Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

IKSE  (Këmbëprerët) . . .  skicë nga Kristaq F.Shabani  Empty IKSE (Këmbëprerët) . . . skicë nga Kristaq F.Shabani

12th October 2019, 12:39
IKSE
Këmbëprerët . . .
skicë
T’i pyesësh se ku ua kanë prerë këmbët çuditen në retorikë. Pikëçuditsja kthehet këmbëlart. Vënë në lëvizje kujtesën, që u ka mbetur.
Harresa ngjason me një mal të lartë dhe maja e tij me një vezë të latur në tejkufij, ku në sipërfaqen e
saj rrëshqet këpuca e artë dhe, bie në një hon tepër të thellë. Shenja harron të lërë shenjë. Vetëm klithma e pasthirrmtë e shoqëron. Gjethe “shprese” bien mbi majën vezake të “Malit të Harresës”.
“Ç’të themi?...” - hezitojnë të përgjigjen këmbëprerët me emërtim sipas këmbës së prerë të majtë apo të djathtë.
Këmbëprerët e djathtë veshin vetëm këpucë të majtë... Këmbëprerët e majtë... duan vetëm këpucë të djathtë. “Prerjet” lëvizin me të kundërtën e tyre...Ata i gjejnë këpucët në disa mapo, që quhen “ENKAS” . . .
Hedhin syrin e majtë të Verbërit e Djathtë... Hedhin syrin e djathtë të Verbërit e Majtë... Të Verbërit e Djathtë stërmundohen të kapin gjithçka të Botës me syrin e majtë... Të verbërit e majtë kërkojnë t’i zbulojnë asaj gjysmën e saj lakuriqe, se gjysma tjetër nuk i duket, ka veshur një model të prerë sipas shijes të një krijuese modelesh të njohur, që veçse kërkon të ekspozojë vetëm gjysmëmodel: gjysmëkoke, gjysmëtrup, një gji, gjysmëkofshë,... gjysmë..., gjysmë...
Në varganin e atyre që ecin dallon Krahëprerët...
Krahëprerët e majtë me protezë të majtë... Krahëprerët e djathtë... me protezë të djathtë. Midis tyre dhe një krahëprerë në katrorin pitagorian.
Krahëpreri i majtë..., s’ka këmbë të djathtë. Krahëpreri i djathtë..., s’ka këmbë të majtë! Dy pole të kundërta! Dy të tilla baraz me një X, që ecën përmes kalimtarëve, një EUREKË Arkimediane: Krahëpreri i majtë, pa këmbë të majtë, s’ka as sy të djathtë... Krahëpreri i djathtë pa këmbë të majtë, s’ka as sy të majtë!... E përbashkëta e tyre e mirë: Kanë dy veshë dëgjues të fortë.
Eci mes tyre dhe i ndiej të stërlodhur nga stërmundimi i këmbës së prerë, krahut të prerë, syrit të verbër! Mbajnë në sy forcën e syve, mbajnë në duar forcën e duarve! Mendojnë për një çast sikur s’kanë asgjë të prerë... Eh, o tundim i “ëmbël”!... Prerja s’të fal, ajo të mbërthen në një rregull që të tmerron e të ngul piketë në dhimbjen,  të cilën s’e pranon Sozinë...
Në një KËNGË QARJE TEATËR të lashtë BURRA SHTETESH, STATUJAPËRJETËSISH lotohen në ngopje dhe dëgjojnë në etje një melodi kryefjalë: “KËMBËKRAHËPRERËT E SYVERBËRIT” lusin ZOTAT t’u ngjitin pjesën e prerë...”.
“Nesër hapet parada e të PRERËVE... Mos harroni, ora 20.00!... ”- thërret një tellall.
“Mos harroni, ca duhet të nisen me këmbë... Mos harroni se jeni këmbëprerë... Gjejeni vetë orën e saktë të nisjes. Ca duhet të lëvizin me makina të tipeve që u pëlqejnë: BENZ, FORD, MITSUBISH,... I keni në katalog... Veç ju kujtojmë: Një këmbëprerë i majtë duhet të udhëtojë me një këmbëprerë të djathtë... Ca le të marrin trenin e mëngjesit; më të afërmit trenin e pasdites që të arrijnë në mbrëmje... Ca edhe avionin... Mos harroni të merrni pjesë në “MISS-MISTER KËMBËKRAHËPRERËT E SYVERBËR...”.
Ata të gjithë do t’i ngushëllojë parada e kalimit dhe e trashëgimit. Vallë, në rrjedhjen e tyre do të ketë pasardhës të tillë?... Do ta pësojnë të tjerët fatin e tyre?!... Ndoshta, jo, kurrë, o Zot, përsëritje!
 Dhe atyre u pëlqen frenimi dhe “përkrenarja”. I shqetëson dhe e thëna: “Po u martove me cenin, do të përçosh cenin!”
Tellalli vazhdon tellallërinë e tij të paguar me zë të lartë metalik në përsëritje imponuese: “Mos harroni, biletat prenotoni me vajtje e kthim, me para në dorë, ose duke shtrirë duart si “LULA” të vecërr. Mos harroni, atje mund të ndodhë dhe çudia: Të fitoni ndoshta dhe krahun, këmbën, ndriçimin e Syrit,… Mund të ndodhë çudia, MAGJIA!…
Mos... ha...rro... ni. Parad...a e krahë, k... ëmbë ... prerë...ve!
 
Marrë nga libri i autorit " Profeti i liruar" botuar në vitin 1998
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi