Berisha, organizatori i tragjedisë së Gërdecit
18th March 2008, 12:21
Berisha, organizatori i tragjedisë së Gërdecit
Tuesday, 18 March 2008
Edhe përballë tragjedisë së rëndë njerëzore, të ndodhur në Gërdec, kryeministri Berisha dëshmoi dy planet e qëndrimit të tij: Si organizator dhe si mbulues i kësaj tragjedie. Këtë “portret”, Berisha e publikoi në të dy konferencat e tij për shtyp, në të cilat edhe pse me sy të mullosur nga sikleti dhe përgjegjësia e plotë dhe direkte që ka në këtë krim ekonomiko-njerëzor, mundohej të shpëtonte nga kjo përgjegjësi, duke bërë të “paditurin”. Përballë një fakti të tillë, kjo është anormale edhe për një kapter xhenjoje e jo më për një kryeministër, ministrisë së mbrojtjes së të cilit, i plasi “bomba” në dorë, veçse jo mbi zyrat dhe kokat e tyre,por mbi 130 punonjës fatkeqë, mbi një zonë të banuar dhe mbi një shtet që më së fundi, me këtë ngjarje, dëshmoi se është krejt i shkrehur. Dhe në këtë gjendje këtë vend e ka katandisur në mënyrë sistematike së pari, kryeministri i vendit, i cili po dëshmon, se qeveris me skandale dhe tragjedi. Rasti i fundit i shpërthimit të bazës ushtarake të Gërdecit, sado i rëndë me përmasa skandali ekonomik dhe jetë njerëzish, nuk e “detyroi” Berishën të pranonte më së fundi, se është pikërisht qëndrimi i tij pajtues dhe pronësor me këtë skandal ekonomik, që shkaktoi këtë krim që tronditi edhe botën. Ne e dëgjuam edhe dje Berishën dhe dëgjuam me trishtim dhe neveri, se ai, në mënyrë të papërgjegjshme, vazhdoi të shmangte përgjegjësinë, të mbulonte skandalin dhe krimin e ndodhur në Gërdec, që e ka startin pikërisht dhe vetëm tek drejtimi i tij, tek qeveria e drejtuar prej tij. Madje mund dhe duhet thënë pa asnjë mëdyshje, se Berisha është organizatori që i ka hequr “siguresën” kësaj “bombe” që shkuli nga themelet një zonë të tërë, që copëtoi trupa njerëzish, mes tyre edhe fëmijë. Pse e themi këtë? Sepse kryeministri shqiptar, ndërsa Gërdeci vazhdon të jetë në flakë, ndërsa nën gërmadhat e bazës ushtarake gjenden trupa njerëzish të djegur e të copëtuar, ndërsa dihet se cila është firma që ka krijuar këtë tragjedi dhe pse e ka krijuar dhe ç’lidhje ka me kryeministrin dhe klanin e tij, Berisha vazhdon me të gjithë mënyrat, të mohoj përgjegjësinë, të mbulojë me “gjethe fiku” të vërtetën edhe pse gjendet përballë një (auto)skandali dhe (auto)krimi njerëzor e pronësor, që e ka pikënisjen vetëm tek kabineti dhe rrethi i tij familjar e shoqëror. Madje çmenduria e këtij individi që fatkeqësisht ndodhet në krye të vendit si kryeministër, shkon deri atje, sa përgjegjësinë e tij dhe të klanit të tij që shkaktoi tragjedinë prej aferave të pista, tenton ta përcjellë deri në qeverinë dhe firmat amerikane. Dhe këtë e përcjellje, këtë shmangie, Berisha e bënë edhe pasi SHBA ka deklaruar disa herë hapur dhe me argumente, se nuk ka asnjë lidhje me tragjedinë shqiptare të Gërdecit. Berisha ia faturon përgjegjësinë dhe aferën korruptive firmës amerikane edhe pse SHBA deklaron, se nuk ka asnjë lidhje, me skandalin ekonomik-financiar të fabrikës “kioskë” të “kompanisë Berisha-Mediu-Delijorgji shpk”, duke e kthyer në biznes fitimprurës asgjësimi municionesh, një bazë ushtarake. Vetëm një fakt: Biznesi i skrapit të predhave ka qenë ekskluzivitet i ish-ministrit Majko në Mjekës të Elbasanit, në Poliçan, në Gramsh dhe në Tiranë me shitjen e tankeve, të cilët u shitën si skrap për “një copë bukë”. Ky skrap shitej me 60 dollarë 1 ton, kur çmimi i tij në bursën ndërkombëtare ishte 200 dollarë. Me ardhjen në pushtet të qeverisë së “duarve të (pa)pastra” të Berishës dhe “djemve të tij të KOP”, ky biznes u bë ekskluvizitet i klanit të afërt korruptiv të Berishës. Pikërisht pas këtij pushteti, Berisha vuri nën kontroll edhe këtë biznes tepër fitimprurës, duke shpërfillur çdo ligj dhe siguri për jetën e shqiptarëve. Ndërsa tani del në ekranet e TV dhe bënë sikur qan, bënë sikur ngushëllon, premton se do të ndërtojë shtëpitë, se do të paguajë varrimin e të vdekurve... ai është aktor dhe ka 17 vjet që i bënë këto “lojëra aktoriale”, duke derdhur edhe “lot” për tragjedinë. Lotët e tij false, janë hipokrizi tradicionale e këtij individi të veshur me pushtet të lartë politikë e qeveritar. Ndërsa përpjekjet për të fshehur realitetin e hidhur korruptiv deri në pasoja kriminale, janë një qëndrim i njohur i tij në shumë raste tragjedish të ndodhura me jetën e shqiptarëve, nën qeverisjet e tij. Ne pamë dje për së dyti në konferencën e shtypit të kryeministrit Berisha, përpjekjet për të mos deklaruar emrat e firmës reale (Mediu-Delijorgji-Berisha i ri,) që ishte lejuar të bënte biznes “gjaku” me jetët e njerëzve. Dje, ai vazhdoi lojën e tij mashtruese, duke deklaruar se “nuk e dinte, që në Gërdec asgjësoheshin predha”. Tha kështu edhe pse sipas burimeve, gjatë vizitës së presidentit Bush, në operacionin investigues paraprak për sigurinë e presidentit të SHBA, helikopterët kishin konstatuar këtë aktivitet tepër të rrezikshëm e të pasigurt dhe i kishin kërkuar personalisht kryeministrit, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes dhe kreut të SHISH, që aktiviteti i kësaj baze të pasigurt, të pezullohej deri në përfundimin e vizitës së presidentit Bush. Po sipas burimeve, kryeministri Berisha i garantuar SHBA, se në fabrikën e “vdekjes”, nuk do të kishte punë gjatë kësaj vizite dhe për këtë kishte dhënë edhe urdhër të formës së prerë(deklaratë e Fatmir Mediut pas dorëheqjes). Po atëherë, përse gënjen ky kryeministër, kur thotë “nuk di gjë”?! Kuptohet. Berisha nuk mund të deklarojë, që ka informacion mbi këtë aktivitet të paligjshëm e të pasigurt, sepse duhet të deklarojë që ka një aferë korruptive të skrapit. Duhet të deklarojë, se cilët zyrtarë dhe klane rreth tij, fshihen pas këtij biznesi të pistë. Duhet të deklarojë se fundi edhe dorëheqjen e tij, të cilën edhe thjeshtë për qëndrimin që po mbanë në lidhje me këtë tragjedi, duhet ta jap menjëherë.
Marre nga Gazeta "SOT"

Re: Berisha, organizatori i tragjedisë së Gërdecit
18th March 2008, 12:22
Sigurisht qe ska si te jete ndryshe, kurdohere qe eshte ai njeri mbjell vec tragjedi.
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Berisha, organizatori i tragjedisë së Gërdecit
18th March 2008, 15:12
Të nderuar forumistë,
motra dhe vëllezër!
Nuk perkon fare kjo temë dhe ky titull me emrin e forumit tonë duke e pasur parasysh kete situatë ne te cilen gjindet shteti ynë ,mendoj se temat e tilla vetem krijojne urrejtje mes nesh te kunderten presidenti Berisha nuk ka mundesi te jetë organizatori i tragjedisë e une mendoj se edhe artikujt e sjellur "të gatuar" ne faqen tonë se paku të kenë autorin gjë që perkon edhe me te drejten e autorit!
Nese njerezit keqperdorin ligjin atehere ata jane fajtorë se kryeministri nuk ka mundesine cdo njeriu t'i veje ne kontrollë një njeri të dytë, t'i lemi urrejtjet në një ane tjeter meqe gjuha e urrejtjes mbjell urrejtjen dhe kursesi nuk i kontribuon asnje situate.
Duke ju deshiruar sherim sa me te shpejte te plagusurve qe perjetuan tragjedinë,une ju pershendes edhe juve ne forum me deshiren qe te sillni tema dhe mendime personale dhe t'i lemi ato te gatshmet ju lutem!!!
________
AL-BINI

18th March 2008, 15:28
I nderuar Albini.
Keto qe thoni ju me duken pa vend, pasi ne nuk po perpiqemi te shprehim urrejtjen ketu por vetem nje pjese te aktualitetit dhe asaj qe shkruhet ne shtypin e perditshem, duke qene se i gjithe vendi jone eshte perfshire nga kjo tragjedi dhe eshte e vetmja gje qe degjon te diskutohet kudo. Ky forum ka shume tema dhe i ka te ndara ne kategori, ashtu sikurse e shikoni dhe ju, keshtu qe ska kuptim ajo qe thoni ju " nuk shkon me emrin e forumit". Gjithsesi, per sa i perket serish asaj qe thate ju per te drejten e autorit e vendosa nga eshte marre ky lajm. Besoj se je me i qete tani.
Te pershendes edhe une shume.
Me respekt te vecante, MARY!
Keto qe thoni ju me duken pa vend, pasi ne nuk po perpiqemi te shprehim urrejtjen ketu por vetem nje pjese te aktualitetit dhe asaj qe shkruhet ne shtypin e perditshem, duke qene se i gjithe vendi jone eshte perfshire nga kjo tragjedi dhe eshte e vetmja gje qe degjon te diskutohet kudo. Ky forum ka shume tema dhe i ka te ndara ne kategori, ashtu sikurse e shikoni dhe ju, keshtu qe ska kuptim ajo qe thoni ju " nuk shkon me emrin e forumit". Gjithsesi, per sa i perket serish asaj qe thate ju per te drejten e autorit e vendosa nga eshte marre ky lajm. Besoj se je me i qete tani.
Te pershendes edhe une shume.
Me respekt te vecante, MARY!
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Berisha, organizatori i tragjedisë së Gërdecit
18th March 2008, 15:34
Mese e nderuara moter Mary,
i di edhe une te gjitha kategoritë e forumit por tek "atdheuynë" nuk ka vend urrejtja, ketu duhet te mbizotroi atmosfera e dashurise ndaj atdheut, te kultoivojme cdo gje te mire per te dhe te jemi te fortë t'i kalojme edhe keto dite zie kombetare te gjithe ne nje gjuhe por jo duke qene pjese e atyre qe lakmojne vetem karrikat dhe postet!
Berisha me se paku ia don te keqen tokes se Shqiperise e cila patjeter se do lulezon edhe pas tragjedise e cila na ka bere te jemi te pikelluar te gjitheve ane-mbare botes!!!
Mbetesh e nderuar MAry!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi