Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Jep doreheqjen ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu

17th March 2008, 19:41
Jep doreheqjen ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Mediu_10

Ministri i mbrojtjes Mediu ofron dorëheqjen

Ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu ka dhënë dorëheqjen pas shpërthimeve në një fabrikë për çmontimin e municioneve në Gërdec të Vorës, pranë Tiranës.

Duke folur para gazetarëve zoti Mediu tha se e merr këtë vendim edhe pse nuk ka përgjegjësi personale për tragjedinë në Gërdec.

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur.

Qeveria ka thënë se po vazhdon hetimet.

Zoti Mediu tha se do të ndihmojë në hetimin e ngjarjes.

"Do të mbështes të gjitha hetimet e filluara nga organet kompetente për zbardhjen e plotë të ngjarjes," tha zoti Mediu.

"Dua të mbështes prokurorinë në hetimet e saj dhe do të pranoj çdo gjë që ka të bëjë me përgjegjësitë e mija," tha ai.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

17th March 2008, 19:42
Ishte gjeja me e paket qe mund te bente.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Ambasada SHBA: Nuk kemi asnje kontrate carmatimi me Tiranen

17th March 2008, 20:02
Ambasada SHBA: Nuk kemi asnje kontrate carmatimi me Tiranen

“Do të donim të qartësonim se Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk e ka ndihmuar Ministrinë e Mbrojtjes për çmontimin e municioneve në këtë bazë magazinimi”.

Keshtu deklarohet ne nje deklarate zyrtare nga Ambasada Amerikane. Në këtë deklaratë theksohet se “megjithëse Qeveria e ShBA-se ka bashkëpunuar më parë në mënyrë të suksesshme me Ministrinë e Mbrojtjes për një sërë projektesh shkatërrimi armësh, aktualisht nuk ka projekte të tilla të përbashkëta në Shqipëri”. Më tej Ambasada Amerikane thekson se “Me sa kuptojmë nga një deklaratë qeveritare e datës 15 mars, Qeveria e Shqipërisë kishte kontraktuar me një kompani private amerikane, Southern Ammunition Company, Inc. (SACI) nga Karolina e Jugut, për të ndihmuar për çmontimin e municioneve në këtë depo. Kontrata nuk financohet nga Qeveria e Sh.B.A”.
Gjithashtu ne kete deklarate Ambasada e ShBA-se I përcjell ngushëllimet e sinqerta dhe mbështetjen e saj popullit shqiptar, veçanërisht viktimave, familjeve të tyre dhe atyre që janë prekur drejtpërdrejt nga tragjedia e së shtunës në Gërdec.
“Amabasada e ShBA-se ka dhënë ndihmën e saj që nga koha e shpërthimit. Konkretisht ajo ka deklaruar se “Brenda tre orëve nga shpërthimi, Ambasada siguroi për qendrën e trajtimit të traumave në spitalin ushtarak medikamente me vlerë 1.000 dollarë, të blera me fondet e USAID-it. Ekspertë amerikanë për menaxhimin e krizave pranë Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë së Sh.B.A. dhe Flotës së Sh.B.A. janë duke u konsultuar nga afër Qendrën e Menaxhimit të Krizës në Ministrinë e Brendshme.
Një skuadër me dhjetë anëtarë, në pension, të Forcave Speciale të Ushtrisë së Sh.B.A. me përvojë të gjerë në shkatërrimin e municioneve shpërthyese dhe në mbështetje për emergjenca mjekësore dhe operacionale ofruan ndihmë për Ministrinë e Mbrojtjes në vendin e shpërthimit, duke mbështetur ngritjen e Qendrës Operacionale, qendrës së medias dhe spitalit fushor, si dhe duke ndihmuar në bashkërendimin e operacioneve në vend.
Komanda Europiane ka ngarkuar pjesën e saj të flotës që të dërgojë një skuadër vlerësimi me ekspertë mjaft të trainuar në shkatërrimin e armëve që të përcaktojnë çfarë ndihme të mëtejshme mund të ofrohet.
Po konsultohemi me Qeverinë e Shqipërisë se çfarë ndihme shtesë mund të nevojitet dhe do të përpiqemi të ofrojmë ndihmë shtesë sipas kërkesave” thuhet në deklaratë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

17th March 2008, 20:18
Sahatet e Mediut
Astrit Hyseni


Disa kohe me pare patrioti shqiptar ne New York Gary Kokalari denonconte Ministrin e Mbrojtjes per disa ora teper te cmuara dhe kostume qe mbante Fatmir Mediu.
Askush nuk e vuri ujin ne zjarr. Tani Mehdiu shkon pasi ha dreken mire ne ndonje koder rrotull Vores, shkon kontrollonfabriken e tij ne Gerdec. Ky Minister nuk ka shkuar neper reparte se nuk fiton gje por fabriken e barutit (fabriken e parave) e kontrollonte cdo te premte pas orarit te punes.
Ky kryetar partie qe ka marre shtepi nga shteti, por ka edhe vila te tjera vetem me rrogen e tij, na paska edhe disa ora (te pakten 3 ora dora nga $ 16,000 seicila dhe disa kostume teper te shtrenjta).
Ky Minister ka qene denuar nga shteti Italian sepse transportonte droge me bodyguardin e tij ne vitin 1996.
Tani na qenka bere me fabrike baruti ky Mehdiu.
Le te kujtojme qe ai ka shkuar ne Amerike gjate ketij viti te fundit te pakten 4 ose 5 here.
Shikoni kush i preu bileten, ke vizitoi, ku fjeti dhe do shikoni qe kemi te bejme me nje hajdut.
Dhe gjithe kjo tragjedi ka per pergjegjes pjestarin ne kete korrupsion Sali Berishen.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 05:23
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu dha dorëheqje
Written by SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG - UNITED ALBANIA.ORG
Monday, 17 March 2008

Nën presion të opozitës dhe të protestuesve të Vorës, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu dha sot dorëheqjen, dy ditë pas shpërthimit të fuqishëm në një depo në fshatin Gërdec që shkaktoi vdekjen e të paktën 14 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve. Ministri njoftoi se ai i kishte dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Sali Berisha dhe se ky veprim ishte më tepër një akt moral, pasi siç u shpreh ai, e ndien veten të zhveshur nga përgjegjësitë personale. Ministri Mediu ka deklaruar me këtë rast se do të mbështesë të gjitha hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti tragjik.

tironse4ever
tironse4ever
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 1
Points : 0
Reputacioni : 0
Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 08:46
. Sad ngushellimet e mija krejt familjeve shqipetare.berisha nuk zen mend se 11vjet perpara shqiperia ishte ne kaosin e grushtit te shteit thuaj luften civile e zoti berisha ishte fajtor me politiken e tij e sot 11vjet ma vone serisht populli asht viktim kesaj politike Sad
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Njoftim për shtyp i Komisionit Ndërministror të Emergjencave

18th March 2008, 09:01
Departamenti i Informacionit i Këshillit të Ministrave njofton se sipas Komisionit Ndërministror të Emergjencave Civile janë dërguar në terren pranë zonës së tragjedisë 10 grupe ekspertësh me nga 5 persona secili, të cilët kanë bërë vlerësime të dëmeve materiale, pas ngjarjes së Gërdecit nga ekspertiza janë 349 objekte të verifikuara nga të cilat 4 me dëmtime të rënda, 264 me dëmtime të lehta, 58 shtëpi pa dëmtime, 23 objekte biznesi me dëme të lehta.

Grupet e punës janë pritur mjaft mirë nga qytetarët e Vorës dhe të fshatrave përreth.

Komisioni Ndërministror i Emergjencave Civile njofton se pranë Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme ne Durres janë akomoduar 141 persona, ndërsa, pranë Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes janë akomoduar 50 persona, të cilëve u janë garantuar të gjitha kushtet e nevojshme në ushqim dhe veshmbathje.

Duke filluar nga dita e nesërme fëmijët e familjeve të akomoduara pranë shtëpive të pushimit në Durrës do të nisin rregullisht mësimin pranë një prej shkollave të zonës.


Kryeministria
17/03/2008
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:03
Konferencë për shtyp e Kryeministrit

Ju ftova në këtë konferencë për shtyp për të informuar publikun se ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu më ka paraqitur dorëheqjen e tij të parevokueshme, si një akt përgjegjësie politike për fatkeqësinë e Gërdecit. Duke shprehur të gjithë vlerësimin tim për kontributin e tij tejet të rëndësishëm dhe të çmuar në reformat e Forcave të Armatosura, në afrimin dhe bashkëpunimin e vendit me NATO-n, duke e falënderuar zotin Mediu për të gjithë këtë ndihmesë dhe kontribut, unë kam vendosur të pranoj dorëheqjen dhe të nis procesin e zëvendësimit të tij.

Pyetje: Zoti Kryeministër, në fakt, dita e sotme ka qenë më zhvillime. Përveç dorëheqjes së zotit Mediu, ka edhe një kërkesë të opozitës edhe për dorëheqjen tuaj. A ka pasur ndonjë moment kur ju e keni menduar dorëheqjen?

Kryeministri: Shqipëria është vend i shtetit ligjor dhe në një shtet ligjor për këdo janë të përcaktuara tagrat dhe përgjegjësitë. Kam menduar në çdo moment, në çdo minutë sesi të kufizojmë maksimalisht pasojat e kësaj fatkeqësie të rëndë. Mendoj se vendi ka njohur operacionin më të organizuar të shpëtim-kërkimit dhe unë jam tërësisht i vendosur që, po me këtë shkallë organizimi, t’u përgjigjemi të gjitha pasojave të tragjedisë. Qeveria ka dëshmuar një shkallë të lartë reagimi efikas. Fatmirësisht, Shqipëria është një vend i lirë. Opozita në çdo kohë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, mund të paraqesë të gjitha kërkesat për kryeministrin, qeverinë, sikundër të adaptojë të gjitha të drejtat ligjore që ka si mocione etj.. Kjo është një fatkeqësi, së cilës ne po përpiqemi t’i japim përgjigjen më të fuqishme, në interesin më të mirë të banorëve të prekur. Nëse duan ta përdorin për qëllime politike, Shqipëria është një vend i lirë dhe të gjitha variantet janë pjesë e diversitetit të një vendi të lirë.

Pyetje: Zoti Kryeministër, pas dorëheqjes së zotit Mediu, ministri i ri i Mbrojtjes do të jetë nga Partia Republikane apo jo?

Kryeministri: Jam këtu para jush për t’ju komunikuar se pranova dorëheqjen e ministrit Mediu. Së afërmi, do të jem sërish para jush për t’ju informuar për kandidaturën që do t’i propozoj presidentit të republikës.

Pyetje: Zoti Berisha, Zëri i Amerikës kishte kontaktuar me përfaqësuesit e kompanisë “Southern Ammunition” dhe ata kanë mohuar faktin se kanë qenë pjesë e operacionit të çmontimit të municionit me kalibër të madh, që ka filluar sipas tyre në janar. A keni një përgjigje për këtë, megjithëse Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një kontratë, por që firma amerikane thotë se ishte nënkontraktuar një firmë shqiptare?

Kryeministri: Kjo pyetje më është bërë edhe para dy ditësh dhe për të kam vetëm këtë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes, se ajo disponon një kërkesë me shkrim, të paraqitur prej kompanisë, për një kontratë të re për çmontim municionesh. Së dyti, përveç kësaj kërkese, Ministria e Mbrojtjes, drejtoria përkatëse e marrëdhënieve tregtare, disponon dokumentin apo kontratën e firmosur me kompaninë në fjalë. Të themi që këto dokumente janë të gjitha të falsifikuara, nuk më duket e saktë. Megjithatë ka një hetim nga prokuroria e vendit, e cila po punon dhe do të punojë për zbardhjen e plotë të të gjitha përgjegjësive. Ministria e Mbrojtjes ka ofruar dhe do t’i ofrojë çdo dokument që nevojitet jo vetëm prokurorisë, por edhe medieve. Nëse është e vërtetë një bisedë telefonike apo një kërkesë e kontratë e firmosur prej firmës, këtë ta verifikojnë organet kompetente që kanë ndërmarrë hetimin. Një nga çështjet që do të hetohen është edhe kjo që ju pyesni, cila është e vërtetë, telefonata apo kontrata dhe kërkesa paraprake për të pasur një marrëdhënie kontraktuale për këtë qëllim dhe një seri dokumentesh e vendimesh të tjera, të ndërmarra mbi bazën e kësaj kërkese nga autoritetet e këtij dikasteri.

Pyetje: Mendoni se i duhej dhënë kësaj firme amerikane, e cila në faqen e saj në internet thotë se mund të bëjë çmontime të kalibrave më të vogla?

Kryeministri: Kryeministri nuk është anëtar i autoriteteve kontraktuese. Kryeministri nuk ka asnjë tagër të tillë, por janë autoritetet kontraktuese, ato që vlerësojnë kushtet dhe konditat. Procesi është në hetim dhe kërkon një gjykim profesional. Kjo do gjykohet nga ekspertë, të cilët do të thonë fjalën e tyre dhe vlerësohet prej tyre me ekspertizën përkatëse. Nuk është Kryeministri ai që vlerëson përshtatshmërinë kontraktuale të këtij apo atij individi.

Pyetje: Zoti Kryeministër, gjatë ditës së sotme ka pasur një protestë nga banorët në Vorë. Çmendon të bëjë qeveria për ta?

Kryeministri: E theksoj edhe një herë se në një vend të lirë janë të pranuara të gjitha format e qëndrimeve brenda ligjore. Unë i ndoqa disa nga shqetësimet e tyre. Ata, të cilët nuk duan ta politizojnë fatkeqësinë e tyre, unë dua t’i siguroj se mbi bazën e ligjit të emergjencës qeveria do të qëndrojë një për një në ndihmë dhe në zhdëmtim të tyre dhe këtë do ta bëjë pavarësisht nëse do të ketë protesta apo jo, sepse ne nuk ndjekim linja politike. Ata kanë shprehur edhe një shqetësim të dytë për disa magazina apo depo gazi. Edhe kjo kërkesë do të merret në shqyrtim nga Inspektorati. Gjithashtu kanë kërkuar që të shpejtohet procesi dhe unë mund t’ju informoj se sot kanë punuar rreth 10 grupe vlerësimi dhe kanë arritur në vlerësimin e mbi 400 banesave. Nesër janë të përgatitura për të filluar punën rreth 40 grupe vlerësimi njëkohësisht. Ju siguroj se 40 grupet e vlerësimit do punojmë me shpejtësi më të madhe për të bërë vlerësimin, sikundër do të kërkohen dhe ekspertë ndërkombëtare për një vlerësim edhe më të plotë. Vlerësimi ynë është i domosdoshëm për qeverinë, por edhe ekspertët ndërkombëtarë janë të dobishëm në këtë rast, të cilët na janë ofruar dhe ne do t’i marrim.

Së fundi, kam dëgjuar banorët të thonë se nuk kanë ku të rrinë. Unë në mënyrë të përsëritur i ftoj ata të drejtohen në konvaleshencat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. I garantoj se do të kenë atje të gjitha kushtet. Nesër fillon funksionimi i shkollës në këtë territor, ndërsa sot janë dërguar nga kryqi i kuq veshje. Ndërkohë që qeveria ka marrë masa për t’u blerë veshjet që ju mungojnë, sepse, në fakt, ju mungojnë shumë gjëra. I ftoj të qëndrojnë aty dhe jo tek familjarët, sepse në konvaleshenca kanë e do t’ju krijojmë të gjitha kushtet dhe kujdesin shëndetësor, kujdesin psikologji, të ushqimit dhe shkollimit të fëmijëve për periudhën derisa zona të bëhet e parrezikshme. Më pas do të vendosim bashkë me ta. Pra, ne jemi të vendosur t’u japim përgjigjen më të shpejtë shqetësimeve të tyre. Ne dëgjojmë kërkesat e tyre më të ligjshme dhe të drejta. Natyrisht, ata që duan ta shfrytëzojnë për qëllime politike, le ta shfrytëzojnë, kanë të drejtat e tyre. Një vend i lirë është një vend i lirë.

Pyetje: Zoti Berisha, situata e krijuar pas ngjarjes në Gërdec dhe dorëheqja e sotme e ministrit të Mbrojtjes zotit Fatmir Mediu, a do të ndikojnë në marrjen e ftesës së Shqipërisë për në NATO?

Kryeministri: Nuk ka asnjë ndikim. Këto janë aksidente që kanë një memorie në to, në shumë vende. Dorëheqjet për vendet e lira janë një dukuri civile jo e pazakontë, që përbëjnë një standard të ri për një vend të lirë.

Pyetje: Zoti Kryeministër, ç’nevojë kishte qeveria shqiptare të lidhte kontratë me një kompani të huaj kur në kontratë ishte e parathënë se kjo kompani do të jepte vetëm suport për një kompani shqiptare, të cilën duhet ta zgjidhë kjo kompani?
vazhdon
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:03
Kryeministri: Qeveria shqiptare ka një vendim, të cilin ju mund ta merrni, i detyruar nga ligji Për Forcat e Armatosura. Ligji për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë i njeh qeverisë si tagër për ushtrinë, buxhetin, trajtimin e problemit të municioneve jashtë përdorimit dhe të pajisjeve në tërësi jashtë përdorimit, meqenëse janë vlera materiale. Ligji ka kërkuar që kjo të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kur erdhëm në pushtet, nuk gjetëm asnjë vendim që nga viti 2003 në zbatim të këtij ligji, ndërkohë që është vepruar intensivisht me municionin gjatë gjithë këtyre viteve. Në vitin 2003, është miratuar në Këshillin e Ministrave një Kod Etik i Bashkimit Europian për municionet, i cili ishte larg së qenit kuadri ligjor për Shqipërinë. Pra, qeveria që unë kryesoj ka miratuar vendimin e trajtimit të problemit në tërësi dhe ka përcaktuar tërësisht të gjithë problematikën.

Qeveria shqiptare nuk ka kontaktuar me këtë kompani. Qeveria shqiptare ka autorizuar dikasterin që të përdorë outsource-in si metodë demolimi të municioneve, sepse me këtë metodë janë kompletuar disa projekte. Në muajin shtator, ka përfunduar i gjithë çmontimi i minave dhe silurëve në bregdet, me një financim të Departamentit të Shtetit. Një tjetër projekt është me NATO-n, në Mjekës dhe një tjetër me Ministrinë e Mbrojtjes, në Poliçan. Pra, demolimi është një nga praktikat më të zakonshme për likuidimin e municioneve të dëmtuara. Kjo firmë është kontraktuar nga autoriteti kontraktor për municionet i Ministrisë së Mbrojtjes. Nëse i ka respektuar apo jo rregullat, kjo do të jetë objekt i hetimit të nisur. Nuk ka pasur asnjë ankesë nga askush lidhur me kontratën apo procesin, ndaj kjo është ajo që mund të them për marrëdhëniet kontraktore.

Pyetje: A ka gabuar Ministria e Mbrojtjes që ka përzgjedhur pikërisht zonën ku ndodhi tragjedia për të ndërtuar këtë fabrikë?

Kryeministri: Unë e kam thënë që në fillim se do të hetohen të gjitha aspektet. Nuk besoj se do mund të ketë njeri që do të shtrojë pyetjen apo të mund të japë përgjigje tjetër përveç se jo, për sa i përket vendndodhjes së fabrikës. Kjo është gjëja më e faktuar, sepse vetë zhvillimi e tregoi. Dua të theksoi se ka rregulla dhe kushte që respektohen në përzgjedhjen e vendeve. Këto janë çështje që do të hetohen, por, pavarësisht rregullave dhe kushteve, është e qartë se Gërdeci nuk mund të ishte zonë për këto ndërtime. Këtë e faktoi në mënyrën më tragjike ngjarja që ndodhi.

Pyetje: Zoti Kryeministër, meqenëse jeni te hetimet, a jeni informuar në orët e pasdites se si po ecin hetimet, pasi mësuam ndalimin e disa personave për këtë ngjarje?

Kryeministri: Nuk kam informacion, por ajo çfarë dua të siguroj është se institucioni i akuzës do të ketë në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe çdo gjë tjetër që i nevojitet për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve, rrethanave dhe përgjegjësive të kësaj fatkeqësie.

Pyetje: Zoti Kryeministër, duke u kthyer tek dëmshpërblimi i banorëve në zonën e goditur, pavarësisht se qeveria është shprehur e gatshme për dëmshpërblim të plotë, firma që bënte çmontimin e municioneve është një nga firmat më të fuqishme në vend. A do të ketë një dëmshpërblim të banorëve nga vetë firma dhe si do të veprojë qeveria në këtë drejtim?

Kryeministri: Çështja që ju shtroni është shumë e drejtë dhe normalisht në marrëdhëniet kontraktuale private, firmat përgjigjen të parat. Por firma aktualisht është nën hetim dhe të gjitha tagrat asaj do t’ia përcaktojnë organet kompetente. Ekzekutivi do të mobilizojë të gjithë resurset e veta për t’ju përgjigjur qytetarëve të bashkisë së Vorës me një rindërtim të plotë të të gjitha shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore, lokaleve dhe bizneseve të dëmtuara. Sikundër është e vendosur të nxisë dhe stimulojë bizneset në këtë zonë për të hapur vende pune. Unë jam shumë dakord me pyetjen tuaj, por ai është një proces i zgjatur, ndërkohë që qytetarët e Vorës kërkojnë mbështetje imediate të gjithanshme. Në do të përpiqemi t’ua ofrojmë atë me shpejtësinë maksimale të mundshme. Problemi më i madh tani është heqja e rrënojave, pasi është problem mjaft i rrezikshëm dhe duhet bërë patjetër. Sapo të heqim rrënojat dhe të krijohen sheshet e ndërtimit, do të fillojë menjëherë të procedohet me ndërtimin.

Pyetje: Zoti Kryeministër, prej dy ditësh ju flisni për hetim. A mendoni se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ka përgjegjësi për tragjedinë e ndodhur?

Kryeministri: Hetimin nuk e bën Kryeministri dhe besoj se jeni dakord me ketë. Për më tepër, ka ikur koha kur kishim një institucion prokurorie të bllokuar. Sot ne kemi një institucion prokurorie të vendosur të ushtrojë misionin e tij ligjor. Unë jam i vendosur t’i garantoj këtij institucioni të gjithë dokumentacionin dhe gjithçka që duhet për të përmbushur sa më mirë detyrën e tij. Por, unë nuk do të bëhem pjesë e hetimit, sepse nuk mund të bëhem.

Pyetje: Zoti Kryeministër, dëmet nga shpërthimi kanë qenë shumë të mëdha dhe ju e keni cilësuar një tragjedi kombëtare. Përse nuk u shpall ditë zie?

Kryeministri: Jeni ngutur. Sigurisht që do të ketë ditë zie, por kam qenë i frenuar për faktin se të humburit ishin më shumë sesa të identifikuarit. Në këtë rast, doja që dita e zisë t’i referohej numrit më të madh të viktimave. Kjo ka qenë arsyeja e vetme. Sot janë gjetur katër kufoma dhe po punohet për identifikimin e tyre. Nuk ka dyshim që kjo është një fatkeqësi, një gjëmë e vërtetë kombëtare dhe ne do t’i qëndrojmë si e tillë.

Pyetje: Zoti Berisha, a e quani të drejtë nën kontraktimin e firmës shqiptare që ka pasur precedent penal dhe a keni qenë ju në dijeni të kësaj?

Kryeministri: Në mënyrë absolute nuk kam pasur dijeni për kontraktimin dhe Kryeministri nuk ka dijeni për asnjë nën kontraktues. Edhe një herë, nëse i referohemi ligjit të ri të prokurimit publik, ky ligj i ka hequr Këshillit të Ministrave çdo të drejtë të sillet si autoritet kontraktues kolektiv. Në këtë kontekst, jo në këtë rast, por në asnjë rast, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave nuk ka dijeni për nën kontraktorët. Ka vetëm një rrethanë në të cilën Kryeministri mund të ketë dijeni dhe kjo është në rastet kur Kryeministrit i drejtohen ankesa. Kryeministri ka një Departament Antikorrupsioni dhe të shqyrtimit të ankesave, të cilin e aktivizon sipas të gjitha rregullave. Por ky Departament aktivizohet në bazë të të gjitha rregullave dhe jo mbi bazën e pushtetit të Kryeministrit.

Pyetje: A mund të na përcaktoni një afat për rindërtimin e zonës?

Kryeministri: Tashmë problemi më emergjent, pas kërkimit përfundimtar në zonën e eksplozionit për të parë nëse ka viktima të tjerë, është ai i pastrimit nga predhat. Pas saj, do të duhet të ketë një mobilizim shumë të madh për pastrimin e rrënojave. Forcat e xhenios do të vendosen aty me të gjitha mjetet e tyre dhe do të kontraktohet numri i punëtorëve të nevojshëm për të bërë pastrimin, në një kohë sa më shkurtër. Pasi të bëhet pastrimi, do merret vendimi nëse zhdëmtimi do të jetë direkt në vlerën e shtëpisë dhe t’u jepet ta ndërtojnë vetë banorët, apo do kontraktohen kompani private për të bërë ndërtimin dhe rindërtimin. Këto janë vendime të pamarra ende dhe lidhur me këto procedura do të merret një vendim i Ministrisë së Financave. Ne do të përpiqemi të zgjedhim mënyrën që u intereson më shumë banorëve.

Pyetje: Ndonjë afat nëse mundeni?

Kryeministri Berisha: Meqenëse kemi një stinë të favorshme përpara, koha do të jetë shumë më e shpejtë, nga çdo mund të ishte në një stinë të disfavorshme. Por që të përcaktoj tani një afat dhe të them se brenda kësaj date do të ketë përfunduar, kjo do të varet nga vendimi që do të marrë qeveria, nëse do të kontraktohen firma për të meremetuar dhe ndërtuar banesat mbi bazën e kontratave që do u caktohet një afat, apo do t’u jepen para banorëve, pastaj afatin e përcaktojnë ata vetë.

Pyetje: A e keni inkurajuar ju zotin Mediu të japë dorëheqjen?

Kryeministri: Të jeni shumë të sigurt se zoti Mediu ka qenë fare i vendosur të japë dorëheqjen. Sikurse e keni parë dhe ju, zoti Mediu ka bërë maksimumin në operacionet e shpëtim-kërkimit. Ditën e parë ka shkuar deri në 10 metra nga zona e llavës, për të shoqëruar ushtarakët që nxorën tre viktima dhe të plagosurit nga ajo zonë. Ai është përpjekur të qëndrojë në krye të detyrës. Zoti Mediu është një politikan me integritet, i cili kishte një mendim të qartë në kokë se do të merrte si politikan vendimin që i takonte të merrte në këtë rast. Absolutisht nuk ka pasur inkurajim, por ka qenë një vendim i tij, natyrisht i mirëkuptuar nga unë.

Kryeministria
17/03/2008
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:04
Tragjedia, zbulohen 9 kufoma

Artan Cena
E Marte, 18 Mars 2008

Bilanci i shperthimit ne Gerdec te Tiranes rrit permasat tragjike, ndersa numri i te vdekurve shkon ne 20 persona, nente nga te cilet te paidentifkuar. Kater kufomat e fundit jane zbuluar nga nje banor i fshatit oret e vona te pasdites, i cili ne telefon per policine ka rrefyer se si gjeti mbi koder trupat e pajete, ndersa kerkonte te emen. Megjithese me kushtet e veshtira atmosferike, forcat xheniere pasditen e djeshme kane mberritur deri na kraterin ku ndodhi ngjarja, qe kishte kthyer zonen ne nje germadhe, duke zhdukur krejtesisht fshatin Gerdec me 300 banesa. Deri ne mesdite xhenieret gjeten pese nga viktimat e tragjedise poshte germadhave, te paidentifikuar, nderkohe qe nje prej oficereve tha, per gazeten "KJ", se per dy dite me radhe kane gjetur te pakten 12 pjese te trupave te te plagosurve dhe te viktimave qe i jane percjelle me tej grupit te eksperteve dhe mjeko-ligjoreve. Te vetmet gjenden gezhojat e predhave te plasura, nje fadrome e copetuar dhe pjese te mjetit IFA, nga dyshohet se ka ardhur tragjedia, kurse dy drejtuesit nuk gjenden gjekundi.

Kerkimet

"Ekipet po bejne perpjekje te spastrojne rajonin prej 10 km2, te mbushur ende me mjete te pashperthyera", tha nje oficer i xhenios dje per gazeten. Sipas te dhenave, jane pastruar vetem rreth 40 per qind e kesaj zone, e cila eshte e minuar nga predhat qe kane fluturuar nga fabrika qe bente cmontimin e tyre. Ne vendin e ngjarjes qe ne mengjes kane filluar punen mbi 500 forca ushtarake, te cilet jane duke bere kerkimet per te gjetur te mbijetuar apo trupat e viktimave. Por banoret jane shprehur te irrituar, duke kerkuar te kontrollojne banesat dhe madje kane debatuar me policet dhe forcat ushtarake. Rreth ores 07:30, forcat e kerkim-shpetimit kane gjetur dhe trupin e nje gruaje, e cila kishte humbur jeten. Gjithashtu, dy ore me vone, eshte gjetur dhe nje femije 9-vjecar, i cili ishte ne katin e pare te shtepise se tij dhe krejtesisht i traumatizuar.

Viktimat

Ekipe te shumta te repartit te xhenios, ne oret e mesdites kane mundur te afrohen dhe ne zonen e kraterit, ku ka pasur dhe epiqendren shperthimi i madh. Por ata nuk kane mundur te hyjne brenda, pasi, sipas te dhenave, kishte ende nxehtesi dhe hyrja ishte e pamundur. Ne oren 14:00, jane nxjerre nga zona e shperthimit dhe kater trupa te tjere pa jete, duke e rritur bilancin e viktimave. Nderkohe qe ne nje zone rreth 100 metra larg zones qendrore te shperthimit jane gjetur pjese trupash, si duar, krahe, kembe dhe gishterinj. Dje ne mbremje nje banor deklaroi se kishte gjetur edhe kater kufoma ne kodren mbi fshat, kurse policia nisi verifikimet.

10 Kilometra katrore eshte zona ne te cilen ekipet e kerkim-shpetimit jane duke bere perpjekje te spastrojne zonen, qe eshte i mbushur ende me municione te pashperthyera

2000 Shtepi te tjera dhe biznese te ndryshme jane te demtuara nga shperthimi, nderkohe qe jane rrafshuar krejtesisht me shume se 350 shtepi, te cilat jane bere te pabanueshme

4000 Banore nga tri fshatrat perreth jane evakuuar nga zona, duke mos i lene ata te kthehen ne shtepite e tyre as gjate dites se djeshme, per shkak te rrezikut nga municionet ende aktive

Viktimat e identifikuara deri ne mbremjen e djeshme, trupat e te cileve jane ne Morgun e Mjekesise Ligjore, qe ben dhe regjistrimin e viktimave



1 -Jetmir Ballazhi 19 vjec

2 -Muhamed Hoxha 59 vjec

3 -Rajmonda Durda 40 vjec

4 -Besim Canga 57 vjec

5 -Roland Alla 20 vjec

6 -Hysen Cani 52 vjec

7 -Liljana Deliu 23 vjec

8 -Jetmir Deliu 21 vjec

9 -Flavio Deliu 3 vjec

10-Reshit Kruja 47 vjec

11-Azem Ameliu 45 vjec

12- Pese persona te paidentifikuar



Krateri i tragjedise, 20 m i thelle

Shperthimi ka hapur nje krater me diameter 50 metra dhe thellesi 20 metra. Shperthimi u shfaq me nje flake gjigante te verdhe ne te kuqe, me nje tym te zi dhe formen e nje kerpudhe berthamore. Ai u ndje ne Tirane, si nje termet i fuqishem dhe vala e ajrit te nxehte shtremberoi automjetet qe po kalonin ne autostraden Tirane-Durres. Qe prej hapjes se fabrikes jane caktivizuar 6500 tone municione luftarake. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thane se sasia e municionit, qe ndodhej ne depo kur ndodhi shperthimi, arrinte deri ne 3 mije tone predha. Ne fabrike punonin rreth 300 punetore, qe vinin kryesisht nga zonat perreth. Operacioni per spastrimin e tyre do te vazhdoje per aq sa te jete e nevojshme, por shpetimtaret, te ndihmuar nga ekspertet ushtarake amerikane, jane penguar nga sasite e medha te predhave te pashperthyera te artilerise.

KJ
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:05
Berisha: Banesa per te demtuarit

Fatjona Mejdini
E Marte, 18 Mars 2008

Kryeministri Berisha theksoi diten e djeshme se qeveria po merr te gjitha masat per te punuar me shpejtesi ne kthimin ne normalitet te fshatit Gerdec, pas tragjedise se 4 diteve me pare. Keshtu, ne fjalen e mbajtur ne Komisionin e Emergjences Civile, Berisha theksoi se qeveria duhet te kujdesej paralelisht edhe per shendetin e banoreve te zones, po keshtu edhe per rindertimin e shtepive te saj. Qeveria, dje, dha nje ndihme financiare prej 2 milione lekesh per familjet e viktimave te shperthimit te Gerdecit dhe heqjen e shpenzimeve te varrimit. Po keshtu, Berisha beri publik edhe planin e qeverise per rindertimin e zones. Nderkohe Berisha dha edhe numrin zyrtar te te humburve dhe beri publike emrat e tyre.

Donacionet

Kreu i ekzekutivit, Berisha, u beri thirrje gjithe qytetareve diten e djeshme te kontribuonin financiarisht per ndihme ndaj banoreve te Gerdecit per tragjedine e ndodhur, ne numrat e llogarise te hapur per kete qellim. Ne kete kuader, dje, qeveria ka miratuar nje vendim qarkullues per dhenien e nje ndihme financiare prej 2 milione lekesh per familjet e viktimave te shperthimit. Njeheresh, ai eshte shprehur se vete do te jape nje rroge familjare per familjet e viktimat e kesaj ngjarjeje. "Une u bej thirrje te gjithe qytetareve, punonjesve, te kontribuojne ne keto numra llogarie. Personalisht do te kontribuoj me nje rroge mujore familjare. Kush te mundet te kontribuoje ne kete fond per qytetaret e bashkise se Vores, eshte nje moment i rendesishem per te deshmuar solidaritetin me ta", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter, Berisha njoftoi se jane te shumta kompanite, te cilat kane dhene ofertat e tyre ne te gjitha aspektet.

Banesat

Kreu i qeverise theksoi gjate mbledhjes se Komisionit te Emergjences Civile se, pas pastrimit te zones se Gerdecit, do te fillohej menjehere puna me ndertimin e banesave te reja ne kete zone. "Ne do ta rindertojme zonen", premtoi Berisha per te gjithe banoret e fshatit. Sipas tij, ALUIZNI do te ofroje 200 punonjes, qe i ka te specializuar per vleresimin e ndertimeve, disponon harten e plote te para demtimit dhe duhet te filloje me shpejtesi se bashku me punonjesit e prefektures te emergjences civile vleresimi i demit. Prandaj, sipas Kryeministrit, Ministria e Transporteve dhe institutet e saj do te percaktojne se cilat banesa duhet te rindertohen, cilat do te ndertohen nga e para qe te procedojme me shpejtesi per hapjen e shesheve te ndertimit. "Mund te behet keto dy dite nje takim me perfaqesuesit me kryesore ne qofte se duan ne shtepite ua ndertojme aty ku i kane ne rast se deshirojne ne u ndertojme nje fshat ne perputhje me nje plan te ri. Kjo kerkon nje ujdi te plote mes tyre, sepse aty eshte e mundur te nderhyhet per riurbanizimin, pasi shkaterrimi eshte i madh", tha Berisha. Ne lidhje me kete procedure, Kryeministri premtoi se diten e sotme Komisioni i Emergjences do te mund te nxirrte nje shifer te perafert te demit material.


Te humburit ne tragjedi

Jetmir Deliu

Flavio Deliu

Irena Deliu

Mane Qinami

Shkelqim Cani

Bukurie Cani

Zilie Kaca

Shqipe Alhasa

Arben Hasa

Mete Haziraj

Endrit Dvorani

Ilirian Malci



300 Jane ndertesat e shembura ne zonen e Gerdecit, pas shperthimit te fabrikes se zberthimit te municioneve te renda ushtarake. 300 jane edhe familjet, te cilat kane ngelur te pastreha.

185 Jane ndertesat, te cilat nga shperthimi i predhave kane pesuar demtime te renda. Nga ana tjeter jane edhe 1600 shtepi te zones perreth, te cilat kane pesuar demtime te lehta nga tronditja e madhe e shkaktuar.

KJ
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:05
Kryetari i bashkisë: Ka pasur shpërthime edhe më parë, por ne nuk e kontrollonim dot fabrikën

Nga Armand Maho

Flet kryetari i Bashkisë, Vorë, Fiqiri Ismaili


Keni qenë në dijeni për çka ndodhte në fabrikën e çmontimit në Gërdec?


Reparti ushtarak është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Ne si pushtet vendor nuk kemi asnjë kompetencë, as për ta kontrolluar dhe as për t’i dhënë leje për ushtrimin e çdo aktiviteti. Pra, gjithçka bëhej atje, bëhej me vendim të Ministrisë së Mbrojtjes.


Si kanë qenë kushtet e sigurisë në fabrikë?


Ne si pushtet vendor nuk kemi asnjë informacion për sa u përket kushteve dhe masave të sigurisë që kishte ajo firmë. Ne nuk kemi as ekspertë të fushës për të përcaktuar se me çfarë masash sigurie operohej atje. Pra, vetëm organet kompetente dhe të specializuara mund të përcaktojnë se me çfarë masash operohet, sepse ky ishte një aktivitet i rëndësisë së veçantë, nuk ishte aktivitet i zakonshëm.


Ka pasur shpërthime edhe më parë?


Po, është e vërtetë. Ka pasur shpërthime edhe më parë, por kanë qenë shpërthime të vogla, sporadike. Këto të fundit kanë qenë shqetësim për qytetarët, por duke qenë të vogla, gjithmonë tendencat e qytetarëve ishin se s’do të kishte më.


Është bërë ndonjë llogaritje sesa shkon dëmi, pra bilanci i dëmit?


Dëmet janë të mëdha. Ne kemi ngritur dhjetë grupe pune në terren për të bërë evidentimin e saktë të të gjitha dëmeve të shkaktuara nga kjo tragjedi dhe shumë shpejt do të dalë një faturë financiare, që do të gjendet nga ky grup i punës.

Tema
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:05
Adoleshenti: Kam filluar të çmontoj predha që ditën e parë të punës

Nga Armand Maho

Një nga punëtorët e fabrikës, Haki Nasufi, vetëm 19 vjeç, në një intervistë për gazetën “TemA” shpjegon mënyrën se si merreshin në punë dhe çfarë trajnimi kishin punëtorët që punonin në këtë fabrikë.


Me çfarë merreshe në fabrikë?


Procesi im i punës ka qenë hapja e tapave të predhës 100-she.


Ke bërë ndonjë trajnim për këtë proces pune?


Nuk më kanë bërë asnjë trajnim për këtë punë, vetëm më kanë treguar me gojë sesi duhet hequr.


Kur fillove të merreshe me çmontimit e tapave, pra pas sa ditësh?


Unë kam filluar me këtë proces që ditën e parë të punës, pra që më 26 shkurt.


Ti merreshe me heqje të tapave të predhave apo fishekëve?


Në atë fabrikë ka pasur vetëm predha. Fishekët 12.7-ësh ishin mbaruar. Pra, unë duhet të ndaja predhat nga gëzhojat, të cilat ishin plot me barut.


Ti pak më parë më the se ka pasur edhe minorenë në atë repart?


Brenda në fabrikën e çmontimit ka pasur edhe 15-vjeçarë, të cilët punonin në të zezë. Puna e tyre konsistonte në hapjen e arkave me municione.


Ku ke punuar para se të punoje në fabrikë?


Përpara se të punoja në fabrikë kam punuar në ndërtim.


Sa persona kanë qenë në fabrikë në momentin e shpërthimit?


Në momentin e shpërthimit në fabrikë ka pasur mbi 80 punëtorë, pra në oborr dhe brenda saj. Në çastin e shpërthimit, kemi pasur vetëm 10 minuta kohë për të ngjitur kodrën dhe për ta kaluar atë. Unë kam qenë shumë pranë fabrikës në çastin e shpërthimit.

Tema
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:06
Punonjësja e repartit: “E pashë kur ra plumbi në tokë dhe shpërtheu gjithçka”

Dëshmia e të mbijetuarës pak çaste pasi është evakuuar nga fshati Gërdec. Situata deri në orët e vona në spitalet e kryeqytetit, nisin procedurat për kurim jashtë shtetit

Jonida Tashi


Punëtorit të repartit të çarmatimit i ka rënë nga dora fisheku me gjithë predhë. Pas kësaj flakët kanë përfshirë naftën dhe gjithçka ka shpërthyer. Ky duket se është fillimi dhe fundi i tragjedisë së djeshme në Gërdec. Punonjësja e repartit të çarmatimit, Thellëza Gjoka ka rrëfyer dje për gazetën “Albania” nga Spitali Ushtarak gjithçka ka parë duke vrapuar më tej për t’iu shpëtuar valës së shpërthimit. 40-vjeçarja është një nga të mbijetuarit e tragjedisë së Gërdecit që mori dje ndihmën e parë mjekësorë në Spitalin Ushtarak. Thirrja për ndihmë për të gjetur të afërmit e tyre ka qenë fjala që ka pushtuar dje Spitalin Ushtarak. Të shpëtuarit nga kjo tragjedi kanë qenë më të traumatizuarit e kësaj ngjarjeje. Të afërmit e të lënduarve i kanë bërë shtetrrethim të fuqishëm Spitalit Ushtarak. Me lot në sy, secili prej tyre thërriste dhe kërkonte pjesëtarin e familjes së tij, pjesa më e madhe e të cilëve nuk dihej se ku ndodheshin. Ata nuk kanë reshtur së pyeturi njëri-tjetrin nëse ndokush i ka parë ndonjë nga të afërmit dhe asnjë prej tyre nuk ka qenë në gjendje të kujtojë ndonjë fytyrë. Megjithëse në Spitalin Ushtarak kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të lartë të shtetit, banorët kanë reaguar shumë ashpër nga vizitat e politikanëve. Të pamundur për të folur me mediat, nën zë me njëri-tjetrin ata kanë pohuar se kjo tragjedi është faj i shtetit. “Nuk ishte për t’u sjellë mes fshatit gjithë ai municion”, - pohoi Thëllëza Gjoka, punonjëse e repartit. Ndërsa një shofer që ka transportuar lëndën plasëse tregon se tre mijë makina i ka shkarkuar vetëm ai aty. Megjithëse kanë jetuar prej vitesh me frikën e një shpërthimi të tillë, tashmë disa prej tyre janë tepër të frikësuar për t’u kthyer sërish në vendin ku kanë jetuar prej vitesh. Mes dhimbjesh dhe lotësh, një banore e fshatit Gërdec tregon se nuk ka ndërmend të kthehet më në atë vend sepse ka frikë. Pas tragjedisë, kjo frikë atyre u është shndërruar në tmerr. Gjithashtu, të shpëtuarit e kësaj tragjedie nuk kanë dashur të prononcohen as për mediat, pasi dhimbja e tyre ka qenë tejet e madhe. Një pjesë e tyre ka pranuar vetëm pas insistimit të gazetarëve se nëse do të dilnin në media të afërmit do të kishin më shumë mundësi për të mësuar mbi gjendjen e tyre reale. Gazeta “Albania” ka mundur të shkëpusë dje mes kaosit të krijuar copëza dëshmish që tregojnë më së miri se çfarë kanë përjetuar ato minuta tmerri banorët e fshatit Gërdec.

Një banore e Gërdecit:
“U shemb vendi, me zor kam dalë, nuk di nga kam ikur. Më ra predha te këmbët, më oshëtinë veshët dhe rashë në kanal. Nuk di nga janë njerëzit. Banorët që kanë mundur të largohen nga zona kanë shpëtuar. Ika se nuk shikoja dot asgjë nga tymi. Nuk dua ta shikoj më atë vend me sy. Unë isha duke i çuar bukën burrit që punonte duke suvatuar në një shtëpi trekatërshe. Sa hyra në katin e tretë të shtëpisë, pashë flakën dhe ika. Ata brenda në repart kanë vdekur të gjithë, u trondit ura në autostradë, shyqyr që kam ikur. Edhe Enver Hoxha donte të na hiqte se ishim në rrezik. Kam parë një orë luftë, nuk më bëhet më të shkoj në atë vend aty se kam frikë. Nuk dua të kthehem më në atë vend. Reparti është shumë afër shtëpive, të cilat gjenden në kodrën tij”.

Rusha:
“Ishin mbi 300 veta në repart, kam punuar vetë aty. U vranë të gjithë, kam qenë ballëpërballë me fishekët. Ai repart është hapur që në qershor të vitit të kaluar. Janë prishur të gjitha shtëpitë në kodër. Burri më është plagosur në dorë, por nuk e di ku kam djalin. Një djalë e kam në Tiranë, një në Itali. Dua djalin tim, nuk e di ku është”.

Baftjar Meçi:
“Kam qenë i pari që shkova në vendin e ngjarjes për të shpëtuar njerëz. Kam një furgon timin personal dhe mora tri gra dhe dy fëmijë të djegur komplet dhe me plagë. Në rrugë pashë edhe tre policë të plagosur, por nuk munda t’i merrja se ishte shumë tym. E dija vendin e punës e si punohej aty. Sapo pashë flakën u afrova për të shpëtuar njerëz. Më shumë civilë janë djegur. Brenda në repart nuk është futur dot njeri. Pasi kam ikur 3 km nga rruga kam dëgjuar shpërthimin e parë masiv. Copa e predhës më shqeu pasqyrën e furgonit, aty kam parë tmerr. Më kishin prishur shtëpinë. Në furgon kam rrobat e djegura të grave”.

Thëllëza Gjoka:
“Po punoja brenda në repart. Kam qenë punëtore në repartin e çarmatimit. Pashë që një punëtorit i rrëshqiti nga dora fisheku me gjithë predhë dhe plasi. Bërtitën gratë te nafta se mori flakë. Unë isha afër dhe ika me vrap dhe prapë më kapi flaka. Kam ikur nëpër pyll. Ata që janë futur në tunele nuk kanë gjë. Nuk dimë ku kemi fëmijët. Unë i kam pasur jashtë shtëpie, por nuk e di ku janë. Tani më thanë që kanë parë kunatën time me fëmijët, por s’e di. Nuk di ç’t’u tregoj as njerëzve që më pyesin për të afërmit e tyre. Kam parë tmerr me sy. Shtëpinë e kisha çerek ore larg repartit. Nuk kam asnjë njeri këtu. Nuk ishte për t’u sjellë mes fshatit gjithë ai municion. Punoja nga halli aty dhe merrja rrogë për aq sa punoja, ishte punë shumë e rëndë. Vetëm një shok kam marrë vesh që ka shpëtuar, tre fëmijët s’e di ku i kam, shoqen e ngushtë nuk e di se ku e kam. Brenda në repart ishim 150 punonjës dhe 10 specialistë”.



Dhurimi i gjakut, qytetarët u përgjigjen thirrjeve të mjekëve

Dhjetëra qytetarë jo vetëm të kryeqytetit u janë përgjigjur thirrjeve të mjekëve për dhurim gjaku. Sapo është mësuar lajmi se ka shumë nevojë për gjak për shkak të numrit të madh të të plagosurve, qytetarët e kryeqytetit janë paraqitur menjëherë si në Spitalin Ushtarak, ashtu edhe në qendrën spitalore “Nënë Tereza”. Por, burime nga korrespondentët tanë në Korçë, Durrës dhe disa qytete të tjera pohojnë se qytetarët e këtyre qyteteve nuk kanë nguruar të dhurojnë gjak për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve. Numri i qytetarëve që ka mbërritur për dhurimin e gjakut ka qenë i konsiderueshëm sa u është dashur të mbajnë dhe radhë derisa kanë plotësuar formularët dhe më pas u është marrë sasia e nevojshme e gjakut. Ndërkohë mësohet se në orët e vona, ministri i Jashtëm maqedonas u ka premtuar zyrtarëve shqiptarë se do të sillte për ndihmë një sasi gjaku për të plagosurit.


Albania
17 Mars 2008
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:07
Dëshmia: tunelet me armatim ruheshin nga fshatarët

Flet Xhavit Koni, ish-instruktori i tankeve, që punoi për 20 vjet në Gërdec . Në katër tunelet e ushtrisë kishte predha tankesh dhe predha blindshpuese

“Depoja e municioneve të Gërdecit ruhej nga një banor i zonës përreth dhe jo nga ushtarë”. Kështu është shprehur në një intervistë të dhënë për gazetën “Albania” Xhavit Koni, i cili, për rreth 20 vjet ka punuar në vendin ku ndodhi tragjedia e djeshme. Ish-instruktori i tankeve thotë se “reparti i dikurshëm i tankeve ka katër tunele, ku në secilin prej tyre ndodheshin predha tanku dhe predha blindshpuese”. Ai ka mohuar zërat se mund të ketë raketa apo armë të tjera të rrezikshme. “Duhet të asgjësohen ose të vihen nën kontroll të gjitha municionet që ndodhen jo vetëm në repartin e Gërdecit”, - përfundon Koni intervistën për “Albania”-n.

Kur keni filluar punë në bazën e Gërdecit dhe në çfarë pozicioni keni qenë?

Unë kam nisur punë në bazën e Gërdecit në vitin 1971. Që prej asaj periudhe kam punuar si instruktor tankesh. Nga viti 1971 dhe deri në vitin 1989 kam qenë pikërisht në këtë repart, i cili më pas u zhvendos në një vend tjetër dhe Gërdeci mbeti thjesht një depo municionesh.

Në ç’vit është ndërtuar baza?

Di që ajo është ndërtuar që në vitin 1966 apo 1968 dhe për më shumë se 20 vjet aty kanë qenë katër kompani me specialistë dhe drejtues të repartit të tankeve. Aty bëhej mirëmbajtja e këtyre mjeteve ushtarake, si dhe ndodheshin armatim dhe municione të llojeve të ndryshme.

Si është i ndërtuar tuneli?

Siç e thashë, që në fillim ky repart ka shërbyer për mirëmbajtjen e tankeve ushtarake. Kjo zonë ka katër tunele të mëdha, të ndërtuara nga Ushtria Shqiptare, me asistencën e ekspertëve kinezë të asaj kohe. Tunelet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe janë disa qindra metra nën tokë. Në çdo tunel strehoheshin tanket dhe topat. Po ashtu, në çdo hyrje të nëndheshme kishte xhepa, ku vendoseshin predha dhe armatime të llojeve të ndryshme. Secili prej tuneleve menaxhohej nga katër kompanitë, të cilat i kryenin veprimet e tyre nën masa të rrepta sigurie për shkak të rreziqeve që kanoseshin gjatë punës.

Ç’lloj municionesh ka pasur aty?

Deri në vitin 1989, kohë kur unë jam larguar prej andej, brenda xhepave të tuneleve, përveç tankeve, ndodheshin edhe predha të këtyre llojeve: “predha 100-she” dhe predha blindshpuese dhe dërrmuese, të cilat përdoreshin për tanke dhe topa të llojeve të ndryshme. Edhe nëse do të ndodhte shpërthimi në njërin tunel, kjo nuk kishte probleme për shpërthimin e predhave në tunelet e tjera. Desha të shtoj se nuk jam i informuar nëse janë futur municione të tjera pas vitit 1990.

Me çfarë rreze veprimi janë predhat?

Largësia e veprimit të predhave në raste të tilla shpërthimesh shkon në 400-500 metra. Forca e tyre është e madhe në momentet kur përdoreshin nëpër topa ose armatimet e tankeve. Ndërsa predhat blindshpuese dhe dërrmuese kanë efektivitet vetëm kur përballen me forcën e materialit të shënjestruar. Në raste zjarresh ato shpërthejnë, por pa u shpërndarë në largësi të madhe.

A ka pasur reparti lidhje me bazën e raketave në Maminas dhe bazën tjetër të Krujës? A ka rrezik shpërthimesh edhe atje?

Jo, në asnjë mënyrë. Dy ish-repartet janë larg me Gërdecin dhe nuk ka asnjë rrezik.

Çfarë ndodhi në vitin 1989?

Në atë periudhë është zhvendosur i gjithë reparti. Bashkë me to janë larguar edhe tanket, topat dhe mjetet e tjera ushtarake. Por mbeten në katër tunelet e Gërdecit armatimet e llojeve të ndryshme. Pra, ato ishin kthyer në një depo të zakonshme.

Si ruheshin atëherë tunelet?

Për mbajtjen nën kontroll të tunelit kishte shërbim 24 orësh me ushtarë të armatosur. Ndërsa jam i informuar se pas viteve ‘90 depot ruheshin nga një fshatar i zonës përreth.
Cila është zgjidhja më e mirë për të mos u përballur me rreziqe të tilla më?
Së pari mendoj se në mënyrë të menjëhershme duhet të vihen nën kontroll të gjitha depot e municioneve që ndodhen në mbarë vendin. Së dyti, duhet të bëhet asgjësimi me specialistë. Askush tjetër nuk duhet të përfshihet në këtë proces. Vetëm kështu mund të shmangim tragjedi të tilla.

Bisedoi: Albert Gjoka

Albania
17 Mars 2008
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:07
SHBA-BE, gati ndihma për tragjedinë e Gërdecit

Shtete të ndryshme të botës në gatishmëri. Me dhjetëra mesazhe ngushëlluese. Italia, Greqia, Kosova dhe Maqedonia hapin dyert e spitaleve për të plagosurit

Menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit me dhjetëra shtete dhe organizata të ndryshme nga vendet e botës janë treguar të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre. Ndërsa presidenti dhe kryeministri i vendit kanë marrë mesazhe ngushëlluese nga homologët e tyre. Kur nuk kishte kaluar as një orë nga shpërthimet e para, misioni diplomatik amerikan në Tiranë, përmes një njoftimi për shtyp, përcolli gatishmërinë e Uashingtonit për të dhënë ndihmë. “Ambasada e SHBA-ve ka vërejtur e shokuar dhe e shqetësuar raportimet për aksidentin tragjik në depon ushtarake pranë Gërdecit”, - thotë njoftimi. Më pas vijon: “Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëm”. Të gatshëm janë treguar edhe selia e Komisionit Europian dhe shumë vende anëtare të BE-së për të dhënë ndihmë.
Zyra e Shtypit e kryeministrit njofton se ambasadori i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan, i ka telefonuar kryeministrit Berisha për t’i përcjellë ngushëllimet e tij dhe të Komisionit Europian për ngjarjen tragjike, si dhe gatishmërinë e Komisionit Europian për të akorduar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen për kapërcimin e pasojave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ambasadori i Zyrës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, i ka dërguar kryeministrit Berisha një mesazh ngushëllimi. “Në lidhje me ngjarjen tragjike, në emër të OSBE-së, ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe për mbarë popullin shqiptar. Unë dhe ekipi im ju ofrojmë mbështetjen dhe ndihmën tonë për këtë tragjedi”, - përfundon mesazhi i ambasadorit Bosch.
Një gjë e tillë është deklaruar nga Ambasada Italiane në Tiranë, e cila citon se ministri italian i Mbrojtjes ka shprehur gatishmërinë për të asistuar në procesin e evakuimit të civilëve dhe të të plagosurve. Mbrojtja civile italiane ka nisur në drejtim të Shqipërisë dy aeroplanë me specialistë xhenierë dhe teknik armatimi në një kohë që ka nisur edhe mjekë të specializuar si dhe medikamente në ndihmë të të plagosurve. Qeveria e Romës ka vënë në dispozicion dhe spitale dhe qendra të specializuara për djegiet në Itali, për të pritur çdo rast emergjent për këtë situatë. Mbrëmë vonë mbërriti në Rinas një aeroplani i dytë, i cili ka sjellë mjekë kirurgë, specialistë të mbrojtjes civile dhe rreth 350 qeska me gjak dhe 150 me plazmë, si dhe ilaçe të shumta për të lënduarit. Ndërsa sot pritet të vijë edhe një tjetër avion ushtarak me ndihma ushqimore.
Kryeministri Berisha ka pasur një telefonatë nga ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner, i cili i ka shprehur qeverisë shqiptare të gjithë mbështetjen e simpatinë e qeverisë franceze për vendin tonë, si dhe ngushëllimet dhe solidaritetin e tij dhe të presidentit Sarkozi për qeverinë shqiptare, familjet e viktimave dhe Shqipërinë. Gjithashtu, kryeministri ka pasur një telefonatë nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili shprehu të gjithë mbështetjen dhe keqardhjen e tij të thellë dhe të qytetarëve të Kosovës për këtë ngjarje tragjike dhe solidaritetin e plotë vëllazëror me qeverinë shqiptare, familjet e viktimave dhe gjithë Shqipërinë.
Shërbimi shëndetësor i Kosovës është i gatshëm të dërgojë ekipe mjekësore në Shqipëri dhe të pranojë të plagosurit nga shpërthimet në Gërdec, afër Vorës, dhe të gjitha kapacitetet janë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë. Janë në gatishmëri spitalet e Prishtinës dhe të Gjakovës. Për dërgim të ekipeve në Tiranë apo për sjellje të pacientëve në Kosovë janë vënë në dispozicion katër helikopterë të KFOR-it. “Ndihma e parë ishin këto 300 doza të gjakut dhe 150 doza plazma të ardhura në Tiranë me një helikopter të forcave të NATO-s”, tha Mazllum Belegu, drejtor i Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut.
Edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikola Gruevski, i shprehu kryeministri Sali Berisha ngushëllimet më të thella për ngjarjen e Gërdecit, bëri të ditur Zyra e Shtypit pranë Kryeministrisë. Gjatë një bisede telefonike, zoti Gruevski siguroi gatishmërinë e plotë të qeverisë dhe vendit të tij për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe Shqipërinë në këto momente të vështira. Edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun shqiptar, Lulzim Basha, të cilit i ka shprehur hidhërimin për ngjarjen e rëndë në Gërdec të Vorës. Duke ofruar ndihmën në këtë situatë emergjente, ministrja Bakojanis e informoi z. Basha se "një avion me pajisje mjekësore dhe me njësi gjaku është i gatshëm të niset nga Athina". Gjithashtu, ministrja Bakojanis informoi se "2 spitalet e Janinës janë të gatshme për të pritur pacientët shqiptarë nëse është e nevojshme, si dhe premtoi çdo ndihmë që nevojitet". Mesazhe të shumta nga homologët e saj nga vende të ndryshme të botës dhe diplomatë të akredituar në Tiranë ka marrë edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.


SHBA:
“Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëm”

BE:
Ambasadori i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan, i përcjellë ngushëllimet kryeministrit Berisha

ITALI
Ministri italian i Mbrojtjes dërgoi dy avionë me medikamente si dhe specialistë. Sot pritet të vijë edhe një tjetër me ndihma ushqimore

KOSOVË
Dërgojnë 300 doza të gjakut dhe 150 doza plazma. Katër helikopterë të NATO-s në operacion. Gati spitalet e Prishtinës e Gjakovës

GREQI
Dora Bakojanis informoi homologun shqiptar se "një avion me pajisje mjekësore dhe me njësi gjaku po niset nga Athina"

Albania
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:08
Tragjedia e Gërdecit në këndvështrimin e medias ndërkombëtare

Konfuzion të dhënash në mediat e huaja për shpërthimet

Tragjedia e ndodhur ditën e shtunë është pasqyruar në mënyrë të rrufeshme nga të gjitha mediat e huaja, të cilat kishin të dhëna tejet kontradiktore në lidhje me bilancin e kësaj ngjarjeje. Pjesa më e madhe e tyre i referoheshin Reuters, AP dhe AFP. “Katër të vdekur dhe 170 të plagosur”. Ky është titulli i lajmit të njoftuar nga CNN amerikan, i cili i referohet “The Associated Press”. Ndërsa “The Washington Post” citon raportimin e korrespondentit të Reuters në Shqipëri. Titulli i lajmit është “Dyshohet për dhjetëra të vdekur nga shpërthimet e depos”. Lajmi shton se mes viktimave të kësaj ngjarjeje mund të ketë edhe specialistë amerikanë. “Dyshohet për rreth 160 të vdekur dhe të plagosur nga shpërthimi në Shqipëri”, - shkruan britanikja “The Guardian”. Raportimi i bërë nga “Anushka Asthana” citon deklaratat e Berishës, zëdhënëses së tij Juela Meçani dhe drejtuesit të zyrës së shtypit në Ministrinë e Brendshme, Avni Neza.
Ndërsa AFP-ja thotë se mbi 150 civilë dhe ushtarakë janë plagosur dhe kanë gjetur vdekjen. “Tronditet Shqipëria nga shpërthimi gjigant”. Ky ishte titulli i medias më të fuqishme britanike, BBC. Ajo raporton për katër të vdekur dhe rreth 200 veta të plagosur. “4 të vdekur dhe 170 të plagosur në shpërthimin në Shqipëri”, - shkruan “Wall Street Journal”, e cila bazohet në raportimin e bërë nga “Associeted Press”. Ajo shkruan: “Një shpërthim masiv në një depo municionesh në afërsi të Tiranës shpërtheu të shtunën, duke vrarë të paktën katër veta dhe plagosur më shumë se 170 të tjerë, përfshirë edhe fëmijë”.
Agjencia shtetërore italiane e lajmeve ANSA shkruan: “Bilanc tragjik i shpërthimeve në Tiranë”. Sipas saj, “katër të vdekur dhe 200 të plagosur”. Ky është bilanci provizor i shpërthimit të depos së armëve në Shqipëri. Kryqi i Kuq ka lëshuar një apel për dhurim gjaku, për të kuruar të plagosurit, të cilët vazhdojnë të mbërrijnë në spitalin e Durrësit dhe atë të Tiranës. Shumica e të plagosurve është në gjendje shoku. Ndërsa “TGCOM” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ngjarjes së djeshme tragjike të ndodhur në Tiranë. Në artikullin e agjencisë së MEDIASET-it raportohet për shpërthimet e njëpasnjëshme të depove të armëve në afërsi të Vorës. “Dhjetëra të vdekur. Shumë prej tyre mund të jenë ushtarakë amerikanë që punonin në depo. Shpërthimet kanë shkaktuar 155 të plagosur, midis tyre edhe një 60-vjeçar italian. Dëshmitarët kanë treguar se kanë parë një re të madhe tymi që është përhapur nga vendi i shpërthimit”, - thuhet në artikullin e TGCOM. Më tej kjo agjenci i është referuar zëdhënëses së qeverisë, Juela Meçani, e cila ka deklaruar: “Nuk e dinim saktësisht numrin e të vdekurve, por i druhemi së keqes për tre skuadra, secila prej 21 personash, të cilat kanë qenë duke punuar te depot në momentin e shpërthimit. Disa prej tyre ishin shtetas amerikanë”. E përditshmja italiane “Corriere” thotë: “Supershpërthimi: Ferr në Shqipëri, dhjetëra viktima”. Ajo vijon: “Një tragjedi pa kufi. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, nuk ka deklaruar shifra për shpërthimet që ndodhën në mesditë në një depo armësh në Vorë, 12 km në veri të Tiranës. Por ai tha se numri i viktimave është i lartë, ende nuk kemi të dhëna përfundimtare”. Dyshohet që viktimat mund të jenë mbi 60. Deri tani trupat pa jetë të gjetur janë 6, midis tyre edhe një fëmijë. Rreth 200 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Së fundi ajo u referohet burimeve nga Ministria e Mbrojtjes së Italisë, e cila bën të ditur se “nuk ka pasur ushtarakë italianë të prekur nga ky incident”.
Ndërsa edicioni europian i lajmeve të kanalit arab “Al Jazeera” ka për headline: “Shpërthimet e fuqishme tronditin kryeqytetin shqiptar”. Sipas saj, “të paktën 155 veta, përfshirë edhe shumë fëmijë, janë plagosur nga shpërthime të fuqishme të municionit të një depoje të ushtrisë në afërsi të Tiranës, kryeqytetit të vendit”.
“Konfirmohen katër të vdekur nga shpërthimet në depon e municioneve”, - raporton agjencia kineze “Xinhua”.


Albania
17 Mars 2008
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:08
Topi: Reparti i Gërdecit në zonë të pamenduar

Presidenti theksoi se tragjedi të kësaj natyre nuk mund të kalojnë me një komunikim mediatik


TIRANË- Katastrofa njerëzore dhe materiale që shkaktoi shpërthimi i pakontrolluar i depove të municionit të rëndë në fshatin Gërdec pranë Vorës, dy ditë më parë, ka bërë që instancat më larta shtetërore të bëjnë një analizë paraprake në lidhje me shkaqet e saj. Kreu i shtetit, presidenti Bamir Topi, në një dalje të posaçme për mediat, duke u nisur nga pasoja shumë të rënda që solli kjo ngjarje, megjithëse nuk është marrë me emra konkret, nuk ka nguruar të deklarojë se përcaktimi i repartit ushtarak në Gërdec si vend ku bëhej çmontimi i municionit, nuk ka qenë i studiuar siç duhet, duke mos marrë parasysh rrezikun për popullatën civile që jetonte përreth. Sipas tij, reparti ndodhej në një pikë të afërt me një sërë vendesh strategjike siç janë aeroporti i Rinasit, autostrada Tiranë- Durrës, por edhe qyteti i Vorës me fshatrat përreth."Në pamje të parë fakti që jemi edhe në një analizë të tillë na bënë që të vlerësojmë se pozicionimi ka qenë i pamenduar, kuptohet midis Tiranës, Durrësit dhe Rinasit.


Gjithsesi kjo është një analizë e përgjithshme që e bej edhe unë dhe e bëni dhe ju, por sigurisht na lejoni që të lejojmë institucionet që të merren me këtë problem, të vlerësojnë dhe këtë moment dhe patjetër që do të ketë një përgjigje", - tha presidenti Bamir Topi. Nga ana tjetër në vijim të bërjes së transparencës së kësaj ngjarje kreu i shtetit ka theksuar vendosmërinë për të bërë një analizë të plotë për të nxjerrë më pas dhe përgjegjësit e saj. I pyetur në lidhje me përgjegjësitë direkte të individëve të veçantë për këtë tragjedi, presidenti është shprehur se shkaqet dhe pasojat e saj do ti nënshtrohen një analize të thellë. "Ne jemi të vendosur për të bërë transparencën e duhur nëpërmjet institucioneve ligjore në mënyrë të nxjerrim mësim që të gjithë të jemi të ndërgjegjshëm që tragjedi të kësaj natyre nuk mund të kalojnë me një komunikim mediatik që po bëjmë me ju", - u shpreh Topi. Për këtë qëllim ai deklaruar se ka vendosur që të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të bërë jo vetëm një analizë verbale por edhe një studim të hollësishëm të të gjitha fakteve për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla. Ndërkohë që përsa i përket masave për përballimin e situatës së krijuar presidenti ka siguruar banorët e prekur nga kjo katastrofë se qeveria dhe shteti shqiptar do të marrë përsipër kompensimin financiar për të rindërtuar dhe riparuar të gjitha shtëpitë dhe pronat e shkatërruara nga vala e presionit që çliroi shpërthimi i municionit në repartin e Gerdecit. Përsa i përket kondicionimit të mundshëm që mund të ketë kjo ngjarje në marrjen e ftesës nga ana e Shqipërisë për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit, kreu i shtetit nisur edhe nga mesazhet e ardhura nga drejtues të lartë të shteteve evropiane dhe institucioneve ndërkombëtare ka shprehur besimin se kjo situatë nuk do të influencojë në këtë proces.


ALUIZNI ka nisur të bëjë dhe llogaritjen e plotë të dëmeve materiale të shkaktuara nga shpërthimet.

Berisha: Katastrofa, heqim dore nga çmontimi


TIRANË- Përsëritja e ngjarjeve të rënda, si ajo para dy ditëve në Gërdec të Vorës (në 2006 një situatë e tillë, por me përmasa më të vogla u krijua dhe në Dhëmblan të Tepelenës), ka detyruar shtetin shqiptar që të tërhiqet nga demontimi i municionit të vjetër që ekziston sot në depo dhe tunelet e shumta të ushtrisë shqiptare. Duke e konsideruar procesin e demontimit të municioneve si tepër të rrezikshëm në radhë të parë për ata që merren me këtë proces, por edhe për popullsinë civile, qeveria shqiptare ka vendosur që të ndryshojë "taktikë" në këtë drejtim. Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha në përpjekje për të parandaluar përsëritjen e katastrofave të tilla ka deklaruar dje se ushtria shqiptare do të heqë dorë nga çmontimi dhe se do të përdorë praktika të tjera asgjesuese të mbetjeve të vjetra ushtarake. Në vijim të kësaj ai ka theksuar se një variant i mundshëm është ai djegies së hapur apo dhe eksplodimi i tyre në gropa larg zonave të banuara. "Unë mendoj se ne nuk duhet të merremi më me çmontimin e këtij materiali, ka mënyra të tjera, njëra prej të cilave është djegia e hapur, tjetra është eksplodimi. Por edhe këto rrugë kanë rreziqe, sepse kërkojnë transport.

Nuk mund t'i eksplodosh dot këto materiale, as t'i djegësh aty ku janë, por duhet të përzgjidhen gropa të thella dhe sa më larg zonave të banuara. Kështu që, ne do të studiojmë, me ekspertë të huaj, këto mundësi", - tha kryeministri Berisha. Kjo ka theksuar kryeministri është një çështje që duhet ti jepet një zgjidhje sa më e shpejtë. Ndërkohë që lidhur masat e ndërmarra për përballimin e situatës kreu i ekzekutivit ka deklaruar se qeveria shqiptare në bashkëpunim dhe me të gjitha institucionet e tjera ka marrë të gjitha vendimet e duhura fillimisht për normalizimin e gjendjes dhe më pas për riparimin e dëmeve të shkaktuara. Në drejtim të realizimit të këtij qëllimi, ai ka zhvilluar dhe një mbledhje me shtabin e emergjencës në Vorë, ku dhe ka kërkuar angazhim të plotë të gjitha strukturave shtetërore për përballimin e situatës. Ai ka siguruar se ALUIZNI, si një agjenci e specializuar, ka nisur të bëj dhe llogaritjen e plotë të dëmeve materiale të shkaktuara nga shpërthimet.



Demolimi i municioneve, Berisha mënjanoi Moisiun

TIRANË- Qeveria shqiptare kishte mënjanuar rolin e presidentit të Republikës në mars 2007, kur kishte nënshkruar marrëveshjen për trajtimin e municioneve të armatimeve pas heqjes nga përdorimi. Burime pranë ish-presidentit Alfred Moisiu, i cili ishte edhe komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe kryesonte Këshillin e Sigurisë Kombëtare, deklaruan dje për gazetën "Shekulli" se kabineti Berisha kishte injoruar rolin kushtetues të presidentit të vendit. Në kohën kur është kaluar në qeveri Vendimi i Këshillit të Ministrave, numër 3887, i datës 14 mars 2007, marrëdhëniet mes qeverisë së Partisë Demokratike dhe presidentit ishin shumë të tensionuara dhe nuk kishte fare kontakte institucionale mes kryeministrit dhe kreut të shtetit. Kjo nga ana politike. Nga ana tjetër vendime të tilla të qeverisë, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare nuk mund të mos kenë edhe miratimin e komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe të kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas mandatit që i jep Kushtetuta e Shqipërisë, në kreun e dytë të saj thuhet se: "Presidenti i Republikës është Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe gëzon autoritetin e plotë të komandimit e të drejtimit të Forcave të Armatosura. Ndër detyrat dhe përgjegjësitë e tij është miratimi i planit të veprimeve të Forcave të Armatosura në kohë paqeje". Por përveç injorimit kushtetues të rolit të presidentit të vendit, qeveria për arsye të qëllimshme shmangu edhe konsultimet me presidentin, i cilikishte një karriere shumëvjeçare si drejtues në armën e xhenios.

Rama viziton të plagosurit e ndodhur në spital

Rama: Me qetësi të nxjerrim përgjegjësitë

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shoqëruar dhe nga deputetë socialistë, ka vijuar dhe dje që të qëndrojë pranë të prekurve nga katastrofa e shpërthimeve në Gërdec. Që në orët e para të ditës së djeshme kreu socialist ka vizituar dhe një herë të plagosurit në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Pasi ka vizituar, pavion më pavion të plagosurit, të cilët ende gjenden të shtruar në këtë spital, Kryetari i Partisë Socialiste Rama ka shprehur falenderime për ekipin e mjekëve, infermierëve, forcat e xhenios, ushtarë e forca policore të angazhuara në përballimin e kësaj situate. "Besoj është rasti për të falenderuar nga zemra të gjithë ata djem nënash, policë, ushtarë që u angazhuan dje, dhe vazhdojnë të jenë të angazhuar, forca të xhenios për mënyrën sesi i dolën përballë kësaj katastrofe, e cila pa dyshim është një katastrofë me përmasa të jashtëzakonshme", - tha Rama pas vizitës në spital. Megjithëse është munduar që ti shmanget interpretimit politik të shkaqeve të kësaj ngjarje, kreu i selisë rozë ka kërkuar që organet kompetente të nxjerrin përgjegjësit për këtë tragjedi. "Janë orë për maturi dhe qetësi. Por, nga ana tjetër është një katastrofë për të cilën do të na duhet të fokusohemi, dhe me qetësi e drejtësi të nxjerrim të gjitha përgjegjësitë. Ndërkohë, në respekt të atyre qindra, familjeve që sot janë të pastrehë dhe që sot kërkojnë ende njerëz të humbur, të atyre fëmijëve, grave që janë të traumatizuar duhet të mbetemi me kaq dhe të mos shtyhemi më tej, pasi ditët në vijim do të na japin të gjitha mundësitë për të bërë detyrën edhe në funksion të zbardhjes së kësaj tragjedie, për të cilën uroj që Prokuroria të ketë filluar dhe ajo të bëjë detyrën e saj, si strukturat e tjera që përmenda", - tha Rama. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Rama ka vizituar edhe të mbijetuarit e tragjedisë së Gërdecit në konvalishencat e mbrojtjes dhe të rendit, në Durrës.

Mediu: "MEICO" lidhi kontratë me "SAC"

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është shprehur i gatshëm të marrë çdo përgjegjësi që do të nxjerrin organet hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Gërdec pranë Vorës. Megjithatë ai e ka konsideruar debatin për përgjegjësinë e shkaktimit të kësaj tragjedie si të parakohshëm, pasi, sipas tij, është momenti që të gjitha instancat shtetërore të merren me përballimin e situatës së rënduar të krijuar në zonën rreth vatrës së shpërthimit në Gërdec. "Po merrem me punën për të qetësuar situatën sëbashku me strukturat e tjera në mënyrë që të vendosim të paktën kontrollin në zonë dhe të shpëtojmë sa të jetë e mundur dhe të pastrojmë zonën nga predhat. Koha për të vërtetuar përgjegjësitë e gjithësecilit është përpara dhe unë kam korajon dhe moralin për të përcaktuar përgjegjësitë e mija", - tha ministri Fatmir Mediu. Në lidhje me debatin për kontratën e lidhur për demontimin e municioneve, ministri ka bërë të ditur se Ministria që ai drejton dhe ndërmarrja shtetërore "MEIKO" që funksionon pranë kësaj ministrie për çështjet e import-eksportit kanë kontraktuar vetëm kompaninë amerikane "Southern Ammunition Company". "Ministria e Mbrojtjes, drejtoria e MEIKO e cila merret me eksport-importin edhe me këtë proces kanë një kontratë të vetme dhe kjo është kontrata me kompaninë amerikane. Çështjet e kontratës së kompanisë amerikane janë marrëdhënie e tyre private. Sesi duhet të kontrollohet kjo marrëdhënie është çështje tjetër", tha Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu duke garantuar vendosmërinë e tij për ti shkuar deri në fund zbardhjes së gjithë kësaj ngjarje.



Topalli viziton të plagosurit në spital

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka ndjekur dje nga afër situatën e të lënduarve nga katastrofa e gërdecit. Ajo ka bërë një vizitë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të parë gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi i një dite më pare. Topalli është interesuar pranë mjekëve në lidhje me gjendjen shëndetësore të plagosurve, duke diskutuar në lidhje me nevojat dhe gjendjen e medikamenteve të domosdoshme për kurimin e tyre. Gjithashtu kryeparlamentarja ka takuar dhe familjare të të lënduarve duke i uruar atyre shërim të shpejtë të të afërme dhe duke u dhënë kurajo për të përballuar dhimbjen. "Përgëzoj dhe falënderoj ekipin e mjekëve të Spitalit Ushtarak për gatishmërinë e tyre. Të menaxhosh një situatë të tillë në mënyrë kaq të veçantë është një meritë e jashtëzakonshme e tyre. Në spital kanë ardhur 169 të lënduar të shkallëve të ndryshme që po trajtohen këtu, ndërsa disa janë nisur për kurim të mëtejshëm 5 të plagosur në Greqi dhe 4 të tjerë në Itali. Është diçka e jashtëzakonshme që, pa i bërë asnjë thirrje, të gjithë mjekët kanë ardhur për të qenë të gatshëm në këtë tragjedi, për t'i shërbyer të gjithë atyre që kishin nevojë", tha Topalli.

"Shekulli"
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 09:09
"GERDECI", KRASNIQI LETER KRYEMINISTRIT (17/03/2008)
Nje mesazh ngushellimi kryeministrit Sali Berisha i ka ardhur edhe nga kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi. "Ju shkruaj per t'ju shprehur ngushellimet e mia me te aferta dhe te sinqerta per humbjen tragjike te nje numri te qytetareve te Shqiperise nga shperthimet ne depon e municioneve ne fshatin Gerdec. Kjo tragjedi me permasa kaq te medha per popullin shqiptar ka shkaktuar emocion dhe keqardhje te thelle tek une personalisht dhe tek mbare qytetaret e Kosoves. Institucionet dhe populli i Kosoves po e ndjekin me shqetesim kete ngjarje te dhimbshme ne Shqiperi dhe jane gati te ofrojne cdo ndihme qe varet prej tyre", thuhet ne letren e kreut te kuvendit kosovar.

Burimi i lajmit: Televizioni TopChannel
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Berisha mashtroi për Gërdecin

18th March 2008, 09:18
Berisha mashtroi për Gërdecin
Mar, 18 Mars 2008

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Img_ph13

TIRANË- Kontratat e tragjedisë së Gërdecit janë dëshmia më e fundit e abuzimeve të kryera në procesin e çmontimit të municioneve të rënda ushtarake. Në dukje dy kontrata tepër të rregullta por që asnjë prej tyre nuk është zbatuar në praktikë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë dje publikimin e tyre pas tre ditësh zvarritje por ato kanë zbuluar edhe abuzimet e shumta që kanë ndodhur. Duke nisur nga mënyra e çmontimit të predhave e deri tek siguria tepër e ulët, janë vetëm disa arsyet e tragjedisë që ka shkaktuar deri tani 16 të vdekur dhe 300 të plagosur. Publikimi më në fund i kontratave ka "nxjerrë zbuluar" edhe kryeministrin Berisha, i cili është fshehur për ditë me radhë pas faktit që çmontimi i predhave bëhej nga një kompani amerikane. Në kontratë është përcaktuar tepër qartë se firma amerikane do të marrë një nënkontraktor për të kryer punën e saj. Për këtë nënkontraktor qeveria shqiptare nuk ka asnjë të dhënë, nuk ka asnjë kontratë të lidhur dhe nuk di se çfarë personash punonin në këtë proces të rrezikshëm.

Dy kontrata me vlerë rreth 2.2 milionë dollarë amerikanë dhe një listë e gjatë shkeljesh që i shoqëron. Kontratat janë firmosur nga drejtori i MEICO, Ylli Pinari dhe personi i deleguar i Southern Ammunitions Company, Patrick. C. Henry III. Kontrata e parë është lidhur më gjashtë qershor të vitit të kaluar dhe ka si qëllim shitjen e municioneve që do të kalojnë përmes procesit të demilitarizimit. Kontrata është për shitjen e 50 milionë e 100 mijë fishekë nga kalibri 12.7 mm deri tek ai 54 mm dhe vlera totale e saj është 1.611 milionë dollarë amerikanë. Ndërkohë kontrata e dytë është lidhur më 28 dhjetor 2007. Ajo ka një vlerë prej 582 mijë dollarësh amerikanë dhe parashikon demolimin e predhave me kalibër nga 20 deri 152 mm.

Kontratat parashikojnë ngritjen e fabrikës së çmontimit në Gërdec të Vorës dhe një pjesë e territorit do të jetë nën kontrollin e forcave të përbashkëta. Ndërkohë i gjithë territori do të jetë në përdorim të firmës amerikane deri në përfundim të kontratës. Kjo pjesë e kontratës nuk është zbatuar asnjë herë pasi në vendin ku bëhej çmontimi nuk ka pasur asnjë roje ushtarake. Ka qenë një kompani private sigurie e paguar nga SAC dhe askush tjetër nuk ka pasur dijeni se çfarë ndodhte aty. Më pas në kontratë saktësohet se MEICO duhet të marrë përsipër transportin e municioneve deri në fabrikën që ndodhet në Gërdec. Më pas municionet merren në dorëzim nga firma amerikane dhe ajo mban përgjegjësi të plotë për to. Të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me demolimin, transportimin e armatimeve si dhe kostot e tjera si qiraja e tokës e faturat e ujit dhe energjisë elektrike merren përsipër nga SAC.

Municionet luftarake duhet të dorëzohen në Gërdec çdo ditë nga MEICO. Dorëzimi i tyre bëhet në prani të dëshmitarëve, të cilët verifikojnë edhe dokumentacionin përkatës. Një tjetër detyrë e MEICO është sigurimi i lejeve të punës për firmën amerikane si dhe punëtorët e saj. Por përveç dorëzimit të municionit çdo ditë nga ana e MEICO, SAC duhet të kujdeset që çdo ditë të hiqet baruti dhe tritoli. Predhat e çmontuara përmbajnë hekurishte për skrap, bronc, barut dhe tritol. Këto dy të fundit janë elementë tepër të rrezikshëm dhe për pasojë duhet të largohen çdo 24 orë nga vendi i demolimit. Sipas kontratës, eksplozivët duhet të dërgohen në magazina të veçanta, ruajtja e të cilave do të bëhet nën masa tepër të rrepta.

Kushtet e sigurisë

Një pikë e kontratave është ajo ku shpjegohen masat "tepër të larta të sigurisë". "Demolimi i municionit do të bëhet në kushte tepër të larta sigurie, sipas specifikimeve teknike që kërkon ky proces",- thuhet në kontratë. Por në realitet masat e larta të sigurisë përfunduan në një territor të rrethuar me llamarina, brenda të cilit punonin disa fshatarë të gjorë që nuk kishin asnjë dijeni për rrezikshmërinë e predhave luftarake. Këta janë edhe viktimat e tragjedisë. Sigurisht që dikush, ose më saktë shumë zyrtarë shtetërorë, duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë fakt.

Specialistët amerikanë

Kontrata parashikon edhe ndërtimin dhe instalimin e të paktën dhjetë vijave demilitarizimi dhe sigurimin e nga katër deri në dhjetë teknikëve që kanë si detyrë instalimin, supervizimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve. Në realitet punëtorët panë vetëm një herë ca "specialistë" që u dhanë këshillën e vlefshme: Mos pini duhan mbi barut!.

Baruti dhe tritoli

"Baruti dhe eksplozivë të tjerë nga çmontimi duhet të transportohen jashtë qendrës së çmontimit drejt magazinës së barutit ose eksplozivit sipas të gjitha rregullave teknikë të këtij procesi. Transportimi i barutit duhet të kryhet jo më pas se një herë në 24-orë",- thuhet në kontratat e nënshkruara nga MEICO dhe SAC. Por punëtorët e mbijetuar të tragjedisë kanë deklaruar se baruti e tritoli që shpërthyen mesditën e së shtunës kishin ditë që ndodheshin aty, pa ndonjë magazinim të veçantë.

Kompania amerikane mohon kontratën e dytë. Dyshohet se ajo është falsifikuar gjatë ditëve të fundit

SAC: Nuk kemi lidhje me demolimin e predhave


Përfaqësuesit e firmës amerikane "Southern Ammunition Company", thanë dje se ata nuk kanë qenë të përfshirë në operacionin e fundit në fshatin Gërdec për çmontimin e municioneve. Të kontaktuar nga Zëri i Amerikës, përfaqësues të kësaj kompanie me qendër në Karolinën e Jugut, shpjeguan se kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë ishte lidhur në prill të vitit 2007, për të çmontuar municione të kalibrit të vogël dhe kishte përfunduar në dhjetor të 2007. Kontrata, sipas tyre, përfshinte vetëm dhënien e pajisjeve dhe jo transport, ose personel, dhe vetëm për çaktivizimin e municionit të kalibrit të vogël. Zyrtarët e firmës thonë se aktiviteti i tyre është zhvilluar në fshatin Gërdec, aty ku ndodhi shpërthimi i të shtunës. Sipas zyrtarëve të kësaj firme, një operacion i dytë, filloi në janar të vitit 2008, për çmontimin e municioneve me kalibër të madh, por ky operacion nuk përfshinte kompaninë Southern Ammunition. Kompania, thonë zyrtarët e saj, nuk ofroi njerëz, teknologji apo pajisje për operacionin e dytë. Sipas zëdhënësit të saj, kjo firmë ka punuar me kompaninë lokale shqiptare, por vetëm për municionet me kalibër të vogël dhe jo për ato me kalibër të madh që filluan të çmontohen pas janarit. Ndërkohë kryeministri Berisha është justifikuar dje duke thënë se me këtë çështje është marrë vetëm Ministria e Mbrojtjes. "Kompania ka paraqitur një kërkesë me shkrim dhe se disponojmë kërkesën me shkrim të kompanisë për një kontratë të re për çmontim municionesh. Përveç kësaj kërkesë, Ministria e Mbrojtjes disponon dokumentin apo kontratën e firmosur, siç thotë drejtoria përkatëse e marrëdhënie tregtare, me kompaninë në fjalë. Të themi tani që këto të jenë falsifikuar të tëra unë më duket një gjë jashtë të gjitha... megjithatë, ka një hetim nga prokuroria e vendit, e cila po punon dhe do të punojë për zbardhjen e plotë të të gjitha përgjegjësive. Ministria e Mbrojtjes ka afruar dhe do të ofrojë çdo dokument që nevojitet, dhe jo vetëm prokurorisë, por edhe medieve",- tha kryeministri Berisha. Ai ia ka hedhur të gjitha fajet Ministrisë së Mbrojtjes dhe firmës MEICO. "Nuk kam pasur asnjë dijeni për nënkontraktimin dhe kryeministri nuk ka dijeni për asnjë nga kontraktorët. Nëse i referohemi ligjit të ri të prokurimit publik, ligj i ri i prokurimeve publike i ka hequr çdo të drejtë Këshillit të Ministrave që të sillet si autoritet kontraktues kolektiv. Në asnjë rast kryeministri dhe KM nuk ka dijeni për nënkontraktorët, ka një rrethanë në të cilën kryeministri mund të ketë dijeni dhe kjo është kur vijnë ankesat, pasi atëherë kemi një departament të antikorrupsionit, kryeministri nuk ka dijeni për firmën kontraktuese",- tha Berisha.

Dyshimi për falsifikimin e kontratës së dytë

Pikërisht kjo kontratë e dytë e lidhur me kompanisë shqiptare MEICO dhe "Southern Ammunition Company Inc"është tepër e dyshimtë. Ajo është firmosur nga Ylli Pinari dhe Patrick. C. Henry III, ashtu si dhe kontrata e parë. Por përveç faktit që kjo kontratë është mohuar nga pala amerikane, edhe firmat që ndodhen në të janë disi të dyshimta. Firma e Ylli Pinarit është e njëjtë në të dyja faqet ndërsa ajo e Patrick. C. Henry III është krejtësisht e ndryshme. Edhe me sy të lirë mund të dallohet shumë lehtë ndryshimi mes dy firmave. E nënshkruar më 28 dhjetor të vitit të kaluar, kjo kontratë nuk tregon vendin se ku është bërë firmosja.
Sponsored content

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 2 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi