Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Flirti femëror është humbje kohe Empty Flirti femëror është humbje kohe

31st March 2008, 21:14
Flirti femëror është humbje kohe


Duket se meshkujt thjesht nuk dinë të lexojnë trupin femëror dhe shenjat joshëse të cilat ato i dërgojnë. Më saktësisht, femrat flirtojnë, e meshkujt nuk janë në gjendje të dallojnë ato.
Disa vajza gjatë joshjes kapsitin sytë, tjerat qeshin në mënyrë joshëse, të tretat, si në mënyrë të pavetëdijshme, prekin. Mirëpo pa marrë parasysh metodën, shkencëtarët nga universiteti Indiana besojnë se shumica e meshkujve nuk dinë të lexojnë shenjat e joshjes.
Duket se truri mashkullor është i padobishëm kur duhet të njeh sinjalet e dërguara nga gjinia a kundërt. Meshkujt i përkthejnë gabimisht sinjalet e qarta.
[You must be registered and logged in to see this image.]
Në fakt, shkencëtarët kanë kryer një hulumtim me 280 meshkuj e femra, kryesisht absolventë, për të vërtetuar aftësitë e tyre në njohjen e disa sinjaleve shoqërore të cilat dërgohen nga trupi ynë.

Të anketuarit në bazë të fotografive të disa femrave është dashur të përcaktojnë a janë ato të disponuara miqësisht, të interesuara seksualisht, të mërzitura apo të lëna anash.

Në interpretimin e gjuhës së trupit meshkujt kanë qenë bindshëm më të dobët sesa femrat. Ata, në fakt, shpesh i kanë përzier sjelljet miqësore me flirtin.
Hulumtimi gjithashtu ka dëshmuar se gratë mbiçmojnë aftësitë e meshkujve për leximin e sinjaleve seksuale. Ato besojnë se meshkujt i lexojnë mirë sinjalet e tyre, mirëpo thjesht nuk janë të interesuar, prandaj në to nuk përgjigjen.

Megjithatë, çdo gjë nuk është e humbur. Ke edhe meshkuj të cilët e kuptojnë gjuhën e trupit të femrave dhe e kanë të qartë kur femra flirton, e kur sillet miqësisht. Megjithatë, hulumtimi ka vërtetuar se gratë janë shumë më të suksesshme kur bëhet fjalë për gjuhën e trupit për dallim nga meshkujt.
XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com

Flirti femëror është humbje kohe Empty Re: Flirti femëror është humbje kohe

18th April 2008, 20:20
keshtu qe mos u lodhni kot Very Happy haha
virusi
virusi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Medalje Medalje2 Medalje3

Flirti femëror është humbje kohe Empty Re: Flirti femëror është humbje kohe

21st April 2008, 16:00
po leri te lodhen cke ti
Sponsored content

Flirti femëror është humbje kohe Empty Re: Flirti femëror është humbje kohe

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi