepse humbi një prijës heroik, pa ndonjë shkak me peshë për tu flijuar në këtë rast.


Admirali i madh Andrea Miauli(1769-1835) ishte bir i Dhimitër Bokut ose Voku me prejardhje nga Eubeja. Një stërgjysh i Andreas e ndëroi mbiemrin nga Boku në Miauli. Duke marrë për mbiemër emrin e anijes “Miauli” ku ai punonte me vite të tëra. Andrea Miauli lindi në ishullin e Hidrës dhe që në rini ishte pirat. Një herë një anije pirate malteze i mbytën anijen, babai i tij në vend fjalëve ngushëlluese, e vuri përpara duke i thënë: “Mbaru që këndej, kjo është kasandi jot! Tjetër herë të më dëgjosh!”. Natyrisht që flisnin në gjuhën amtare arvanitika(shqipen) si shumë heronj të Revolucionit të 1821. Ishte tmerrësisht sedërli, “kokë shqiptari” klasike, dhe përveç bëmave në beteja detare, i kushtoheshin një numër i madh historish me interes. Në vitin 1822 Andrea u zgjodh komandant i flotës detare të ishullit Hidra. Revolucionit të 1821 Andrea Miauli i fali 250.000 franga floriri dhe tre anije luftarake. Miauli ishte një njeri i thjesht dhe trim. Dinte të fliste gjuhën e mëmës arbërishten dhe anglishten. Gjuhën greke nuk e dinte dhe mësoi të shkruante greqisht vetëm emrin e tij kur u bë Admiral. Ai nuk pranoi shumë dekorata dhe privilegje. Kështu nuk pranoi dekoratën “Kryqi i Legjonit të Nderit” të dhënë nga mbreti i Francës Karli i 10. Kryetari i parë i Greqisë arvanitasi Kapodistria dhe disa drejtues politikanë më 1827 do t’ua hiqnin Miaulit komandën e flotës detare dhe do t’ia jepnin aventurierit anglez Kohran, gjë që Miauli e pranoi dhe është ruajtur një letër e nënshkruar prej tij. (Por ka dyshime që atë letër të mos ta ketë nënshkruar kurrë Miauli.) Admirali i madh Miauli mbas dorëheqëjes u kthye në kapiten i thjesht i anijes së tij. Miauli vdiq më 21.7.1835, dhe u varros në Pire. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjendi në Ministrin Detare Greke.

Plaku i Moresë Teodor Kollokotroni (1770-1843) u lind më 3 prill 1770 poshtë një peme në Mesininë e vjetër. Që në rini u bë kaçak nëpër male. Gjithë jeta e Kollokotronit rrjedh midis arvanitasve, qofshi mysliman apo të krishterë. Kollokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kollokotronit ishin arvanitas ose nga Morea, ose nga Çamëria. Epiteti “Kollokotron” është përkthimi i saktë i shprehjes arvanitase “Byth-Gura” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit. Mbiemri i vjetër është Çergjini, që edhe kjo është fjalë arvanitase e përbërë nga fjala Çer = i zgjuar, djall me forcë mendje dhe nga emri i përhapur arvanitas Gjin. Çer + gjin = Çergjin.
Fisi i madh arvanitas i Kollokotronajve kishte bërë vëllazërim me fisin arvanitas mysliman të Farmaqëve. Kështu dy vëllezërit arvanitas me fe kristiane dhe myslimane Teodor Kollokotroni dhe Ali Farmaqi kishin menduar të luftonin për realizimin e një mbretërie të bashkuar greko-shqiptare me flamurin e përbashkët me gjysmë hëne dhe kryqin. Kuvendi i mbretërisë së përbashkët do të kishte 12 deputet mysliman dhe 12 deputet të krishterë me barazi të plota. Teodor Kollokotroni dhe Ali Farmaqi shkuan edhe në Arbëri dhe grumbulluan mbi 3.000 mijë ushtarë mysliman që i sollën në Greqi për të luftuar kundra osmanëve turq. Dëshira ishte që formohej një shtet i fuqishëm greko-shqiptar në Ballkan. Por i gjithë plani dështoi si pasojë i mos përkrahjes të kësaj ideje nga ana e Anglisë dhe Francës. Kur nisi Kryengritja greke e 1821 Kollokotroni ishte 50 vjeç me flokë të bardha dhe të gjata që i binin mbi supe. Ai vishej me veshjen kombëtare arvanitase me fustanellën e gjatë poshtë gjurit. Në kryengritjen e 1821 u vranë 12 burra nga fisi i dëgjuar i Kollokotronajve. Një ndër ta dhe vëllai i Teodorit, Jani Kollokotroni i cili ishte strehuar në Manastirin Dimicana. Murgu i Manastirit e spiunoi Janin tek turqit të cilët e vranë. Për mosmarrëveshje me qeverinë greke në vitin 1824 Kollokotronin e burgosin në ishullin e Hidrës dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrijnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë.......”
Avokati mbrojtës Klonari - tha në fjalën e tij.
“Deri kur zotërinj gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë ti japin shkëlqim Greqisë......?” Por mbas disa muajsh kur Ibrahim Pasha i Egjyptit zbarkoi në More, Teodor Kollokotronin e nxjerrin me falje nga burgu dhe e shpallën kryekomandant të ushtrisë greke. Teodor Kollokotroni u vra në pabesi në vitin 1843.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

24th February 2008, 20:33
Kostandin Kanari (1790-1877) është zjarrvënësi i anijeve, legjendar, bëmat e të cilit frymëzuan piktorë dhe poetë, grekë dhe të huaj të tjerë, lindi në ishullin Psara në vitin 1790. Fisi i Kanarëve e kishte prejardhjen nga Himara, që andej shkuan në Pragë, e në vazhdim, atje ku mërgonin shumë arvanitas në vitet e pushtimit turk, në Itali dhe konkretisht në Gjenovë. Nga Gjenova një degë e fisit shkoi dhe u vendos në Korsikë. Ikja e parë e Kanarëve nga Epiri mendohet të jetë rreth viteve 1320. Deri sot gjenden pasardhësit e atij fisi në Gjenovë dhe në Korsikë. Shumë prej Kanarëve kanë pasur tituj të lartë fisnikërie. Një emblemë nga prindërit e vetë zjarrëvënësit të famshëm që i përkiste parardhësit Korsikan Teodori Kanari është e njëjtë me emblemën e italianit të madh revolucionar Xhuzepe Garlibarlit i cili ushtrinë e tij revolucionare përbëhej nga arbëreshët e Italisë qendrore.
Pra dikush nga soji i arvanitasve Kanaras të Korsikës, tok me arbërorët e tjerë, nuk dihet për ç’shkak u vendosën në shkëmbinjët e portit të Psarës dhe nga këtu Kanarët e kanë prejardhjen zjarrëvënësi i anijeve.
Bëma më e madhe e Kanarit është djegia e Fregatës turke në portin e Hios më 7 korrik 1822. Kjo bëmë ishte në një mënyrë shpagimi i grekëve për shkatërrimin e Hios dhe që pati kjo djegie jehonë ndërkombëtare. Me djegien e Fregatës turke, u vranë rreth 2000 turq. Si dhe shumë heronj të tjerë arvanitas të revolucionit të 1821, edhe Kostandin Kanari u kërcënua shpesh herë nga kundërshtarë politikanë grekë me vdekje. Poeti i madh Viktor Hygoi i frymëzuar nga guximi i tij ka shkruar disa poezi për heroin arvanitas Kanarin. Konsulli francez në Janinë Pukëvili do ta quante Kostë Kanarin “Njeriu më i guximshëm i shekullit XIX”. Kanari ishte njeri i thjeshtë, që shkonte me krenari drejtë betejës së luftës kundër armikut. Ai me zjarrëvënien e anijeve turke zhduki mbi 8.000 mijë ushtarë turq. Turqit kur dëgjonin emrin e tij tmerroheshin. Kostandin Kanari ishte deputet i ishullit Psara më 1827 në Asamblenë Kombëtare Greke, dhe u bë ministër dhe kryeministër i Greqisë. Vdiq në pleqëri të thellë në Kipseli të Athinës më 3.9.1877.

Dhimitër Pllaputa(1786-1864), gjenerali i dashur i Teodor Kollokotronit, ishte bir i Kolë Pllaputës, që e nisi nga Trifilua më 1750 për të banuar në fshatin Pallumba të Gordinias. Pallumbën e themeluan arvanitasit me dyndjet e para të shekullit XV me fise mbizotëruese Kolietë dhe Buetë. Pllaputasit ishin arvanitas të krishterë që kishin luftë të zgjatur me fqinjët myslimanë dhe bashkëfiset e tyre, Laliotët. Me gjithë se në ballë të prishjes së Llallës, Pllaputët dhe veçanërisht Dhimitër Pllaputa, ndihmoi arvanitasit myslimanë që të braktisnin turqit bashkëfeas, të kalojnë nga Morea në Rumeli e në Epir, duke u ndeshur me Londeasit, dhe për tu ruajtur besa, që i kishte dhënë ai dhe Kollokotroni arvanitasve myslimanë.
I mbeti besnik deri në fund Kollokotronit dhe ndau me të mundimet e gjyqit të bujshëm dhe të burgut. Vdiq në korrik 1864 dhe u varros në Pallumba.

Gjenerali Teodor Griva(1799-1862), bir i Drako Grivës, e ka prejardhjen nga fisi më i madh i arvanitasve në oborrin e Ali Pash Tepelenës dhe në vazhdim mori pjesë në shumicën e betejave të Rumelisë. Pas çlirimit u përzie me politikë dhe gjithë jeta që pasoi ishte e trazuar. Më 1854 bëhet prijës i një bashkimi arvanitas më të shumtit luftëtarë të 1821 ose bijtë e tyre dhe me djalin e vet Dhimitrin, marshojnë me qëllim që të çlirojnë Shqipërinë nga turqit. Kjo lëvizje dështoi me ndërhyrjen e fuqive të mëdha perëndimore dhe veçanërisht të Francës. Në vitet e më pasme i vë qëllim vetvetes rrëzimin e mbretërisë dhe themelimin e Republikës Presidenciale. Në tetor të 1862, me 7000 burra vjen nga Bomica në Mesogji duke shpërndarë autoritetet. Qeveria e përkohshme në Athinë, dërgoi Venizelo Rufon dhe Emanuil Delijorgjin tu japin medaljen e gjeneralit, por ishte për vdekje në krevat ku vdiq nga pneumonia më 24.10.1862.

Gjeorgji Karaiskaqi (1782-1827) ishte i biri i një murgasheje që lindi në fshatin Mavromat të Agrafës dhe që në fëmijëri vuante nga sëmundja e mushkërive (luçemija). Kryelegjendari heroik i Rumelisë, është nga fara e Llalla-Jorgjit të Kënetës së Poshtme. Djalë i Jorgji Llallës ishte Dhimitër Llalla Isko, që bënte pjesë në ajkën e trimave të Ali Pashait. Dhimitër Isko përdhunon Zoinë, të venë e Janaq Mavromatioti, dhe e njohur e Ali Pashait, e cila, përpara përdhunimit ishte murgeshë. Zoia mbas lindjes së djalit të cilin e quajti Gjergj dial i Dhimitër Llalla Isko u largua nga Manastiri për të jetuar në vendlindjen e saj. Në moshën të rritur Gjergji u pagëzua i krishterë nga Ndre Karaisko i cili i dha mbiemrin e tij Karaiskaqi. Gjergj Karaiskaqi ishte kaçak kur u kap rob nga ushtarët e Ali Pash Tepelenës. Ali Pashai i fali jetën Gjergj Karaiskaqit të cilin e bëri njërin nga njerëzit më të besuar të tij. Në vitin 1824 qeveria greke në gjyqin e Mesollogjis e shpalli tradhtar Gjergj Karaiskaqin duke i hequr të gjitha gradat, por në vitin 1826 u falë, dhe kështu fitoi përsëri vendin e tij në ushtri. Ishte në kulmin e forcës dhe të lavdisë. Por koka e tij ishte pjekur mjaftë për të rënë nga plumbat e tradhtisë. Kështu Asambleja e tretë e Përgjithshme në prill të vitit 1827 i heq drejtimin e ushtrisë çlirimtare të Greqisë Kontinentale Gjergj Karaiskaqit duke ia dhënë anglezit Riçard Xhons. Gjatë betejës që u zhvillua në rrethimin e Akropoli Karaiskaqin e plagosin rëndë në rrethana të dyshimta në pabesi. Kështu më 23 prill 1827 vdes dhe e varrosin në Lefsinë. Vdekja e Gjergj Karaiskaqit, ishte një humbje e madhe për kryengritjen greke të vitit 1821. E vranë, duke vënë gjithshka në rrezik, për të njëjtin shkak që vranë Odise Andruçon.

Luani i Rumelisë Odise Andruço (1790-1825), ishte biri i të famshit kryekomitit Andrea ose Andruço Verushi, nga Livanti i Lokridhës. Odisea lindi në Prevezë në vitin 1790. Kur Odisea ishte 4 vjeç babai i tij vdes në burg nga torturat e turqve në Stamboll. Ali Pash Tepelena, mik dhe bashkëluftëtarë i babait të tij, e morri pranë pas vdekjes së Andruços Verushit. Në oborrin e Ali Pashës, Odisea kishte të tillë pozitë që nuk e kishin as djemtë e Aliut. Ai i shërbeu me besnikëri dhe krenari Ali Pash Tepelenës. Ndihmoi Ali Pashën në të gjitha luftërat e tij kundra turqve dhe kundra suliotëve dhe kardhiqotëve. Por lidhja e ngushtë e Odosesë me Ali Pashën do ta dëmtonte shumë mbas disa viteve.
Ishte frymëzuesi i Këshillit të kapedanëve të Rumelisë që kishin qëllim bashkimin e Greqisë pa dallim feje dhe mbështetej tek Ali Pasha në luftën e tij kundra turqve. Këtë politikë Odisea u përpoq ta diktojë edhe pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës gjatë luftës për çlirimin e Greqisë dhe kjo i kushtojë jetën dhe akuzën si “tradhtar”.
Në vitin 1821 Odise Andruço ishte Komandant i Përgjithshëm i Greqisë Lindore me gradën gjeneral, por nga mesi i vitit 1822, ai jep dorëheqjen me nder si Komandant i Përgjithshëm për arsye se nuk shihej mirë nga kundërshtarët e tij.
Bëma që e bënë Odise Andruçon si figurë të 1821 është qëndresa e tij në Hanin e Grabies. Odisea kishte një mëndje politike dhe ushtarake të zgjuar që vlerën e tij e njihnin të gjithë kapedanët e Rumelisë, dhe e konsideronin udhëheqësin e tyre të natyrshëm. Odisa Andruço u vra me urdhër të politikanit grek Koletit. Odisea kishte shumë popullaritet të madh gjë që nuk shihej me sy të mirë nga disa politikan grek. Shkuan shumë vite derisa të figura heroike e Odise Andruços u vlerësua drejtë, sepse autorët moralë të vrasjes së tij e kishin paditur tradhtar të atdheut. Tradhtia e tij ishte; sepse donte bashkimin e grekëve dhe të shqiptarëve për të luftuar kundra armikut turk.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

29th February 2008, 20:33
Ky artikull i botuar tek e përditëshmja greke “Kathimerini”, është shkruar nga një prej personaliteteve më të larta të Greqisë, ish ministri i jashtëm i Greqisë, arvanitasi Theodhor Pangalos.
Pangalos është nip i diktatorit grek me të njëjtin emër, i cili qëndroi në krye të Greqisë në vitet 20-të. Asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e tij arvanitase, madje sikundër kuptojmë nga artikulli, e pohon hapur dhe me mburrje. Ndoshta kjo është hera e parë që ai e shpreh kaq hapur “identitetin shqiptar të këtij fisi grek” – si ç’e cilëson vetë ai.
U lind më 17 Gusht 1938 në Elefsinë, në Greqinë Qendrore. Ka mbaruar studimet në juridik dhe ekonomi në Universitetin e Athinës dhe është doktor i shkencave ekonomike, titull i marrë në Universitetin e Sorbonës. Është një nga shkencëtarët e njohur grekë në fushën e politkës ekonomike dhe ka mbuluar si drejtues Institutin e kërkimeve mbi ekonominë e zbatuar në Athinë.
Ka qënë një prej figurave kryesore që iu kundërvu juntës ushtarake në Greqi në vitet 1967 – 1974. Në vitin 1968 udhëheqësit e juntës i hoqën edhe nënshtetësinë greke. Karriera politike vijon me zgjedhjen deputet në parlamentin grek 1981, anëtar i të cilit është ende sot e kësaj dite.
Pangalos, ka qënë zëvendësministër i Tregëtisë në vitet 1982-1984, zëvendës ministër i jashtëm në vitet 1984-1985.
Në vitet 1985 – 1989 dhe 1993 – 1994, u emërua ministër suplementar i Jashtëm.
Në vitet 1996 – 1999 ishte ministër i Jashtëm i Greqisë dhe në vitin 2000 ministër i Kulturës. Është një nga figurat kryesore të Pasok – ut.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

29th February 2008, 20:33
Pas këtij artikulli, kuptohet që autorit, Pangalos, iu desh të përballonte sulmin e forcave ekstremiste greke, veçanërisht të neonazistit Jorgo Karaxhaferri, (kryetar i partisë neonaziste LAOS) i cili krahas sulmeve në drejtimin personal, gjë e zakonëshme për nazistët dhe neonazistët sepse u ka munguar kurdoherë arsyeja, detyrohet të pohojë se ...”arvanitasit ishin pjesë e pandashme e revolucionit të pavarësisë greke dhe se padyshim ishin protagonistë...arvanitasit janë grekë, mos pyesni për gjuhën...” Po kështu ashpër reaguan edhe analistët që e konsiderojnë qëndrimin ndaj “minoriteteve” një tabu. Në një shkrim, këtu në forum, e kam thënë se kur u krijua shteti i pavarur grek, shumica e popullsisë ishte shqiptare dhe se u hezitua për një kohë të gjatë për gjuhën që duhej përdorur, shqip apo greqisht. Madje në marinën detare deri në fund të shekullit të XIX – të u përdor shqipja.
Pa u zgjatur, neonazisti grek i kërkoi parlamentit që Jorgo Pangalosit t’i hiqej mandati dhe në votimin e fshehtë, Pangalos doli fitues. Shenjë e qartë se ende kjo shumicë arvanitase përbën mbi 50 përqind të popullsisë. Motiv që ne të kërkojmë hapur, me një politikë të guximëshme, hapjen e shkollave shqip në gjithë Greqinë. Marrëzi...? Ndoshta, por, po nuk kërkove asgjë nuk fiton, madje i detyron grekët aziatikë të mbledhin kthetrat, të përqëndrohen më shumë brenda vendit.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

29th February 2008, 20:34
Pangalos, arvanitasit çliruan Greqinë

Pak para Revolucionit grek të vitit 1815, në Athinë jetonin 7 mijë të krishterë dhe 3 mijë myslimanë, sipas Pukëvilit. Nga këta, 7 mijë të krishterë, 4 mijë ishin arvanitas, që kishin prejardhjen nga gjithë fshatrat e Atikës. Ata ishin vendosur në zonat ndërmjet Plakës dhe Makrijanit, dy lagjet më të vjetra të Athinës.
Në vitin 1821, ditën e dytë të Pashkës, turqit e Athinës arrestuan 12 nga banorët e atëhershëm të qytetit të vogël dhe i mbajtën ata si pengje, pasi menduan se popullsia do të rebelohej dhe do të ngrihej në revolucion. Vendimi i tyre fillestar ishte që të vrisnin të gjithë të krishterët, por kundërshtimi i Halil efendiut, gjykatësit të kohës, e pengoi ekzekutimin e këtij vendimi. Më 25 prill të viti 1821, sipas Dhionisis Strubleis, një luftëtar dhe dëshmimtar okular i ngjarjeve të atëherëshme, në Menidhi, lagje tjetër e Athinës, u mblodhën rreth 1200 të krishterë. Ata vinin nga fshati Has, që tani quhet Fili dhe kishin për drejtues Meleti Vasilin dhe Mitro Sqevanë, nga Menidhi, me drejtues Anagnosti Kjurkatioti, nga Mesongjia, me drejtues Janii Dhavarin dhe nga Athina me komandant Dhimo Andonin.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

29th February 2008, 20:34
ÇLIRUAN ATHINËN

Nën komandën e ushtarakut grek, Meleti Vasiliu, kryengritësit hynë në Athinë dhe e çliruan atë nga zgjedha osmane. Sot, jashtë Bashkisë së Filisë (lagje e Athinës) mund të vërehet statuja e komandantit të famshëm, i cili u tregon ende bashkfshatarëve të tij rrugën e krenarisë dhe detyrimeve ndaj atdheut. Në Shtator 1821, 70 ushtarë nga Hasi, nën drejtimin e Mitro Sqevas dhe Anastas Lekës, luftuan kundër 500 turqve këmbësorë dhe kalorës, të cilët drejtoheshin nga Omer Vrioni. Në këtë betejë rrezikohej të humbiste jetën pashai i tmerrshëm. Në këtë mënyrë ai vendosi që të braktisë Athinën, duke thënë se, nëse më mundën 70 persona, çfarë do të ndodhte nëse do të luftoja me 1000. Kryeqyteti i mëvonshëm në shtetin grek u çlirua nga arvanitasit e Atikës, një fis luftarak të krishterësh ortodoksë, me zakonet dhe traditat e tyre, kulturën e tyre dhe mbi të gjitha me gjuhën e tyre. Një fis që kurrë nuk iu përul turqve dhe nuk bëri qoftë edhe njëherë paqe me ta. Ata mësuan të jetojnë me thikën ndërdhëmbë, për të mbrojtur nderin dhe jetën e tyre dhe kjo ishte kryesorja, pasi pushtuesit turq, jo vetëm që nuk e njihnin këtë “ligj”, por nuk mund t’u zihej besë. Arvanitasit e Atikës, për të cilët disa thonë se janë dorët e Greqisë bashkohore, të tjerët i cilësojnë si epirotë dhe një pjesë tjetër si shqiptarë që erdhën në Atikë në shekullin X – XI pas lindjes së Krishtit, ishin ata që çuan armët e shenjta për betejën e madhe mbi besimin dhe atdheun, si ç’thotë dhe njëri prej heronjve tanë më të mëdhenj, Gjergj Kollokotroni në fjalimin e tij të famshëm të Pnikas. Besnikë në dëshirën e madhe greke dhe të etur për liri, arvanitasit e Atikës, si dhe gjithë pjesa tjetër e Greqisë, ishin protagonistët e revolucionit grek për pavarësi. Ata bënin pjesë në brezin e madh dhe të nderuar të grekëve, që ndryshuan njëherë e përgjithnjë historinë e kombit tonë, duke i dhënë helenizmit pas katër shekujsh një strukturë të pavarur shtetërore.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

29th February 2008, 20:34
HISTORIA E FAMILJEVE

Nuk jam historian që të mund të shpalos një mendim të argumentuar dhe shkencor historik. Jam thjesht një arvanitas dhe njoh historinë e familjes time, si dhe të shumicës së familjeve arvanitase të Atikës. Të mos harrojmë se në ndryshim nga Athina, prefektura e Atikës mbizotërohej deri vonë dhe në shumë raste vazhdon të mbizotërohet nga fshatra, që rrënjët e tyre janë të herëshme në kohë dhe kur familjet njiheshin mirë me njëra tjetrën. Nga ana e babait tim, Jani Meleti, (Haxhi Meleti) kishte nderin e madh të qëndronte krahas Jorgo Karaiskaqis, si zëvendëskomandant i tij. Për këdo që do të përpiqet të pyesë, do të them më parë një sërë historish dhe faktesh historike nga të gjitha fshatrat arvanitase, për kapedanët vendas dhe për burrat që luftuan për pavarësinë e atdheut tonë. Jorgo Vllahojani në librin e tij historik mban gjallë ende një pjesë të vogël të rëndësisë së arvanitasve në atë periudhë.
Gjatë një mbledhjeje të parlamentit grek, kur ishin ndezur gjakrat, njëri nga luftëtarët e 1821 – shit, vitit të pavarësisë së Greqisë u çua në këmbë dhe iu drejtua protagonistëve të zënkës në gjuhën arvanitase për të ndaluar sherrin. Dhe sherri ndaloi. Gjuha arvanitase ishte gjuha që fliste Kundurioti, kryeministri i Greqisë, gjuha që fliste Bubulina, Boçari, Suliotët e shumë e shumë të tjerë. Ajo ishte gjuha që njihte dhe kuptonte Karaiskaqis, Andrucoja dhe shumë luftëtarë të tjerë të revolucionit grek. Në luftën mes Greqisë dhe Turqisë, në vitet 1919 – 1922, arvanitasit e Liosios, një fshat në Atik, luftonin me një çetë të veçantë nga ushtria. Ata nuk ndaluan asnjë hap dhe vdiqën të gjithë. Vetëm kur njohim këtë fakt, arrijmë të kuptojmë shikimin e errët të arvanitasve të Atikës, që përshkruan shkrimtari grek, Titos Athanasiadhis, në një libër kushtuar kësaj lufte. Në fshatrat tona, në fshatrat arvanitase, lista e të vdekurve të 1922-shit ishte shumë herë më e madhe se nga të gjitha fshatrat e tjerë të Greqisë, në bazë të popullsisë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

29th February 2008, 20:35
PREZENCË E RENDËSISHME

Arvanitasit, kuptohet, që nuk kanë rol të rëndësishëm vetëm në “biblën “ e të vdekurve të vendit tonë,por ata kanë një prezencë të rëndësishme edhe në letërsi, shkencë dhe në strukturimin e shtetit të ri, duke mbajtur shumicën e rasteve postet më të larta ushtarake dhe politike. 25 Marsi është dita e Rilindjes së kombit tonë. Është dita që kombi grek rigjeti një shtet të pavarur. Si ç’përshkruhet edhe në librin “Babilonia”, ky komb grek nuk fliste të njëjtën gjuhë, nuk kishte të njëjtat tradita dhe zakone. Por kombi kishte besimin se përbënte një shoqëri të pandashme, perceptimin se kishte identitetin e vet më të lartë se ndryshimet e pjesëshme apo rrënjësore të gjuhës dhe kulturave që e përbënin. Por, më shumë se dëshira për të qënë një, të bashkuar dhe të pandashëm, ky komb dëshironte që të kishte prezencën e vet politike dhe pushtetin kombëtar. Dhe këto të dyja janë themeluar në histori, në gjuhë dhe mbi të gjitha në gjakun e të gjithë atyre që u bënë kurban në luftën për lirinë dhe pavarësinë tonë.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

1st March 2008, 02:02
Nga Aristidh Kola


"Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve" me autor Aristidh Kolen eshte libri, i cili rezulton me i shituri gjate javes qe sapo kaloi. I perkthyer nga Aldior Agora, botim i shtepise botuese "55", libri hedh nje veshtrim historik, folklorik, politik dhe gjuhesor mbi lidhjet e mundshme midis arvanitasve me helenet e lashte, dhe synon vertetimin e ceshtjes nese "arvanitasit jane krijuesit e Greqise se Re". "Shume njerez na e kane vene ne dyshim lidhjen e drejteperdrejte dhe afersine me kete popull te lashte helen", shprehet autori ne parathenien e librit, ndersa shpjegon me tej se "u dhane shume pergjigje nga intelektualet greke, qe ishin te detyruar t'i pranonin si greke, arvanitasit kryengrites te 1821-it dhe si rrjedhim nuk do te ishte e mundur te arsyetonin shume gjera si p.sh. qe gjysma e tyre u shnderruan ne mysilmane gjate pushtimit turk dhe me e rendesishmja, qe flisnin nje gjuhe barbare".

Sipas tij arvanitasit, ashtu si helenet e lashte, shquhen se "brenda tyre ekziston nje ballafaqim i barabarte dhe i vazhdueshem i nje progresiviteti dhe konservatorizmi".

Libri ndahet ne pese pjese ne te cilat shpjegohet epoka historike, zbritja e arberesheve ne Greqi, krahasimi gjuhesor greqisht-shqip, arbereshet e neohelenizmit, vitet e para te okupacionit turk, si dhe karakteristikat dalluese te arvanitasve.

Libri i publikuar tashme ne gjuhen shqipe, eshte ribotuar tete here nga shtepia botuese "Thamiris" ne Athine. Per here te pare ai u publikua para 19 vjetesh ne Athine nderkohe qe "vazhdon te mbetet ne qender te interesit te lexuesve atje", thuhet ne nje shenim te kesaj shtepie botuese.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

2nd March 2008, 13:43
Naim Frasheri ka shkruar:

"E kush e beri Morene? (Greqine)
Gjithe shqiptare qene!
S'ish' shqiptar Marko Suli? (Marko Bocari)
Xhavela e mjauli?
Shqiptar, bir shqiptari!
Me armet e Shqipnis
Iu hodh themeli Greqis'"
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

3rd March 2008, 21:20
Aristidh Kola e vrane Sherbimet sekrete Greke
--------------------------------------------------------------------------------
Aristidh Kola The greatest Arvanitas. This is fukin sick what the greek secret service did to him.

Ilir Malindi, ekspert i marredhenieve greko-shqiptare, zbardh incidentet e pathena nga politika zyrtare e dy vendeve n vitet 1992-1994



Levizjet e qarqeve nacionaliste greke dhe investimet e tyre per gjetjen e realizuesve te politikes se" Vorio-Epirit" ne Shqiperi

Me 11 tetor te vitit 2000, ne nje spital te Athines, ne moshen 55-vjecare mbylli syte nje nga koloset e letrave shqipe te shekullit XX, historiani, juristi dhe studiusi arvanitas, Aristidh Kola. Ai lindi ne Thiva te Greqise Qendrore, zone e cila banohet teresisht nga shqiptaret, qe ne Greqi thirren arvanitas. Aristidhi, si edhe mijera e mijera bashkekombas te tij, u edukuan me frymen e dashurise per traditat shqiptare, qe trashegoi kjo pjese e popullates shumekombeshe e Greqise se sotme, prej afersisht 10 milione banore, ku 1/3 e saj perbehet nga popullata shqiptare, si dhe pjesa tjeter nga kombe dhe kombesi te ndryshme.
Aristidhi u semur ne gusht te vitit 2000 me diagnozen leucemi ne gjak. Jam i sigurt se kunder tij jane perdorur doza vdekjeprurese radioaktive ose goditje me mikrovale, perballe zyres se tij. Kete ma kishte thene me pare, vete i ndjeri Aristidh, ne kohen kur vuante nga e njejta semundje, mbesa e tij. Ajo kishte dhembje koke dhe te dridhura, gjithmone kur punonte ne zyren e Aristidhit. Me pas, familjaret e tij shprehur se nga kampionet e gjakut te Aristillit, derguar jashte Greqise, niveli i radioaktivitetit ne gjakut rezultoi nga 40 deri 50 here mbi normalen.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

3rd March 2008, 21:22
Marre nga[Albclub]vorio-epiri...


Kultura kombëtariste greke është e fiksuar me Vorio-Epirin. Për grekët e
rrugës, Vorio-Epiri është po aq grek sa ç'është Kosova shqiptare.

Kjo është një psikozë që u është edukuar atyre nga dekada të tëra propagande
kombëtariste, të skajshme gjatë diktaturës së kolonelëve, por që asnjëherë
nuk është pastruar krejt nga kultura "pop".

Unë s'kam dyshim që në universitetet greke dhe në shërbimet sekrete dhe në
think tanks ekspertësh e njohin mirë gjendjen etnike në Shqipërinë e Jugut;
sikurse dinë se Greqia asnjëherë nuk ka qenë në pozita kaq të favorshme sa
sot për ta shkombëtarizuar këtë zonë që gjithnjë i ka sjellë "kokëçarje".

Shkombëtarizimi kryhet nëpërmjet prestigjit, parave, investimeve, dyqaneve,
bankave, kredive, televizionit dhe mediave, lëmoshave të asistencës,
shkollave greke, dhe krijimit të një elite greqishtfolëse që të shërbejë si
"interface" e Shqipërisë së Jugut me Evropën nga njëra anë, dhe me Tiranën e
Athinën nga ana tjetër.

Kam përshtypjen se nga pikëpamja e grekëve të marrë që ende e kërkojnë këtë
farë operacioni bizantin-mesjetar, pengesa kryesore janë nga njëra anë
myslimanët lebër filoitalianë të Shqipërisë së Jugut (sikurse çamët dje),
dhe nga ana tjetër "papistët", ose katolikët shqiptarë.

Nga ana tjetër, Vorio-Epiri është mit i kulluar i kombëtarizmit grek, dhe si
i tillë nuk mund të luftohet me argumente racionale, as me statistika
demografike, as me vlerësime ekonomike të burimeve. Është një vend
imagjinar, ku "grekësia" çdo ditë kryqëzohet me mund e tortura prej "turqve
" e "papistëve" të Shqipërisë.

Edhe po ta marrësh një grek trushplarë të mitit e ta shëtisësh në Jug, që të
bindet vetë për etnicitetin e zonës, do të të thotë se grekët kanë ikur që
andej ose i kanë dëbuar, prandaj nuk gjenden më.

Këtij zjarri i hedhin benzinë edhe njerëz si Nick Gage në SHBA; i cili
vërtet mund të jetë i afërt me Demokratët dhe aspak i djathtë në bindjet
politike, por është vetvetiu i djathtë e kombëtarist i çartur, sa kohë që
shpreh pozicionet politike të diasporës greke. Në të vërtetë, diasporat
shpesh marrin pozicione të skajshme, kur vjen puna për çështje të kësaj
natyre; siç e dimë mirë edhe ne këtu.

Pyes veten: a është edhe reaksioni ynë ndaj kësaj dinakërie të fundit të
grekëve i tepruar; ose shprehje e së njëjtës sindromë të ngazëllimit
kombëtarist që i pllakos rëndom diasporat?

Nuk më duket. Ne vijmë prej Shqipërie dhe natyrën etnike të "Vorio-Epirit" e
njohim nga eksperienca e drejtpërdrejtë, jo nga propaganda e qarqeve
kombëtariste dhe fetare gjithfarësh. Shqipëria e Jugut është vërtet një
trevë ku të krishterët ortodoksë shqiptarë e vllehë dhe shqiptarët myslimanë
kryesisht bektashinj kanë bashkëjetuar prej kohësh në paqe.

Minoritarët grekë të Shqipërisë së Jugut, sipas studiuesish të paanshëm,
kanë përfunduar atje si bujq mëditës, për të punuar tokat e bejlerëve të
zonës. Çabej i konsideronte, për arsye të ndryshme, sllavë të greqizuar; dhe
në këtë pikë nuk mund të mos i jap të drejtë.

Jo vetëm që ndikimi grek në Shqipëri të Jugut ka qenë gjithnjë i natyrës
elitare-kulturore dhe është ushtruar nga misionarët e Kishës; por edhe që
nga Mesjeta e Hershme arbërorët kanë qenë gjithnjë më të shumtë se grekët në
krejt Greqinë perëndimore, deri poshtë në Peloponez (More) e në ishujt e
Egjeut.

Të gjitha këto troje, pas shkatërrimit të tyre nga dyndjet e barbarëve në
Mesjetën e Hershme, u populluan nga një përzierje sllavësh dhe pastaj
arbërorësh, me ndonjë komponente të vonë vllahe (që erdhi duke u shtuar).

Për këtë ka të dhëna historike e dokumente që nuk mund të fshihen as të
mohohen; dhe historianët e dinë mirë historinë e Epirit, e cila s'ka të bëjë
fare me profkat kombëtariste që u thuhen grekëve sot në shkolla e gjetiu.

Ekspansioni grek, i cili u intensifikua që në kohën e Ali Pashait (kur
shqiptarë luftuan me shqiptarë) dhe mori krahë pas Revolucionit Grek (kur
përsëri shqiptarë luftuan me shqiptarë), u mbështet në greqizimin e
arbërorëve; duke përfituar nga analfabetizmi i tyre dhe nga fakti që si këta
si grekët u faleshin Zotave njëlloj.

E njëjta logjikë çoi edhe në dëbimin dhe spastrimin etnik të popullsisë çame
dje; ose në greqizimin gradual të bregut shqiptar të Jonit (Himarës).

Greqizimin e ka ndihmuar sa forca intelektuale e helenizmit në bashkëvajtje
me ortodoksinë, aq edhe dobësia e hatashme e shqiptarëve për t'iu përgjigjur
kësaj ekzeme, madje edhe pas 1912-ës.

E njëjta dobësi shihet edhe sot, në mefshtësinë e diplomacisë shqiptare dhe
të vetë kryeministrit Berisha; i cili po sillet në publik sikur të mos i
konsideronte shqiptarët epirotë si po aq "shqyptarë" sa harushat e Tropojës.
Në çështje të tilla reagimet emotive luajnë rol të madh, sepse emocioni
përcakton përparësinë që i jepet kësaj apo asaj krize.

Thua të ketë lidhje kjo me rrëzimin e turpshëm që i bënë Berishës lebërit e
Jugut në 1997-ën? Nuk po dua të spekuloj...
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

7th March 2008, 20:11
Pse arbereshet ne Itali e kane ruajtur gjuhen shqipe dhe ndihen krenare per prejardhjen e tyre. Qeveria italiane ju lejon mbajtjen e flamurit, shkollimin ne gjuhen shqipe, kremtimin e festes kombetare, kishat, emrat e rrugeve dhe te fshatrave, bustet e Skenderbeut dhe figurave te te tjera te shquara.
Ndersa arvanitasit ne Greqi jane thuajse asimiluar teresisht dhe ata (arvanitasit) as nuk duan qe te barazohen me qenjen shqiptar ?! A thua kaq te keqia ju paska sjelle atyre qenja shqiptar apo ka ndodhur dicka tjeter me ta?
Pse?
Ne qe jetojme ne Greqi a mund te shpjegojme dicka me shume?

P.sh. A kane arvanitasit radio, gazete, reviste, emisione ne televizon?
A kane ata nje kishe te tyren, sic e kane greket dhe te tjeret anekend botes?
A kane ata nje organizimi kulturor apo dicka tjeter?
A kane ata ndonje faqe ne internet (shqip dhe greqisht)?
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

16th March 2008, 20:16
www.youtube.com/watch?v=JCCPcTwMi-0
Sponsored content

Arvanitasit Empty Re: Arvanitasit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi