Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Oaz" poemth nga Kristaq F. Shabani  Empty "Oaz" poemth nga Kristaq F. Shabani

16th November 2016, 02:24

"PEGASI" NDERKOMBETAR ALBANIA
"I faleminderit zotit Faber , i cili shpiku lapsin!"
16 vitet e poemthit nderues
Poemthi " OAZ" i perkthyer dhe ne disa gjuhe, i publikuar ne disa revista te vendeve te tjera.Kjo poeme e poetit Kristaq F. Shabani eshte botim i Shtepise Botuese "JONALDA" Berat, 2002 ..
Kristaq F. Shabani
"Oaz"
Poemth
Jonalda 2002
ISBN 99927-768-9-7
M 1.
NATË ME GRYKË TË MBYTËSUAR
E mprehta shket
në letrën e bardhë ,
sajesat mendimore përtypen
në mjedise të akullta,
Ku stalagtitet dhe stalagmitet
tregojnë stinën e zhveshur.
Nata mbyt grykën e saj
me dorën e saj ,
Pasthirrmon në : “Oh, Uh, Ah, Eh!”
Mjegulla të merr frymën
dhe fryma merr mjegullën,
Vishen si njëra tjetra lëkurëhi,
edhe sikur te tentosh
të pastërtosh Qiellin..
*** Qielli me copa resh
të rëna përmbys
me kokë të prera…
Yje të Arushave
gjysmë të vrarë,
teksa lënë amanete
në fisin e Yjeve…
Yjet e vegjël
lëshojnë rrëkeza lotësh,
shtrëngojnë të friksuar
nënat tërë plagë.
Vetëtimat gati,
në shtrate lësuesish.
Ku është fshehur Qeshja ?
Në këtë klimëzim, vetëm,
halorët jeshilojnë
dhe të pacipët!. ..
A 2. QENDISMË E PËRCËLLUAR NË AKT PËRVËLIM SHPIRTI
Hëna humbi,
Po e kërkon Maja e Lapsit,
Dielli qenka fashuar në kokë,
Mezi mban shqipsat…
A duhet ta lëmë Natën
që na meroi shekuj?
Si duhet vepruar ,
Buzës t’i kthehet gjysma tjetër ?
(të prodhojë buzëqeshjen…)
Si ta nxisim ujëvarën
të rrjedhë shtratit?
Si duhet të nxisim gëzimin
të bashkëshortohet,
në shtrat të krijojë të nesërmen?
A mund të heshtet në këtë përvëlim,
kur agimit i merren këmbët,,
e ndjen, e pret një rritje e vështirë;
ku antagonizmi i çoroditur
çon në trajektore të çuditshme,
në forma stërkëmthi,
shëndërrohet në trekëmbsha të ngyrtë,
ku gropëzohet dënesja,
krahërorëve të përvëluar?
Nis qendisma e fjalës së shkruar
me pej mulinë të përcëlluar nga lufta.
Nis “qendisja” e detit,
“simbolet” ikin,
kalojnë detet
me barka
që u janë thyer lopatat.
Simbole të tjerë lindin.
Perëndimi pret ikjet,
I qesh fytyra Lindjes,
teksa, në kurmin e saj shtazanë,
mban vogëlushët :
“LULA TË VOCËRR”,
në skicime migjeniane.
Thika pret Hemisferat më dysh,
Dyshi krekoset në vijimin
e një marramendjeje
në pistë startimi,
ku çdo lëvizje
prodhon kundërshti,
mllef,
sharrje,
kthim alpesh të paskrumbullta,
ligje luftrash
patrulluese në afërsi klonesh,
“Ëndërr copëtimi”…
A-të s’kanë qenë,
kaq shumë të grindura…
Hemisferat ndjejnë,
se s’kanë qenë,
kurrë, të bashkuara,
por kështu “tytas”
e gjithë farë produktesh metalesh
për të mbytyr jetën ,
në luftra të ftohta,
prodhuar në truke
trush të nxehtë!

J. 3
URAT E LUMENJVE TË XHINDOSUR
“ MAJA E LAPSIT’ hedh mbresa , ëndrra
në “Korsitë e Hapura”,
Lidh dy brigje që nuk donin
ta shihnin në sy njëri - tjetrin,
lidh e ngrë dy ura këtej
dhe andej lumit të xhindosur,
pajton dy gjaqe
që çuan dhjetra jetë
në Kotësirën e Humbjes ;
përcjell dy dashuritë e së Enjtes
në martesën e së Dielës,
vë një borzilok,
në xhepin e kostumit
të dipllomatit të parë ,
mbjell livadhet e shkronjave
me fjalë të shkruar
e fjalë të përkthyer
për minoritetet,
ndjen gëzimin e çertifikatës së qytetarit,
përligj djersën në ringritje jete,
plejadon më mori trëndafilash
të rënët në bazorelieve,
ushqen të shkuarën historike
në Kujtesën Njerëzore ,
i hedh kolonjë
një mysafiri të madh,
në një pritje mirësjellore…
‘Maja e Mprehtë e Lapsit” ,
në dy brigje hapësinore,
shfaq ylbere,
Motin e vuajtur
e kthen në mot
me katër stinë,
përvijon në ndërgjegjësim
edhe Stinën e Pestë!
Shfaq “Oaze”
në shkretëtira të pakuptimta,
Ishujve u ndryshojnë trajtat…
A. 4
“METEOROLOGJI”
Bien shira në Hartën Politike…
“Meteorologu” vrojton,
vëzhgon sinoptikën kohore,
Qerpikët s’lodhen…
“MAJA E LAPSIT”
i gëzohet prodhimit,
në parcelat rubrika të gazetave,
së toku, me bashkëpunëtorët,
lidh fjongot dhe stis dantelat.
Dielli rus ngryset,
nga “Poli” jugosllav ndjehet ftohja.
Sheshi “Tien An Men”
shtrin dorën e verdhë
me miqësi tërësisht të verdhë
e me simbol Murin e Madh…
Fqinjët heshtin,
në mendje diç përtypin,
për të sajtën herë
Perëndimi zgjat dorën, por…
Oh, Botë , me gërshetë të shpleksur!
Sikur ta kishte gërshetën vajzë e bukur,
sa bukur do ta krehte!
Do ta gërshetonte,
si ëndrrën e saj parajsore,
e pas të puthurës së parë,
do të ndjehej
më fatlumtur në bukuri.
Puthja e pare,
gjithmonë, mbahet mend!
E. 5
PËRQESHJA ME NOTA MUZIKORE:
TAM, TYM, TAM, TYM TAMTYM …
“Maja e Mprehtë e Lapsit”
vijon të ndihet e fuqishme,
Paçka, se rrudhat
nisën të ravijëzohen
e fisnikëria juaj plasdarmon…
Sa do të dëshironte
e Bukura e Dheut
të puthte fshehurazi,
a faqe Botës!...
Qiparizët ndaj janë,
të ulen pendbukurit,
Selvitë përqeshin
me rritje qiellin,…
S’ua mbush, kurrsesi, syrin!
Hëna humbet, gjysmëfshehur,
Puthjet e të dashuruarve,
kërkues të tërfillit me katër fletë,
në rast të kundërt,
dashuria u merret peng..
Si s’u lodhe,
moj Majë e Mprehtë e Lapsit,
në këtë maratonë
të fjalës së shkruar,
të fjalës së përkthyer.
Tam , Tym, Tam,Tym, TamTym…
Tymtam…
Miqësisë i bien duart,
Trëndafilat s’ prodhojnë gonxhe,
Të verdhët largohen,
më keq se te verdhët,…
Po arrin një kohë
dhe vitet nga pemët bien,
nuk bëhen dot, në pak vite ,
sa për dhjetra shekujsh!
LA . 6
BLIC SFIDANT
Eh, moj Majë e Lapsit stoike,
Zbardh tonet moqësore,
në dimra ngricashumë,
Aizbergët ndryshojnë raportet
Ujë- Mbiujë;
I gëzohesh
një mendimi të lindur fshehtas,
diku në një skicë,
fejton,
reportazh ,
vjershëz…
Idilet rrëzohen,
i mbulon qarja…
Në kortezhe përcjellin
Frazat e shkruara,
Frazat e përkthyera,
Të tjerët përgatiten
për divorcime.
Nga një trampolinë
me hedhje saltosh mortale
me koeficent të lartë vdekshmërie,
duartrokitjet frenetike hidhen
dhe …mbytje,
përflakin një çikë diell, që fiket!
Parmakët të sëmurë
“kullojnë”
miell druri,
“Mobiljet” të kota,
kërkojnë ndërrimin…
Intervistave u stiset makiazh,
shkrepen blicet,
sipas sfilimit “Topmodel”
që u pëlqen të gjithëve,
karemiozojnë qerpikët
me gropëzimin e tyre sfidant,
në liqenëzime
të krijuara enkas
për “SHOW”…
P. 7
EKUINOKSE
“Majë e Mprehtë e Lapsit” moj,
zbardh këtu në premierat publike,
zbardh fshehtas në bllokun ditar,
ku, gjoja, mban llogari matematike!...
Një kronikë qëndron kokëvarur,
Një ilustrim kërkon të fshehë,
të lozë lojën
më të përhapur të “kukafshehtasit”…
Një shkrim redaksional
kërkon maja’ të fryhet…
Djersë ballit
se dhe frazat që përkthehen
i ndjekin, i përgjojnë, kujdes…
Ne kemi bojë që të lustrosim,
shkëlqejmë gjendjet,
t’i ndërrojmë si solsticët,
ekuinokset,
grindjet!…
S. 8 BRAZDIM
“Bashkë në zë dhe në hap”,
bashkë në rubrika
me kompozime brazdorë…
Po dole , fraza vritet,
nuk i dihet pastaj nam-nishani…
Të paktën një shenjë për epitafin,
e kërkon Kujtesa e Kohës!
S’ka vend për njoftime
martesash,
morte,
fshehje xhindesh…
I. 9
RETORIZMI “MAL FORMIM”
Dhe vjen një ditë,
moj Majë e Lapsit,
del kallaji,
Pendët bien
nën goditje
gongesh demonstrative,
por, për fat të keq,
me një të rënë të Majës së Lapsit,
Moj Majë e Lapsit,
mrekullitë malore
i pushton procesi i “Mal” formimit…
“Sa herë, do të kalojë mbi ne,
ky ‘Mal” formim?”-
pyet Tellalli.
Ti hap Ditarin e fshehur
me llogari “matematikore”,
në një kasafortë resh,
Triumfit i rrëzohen kolonat,
por, jo të gjitha,
se asfikson vetveten;
Vetja duhet,
s’ mund të kandidojë përsëri,
në Legjislacionin e të Rinjve…
Në barkune hapur të sfilatës,
sfilon Perëndimi mjekërosh,
me dhjetra titujsh ”Mister”,
Lindja astarkthyer duartroket…
Sa dilet nga ambicioziteti
i lëvozhgës “Mit”,
çdo gjë shndërrohet në mjet,
Mjeti rrëzon qëllime ,
në rrugën e kthesuar,
s’e lë erën e mirë të fryjë,
Mendjes i merren sytë!
Një fjalë vret: “Tranzicion”,
hedh valle
në kthina labirintesh,
pa mbarim,
me sinoptikë :
“klizëm” ekonomike…,
që as “ujëra” s’nxjerr!
Majë e Mprehtë e Lapsit moj,
sot, edhe ty,
s’të pëlqen ditirambi,
me fjalën e përkthyer
plotësohet “ekuipazhi”,…
Në një anije, që dikur,
ishte veç ëndërr
e çdo gjë mbetej tentativë,
lulesat kanë shpërthyer.
T. 10
Cicërojnë zogjtë pendbukur
në një Tempull Lapsi…
Ndoshta , kjo qenka
Mrekullia e Fundit e Botës …
Dikur i shquari Faber,
zbuloi si kujtesa të çlirohet …
Tashmë, atij Tempulli i falemi,
teksa rendim
në zbulime të ndritshme
që u varen “palmat”,
Ty brenda vetes të marrim,
kur ecim a kur ndalim,
Moj Majë e Lapsit!...
Gjirokastër , 2000
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi