Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Qytetet më të vizituara të Evropës Empty Qytetet më të vizituara të Evropës

9th March 2008, 15:55
Message reputation : 100% (1 vote)
Qytetet më të vizituara të Evropës
Qytetet më të vizituara të Evropës 12048910
Parisi mbetet kryeqendra e turizmit evropian dhe atij botëror. Qytet me një sërë vendesh të njohura për t'u vizituar dhe një qytet i konsideruar mjaft romantik. Më pas vjen Venecia, një prej qyteteve më interesante jo vetëm në Evropë, por dhe në botë. Kjo për shkak të infrastrukturës së veçantë të qytetit, i cili është i zhytur në ujë. Konsiderohet gjithashtu, si një prej qyteteve më romantike, i përzgjedhur për propozimet e martesës për shkak të pamjeve panoramike.
Venecia është e famshme për maskat veneciane dhe për Bienalen që zhvillohet çdo vit. Madridi është një qytet me rëndësi të madhe kulturore dhe politike për vendin. Ndërkohë që kryeqyteti spanjoll ka përqafuar infrastrukturën moderne, ai ka ruajtur pamjen ose ndjesinë e shumë pjesëve historike duke e bërë një destinacion shumë të preferuar për turistët në Evropë. Berlini është një qendër e rëndësishme në politikën, kulturën, median dhe shkencën Evropiane. Kjo e bën atë një prej qyteteve më të preferuara për turistët. Peizazhi urban dhe trashëgimia historike e bëjnë atë një vendndodhje të rëndësishme për produksionet filmike ndërkombëtare

Shtetet më të vizituara në botë
1.Francë 75 milionë turistë në vit
2.SHBA 60 milionë turistë në vit
3.Spanjë 48 milionë turistë në vit
4.Itali 41 milionë turistë në vit
5.Kinë 31 milionë turistë në vit
6.Angli 25 milionë turistë në vit
7.Rusi 21 milionë turistë në vit
8.Meksikë 20 milionë turistë në vit
9.Kanada 20 milionë turistë në vit
10.Gjermani 19 milionë turistë në vit
11.Austri 18 milionë turistë në vit
12.Poloni 17 milionë turistë në vit
13.Hungari 15 milionë turistë në vit
14.Hong Kong 13 milionë turistë në vit
15.Greqi 12 milionë turistë në vit

Paris, Francë
Parisi është jo vetëm qyteti më i i vizituar në Evropë, por një prej qyteteve që pret më shumë turistë në botë. Çdo vit njerëzit nisen për të parë atë që cilësohet si kryeqyteti botëror i turizmit e kulturës, Parisin. Vendet më të famshme në qyteti janë kulla Eifel dhe muzeu i Luvrit.

Moskë, Rusi
Moska konsiderohet si një prej qyteteve më të gjelbër të Evropës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në parqe për person. Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Evropës.

Venecia, Itali
Venecia, qyteti

"i mbytur" në ujë vizitohet prej miliona banorësh në vit. Konsiderohet gjithashtu, si një prej qyteteve më romantike, i përzgjedhur për propozimet e martesës për shkak të pamjeve
panoramike. Venecia është e famshme për maskat veneciane dhe për Bienalen që zhvillohet çdo vit.

Londër, Angli
Londra është një qendër kulturore dhe financiare duke mbledhur një numër të madh turistësh në vend. Duke qenë se shumë e konsiderojnë si një qytet elegant, ku arti merret shumë seriozisht, Londra është një qytet mjaft i preferuar dhe për artistët hollivudianë.

Madrid, Spanjë
Madridi është një qytet me rëndësi të madhe kulturore dhe politike për vendin. Ndërkohë që kryeqyteti spanjoll ka përqafuar infrastrukturën moderne, ai ka ruajtur pamjen ose ndjesinë e shumë pjesëve historike duke e bërë një destinacion shumë të preferuar për turistët në Evropë.

Vjenë, Austri
Arti dhe kultura kanë një traditë të gjatë në Vjenë, duke përfshirë këtu teatrin, operan, muzikën klasike dhe artet e bukura. Kjo është një prej arsyeve kryesore pse Vjena konsiderohet si një ndër qytetet më klasike të Evropës dhe një destinacion i preferuar për artdashësit.

Pragë, Çeki
Praga është konsideruar si një prej qyteteve më të bukura të Evropës dhe është një prej qyteteve që pret më shumë turistë në Evropë. Që prej vitit 1992 qendra historike e Pragës është përfshirë në listën e UNESCO-s si trashëgimi botërore. Praga quhet ndryshe "qyteti i artë" apo "qyteti i njëqind spiraleve".

Romë, Itali
Miliona turistë vizitojnë çdo vit Romën duke e bërë një prej qyteteve më të vizituara në botë. Disa prej muzeve dhe galerive më të rëndësishme në kryeqytetin italian është Muzeu Kombëtar i Romës, Galeria Kombëtare e Artit Modern etj. Sheshet e njohura në qytet janë gjithashtu në destinacion i preferuar turistik, pa përjashtuar Koloseun.

Amsterdam, Holandë
Kryeqyteti holandez është një ndër më të vizituarit në Evropë. Në Amsterdam kombinohet bollëku i qytetit të madh me menaxhimin e një qyteti të vogël. Kjo përzierje e bën Amsterdamin një vend, ku turistët ndihen si me pushime dhe si në shtëpi njëkohësisht. Turistët mund të vizitojnë qendra të rëndësishme në qytet.

Berlin, Gjermani
Berlini është një qendër e rëndësishme në politikën, kulturën, median dhe shkencën Evropiane. Kjo e bën atë një prej qyteteve më të preferuara për turistët. Peizazhi urban dhe trashëgimia historike e bëjnë atë një vendndodhje të rëndësishme për produksionet filmike ndërkombëtare.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Qytetet më të vizituara të Evropës Empty Re: Qytetet më të vizituara të Evropës

19th March 2016, 12:34
Londër, Angli
Londra është një qendër kulturore dhe financiare duke mbledhur një numër të madh turistësh në vend. Duke qenë se shumë e konsiderojnë si një qytet elegant, ku arti merret shumë seriozisht, Londra është një qytet mjaft i preferuar dhe për artistët hollivudianë.
E Adhuroj kte qytet Smile
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Qytetet më të vizituara të Evropës Empty Re: Qytetet më të vizituara të Evropës

19th March 2016, 12:56
Amsterdam, Holandë
Kryeqyteti holandez është një ndër më të vizituarit në Evropë. Në Amsterdam kombinohet bollëku i qytetit të madh me menaxhimin e një qyteti të vogël. Kjo përzierje e bën Amsterdamin një vend, ku turistët ndihen si me pushime dhe si në shtëpi njëkohësisht. Turistët mund të vizitojnë qendra të rëndësishme në qytet.
Sponsored content

Qytetet më të vizituara të Evropës Empty Re: Qytetet më të vizituara të Evropës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi