Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

LEXIMI I MENDIMEVE GJATË TË QËNDRUARIT Empty LEXIMI I MENDIMEVE GJATË TË QËNDRUARIT

27th March 2008, 20:40
Secilit prej nesh, gjatë të qëndruarit i shkojnë vërdallë mendimet.

Megjithatë, për secilin prej nesh , gjatë të qëndruarit, dhe gjatë të menduarit , mund t'i lexojnë mendimet ! Ashtu duke zbuluar gjendjen tonë , lexojnë ndërgjegjen e cila , nësë është e mbushur me shpresa për të mirë, vetvetiu reflekton gëzim, e nëse është me depresione, reflekton dominime të tjera ! Si ti shfaqim pra në komunikimin tonë, përmes rrëfimit të shkurtër ?
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

LEXIMI I MENDIMEVE GJATË TË QËNDRUARIT Empty Re: LEXIMI I MENDIMEVE GJATË TË QËNDRUARIT

27th February 2014, 16:38
Si ta verejme kur dikush na genjen?

Gënjeshtrat shpeshherë të nxjerrin nga situata, por askujt nuk i pëlqen që të mashtrohet. Nëse tregohemi të kujdesshëm, mund ta kuptojmë kur dikush është duke na gënjyer menjëherë.
Në fakt, janë katër reagime trupore që e “tradhëtojnë” një gënjeshtar. Një revistë franceze mori në pyetje një ekspert të gjuhës së trupit, i cili tregoi se si mund të zbulohet një mashtrim.

1. Një veprim instiktiv i një njeriu që gënjen është të mbulojë gojën me dorë ose të prekë fytyrën. Kur gënjejmë, e dimë që fytyra mund të na tradhëtojë, prandaj me ose pa vetëdije, përpiqemi ta fshehim këtë.

2. Buzëqeshja në fund të një bisede që nuk ka asgjë për të qeshur i shërben gënjeshtarit për t’u çtendosur dhe për të shmangur vëmendjen nga biseda të cilën ai dëshiron ta mbyllë në mënyrë të shpejtë.

3. Dhënia e përgjigjeve të shkutra si “po”, “jo” ose “mbase” është shenjë e qartë e një gënjeshtre. Sado e menduar të jetë ajo, gënjeshtarit nuk i pëlqen të thellohet në shtjellimin e saj.

4. Shënjë e pagabueshme, përplasja më e shpejtë e qepallave të syrit. Këtë nuk mund ta shmangë asnjë mashtrues. Tjetër shenjë, por kjo e vështirë për t’u dalluar me sy të lirë është shpejtimi i ritmit të rahjes së zemrës.


Burimi: Fresk Fare
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

LEXIMI I MENDIMEVE GJATË TË QËNDRUARIT Empty Re: LEXIMI I MENDIMEVE GJATË TË QËNDRUARIT

27th February 2014, 16:39
Si ta verejme kur dikush na genjen?
Çdokush deshiron ta dije t’i ze genjeshtaret ne flagrance dhe ne fakt ky artikull ka te beje me disa veprime te shkelqyera per t’i zene genjeshtaret. Pra, si t’i thuani dikujt qe eshte duke genjyer ?

Se pari duhet te siguroheni se a deshironi vertete ta dini? Disa njerez e shohin genjeshtren si nje fakt per te mbuluar te verteten e dhimbshme. Hapi i pare per te zbuluar nje genjeshter eshte se duhet siguruar mbi ndjenjat tuaja personale ne lidhje me ndonje teme. Me fjale te tjera, çfare eshte perfshirja e juaj ne nje genjeshter?

Pyetja tjeter eshte: Pse ky person do te genjente tek ju? Cili eshte qellimi? Ndoshta frikesohet se do te humbase ndonje person te dashur, ndoshta mendon se e verteta do te bej qe te humbase besimin tek ai, pse?
Nje shembull rreth kesaj eshte kur nje femije per t’iu shmangur denimit nga prinderit, ai genjen dhe prindi eshte ne pozite me te mire per te gjykuar.

Duhet te dini se si flet ai/ajo ne menyren normale. Hapi i pare qe duhet bere eshte te lexosh gjuhen e trupit per te ditur gjendjen normale te tij, sjelljet ditore, pa presion dhe pa genjeshtra.

Vini re se sa ndikon stresi. Per te qene nje genjeshtar i mire duhet goxha pune sepse ai qe prish gjithmone planet eshte stresi, duke ju bllokuar teresisht. Prandaj per te zbuluar nje genjeshter vini re se sa ndikon stresi.

Shikoni shenjat. Disa nga shenjat qe mund te verehen jane levizjet e trupit dhe mos-kontakti me sy. Gjate genjeshtres njerezit shpesh ‘ngrijne’ dhe me ane te levizjeve te trupit perpiqen ta shesin genjeshtren. Te gjitha informacionet qe jipen njeri-tjetrit ndodhin gjate shikimit sy me sy, mirepo genjeshtaret e kane te veshtire te shikojne ne sy, prandaj kjo eshte karakteristike.

Gjestikulacioni. Duke prekur hunden dhe mbulon fytyren/gojen. Ky gjest realizohet per te vene distancen mes genjeshtarit dhe juve.

Ngrit zerin. Nje tjeter produkt i stresit eshte se zeri i genjeshtarit do te rritet gradualisht. Kjo mund te verehet nese e dini zerin normal te tij.


Nje pauze gjate bisedes. Shumica e njerezve bejne nje pauze, jo per ndonje gje po per te menduar se çka te flasin dhe kjo mund te verehet te genjeshtaret.

Besoni intuites tuaj. Mos e ngaterroni intuiten me deshiren. Nuk mund te deshtoj ky ‘eksperiment’ sepse edhe eshte i vertetuar shkencerisht dhe nese ndiqni keto hapa me rradhe, do te vini tek rezultati perfundimtar.
B:ikub.al
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

LEXIMI I MENDIMEVE GJATË TË QËNDRUARIT Empty Re: LEXIMI I MENDIMEVE GJATË TË QËNDRUARIT

27th February 2014, 16:40
Si te kuptosh nje genjeshter nga nje e vertete?

Jo, ai nuk do te te besoj sepse ne fakt ai sheh buzeqeshjen ne fytyren tende: Pra me fjale te tjera ai sheh mosperputhjen midis asaj qe ti thua dhe asaj qe shpreh fytyra jote.
Ti thjesht mendon se askush nuk qesh apo buzeqesh kur eshte i merzitur. Por per te genjyer mund edhe ta bejne apo jo? Epo ne fakt ky eshte veprim i vetedijshem, une dua te flas edhe per shenjat e pavetedijshme qe nje person nuk ka ne dore ti shprehe apo jo kur genjen, por ai thjesht i shpreh pa e kuptuar.
Subkoshienca jote kontrollon shume funksione te pavullnetshme si frymemarrjen, djersitjen, rrahjet e zemres etj. Kur dikush mundohet te te genjeje ata mund ta kontrollojne tonin e zerit dhe shprehjet e fytyres, por eshte subkoshienca ajo qe do te kontrolloje sinjalet e pavullnetshme si qendrimin i trupit dhe shpejtesine e frymemarrjes. Per kto lloj sinjalesh dua te flas, te cilat e dallojne kur te genjejne. Kur fjalet perputhen me keto sinjale te pavetedijshme atehere ata po thone te verteten, ne te kunderten po genjejne.
Kujdes, ky artikull nuk bazohet mbi perfundime intuitive apo hile per te terhequr vemendjen, jane gjera te mirestudiuara.
Shejat qe tregojne se dikush po te genjen:
Qendrimi i trupit: Genjeshtaret zakonisht tentojne ti fshehin duart e tyre, nuk rrine te ulur drejt ne karrige kur thone nje genjeshter. Githashtu mundohen te evitojne sa me shume te jete e mundur kontaktin sy me sy kur jane duke genjyer, bejne xheste qe zakonisht tregojne se po planifikon dicka te keqe etj.
Mosperputhja e drejtimit te shikimit: Ne baze te studimeve te sigurta drejtimi i shikimit te momentit pasqyron funksionin e trurit per momentin. Psh kur ju i hidhni syte siper dhe majtas, kjo do te thote se ju me imagjinaten tuaj po mundoheni te shpikni nje imazh. Kurse kur ju i hidhni syte siper dhe djathtas ju po mundoheni te kujtoni nje imazh. Tani si mund te perdoret kjo per rastin tone? Ta mendojme keshtu, kur dikush sheh siper-majtas ne momentin kur pyetet per dicka, sigurisht ky person po mundohet te shpike nje imazh te genjeshtres qe po thote.
Mosperputhja ne historine: Kur genjen, ne vende dhe kohe te ndryshme historia gjithmone ndryshon, sa here qe diskutohet. Mund te harroje dicka te rendesishme qe me pare e pati treguar, mund te shtoje dicka plotesisht dicka te re.
Ndjehet ne ankth: Megjithese cdo genjeshtar ndjen ankth, kjo varet edhe sa profesionist eshte genjeshtari. Gjeja qe duhet te besh eshte te lokalizosh vendin e lindjes se ankthit. Dmth te flasesh sa me shume mbi temen, dhe te kuptosh tek cila pjese e temes personi e ndjen me shume veten ne ankth, pastaj te vazhdosh akoma lokalizimin deri sa te zbulosh gjithcka pa qene nevoja te ta tregoje personi me deshiren e tij.
Shmangja e temes: Nje person i cili do te fshehe dicka, do te mundohet ta shmange sa me shume te jete e mundur biseden mbi te, ose mbi dicka qe ka lidhje me ate teme. Mundohu njehere te hapesh nje teme qe mund te kete lidhje me ate qe personi do te fshehe, por jo te hapesh direkt ate teme qe ai mundohet te fshehe, edhe njehere, dicka qe ka lidhje me ate teme. Nese personi hidhet direkt ne nje teme tjeter duke e evituar edhe kte teme indirekte atehere kuptohet qarte se personi mundohet te ta fshehe ty nje fakt ne lidhje me ate teme.
Mungesa e sigurise kur flet: Pervec agjenteve sekrete qe jane te trajnuar si te genjejne, te gjithe te tjeret eshte me e kollajshme ti kuptosh kur genjejne sepse jane shume te pasigurte kur flasin, pra kur genjejne e ulin tonin e zerit, shmangin kontaktin me sy, qendrimi i trupit humb drejtshmerine, etj.
E folura me ngadale: Kur genjen personi zakonisht do te filloje te shpike dhe te tregoje ngjarje gjate asaj qe ai po mundohet te genjeje, prandaj kjo do te shkaktoje nje ngadalesim te tregimit te historise dhe ndonjehere edhe ndalim te plote per tu menduar se cfare do te thote me vone.
Sigurisht qe keto qe u permenden ketu, nuk u thane per tju bere ju tani qe me cdo njeri qe flisni te filloni te shihni per keto shenja, ju nuk jeni prokuror i njerezve dhe nuk keni pse te beheni. Por thjesht kur dyshoni se dikush ju genjen, mund te shihni nese keto shenja qe permendem jane te pranishme, sa me shume nga keto shenja te jene te pranishme, aq me e sigurte eshte se personi po mundohet tju genjeje.
Sponsored content

LEXIMI I MENDIMEVE GJATË TË QËNDRUARIT Empty Re: LEXIMI I MENDIMEVE GJATË TË QËNDRUARIT

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi