Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Dite Zie Kombetare

18th March 2008, 12:58
Berisha: Data 18 mars shpallet Dite Zie Kombetare


Kryeministri Sali berisha ka shpallur daten 18 mars 2008 si Dite Zie Kombetare
Ajo u shpall ne perkujtim te te vrareve, te zhdukurve dhe te plagosurve te tragjedise se Gredecit[/b]
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 13:00
Ngushellimet me te sinqerta per ato familje qe kane humbur te dashurit e tyre. Sot e gjithe Shqiperia duhet te mbaje zi per ate tragjedi.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 20:29
17 vjet ne shqiperi linden politikane vetem per te prishur,shkaterruar,vrare e gjakosur cdo familje shqipetare.kujtoni luften e Sales per kafet e Nexhmies, kujtoni luften e Ilirit, pa futur Ramizin ne burg nuk ka democraci ne shqiperi, kujtoni Milon ne Vlore
o djem rrembeni pushket
ja vdekje ja liri
Kujtoni Fatosin ne burg per vjedhje, kujtoni Pandeliun ,Fatosin e rrezoj korrupsioni, kujtoni 97 Saliu me Fatosin lufte veri-jug, kujtoni njerezit qe i mbytnin ne dete,kujtoni si e cveshen presidentin e lane si kukull,kujtoni embargon e Jugosllavise nga bota dhe fornizimin me nafte nga shteti ame,kujtoni Skenderin qe e don shqiperine ne krize dhe gazep,kujtoni viktimat e torturat e shqipetareve nga ushtria Greke kur pushtetin e merrte Saliu,kujtoni, kujtoni te dashur vellezer se sa bukur na kane drejtuar dhe po na drejtojne politikanet e nderuar te shqiperise.kujtoni ca vargje te nje poeti ku thote:
po vajtoj pa fund pa shprese
anes elbes anes sprese....

kjo eshte nje molekule e vogel e gazepit te madh.
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 20:41
Ke paraqitur nje kronologji te mire Nardi, te lumtë!

Kam per te shtuar shume por mjafton te ju pyes juve qe dini apo mendoni se cila eshte formula e juaj per ta shikuar SHQIPERINE SA ME MIRË!?
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

18th March 2008, 21:02
pa futur Ramizin ne burg
nuk ka democraci ne shqiperi(cituar nga nardjushnja)
.................

se cila eshte formula e juaj per ta shikuar SHQIPERINE SA ME MIRË!?9cituar nga albini)
......................

Pergjigje
Pa futur Saliun ne burg(edhe Nanon) nuk ka formule zgjidhjeje dhe ecje para ne shqiperi)
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty perseri ne Vore

19th March 2008, 18:39
Vorë, treni shtyp për vdekje dy gra

Mer, 19 Mars 2008 K.Kotorri

Vdekjet godasin sërish në Vorë, vetëm pak minuta larg Gërdecit aksidentohen dy të moshuara


TIRANË- Vdekjet godasin sërish në Vorë. Kësaj radhe ka qenë një aksident në shinat e trenit që iu ka kushtuar jetën dy grave. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Qafë-Kashar, vetëm pak minuta larg zonës ku ndodhi shpërthimi i depove që shkaktoi një tragjedi. Mate Bucpepa 65-vjeçe dhe Marie Tuci, 66-vjeçe, kanë qenë viktimat e trenit i cili i ka marrë përpara disa metra. Dy gratë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, duke mos u lënë kohë dëshmitarëve t'iu japin ndihmën e parë. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidentit që u mori jetën dy grave.


Aksidenti

Një tren ka copëtuar për vdekje dy gra të cilat po ecnin shumë afër shinave të trenit. Ngjarja u regjistrua rreth mesditës së djeshme në afërsi të Vorës, në vendin e quajtur Qafë-Kashar, kur Mate Bucpepa, 65-vjeçe dhe Marie Tuci, 66-vjeçe janë shtypur nga treni. Mësohet se dy gratë po ecnin pranë shinave të trenit. Dyshohet se ato nuk kanë vënë re trenin kur u janë afruar shinave. Por shpejtësia e madhe e trenit ka bërë që të marrë para gratë dhe t'i përplasë ato pa u lënë kohë që të largoheshin. Goditjet kanë qenë fatale për 66 dhe 65-vjeçaren të cilët janë hedhur disa metra larg. Dëshmitarët e ngjarjes janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë dy të aksidentuarave por ka qenë e kotë pasi ato kanë ndërruar jetë. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes brenda pak minutash.


Policia

Efektivat e policisë këqyrën vendin e ngjarjes, dhe nisën menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. Burime nga policia thanë se sipas dëshmitarëve të ngjarjes, gratë kanë qenë duke ecur në një rrugë shumë pranë shinave të trenit. Duket se ato nuk kanë kuptuar se treni mund t'i cekë megjithëse nuk ishin mbi shina duke lëvizur shumë pranë tyre. "Shpejtësia e madhe e trenit ka përplasur gratë duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme",- thanë burimet zyrtare të policisë së Tiranës. Mësohet se në pyetje është marrë edhe drejtuesi i trenit për të dhënë versionin e tij. Burimet policore shtuan se po punohet për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti. Trupat e pa jetë të dy grave u transportuan në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme dhe më pas iu dorëzuan familjarëve të tyre.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Qeveria dhe vendimet per rimekembjen e zones pas tragjedise

20th March 2008, 05:56
Qeveria dhe vendimet per rimekembjen e zones pas tragjedise
Kryeministri Berisha: Bizneset e dëmtuara nga tragjedia e Gërdecit, do të rimbursohen për dëmet e pësuara


Kryeministri Berisha tha sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se bizneset e dëmtuara nga shpërthimi në Gërdec do të rimbursohen për dëmet e pësuara. “Një problem të veçantë përbëjnë bizneset që duhet të rindërtohen me shpejtësinë më të madhe,” u shpreh kryeministri.



Kryeministri Berisha bëri të ditur se Ministria e Financave dhe organet tatimore kanë përpunuar skemën e përllogaritjes së dëmit për biznesit, duke u bazuar në investimet e deklaruara prej tyre.



“Organet tatimore dhe Ministria e Financave kanë përpunuar dje skemën e përllogaritjes së dëmit për biznesit, duke u bazuar në investimet e deklaruara të tyre dhe do t’u disbursohet shuma e humbur për ngritjen sa më shpejt të bizneseve të tyre. Disa prej tyre kanë qenë të siguruar dhe kompanitë e sigurimeve kanë dëshmuar gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur detyrimeve që rrjedhin nga sigurimi,” tha Kryeministri, duke siguruar se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për rindërtimin sa më të shpejtë të kësaj zone thellësisht të traumatizuar.

19/03/2008

https://www.youtube.com/watch?v=cYmiheXA3k0
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Tragjedia, Berisha: Më hetoni

21st March 2008, 03:12
Tragjedia, Berisha: Më hetoni

Debate të ashpra në Kuvend për shpërthimin në Gërdec. Kryeministri: Nuk kisha dijeni për poligonin. Opozita këmbëngul: Dorëhiqu


"Kryeministri Berisha të japë dorëheqjen, të dorëzojë imunitetin dhe të vihet në dispozicion të organit të hetimit". Kjo kërkesë ka ardhur dje nga kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Valentina Leskaj, gjatë debatit në Kuvend për tragjedinë e Gërdecit. Për disa orë rresht, salla e Kuvendit është përfshirë nga debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës, ku nuk kanë munguar akuzat e ndërsjella. Deputetët e opozitës kanë akuzuar qeverinë dhe Kryeministrin Berisha si shkaktar të kësaj tragjedie, të cilët kanë lejuar ndërtimin e kësaj fabrike për demontimin armëve në një zonë kaq nevralgjike. Duke komentuar fjalën e Kryeministrit Berisha, i cili u mundua që të hiqte çdo përgjegjësi nga vetja, kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, i ka kujtuar kreut të qeverisë se historitë që ai tregoi në Kuvend kanë fyer çdo shqiptar. "Ju mohoni përgjegjësinë tuaj për ngjarjen e Gërdecit, por unë ju bëj thirrje që të lexoni nenin 169 të Kushtetutës lidhur me përgjegjësinë tuaj. Zoti Kryeministër, ju nuk mund të rrini më ulur në atë karrige, ju keni po aq përgjegjësi sa Mediu që lejoi hapjen e një fabrike municionesh në një zonë të banuar. Ky është një rast i paprecedentë", është shprehur Leskaj. Gjithashtu edhe deputeti i PS-së, Musa Ulqini, ka mbajtur të njëjtin qëndrim me kryetaren e grupit, duke theksuar se qeveria dhe Kryeministri janë përgjegjës për këtë tragjedi. Ulqini i ka kujtuar Kryeministrit se është përgjegjësi e tij që në këtë fabrikë punonin gra dhe fëmijë. "Qeveria është kthyer në agjenci funeralesh, e cila jep para për të varrosur kufomat", është shprehur Ulqini. Sipas tij, kjo tragjedi ka treguar edhe një herë se Kryeministri nuk e njeh aktin civil të dorëheqjes. Kjo akuzë ka marrë menjëherë përgjigjen e Berishës, i cili ka theksuar se nëse gjenden përgjegjësi ligjore për Kryeministrin, ai është gati të përgjigjet. "Jam i gatshëm për t‘u hetuar. Bëni një mocion ndaj meje nëse kërkoni largimin tim. Ngrini komision parlamentar, faktoni akuzat ndaj meje, por kam frikë se do të gjeni atë që nuk doni", është shprehur Berisha. Kryeministri i ka kujtuar opozitës se ajo nuk është në Kuvend vetëm për të kritikuar, por edhe për të dhënë alternativa sesi mund të dilet nga kjo situatë. Debati ka vijuar më tej, ku deputeti i PS-së, Pandeli Majko, i ka kujtuar Kryeministrit se demontimi i armëve nuk është biznes. Majko ka theksuar se nuk ka legjislacion për importin në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa deputeti Arjan Starova ka deklaruar se tragjedia mund të shmangej, ndaj për këtë duhet të ndëshkohen përgjegjësit e saj. Mjaft i ashpër në fjalën e tij ka qenë kryetari i LSI-së, Meta, i cili i ka kujtuar Kryeministrit Berisha se është përgjegjësi për tragjedinë e Gërdecit. Meta ka theksuar se Berisha e ka zhytur vendin në një varfri të tejskajshme, e cila i detyron gratë dhe fëmijët që të punojnë në një fabrikë armësh për të fituar dy lekë më shumë. Pas katër ditësh, tha Meta, Kryeministri nuk bën dot një bilanc për tragjedinë, nuk paraqet një shifër të saktë për viktimat. Meta ka kërkuar dorëheqjen e Berishës për t‘i hapur rrugë hetimit të kësaj tragjedie. Gjithashtu, duke i dhënë përgjigje deklaratës së Berishës se opozita duhet të japë alternativa për përballimin e kësaj situate, Meta ka deklaruar se LSI-ja ka propozuar alternativat e saj për të dalë nga situata. Ajo është ndezur shumë pas deklaratës së ministrit Olldashi, i cili ka risjellë në kujtesën e të gjithëve disa tragjedi të ndodhura gjatë qeverisjes së PS-së, ku Kryeministri i asaj kohe nuk ishte pranë viktimave, por duke festuar dhe duke bërë ski. Olldashi citoi disa deklarata të deputetëve të PS-së, të cilët kanë qenë ministra në atë kohë. Por reagimi i deputetëve të opozitës ka qenë i menjëhershëm. Ata i kanë kujtuar Kryeministrit se tani nuk bëhet fjalë për tragjedi, por për vrasje dhe trafik të pastër armësh. Deputeti Blushi është shprehur se shqiptarët i vrau qeveria e tyre në ditën me diell, në mes të kryeqytetit, pasi qeveria i ka dhënë monopolin e armëve një kompanie private.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

21st March 2008, 03:12
Ish-ministri

Mediu: Dorëzoj imunitetin që tani



Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur dje në Kuvend për tragjedinë e Gërdecit, ku fjalën e nisi me solidaritetin e tij dhe ngushëllimin për familjet e viktimave dhe të prekurve. "Jam këtu me detyrimin e të qenit personi i parë, i cili duhet të japë llogari dhe informacion për atë që ndodhi. E vërteta për këtë ngjarje nuk mund të fshihet dhe as të deformohet. Do të jetë drejtësia ajo që do të gjykojë dhe vendosë institucionalisht dhe ligjërisht mbi ngjarjen", tha Mediu. Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes e ka vlerësuar si shumë shqetësuese gjendjen e municioneve, ndërsa ritmi aktual i asgjësimit për shkak të mungesës së mbështetjes është larg realizimit të objektivave në këtë fushë. "Si ministër i Mbrojtjes nuk kam marrë as shqetësimin më të vogël për çështje të sigurisë, trajtime të personelit dhe as për fakte skandaloze për praninë e fëmijëve. I gjithë dokumentacioni ka njohur vetëm një marrëdhënie me kontraktonin amerikan", tha ministri i dorëhequr. Ai ritheksoi se do të mbështesë të gjitha hetimet që do të bëhen për këtë ngjarje.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

21st March 2008, 03:13
Kreu i qeverisë: Nuk kam pasur dijeni për depon e madhe në Gërdec

Berisha thekson se ai dhe Presidenti nuk dinin gjë për vendndodhjen e punishtes së "vdekjes"


Kryeministri Berisha ka treguar dje në sallën e Kuvendit edhe një herë përmbajtjen e "filmit aksion të Gërdecit", të cilin shqiptarët e panë drejpërdrejtë nëpërmjet mediave. Duke shfrytëzuar podiumin e Kuvendit dhe sigurisht ekranet televizive, që japin drejtpërdrejt seancat parlamentare, kreu i qeverisë nuk ka përtuar të rindërtojë edhe një herë nga e para të gjithë skenën e ngjarjes, që edhe ai vetë e ka mësuar me kaq detaje nga mediat, të cilat, për të kryer misionin e tyre, kanë qenë në ato momente në vendngjarje, duke u bërë padashur protagoniste të këtij filmi me fund tragjik. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha ka deklaruar se "më 15 mars, në mesditë, Shqipëria përjetoi në zonën e Vorës një katastrofë të tmerrshme, të shoqëruar me plagosje, me humbje të konsiderueshme jetë njerëzish, por edhe dëme materiale". Sipas Kryeministrit, shkak i kësaj tragjedie ka qenë shpërthimi i një eksplozivi të fuqishëm, i cili krijoi një katastrofë, e cila u shoqërua me një çmim shumë të shtrenjtë, jetë njerëzish dhe rrënime të shumë shtëpive dhe bizneseve. Ky lajm i kobshëm e ka gjetur Kryeministrin në një takim politik, të cilin e ka ndërprerë më pas, për të marrë situatën në dorë. Kreu i qeverisë ka informuar më pas deputetët se ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes të Brendshme të të Shëndetësisë që të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre, për t‘u ardhur në ndihmë të lënduarve. Duke renditur disa të dhëna, të cilat mediat kanë ditë që i kanë bërë publike siç janë vënia në dispozicion e 10 helikopterëve, e mbi 1 mijë trupave ushtarake, mbi 500 trupa të policisë, kreu i shtetit nuk ka harruar të falënderojë ministrat dhe deputetët për kontributin e dhënë në kapërcimin e kësaj tragjedie. Po ashtu Kryeministri ka theksuar se nga kjo tragjedi janë lënduar 247 persona, nga këta 15 janë më të dëmtuar, pasi kanë djegie të shkallëve të ndryshme, por për ta ndihma është dhënë në mënyrë të menjëhershme, duke i dërguar në spitalet e Greqisë dhe të Italisë për një ndihmë mjekësore më të specifikuar. Duke u ndalur te dëmet materiale, Kryeministri ka theksuar se janë vlerësuar dëmet e 1300 ndërtesave dhe ka premtuar se do të kompensojë me para në dorë të gjithë banorët. Duke hasur në kundërshtinë e deputetëve të opozitës, të cilët kanë shprehur hapur kundërshtinë për të dëgjuar ligjëratën e kreut të qeverisë, ky i fundit është munduar t‘i vërë ata para përgjegjësisë, duke u thënë se për trajtimin municionit, është fajtor ligji që kanë lënë ata, pasi nuk ekziston një vendim i qeverisë shqiptare sesi do të trajtohen municionet. Duke dashur të hedhë poshtë çdo akuzë që është bërë nga opozita se Kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë shitblerjen e municioneve, ai ka theksuar se për herë të parë fjalën Gërdec e ka dëgjuar më 15 mars ditën e tragjedisë. Ndaj nuk ka asnjë lidhje me ato akuza se ai ka ndërhyrë për të krijuar në Gërdec këtë depo për mbledhjen e municionit, apo të kontraktonte firmat për kryerjen e kësaj pune. Për Kryeministrin të gjitha këto akuza janë të pavërteta. Duke bërë rrolin e të paditurit për shumë zhvillime në vend kryesisht në fushën e mbrojtjes, të cilat nuk janë as kompetencë e tij dhe as e kreut të shtetit, Kryeministri i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë për seriozitet të madh për zbardhjen e kësaj ngjarjeje
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty SHBA mbështetje për tragjedinë e Gërdecit

21st March 2008, 03:14
SHBA mbështetje për tragjedinë e Gërdecit

Topalli merr mesazh ngushëllimi nga Withers


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë dje një mesazh ngushëllimi nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John .L. Ëithers II. Njoftimi është bërë i ditur nga zyra e shtypit pranë Kuvendit. Në mesazh thuhet se "në emër të Ambasadës amerikane Ju lutem të pranoni ngushëllimet për humbjen tragjike nga ngjarjet e tmerrshme në Gërdec. Ne ndajmë dhimbjen e thellë dhe shprehim ndjenjat tona të sinqerta për njerëzit, që humbën të dashurit e tyre në aksidentin e Gërdecit". Në mesazhin e tij, ambasadori Ëithers thekson se "amerikanët do të bashkëpunojnë me shqiptarët dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar në përpjekjet për të ndihmuar të prekurit nga ngjarja tragjike".
Anonymous
Musafir
Vizitor

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Kryeministri sulmon ashpër mediat: Manipuloi me tragjedin

21st March 2008, 03:15
Kryeministri sulmon ashpër mediat: Manipuloi me tragjedinë

"Edhe lakuriq të dalin në ekrane, nuk kam për t‘i penguar"


Kryeministri Berisha lë pas tragjedinë e Gërdecit, duke sulmuar mediat gjatë mbledhjes së qeverisë. Akuza të rënda janë vërshuar dje në mesditë në adresë të gazetarëve nga kreu i Ekzekutivit. Berisha ka bërë përgjegjëse median, që sipas tij, ka manipuluar me tragjedinë e Gërdecit. "Disa zëdhënës, mercenarë të mafies, gazetarë që, duke shkelmuar në mënyrën më të turpshme mbi moralin njerëzor, kërcenin nga gëzimi në ekranet e tyre dhe manipulonin me fatkeqësinë e viktimave, më thanë edhe familjarët. Kjo ishte e pabesueshme për sytë e mi dhe të atyre të asaj zone, sesi këta mercenarë ‘non stop‘ bërtisnin ‘Rroftë vdekja, poshtë qeveria‘", tha Kryeministri në mbledhjen e qeverisë, ku si rrallë ndonjëherë kishte mbledhur të gjithë ministrat e kabinetit. Kryeministri u tregua i ashpër kur tha se gëzimi i gazetarëve në rastin e katastrofës së Gërdecit u kthye në makabritet. "Ti mund të mos ta duash apo urresh një qeveri, mund të sulmosh e shpifësh në çdo kohë, por të shtrosh darka e dreka gëzimi, kur ende kemi familje që i kanë varret e hapura se nuk i kanë akoma viktimat e tyre, kjo nuk është perversitet, por makabritet moral", tha ai. Gjatë lëshimit të këtyre akuzave, me siguri Kryeministrit i është kujtuar shprehja "ai që të shan, të do", prandaj edhe vijoi se "si njeri i dashuruar pas medias, siç jam dhe i tillë do të mbetem, këtë herë kam ndjerë dhimbjen e dytë më të madhe, kur shihja këta mercenarë, që jo të shumtë, por ekzistojnë, gazetarë e gazetare që hidheshin nga gëzimi e harronin se i shihte një zonë që vërshonte në lot mjerimi dhe dhimbjeje. Kishin marrë në studio të dehur që flisnin përçart, gjëra të cilat nuk i bëjnë nder një vendi të qytetëruar". Kryeministri Berisha u ka përcjellë mesazhin këtyre mediave se kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë të lirë. "Jam i betuar dhe i vendosur të bëj çdo gjë për lirinë e tyre, edhe sikur lakuriq të dalin në ekranet e tyre. Liria e tyre është e shenjtë, por njeriu duhet të ketë një kufi moral, sepse mund të jesh privat, por nuk duhet të harrosh se je në funksion publik dhe në këtë funksion nuk mund të brohorasësh e të kërcesh nga gëzimi nga karrigia, nuk mund të vendosin të dehur në studio për të folur përçart, nuk mund të bësh kurrë moralin e atij që thotë ‘Rroftë vdekja, poshtë qeveria‘, sepse kjo tejkalon çdo gjë", tha ai. Cinizmi i Kryeministri ka vijuar edhe më tej, kur ai është shprehur se "gazetarët janë të lirë. Në rast se do të dalin lakuriq në ekranet e tyre, le ta bëjnë, ne do të respektojmë linjën e tyre". Sipas kryeministrit, qeveria ka bërë çdo përpjekje për të bërë transparencën e plotë ore pas ore të zhvillimeve dhe vendosi me to raportin më të mirë të mundshëm, gjë e cila i shërbeu shumë përpjekjeve të mëdha e të gjithanshme për kapërcimin e situatës. "Por nuk do të isha ky që jam në rast se nuk do të shprehja këtu habi ndaj disa zëdhënësve, mercenarëve të mafies, që manipulojnë me lajmet", tha ai.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

21st March 2008, 12:05
gazetaret ministri ska te drejt ti shaj asj as ti sulmoj nese ata shkruejn te kunderten aj duhet te dal e ta thoj ate qe eshte e vertet per tragjedin dhe te hulumtoj ta nxjerr ne medja te vertetn e kesaj katastrofe ,dhe arsyjet e kujt ishin qe dergoj deri ketu ket tragjedi kush provokoj ti lej rruge mercenarit te luj me jetra te njrzve ,keshtu thoni minstrit mos pall si lop ,por puno me arsyto ate vote qe e ke marrun se vetem me pune dihet vlera jote e jo me te pallura ne qeveri ma rezulatete .
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

21st March 2008, 12:15
Kryeministri duhet ti falenderoj mediat gjate gjithe kohes per ate qe ata bene ate dite te tragjedise dhe jo ti akozoj ata per manipulime..eshte nje fyerje e madhe qe ju beri mediave dhe gazetareve...
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

21st March 2008, 12:17
kryeminstri ka mendue se edhe sod e kesaj dite medjat do te jen nen qensuren 50 vjeqare qe kan gjen duhet ti thuhet ato kohra kan perndue nuk kethehen me dhe medjat bejn punene e tyre e le te mirret mjarani me koken e tije pak se nuk e ka ne terezi fare cfar thot dhe cafar punon ,
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

21st March 2008, 12:18
Nuk jane me ato media qe kane qene ne vitet kur kryeministri kishte gjithkca nen kontroll, tani mediat jane te lira pothuajse dhe te paanshem fare.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

21st March 2008, 13:43
ne vende demokratike medjat duhet te jen te paanshme ,nese dojn te punojn ne frymen e demokracis ,keshtu gabim i madh eshte nese kryeminstri kundervehet kunder medjave ,pa fakte dhe pa arsyje ,duhet ta vej logjiken dhe te shikoj pse ndodhi ky shperthim dhe ku ken shkaqet qe erdhi deri tek pasojat katastrofike ,ne deme materiale ne deme te njrzve dhe te viktimave ,te kerkoj llogarin mga ministri i mbrojtjes edhe pse aj tha dorheqejen e tije ,ka hapsir per llogari thenje ,dhe duhet ti marr maset edhe ne rajone tjera mos te perseritet po e njeta tragjedi aty ku jan depot e armve qe qojn ne rrez8ikun e njerzve ,te rishikoj dhe te behet me kriteret qe ju ka afrue nato .
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Urdheri mister, u ndryshua ora e pushimit

21st March 2008, 17:10
Urdhri mister, u ndryshua ora e pushimit


E Premte, 21 Mars 2008

Punetoret e firmes "Alba Demil" hedhin hije dyshimi per ndryshimin e orarit te pushimit gjate dites se ngjarjes ne repartin e Gerdecit. Ndryshe nga ditet e tjera te punes, te shtunen e 15 marsit, drejtuesit e punimeve ne fabriken e cmontimit kane urdheruar qe ky pushim te behej nje ore me pare se zakonisht. Burime nga grupi hetimor thane dje, per gazeten "KJ", se nga pyetja e disa prej te mbijetuarve te tragjedise se ndodhur ne fabrike, mesohet se atyre u ishte dhene urdher qe te hanin dreken rreth ores 12:00 te se shtunes. Nderkohe qe vetem 10 minuta me vone do te ndodhte edhe shperthimi fatal, qe mori jeten e 19 personave dhe plagosi rreth 300 te tjere. Prokuroret po hetojne si nje nga pistat e tyre edhe sabotimin, apo nje akt te qellimshem, por ende nuk kane gjetur provat e mjaftueshme per te deklaruar zyrtarisht shkakun. Gjithashtu, kete dite dhe specialisti amerikan, i cili kontrollonte punen dhe hidhte firmen per vazhdimin e procesit, nuk ka qene ne pune. Ndryshimi i orarit te pushimit dhe mungesa e ekspertit amerikan, jane siguruar nga deshmite e punetoreve te firmes shqiptare. Zakonisht, sipas tyre, pushimi i drekes behej ne intervalin 13:00-14:00.

Urdhri

"Zakonisht pushimin e drekes e benim rreth ores 13:00, por ate dite na eshte dhene urdher rreth ores 11:55 qe te hanim dreken, pa na u dhene shpjegime", mesohet te jene shprehur disa prej punetoreve ne deshmine e tyre. Grupi hetimor i drejtuar nga tre prokurore te Prokurorise se Tiranes dhe nje i Prokurorise Ushtarake, ka depozituar ne dosje deshmite e te punesuarve, duke ia bashkangjitur rrefimeve te te tjereve. Por, sipas burimeve zyrtare, kjo eshte nje pjese e versionit te servirur gjate investigimit, pasi punetore te tjere kane thene se oraret e pushimit here pas here ndryshoheshin. Gjithsesi, ndryshimi i kohes se drekimit diten e tragjedise eshte bere nje objekt hetimi nga organi i akuzes, duke ngritur hije dyshimi edhe per nje organizim te paramenduar per ngjarjen. Por ky motiv nuk eshte i verifikuar zyrtarisht dhe qendron si nje nga pistat e hetimit qe po kryhet. Sipas prokuroreve, shperthimi ne fabrike ka ndodhur vetem 10-15 minuta pas thirrjes per pushimin e drekes se punetoreve dhe per fat te mire shume prej tyre kane arritur te shpetojne.

Dyshimet

Sipas grupit hetimor, mbetet mister ndryshimi i orarit te pushimit drekes dhe per kete jane marre ne pyetje pronaret e fabrikes, te cilet nuk kane dhene nje version ne lidhje me kete ndryshim orari. Gjithashtu, nje tjeter moment, i cili mbetet te verifikohet gjate hetimeve, eshte mungesa diten e 15 marsit ne fabrike e specialisteve, te cilet pas kontrolleve hidhnin firmen ne bordero qe te fillonte puna. Ate dite sipas rrefimit te deshmitareve, specialistet nuk jane dukur dhe s'kane qene prezent ne momentin e shperthimit fatal ne fabriken e cmontimit te municioneve.

Prokuroria: Kemi pyetur rreth 100 deshmitare

Prokuroria ka arritur te mbledh deri diten e djeshme rreth 100 deshmi te punetoreve dhe banoreve te ndryshem ne fshatin Gerdec. Aktualisht versionet jane nga me te ndryshme dhe sipas eksperteve verifikohet akuza e shkeljes se rregullave ne pune me pasoje vdekjen e nje numri te madh personash. Nder te tjera, banoret kane rrefyer se perdite ne repart hynin makina me armatim. Po keshtu deshmi rreqethese kane qene ato te pjeses me te madhe te te punesuarve, se ne fabrike lejoheshin te punonin edhe femije e gra, per te ndihmuar te afermit qe te arrinin normen e vendosur nga firma per cmontimin e shkarkimin e 1 mije arkave ne dite. Nderkohe qe edhe per kushtet e sigurise, si pirja e cigares apo kontrollet kane lene per te deshiruar gjate procesit, ku mungonin edhe pajisjet. Nderkaq, ne grupin shqiptar te hetimit, ku jane te perfshire prokurore te Tiranes dhe te Durresit, do te perfshihen dhe eksperte te huaj. Per zbardhjen e tragjedise se Gerdecit pritet t'i bashkengjiten edhe agjentet e FBI-se gjate dites se sotme, pas kerkeses se bere nga Kryeprokurorja Ina Rama. Shkak eshte bere mungesa e pajisjeve bashkekohore per analizat e ADN-se se viktimave te paidentifikuara dhe te ekspertizes ne vendin e ngjarjes. Mesohet se ne vendin tone do te mberrije nje skuader e Byrose Federale te Hetimeve, e cila eshte e specializuar ne lidhje me keto ngjarje. Gjithashtu ne Shqiperi, do te mberrijne dhe dy eksperte per identifikimin e viktimave.
XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Gerdec :"Skandali, biznes me gjakun e fëmijëve!"

22nd March 2008, 11:00
"Top Media" siguron pamjet filmike: Në fabrikën e vdekjes punonin edhe të mitur


Pavarësisht dëshmive të shumë banorëve të fshatit për punishten primitive ku bëhej çmontimi i predhave, Kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk e kanë pranuar asnjëherë faktin se në "fabrikën e vdekjes" në Gërdec punonin edhe të mitur. Madje, ata kanë deklaruar se në fabrikën e Gërdecit punonin njerëz të trajnuar. Por faktet flasin ndryshe. "Top Media" ka siguruar pamje ekskluzive që jo vetëm hedhin poshtë këto deklarime, por janë një akuzë e fortë. Pamjet tregojnë fëmijë fare të mitur, të cilët punonin mes predhave dhe arkave me armatime e municione të tjera të rrezikshme. Pamjet shokuese akuzojnë strukturat përgjegjëse shtetërore për kushtet e punës në kantierin e çmontimit të predhave të rrezikshme në Gërdec. Fëmijët, të cilët duken qartë në pamjet filmike, punonin në një mjedis të rrethuar me llamarina dhe pa asnjë kusht sigurie për jetën.


Por edhe nga Durrësi vijnë dëshmi tronditëse mbi punësimin e fëmijëve në këtë fabrikë. "Punova vetëm një ditë atje. Nga mëngjesi deri në darkë. Ishte gruaja që më thoshte: ‘Shko e kërko punë atje. Të gjithë punojnë e fitojnë para në depo‘. Shkova. Fillimisht nuk më pranuan. Më thanë s‘ka punë. Para dy javësh shkova dhe u futa menjëherë në punë. Nuk u trajnova. Më futën në transport. Duhet të shtynim dy burra dhe një grua një karrocë të mbushur plot e përplot me predha. Ishte e vështirë pasi duhet të kujdeseshim që me gjithë atë ngarkesë të mos rrëzohej gjë nga karroca. Rrëzimi mund të sillte shpërthim. Më futën dhe në çmontim të predhave. Ne që ishim në transport duhet të bënim të tre 550 predha që të paguheshim 20 mijë lekë të vjetra në ditë. Atë ditë ne bëmë 467 dhe u pagova me 11 mijë lekë. Me llogaritë që bëra i binte 11 lekë të reja një predhë. Ishte një punë rraskapitëse. Me kokë në torbë dhe ku nuk vlerësoheshe. U ktheva në mbrëmje në shtëpi dhe i thashë gruas: ‘Unë do të lyp gjithë ditën, po atje s‘punoj më." Drejtuesit ishin të gjithë shqiptarë. Nuk kam parë të huaj, as kur kërkoja punë, as atë ditë që punova. Atje punonin fëmijë mbi 13 vjeç. I kam parë vetë", dëshmon Rasim Krasniqi, një nga punëtorët e punishtes që nuk ekziston më në Gërdec, pak kilometra larg Tiranës.
XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Po sikur ta shfajesonim qeverine!

22nd March 2008, 11:14
Përgjegjësia e qeverisë në atë që ndodhi në Gërdec, me në krye ministrin e Mbrojtjes, nuk do më asnjë provë dhe debat. Si një qytetar që nuk beson dhe aq shumë tek qeveritë, dhe për më tepër kur si liberalë luftojmë për një sistem ku gjërat të mos na varen sa më shumë të ishte e mundur te qeveria, ajo që është alarmante në katastrofën e Gërdecit është mbetja zbuluar jo vetëm nga moskujdesi dhe papërgjegjshmëria që duhet të japë një qeveri ndaj qytetarëve të vet, por mbetja zbuluar dhe nga gjithçka tjetër që nënkupton një sistem demokratik për t’u garantuar nga mosfunksionimi a keqfunksionimi i qeverisë.
Ndaj për herë të parë, me përgjegjësi qytetare do të duhet ta ndajmë këtë përgjegjësi bashkë me qeverinë dhe Kryeministrin Berisha. Me një rend hierarkik, nëse sot do të duhet të bëja “avokatin e djallit” të qeverisë për këtë ngjarje, pavarësisë pamundësisë logjike për ta bërë këtë, do të bënim këtë renditje:
Ndërkombëtarët, misioni i NATO-s dhe BE-së në Shqipëri. Në Shqipëri veprojnë disa misione të NATO-s, BE-së dhe organizma, programe dhe projekte të tjera, të cilat i paguajmë apo i paguajnë taksapaguesit e nderuar perëndimorë pikërisht për të monitoruar, për të vëzhguar, për të tërhequr vëmendjen rreth çështjeve të sigurisë në këtë vend. Rreth ngjarjes në fjalë, të paktën deri në nivelin publik, asnjë aksion, veprim apo presion mbi autoritetet nuk ka ndodhur që të paralajmëronte këtë ngjarje. Ky është dështimi i parë.
Opozita. Opozita kontrollon qeverinë dhe mbi të gjitha opozita parlamentare ka kuptim pikërisht për të monitoruar të tilla elementë dhe çështje të qeverisë. Ne besojmë te kontrolli civil mbi forcat e armatosura dhe shërbimet sekrete, pikërisht sepse në këtë komision marrin pjesë deputetët e opozitës, të cilët monitorojnë, të miratojnë aktet ligjore, nënligjore, të kontrollojnë apo të alarmojnë publikun, me të drejtën e përfaqësimit të popullit që i njeh demokracia. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur pikërisht për këtë çështje. Përfshi kështu dhe këshilltarë lokalë të opozitës në Vorë.
Pushteti lokal. Kemi një nivel tjetër të pushtetit në këtë vend, që është pushteti lokal, i cili para se të jetë i partisë është pushteti i komunitetit të njerëzve që e ka zgjedhur. Rasti i Gërdecit, ku kryetari i Bashkisë së Vorës del dhe si qyqar thotë se “kishte bërë shkresë që në vend të fabrikës të bëhej një terren sportiv”, tregon se ne ende nuk kemi pushtet lokal në Shqipëri, se pushteti lokal në këtë vend janë disa të emëruar të partisë, të cilët janë nën nivelin e përgjegjshmërisë së ish–kryetarëve të komitetit ekzekutiv që emëroheshin nga qeveria komuniste.
Media, media është një dështim tjetër spektakolar në këtë tragjedi. Gjatë gjithë kësaj kohe që kjo fabrikë e rrezikshme punon jo më shumë se 15 kilometra larg redaksive kombëtare të mediave, asnjë lajm, reportazh, investigim nuk është parë në median shqiptare për këtë subjekt. Aq më tepër që kjo ishte një ngjarje, në të cilin merrnin pjesë qindra e qindra vetë, zhvillohej në mes të ditës dhe me akte formale, shkresa, kontrata jo aq vështirësisht të gjetshme.
Shoqëria civile, shumë organizata të shoqërisë civile, për çështjet e sigurisë, ambientit, të drejtave të njeriut, të punës etj., të cilat funksionojnë në këtë vend dhe marrin mjaft fonde nga ndihma e miqve perëndimorë, nuk qenë në gjendje, që për një situatë që zhvillohet një hap nga Tirana, të mund të bëjnë një raport, paralajmërim, të dërgojnë një shkresë apo të bëjnë një ankesë.
Sikur vetëm një prej këtyre mekanizmave të kishte funksionuar, nuk do të ishim sot në këtë tragjedi, edhe sikur të mos kishim as edhe një shpresë tek ekipi mediokër e kësaj qeveri në sektorët e mbrojtjes, ambientit apo punës e mbrojtjes sociale. Asnjë prej tyre nuk ndodhi dhe kjo është edhe më shqetësuese për të ardhmen se sa pasja në drejtimin e vendit të një ekipi që jo vetëm nuk jep më shpresë, por as nuk siguron më. Të gjithë jemi sot fajtorë për ndërtimin apo pjesëmarrjen tonë në një sistem, që nuk është se nuk funksion vetëm në majë të tij, por që nuk funksion askund. Kjo nuk do të thotë se qeveria nuk është përgjegjëse. ... e megjithatë ajo është përgjegjësja kryesore.
Sponsored content

Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin - Faqe 3 Empty Re: Jo, s’bëhet më fjalë për Gërdecin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi