Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 KRISTAQ F. SHABANI  "Mars" Empty KRISTAQ F. SHABANI "Mars"

1st March 2017, 13:07
Sot eshte ditelindja e poezise sime "MARS"
Jam paksa i çuditshem ... Poezia ime "Mars " , sot ka pervjetorin e ditelindjes se saj... Ajo u shkrua ne Shkoder e bukur, ne vitin 1979 ..
Sot mbush 38 vjet ... dhe pikerisht ne Biblioteken e ketij qyteti ..., pasi u "shtatzanova " nga mrekullite e Shkodres , te cilin e konsideroj si qytet qe ndikoi edhe ne krijimtarine time poetike...
Urojani ditelindjen ...., ne rast se deshironi ...
Ju pershendes te gjitheve miq dhe "kundershtare mendimore " te mi me kete poezi , e cila zuri vend te vellimi im poetik i botuar: "JAM NJE NOTE MBI PENTAGRAMIN"
KRISTAQ F. SHABANI
Mars
Nga shtatzania e vitit lindi Marsi…
“Gëzuar muajin!”
Marsi shkrin akullin
mban vetëm stalagtite,
“stalagmite” vetëm përkëdhel…,
me to nis qeshjen.
Marsi sytheve u thotë:
“Celuni!”
Zemrave: “Dashurohuni!”
“Jetën jetojeni!
Mbyteni vdekjen!
Akaciet mezi e presin Marsin.
Marsi, trëndafil i Vitit
Aorta e tij e ndien
e para qarkullimin jo “normal” të gjakut
të jetës së trazuar…
“Sizmografët” e tij regjistrojnë
“Tërmetet njerëzorë…”
Marsi ka “varreza”
të bardha për flijuarit,
Marsi iu dhuron pritësve
të martesave Unazat…
Marsi prologu i rënieve
dhe ngritjeve të Mëdha ...
Ndaj e dua Marsin,
mbartësin e Botës të mirë
e të pacipë.
Shkodër , 01.03.1979
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi