Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com

Rrëshqitja nën derë, si në vitin 1997 Empty Rrëshqitja nën derë, si në vitin 1997

29th March 2008, 16:35
Frrok Çupi
Kryeministri i Republikës, Sali Berisha, ka vetëm një ngjashmëri në botë; ngjan me Presidentin e Republikës së Shqipërisë në vitet 1992-97. Edhe ai ishte Sali Berisha.


Dje, kryeministri iu afrua tri dyerve, ku tenton të rrëshqasë dhe të dalë nga përgjegjësia e katastrofës së vrasjes masive në Gërdec, e konsideruar "krim shtetëror".



Porta e parë: Terrorizmi i 11 Shtatorit


Dje Berisha tha se "Gërdeci i ngjan 11 Shtatorit". 11 Shtatori është quajtur tragjedia amerikane e shekullit; sulmi terrorist mbi Kullat Binjake dhe mbi Pentagon shkaktuan 3997 viktima dhe dëme të pallogaritshme. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA ku ndodhi tragjedia e 11 shtatorit, dje deklaroi se "ngjarja e Gërdecit nuk është akt terrorist", por kryeministri shqiptar bën të veten. Ky tenton me çdo kusht që ta rëndisë veprën e tij me terrorizmin e 11 Shtatorit. Nën derën e "terrorizmit" tenton të rrëshqasë pasi u kap familjarisht në një krim.

Në qoftëse kryeministri do t'ja dilte ta rrëshqiste "Gërdecin" nën derën e terrorizmit, atëhere do të mund t'u shpëtonte gjithë përgjegjësive. Do të shkarkonte përgjegjësinë e një sajese si "fabrikë" armësh ku skllavërohej njeriu dhe përvetësoheshin shuma të mëdha; do të shkarkonte përgjegjësinë e familjes të përzier në aferë, duke thënë se "terrorizmi të merr në qafë me fëmijët"; do të shmangte akuzat e presidentit si "zyrtar i korruptuar që nuk jep informacion", sepse do të thoshte "terrorizmi vjen pa njoftuar"; do të sfidonte edhe poltitikën dhe prezencën e Perendimit në rajon.

Pak ditë më parë, Berisha bëri përpjekjen e parë që ta quante "spiunazh" dhe "terrorizëm", duke sjellë një angjenci fantazëm nga Shkupi; por dështoi. Përpjekja për të zbuluar "armikun" është përpjekja për të rrëshqitur për vete.



Porta e dytë: Dhunë dhe përkëdhelje mbi mediat


Dje, kryeministri, me një fytyrë "qingji" gjynahqar, u shfaq para mediave dhe "u përul". M'u duk se po kërkonte vrimën e derës tjetër ku do të rrëshqiste. Gazetarëve iu tha se "keni të drejtë, për çdo gjë keni të drejtë; komentet i keni të sakta".

Vetëm tri ditë më parë, me datën 18 Mars, rreth orës 10.15, kryeministri Berisha u shfaq para mediave që nga mbledhja e Qeverisë, me një pamje brutale, dhe iu drejtua gazetarëve: "Gazetarët janë mercenarë të mafias", akuzoi ky, duke e përsëritur kërcënimin papushim, një kërcënim që dukej se po shpërthente në flakë. Ndërsa dje, kur nuk ndodhej më në majën arrogante, por në fund të gropës, po kërkonte vrimën nën derë dhe përkëdhelte gazetarët.

Në qoftëse edhe kësaj here do t'u shpëtojë syrit të mediave, ky do të dalë në bregun tjetër dhe do të dijë çfarë do të bëjë. Pjesën më të madhe të mediave e kishte në dorë; tani po dyshon nëse do t'i rrinë "besnike" më tej.

Porta e tretë: Përmes udhëheqësve të opozitës

Kryesia e Partisë Socialiste, me një hile të dukshme, i ka shërbyer kryeministrit që nga momenti kur shpërtheu "Gërdeci". Në fillim kryetari i PS tha se "qeveria duhet të marrë masa për ndihmë". Pastaj tha se "kryeministri, pasi të kurojë situatën, të mendojë edhe për largim". Më vonë formuloi akuzën "i paaftë", e cila është një kritikë dashamirëse për çdo kryeministër në botë, asgjë më shumë. Më në fund u detyrua të thotë fjalën "dorëheqje", por e tha me një kujdes e emocion të tillë që dukej se papritur Berisha do të shfaqej i pakënaqur. Grupi parlamentar i PS u udhëzua nga kryetari i PS që të ishte "i urtë, me fjalë të buta" dhe u hoqën nga lista e diskutantëve deputetët dinamikë. Dje, turma të mëdha njerëzore dolën në shesh "për shpirtin e viktimave", por që i shërbejnë politikisht Berishës. Ky e shet si një "manifestim demokratik" të arritur nën kujdesin e tij; dhe kaq.

Deri më sot, kryeministri nuk ka folur asnjë fjalë për dosjet penale korruptive të kryetarit të PS, ka shitur" edhe djalin, por nuk ka shitur Edi Ramën. Vallë e keni dëgjuar që t'i thotë se "Delijorgji ishte klient i tij"?.

Po shtrohen të gjitha "lëkurët e lagura" me qëllim që Berisha të rrëshqasë nën derë.

Kështu rrëshqiti në Maj të vitit 1997. Masat popullore në mbarë Shqipërinë, të dhunuara e të grabitura nga shteti, i kërkonin largimin menjëherë nga posti. M'u në atë moment, Berisha në sallën e Presidencës bënte si "i mjerë" dhe përkëdhelte opozitën. Këta hapen një vrimë poshtë derës, dhe ai rrëshqiti për të mbërritur në Gërdec, 2008
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi