Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 740
Points : 1451
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

  "KURIMI I MJEKUT TE MADH"( skice per Kiço Andonin, babain e Dr. Foto Andonit )  nga Kristaq F. Shabani  Empty "KURIMI I MJEKUT TE MADH"( skice per Kiço Andonin, babain e Dr. Foto Andonit ) nga Kristaq F. Shabani

20th April 2018, 00:46
  KURIMI I MJEKUT TE MADH
                                      (Ngjarje e jetuar) Fshati i vogël
           [size=35]K[/size]iço Andonit ia kishin prerë shpresat edhe në shtetin më të fortë të botës, në Amerikë. Vizitat e shpeshta në klinikat prestigjoze dhe konsultimet, kurimet, nuk dhane rezultat. Përgjigja e fundit, e heshtur ,sikur thoshte: “Prit vdekjen!” nuk e deziluzionuan Kiçon. Vetëm një shpresë i mbeti: të kthehej në atdhe dhe ti preheshin eshtrat në vendin ku kishte lerë. Po ç’ndodhi, kur u kthye?
              Mjekët popullorë të Zagories e këshilluan të kurohej tek mjeku i quajtur “Çajup”. Mori per bazë çfarë i thanë dhe shkoi në vendin kurativ, duke zbatuar pikë për pikë “terapinë e kurimit”. Ndënji tre vjet në klimën e Çajupit, piu ujë të Bratit, u ushqye nën përkujdesin ë të shoqes. Çuditërisht filloi ndryshimi i shëndetligut! Pas qëndrimit tre vjet në klimën kuruese bëri një radiografi dhe e dërgoi ne klinikat ku ishte kuruar në Amerikë. Kishte ndodhur çudia: Kiçua ishte shëruar… Kjo ishte një ngjarje e madhe. Specialistët amerikanë u befasuan: pacienti i tyre, që i kishin prerë tërësisht shpresat do të jetonte pas kurimit “të Doktor Profesorit - Çajup”.
              Dhe me të vërtetë Kiço Andoni jetoi shumë e shumë vjet të tjera. Ai ishte shëruar plotësisht. Kjo ngjarje sot lakohet në të gjitha rasat dhe lakimi është i drejtë, por njerëzit përtojnë të shkojnë të kurohen atje, ku shpresa buis si lulet e bukura të Çajupit. Klima e mirë, prezenca e ajrit dehës e të pastër, si rrjedhojë e mbulesës vegjetale dhe e egzistencës së pyjeve , të cilët çlirojnë jetë dhe shtojnë jetë, ftojnë dhe presin njerëz në gjirin e vet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi