Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE: Empty ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE:

26th February 2008, 18:57
BUTRINTI

Një rrugë e ngushtë e këndshme me pamje nga deti të çon drejt Butrintit përmes plantacioneve të ullinjve dhe pemëve të portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë i Butrintit, që është shpallur pasuri ndërkombëtare nga UNESKO banohej në kohët e hershme nga ilirët. Qyteti i lashtë i Butrintit preferohet të vizitohet si qendër arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndërthuren me njëra-tjetra. Gërmimet arkeologjike tregojnë se Butrinti ka qenë një zonë e rëndësishme e kaonëve ilirë, një ndër fiset më të mëdha të Ilirisë. Sipas zbulimeve të bëra në këtë zonë, është vërtetuar se zona ishte populluar që në periudhën paleolitike. Në shekullin e gjashtë para Krishtit grekët e Korfuzit u vendosën në këtë zonë, krahas ilirëve dhe kolonia e re eci përpara si rezultat i tregtisë.

Në shekullin e pestë para Krishtit, Butrinti ishte një qytet i fortifikuar. Në shekullin e katërt ra nën pushtetin e Epirit, ndërsa në vitit 167 para Krishtit ra nën regjimin romak. Në shekullin e dhjetë ai ishte selia e një kishe bizantine. Butrinti u mor nga normanët në shekullin e 11-të dhe i kaloi Venedikut nga viti 1690 deri në vitin 1797 kur u mor nga Ali Pashë Tepelena. Me rënien e Pashallëkut të Janinës në vitin 1822, Butrinti i kaloi regjimit osman deri në vitin 1913. Disa gërmime që datojnë në shekullin e parë dhe të katërt pas Krishtit mund të vizitohen tashmë mes të cilëve; amfiteatri i vjetër, tempulli i Asklepios apo Asekulapius, muret e qytetit të vjetër, Baptisteri, Nymfaeumi, etj.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE: Empty Re: ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE:

26th February 2008, 18:58
APOLLONIA

Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia u zbulua në fillim të shekullit të shtetë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Por, gjurmët e para të pranisë së tyre në këtë vend datojnë në vitin 588. Gjatë viteve të para të ekzistencës së saj, Apollonia ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrën si dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë

një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aos (Vjosë). Me interes të madh këtu janë muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Prtiku, shtëpia e mozaikëve, muzeu i Apollonisë, Kisha e Shën Mërisë. Fatkeqësisht, disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u përvetësuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato që kanë mbetur janë vendosur në një muze që ndodhet në një manastir të shekullit 13-të. Në kopshtin e manastirit ndodhet edhe një kishë që daton në shekullin e 14-të. Të huajve që janë të interesuar për kërkime arkeologjike në Shqipëri u duhet shumë më tepër kohë për të eksploruar gjurmët e hershme të popullimit të territoreve shqiptare, që janë zbuluar në Xarë të Sarandës dhe Gajtan të Shkodrës, që datojnë në periudhën e paleolitit, 100 000 vjet më parë, ndërsa në periudhën e Neolitit 7 000-3 000 vjet para Krishtit përfshihen zbulimet në Dunavec dhe Maliq të Korçës.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE: Empty Re: ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE:

26th February 2008, 18:59
Zona të tjera arkeologjike që mund të vizitohen në Shqipëri janë: Amantia, Bylisi, Antigonea, Albanopoli, Selca e Poshtme, Lisi.

Amantia

Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e 3-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

Bylis

Ishte qendra e fisit ilir, Bylins dhe një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire të zhvilluara gjatë shekullit të 4-t para Krishtit. Gjatë shekullit të 3-të para krishtit u ndërtua teatri, stadiumi etj. Në shekullin e parë pas Krishtit u bë koloni romake, ndërsa gjatë shekullit të pestë dhe të gjashtë u bë qendër dioqeze, që u provua nga zbulimi i gjashtë bazilikave dyshemetë e të cilave kanë mozaikë me motive romake.

Antigonea

Eshtë një qytet i zbuluar në shekullin e 3-të para Krishtit.

Albanopoli

Ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë pas Krishtit. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipëri.

Selca e Poshtme

Rrënoja të qyteteve ilire të shekullit të 4-t dhe të 3-të. Në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit, ajo u bë qendra e rajonit të Ilirisë, Dasaretias.

Lisi

Një qytet i themeluar në shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatë shekullit të 3-të dhe të 2-të P.K e ndanin atë në tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, të cilat shtriheshin përgjatë lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janë të ruajtura mjaft mirë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE: Empty Re: ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE:

26th February 2008, 19:02
BERATI



Berati njihet si qyteti i një mijë e një dritareve për shkak të arkitekturës karakteristike të shtëpive. Origjina e qytetit ka qene ilire, ashtu siç mund të dallohet për shkak të blloqeve të mëdha të gurëve dhe mureve. Si qytetet e themeluara në shekulline 4-t dhe të 5-të para Krishtit në territorin e fisit ilir të desaretëve, Berati u shndërrua në fillim të shekullit të 3-të të erës sonë në një qytet të fortifikuar të njohur me emrin Antipatrea. Berati është qytet muze i ndërtuar në rrëzë të një mali, ku ndodhet edhe një kala. Brenda mureve të kalasë ndodhet një lagje e banuar me një numër të madh shtëpish karakteristike, kalldrëme dhe kisha që i përkasin periudhave të ndryshme historike. Kishat më interesante janë Kisha e Shën Marisë dhe Kisha e Trinitetit të Shenjtë, që është një nga shembujt më të spikatur të arkitekturës bizantine në Shqipëri.

Katedralja e Shën Marisë u rindërtua në vitin 1797 mbi rrënojat e kishës së mëparshme. Berati u pushtua nga osmanët dhe xhami të ndryshme u ndërtuan poshtë kalasë, si xhamia e mbretit dhe xhamia e plumbit. Muzeu i Onufrit ia vlen të vizitohet për pikturat dhe ikonat e tij e vetë Onufrit, piktorit të njohur të shekullit të 16-të. Qyteti përbëhet nga tre pjesë: Gorica, Mangalemi dhe pjesa e banuar brenda fortesës që njihet si Kalaja.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE: Empty Re: ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE:

26th February 2008, 19:02
GJIROKASTRA

Gjirokastra është një nga qytetet më tërheqëse të Shqipërisë, ajo quhet ndryshe "qyteti i një mijë hapave" ose "qyteti i gurtë". Eshtë një qytet me interes të veçantë për arkitekturën e tij karakteristike. Shtëpitë përreth kalasë janë fortesa të vogla në vetvete. Panorama e mrekullueshme e maleve të thepisura dhe atmosfera e mistershme i japin qytetit një pamje shumë të bukur.

Rrugët e ngushta me kalldrëm të qytetit muze të Gjirokastrës të japin një ndjesi mesjetare. Kalaja është vendi nga ku mund të shohësh të gjithë qytetin.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE: Empty Re: ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE:

26th February 2008, 19:03
Kruja është një qytet mesjetar, edhe pse u përmend për herë të parë si qendër fetare kristiane në vitin 879. Kruja ndodhet 32 kilometra në verilindje të Tiranës dhe 560 metra mbi nivelin e detit rrëzë malit Sari-Salltiku. Qyteti u ofron vizitorëve pamje të mrekullueshme dhe objekte të shumta historike. Për shkak të rëndësisë së saj strategjike ajo ka një kështjellë, ku ndodhet muzeu i Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kështjella e Krujës u ndërtua gjatë shekullit të 5-të dhe të 6-të. Brenda mureve të saj gjenden ende rrënojat e disa shtëpive, ndërsa në rrugën për në kala ndodhet një pazar ku mund të gjesh shumë objekte të vjetra historike, punime artizanale, etj.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE: Empty Re: ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE:

7th March 2008, 16:17
Muret e kalase rrokin bustin e Nolit

E Enjte, 06 Mars 2008


Anisa Ymeri

Rrenojat e kalase romake te Tiranes dalin ne pah cdo dite e me shume. Ishin fare prane dheut qe tiranasit kane shkelur per shekuj te tere, por muret e gurta vetem 1 muaj me pare u "zbuluan", duke na bere te gjitheve deshmitare te ekzistences se gjurmeve te Tiranes se shekullit II dhe III. Ato pak centimetra dhe qe i mbulonin tani jane menjanuar, e germimet vijojne, ndonese ngadale. Tani kalaja eshte edhe me e formesuar, e rrenojat e saj kane rrokur edhe bustin e Fan Nolit, i cili qendron fare prane kangjellave rrethues se godines se Akademise se Shkencave e Kuvendit te Shqiperise. Duke i marre keshtu paksa hapesire Akademise, e cila eshte fare pak metra larg rrenojave. Kalaja, ne zemer te qendres historike te Tiranes per ata qe nje jete te tere merren me monumentet e arkeologjine, duket se nuk ka qene "surprize". Dhe kjo eshte theksuar prej tyre, pasi prej vitit 2002, kur u zbulua nje kulle katerkendeshe parashikohej qe ne kete territor vijonin muret. Vetem se kaluan plot 6 vjet, dhe askush nuk germoi per te faktuar ate cka dihej prej specialisteve. Pra, zbulimi e rrenojave, qe nuk ishin teper thelle!

Po c'do te ndodhe tani?! Germimet jane shtrire jo vetem ne rruge, ku u zbuluan nga fadromat e firmes se ndertimit, e cila ka nderprere punimet ne ate segment deri ne pritjen e marrjes se nje vendimi. Vendim qe do te dale prej kontakteve mes urbanisteve te Bashkise se Tiranes me specialiste te monumenteve per te gjetur zgjidhjen optimale. Vendim qe pritet te merret dita-dites, e qe eshte i pritshem prej te gjitheve.

Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranes pohojne se aktualisht eshte duke u punuar per kete ceshtje. Grupit te urbanisteve te bashkise dhe specialisteve shqiptare te monumenteve, u jane bashkengjitur edhe ekspertet gjermane te trafikut, te cilet po japin ndihmen e tyre per marrjen e nje vendimi se si do te procedohet dhe si do te mund te devijohet trafiku.

Duket se per dicka nuk ka pike dyshimi, qe keto mure do te jene te ekspozuara ne menyre qe te jene jo vetem atraksion turistik per kryeqytetin, por sidomos deshmi e Tiranes se vjeter. Ndaj edhe prej 19 shkurtit, rrenojat e kalase jane shpallur monument kulture, bashkengjitur vendimit te hershem te vitit 1973, kur kete status e mori ajo qe njihet si Kalaja e Toptanasve.



Gjeresia e murit te kalase, 2,8 meter

Gjeresia e murit eshte rreth 2,8 meter, dhe mberrin deri te busti i Fan Nolit, para kangjellave kufizues te godines se Akademise se Shkencave apo Kuvendit. Dhe germimet sot jane shtrire deri aty ku shihej se vijonin muret. Pra, eshte teknike tipike romake kjo, dhe arkitekti restaurator, Sulejman Dashi, ngulmon se puthitja e ketyre gureve nuk eshte aspak pune e nje specialisti te zakonshem". E kjo nuk eshte aspak cudi, pasi Tirana eshte fare prane me Durresin, qe konsiderohet edhe si Taverna e Mesdheut. Kulla rrethore, u zbulua pas zbulimit te vitit 2002, kur doli nje kulle romake katerkendeshe, me thellesi 2,80 meter, me dimensione 6 meter permbi dhe afersisht 12 meter nga jashte. Kjo ishte 9 meter larg murit te kalase, teknika e se ciles ishte me gure te medhenj, sic ishte edhe kalaja dhe studimet na treguan qe mund te jete nje kala romake e shekullit II dhe III.



Muret vijojne ne oborrin e Akademise

Grumbuj dheu kane mbuluar edhe oborrin e godines se Akademise se Shkencave te Shqiperise. Rralle e tek sheh specialiste qe vertiten ne rrenojat e kalase, ndersa kureshtaret nuk i ndahen as edhe ne nje moment te dites. Sulejman Dashi, arkitekti restaurator qe prej zbulimit te se pares gjurme te mureve, ka qene prezent ne vijimin e punimeve, tregon se, sa na takon ne, jemi duke kryer punen tone. "Ajo qe pritet momentalisht eshte marrja e vendimit se si do te devijoje rruga", shprehet Dashi. E deri ne ate moment, muret e kalase do te jene te rrethuara nga shiriti i kryerjes se punimeve ne rruge, per te qene me pas nen kujdesin e plote te specialisteve, qe do te vijojne jo vetem germimet e metejshme e per te nxjerre konkluzione edhe me shkencore qe i takojne nje studimi te metejshem.
Sponsored content

ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE: Empty Re: ZONAT ME TE RENDESISHME ARKEOLOGJIKE DHE QYTETET HISTORIKE:

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi