Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardii
nardii
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 22/02/2014
Postime : 12
Points : 22
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

Thirrje për pavarësinë e dytë të "Epirit të Veriut”  Empty Thirrje për pavarësinë e dytë të "Epirit të Veriut”

22nd February 2014, 19:46
15 shkurt 2014 - Në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së “Epirit të Veriut”, në Himarë janë shpërndarë fletushka që bëjnë thirrje për ndarje nga Shqipëria të kësaj pjese. “Para 100-vjetësh paraardhësit tanë vepruan, sot ne çfarë bëjmë. Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët.” Këto janë disa nga fletushkat në gjuhën greke me thirrje antishqiptare të shpërndara nga komiteti qendror “Vorio Epir 1914.Fletushkat në gjuhën greke me thirrjet antishqiptare dhe me foton e kryesisë së fshatit janë shpërndarë në çdo cep të Himarës. Policia ka arrestuar Filip Nestur Dhimojani, 28 vjeç si të dyshuar për këtë ngjarje.

Në vitin 1914, ajo pjesë e Shqipërisë që Greqia e quan “Epiri i Veriut”, refuzoi t’i bashkohej Shqipërisë duke deklaruar pavarësinë në Gjirokastër dhe formoi qeverinë e saj.Protokolli i Korfuzit, i cili u firmos nga Shqipëria dhe qeveria e përkohshme e “Epirit të Veriut”, njihte zyrtarisht “Epirin e Veriut” si njësi autonome vetëqeverisëse nën sovranitetin dhe principet e Shqipërisë. Kjo marrëveshje i jepte në një farë mënyrë autonomi brenda territorit të Shqipërisë kësaj pjesë të territorit të Shqipërisë. Kjo ndodhi pas përfundimi të Luftës së Ballkanit, por protokolli nuk u zbatua asnjëherë për shkak të paqëndrueshmërisë politikë në Shqipëri. Ndërsa, anulimi i protokollit u bë zyrtarisht në vitin 1921 gjatë Konferencës së Ambasadorëve.

d.l/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi