Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Begaj: Kampione e Evropës? E dija Empty Begaj: Kampione e Evropës? E dija

19th April 2008, 16:04
Begaj: Kampione e Evropës?

Peshëngritësja shqiptare ishte optimiste që përpara garës, madje pretendonte rezultat më të lartë. Tani drejt Pekinit 2008, me suksesin më të madh shqiptar të të gjitha kohëve

TIRANË - Romela Begaj është kampionia më e fundit e Evropës për Shqipërinë, madje kishte parandjenjën që përpara garës se do ta fitonte medaljen e artë në Linjano të Italisë. Me rezultatin e kombinuar 212 kg (101 shkëputje, 111 shtytje) ajo hyri në historinë e shtangës shqiptare. Peshëngritësja 21-vjeçare, e kategorisë 58 kg, hyri me besim të plotë në garë, madje pati pretendime për të arritur rezultat edhe më të lartë. “Përgatitja që pata bërë para Kampionatit Evropian më bënte që të kisha besim tek vetja për medaljen e artë, - tha ajo dje, - madje mund të ngrija më shumë kilogramë”.

Shqiptarja doli e para në stilin e shtytjes, ndërsa mori medalje të argjendtë në dygarësh, e lënë prapa nga sportistja polake Aleksandra Klejnovska-Krzivanska, duke qenë rumunia Roksana Kokosh medaliste e bronztë kontinentale. Begaj mori medaljen e bronzit në stilin e shkëputjes, duke plotësuar një treshe medaljesh, rezultati më i lartë i arritur nga ndonjë sportist (e) shqiptar (e) në histori.

Këtë mendim ka edhe Ilir Kraja, sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP), që është shprehur edhe para kampionatit, se Begaj mund ta fitonte medaljen e artë. “Unë isha optimist, - tha ai, - dhe i kam thënë Romelës, se në bazë të rezultateve në stërvitje, isha i bindur që do të merrte medalje, madje ari”.

Problem koordinimi

“Është e lehtë të flasësh tani pas garës, - vazhdoi Kraja, - por më duket se Begaj mund të merrte edhe rezultat më të lartë. Emocionet kuptohet që kanë bërë të vetën, por ndoshta edhe mund të ishte programuar pak më mirë, pra me një ngjitje më graduale të peshave. Sidoqoftë, rëndësi ka që mori medalje ari”.

Humb arin e dytë

Vetëm pesha trupore bëri që shqiptarja të humbiste medaljen e artë në dygarësh, pasi rezultati i saj ishte i barabartë me polaken Klejnovska-Krzivanska, pra 212 kg në dygarësh. Polakja pati rezultatet 91 në shkëputje dhe 121 kg në shtytje, ndërsa rumunia Kokosh arriti 89 dhe 120 kg, duke pasur një kombinim prej 209 kg.


Korrieri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi