Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Fuqia e “artilerisë” së Gërdecit Empty Fuqia e “artilerisë” së Gërdecit

16th March 2008, 20:28
Fuqia e “artilerisë” së Gërdecit
Sunday, 16 March 2008

Fuqia e “artilerisë” së Gërdecit Gerdec10
Sipas një statistike që është bërë para dy vjetësh, në vendin tonë ndodhen 64 baza ushtarake, në të cilat janë një numër i madh municionesh dhe artileri. Të gjitha këto armë kanë ardhur në vendin tonë në vitet '60-'70 nga Rusia dhe Kina. Pikërisht në Gërdec ndodheshin këto lloj municionesh, predha tokë-ajër dhe predha artilerie të një kalibri të madh prej 152 mm. Duke iu referuar të dhënave, në bazën e Gërdecit në vitin 1974 janë sjellë edhe mina ujore. Ndërkohë që kjo bazë është krijuar pikërisht sepse ndodhet shumë afër në vijë ajrore me Aeroportin e Rinasit. Për këtë arsye në të ka pasur edhe predha tokë-ajër, të cilat shërbenin për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore. Veç predhave tokë-ajër në bazën e Gërdecit ka pasur edhe predha artilerie të një kalibri shumë të madh, 152 milimetra.

Sipas specialistëve, rrezja e veprimit të tyre është afërsisht 7-10 kilometra. Këto predha ndodheshin në Gërdec për çmontim. Në Shqipëri kanë funksionuar tri uzina kryesore që përdoreshin për prodhimin e municioneve, artilerisë dhe eksplozivit.

Predhat tokë-ajër
Predha tokë-ajër është artileri, e cila ka si shënjestër goditjen e mjeteve ajrore. Këto predha në Shqipëri janë prodhim rus dhe kinez dhe kanë mbërritur në vitet 1960-1965 në vendin tonë. Baza e Gërdecit është krijuar afër Aeroportit të Rinasit, dhe kjo për arsyen e vetme të mbrojtjes së vendit nga ajri. Në vitet 1952-53, ne u pajisëm me mina të prodhimit rus, ndërsa në vitet '66-68 me ato të prodhimit kinez dhe nga viti 1974-76 edhe me mina të vogla "JAM" të prodhuara në Poliçan.

Predha artilerie

Në Gërdec, aty ku ndodhi edhe tragjedia, ndodheshin edhe predha artilerie, të cilat kanë shpërthyer. Predhat e artilerisë janë të kalibrit 152 milimetra dhe kanë një rreze veprimi të madh. Ndërkohë që në Gërdec ndodhej edhe barut, i cili ka ndihmuar së tepërmi shpërthimin. Edhe predhat e artilerisë janë prodhim rus dhe kinez, të cilët kanë ardhur në Shqipëri në vitet 1960-1965. Nuk dihet numri i saktë i predhave të artilerisë që mund të ketë pasur në Gërdec, por dihet se rrezja e tyre e veprimit është afërsisht 7-10 kilometra.

Kombinati i Poliçanit, për prodhim municionesh
Kombinati i Poliçanit prodhon municione. Ai është një ndërmarrje shtetërore, e cila është themeluar në vitin 1962 për të përmbushur kërkesat për armatim të Forcave të Armatosura Shqiptare. Në periudhën 1962-1966 u krijua linja e prodhimit për municion 7.62 mm x 39 ("Kallashnikov"), municion mortaje 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina antinjeri. Në periudhën 1970-1972 në godinën ekzistuese u instalua linja e prodhimit të minave antitank dhe në një godinë të re u vendos linja e fishekzjarrëve 180 mm. Në periudhën 1977-1985 u krye një rikonstruksion i thellë me makineri dhe pajisje të ardhura nga Zvicra dhe Austria. Aktualisht ndërmarrja prodhon municion pistolete të tipit "Makarov" dhe "Parabellum" me kalibër 19mm.

Uzina e Gramshit, për prodhim armatimesh

Uzina e Gramshit është një ndërmarrje shtetërore, e cila merret me prodhimin e armatimit. Ashtu si Kombinati i Poliçanit edhe Uzina e Gramshit është ndërtuar në vitin 1962. Ajo kishte licencë kineze dhe fillimisht nisi të prodhonte pushkë të tipit "Simonov" me kalibër 7.62 mm. Më pas, në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK 47. Aktualisht siguron shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë, riparime, trajtime në të nxehtë si edhe emalim të sipërfaqeve. Sistemi i cilësisë së ndërmarrjes është i certifikuar me GOST. Automatiku AK 47 i prodhuar në këtë uzinë përdoret për të shkatërruar fuqinë njerëzore dhe transportuese të armikut.

Uzina e Mjekësit, për prodhim eksplozivi
Në Mjekës të Elbasanit ndodhet edhe uzina e prodhimit të eksplozivëve. Gjithashtu, është një ndërmarrje shtetërore që ka prodhuar eksploziv që prej vitit 1962. Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksplozivë të fuqishëm me licencën e "BOFORS" në mjedise të reja dhe të përshtatshme. Janë gjithsej 6 uzina të vendosura në afërsi të qytetit të Elbasanit, që ndodhet rreth 50 km nga Tirana. Aktualisht ndërmarrja prodhon vetëm dinamite dhe municione për të përmbushur nevojat e minierave shqiptare si edhe po eksporton në mënyrë të suksesshme në Kosovë. Kohët e fundit ndërmarrja është duke kryer me sukses një projekt për demilitarizimin e rreth 1.3 milionë mina antinjeri dhe shpreson të fillojë një projekt të ri për shkatërrimin e municionit të lehtë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi