Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Elsa Lila "dehet" në gotat e uiskit Empty Elsa Lila "dehet" në gotat e uiskit

8th April 2008, 15:44
Elsa Lila “dehet” në gotat e uiskit



Elsa Lila zbulon pasione të reja. E madje nuk ngurron t’i kthejë në aventura të bukura. E tillë ka qenë dhe mbrëmja e djeshme. Një tavolinë mbushur me gota uiski dhe një mjeshtër skocez që tregon sekretet e pijes shekullore. Këngëtarja e njohur shqiptare ka qenë nxënësja speciale e degustimit të uiskit. Janë shumë ata që pëlqejnë ta pijnë, dhe të paktë ata që marrin shijen e vërtetë. Elsa Lila nuk ka ngurruar të bëhet pjesë e një klase të veçantë të shijimit të pijes e madje, të jetë në qendër të vëmendjes. Për herë të parë, në Tiranë është organizuar një “mini-seminar” kushtuar degustimit të uiskit skocez. Një prej mjeshtërve të njohur skocezë të degustimit, ambasadori global i uiskit, Sir Stephen Marshall ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar për të krijuar një atmosferë të veçantë. Degustimi i pijeve tashmë është profesion. Madje, një ndër më të vjetrit dhe aristokratikët. Në Shqipëri ai njihet shumë pak, por krijimi i shoqatave të para, ka nisur ta kthejë në tendencë degustimin e pijeve alkoolike. Mbrëmja e djeshme ka treguar pikërisht këtë. Pjesë e kësaj klase të veçantë kanë qenë personazhe të njohura shqiptare. Mes këngëtarëve, politikanëve, biznesmenëve dhe pronarëve të njohur baresh, restorantesh dhe pub-esh në kryeqytet, nxënësja kryesore e këtij seminari të parë të degustimit të uiskit ka qenë Elsa Lila. I veshur me kostumin tradicional skocez, mjeshtri Marshall, ka shpjeguar në detaje proceset e këtij zanati. Lila ka shijuar disa gota të mbushura me uiski të llojeve të ndryshme. Këngëtarja njihet si adhuruese e kësaj pije alkoolike dhe mbrëmjen e djeshme ajo ka treguar një tjetër pasion të sajin. Të dallojë shijen e vërtetë të pijes. Aventurë skoceze për këngëtaren. Kjo natë është mundësuar nga marka e njohur e uiskit “Dewar’s”, e cila prej një viti ka hyrë edhe në Shqipëri. Ajo prodhohet në Skoci, shtet që e ka prodhuar për herë të parë këtë pije alkoolike që në vitin 1494. Në fakt, duket se këto janë kohë të surprizave për këngëtaren. Me sa duket, ka vendosur që gjithnjë të shfaqet ndryshe. E gatshme të provojë eksperienca të reja. Vetëm në fund të vitit të shkuar, atëherë kur askush nuk e priste, Lila u shfaq si prezantuese e Festivalit të Këngës në RTSH. Komentet do të ishin të shumta. Në skenën ku zbuloi fare e vogël talentin e këngës, mori emërtimin e një showgirli. Kurioze për të vënë në provë veten, shfaqet në shijimin e gotave të uiskit. Ndoshta dhe rastësisht, kjo mbrëmje do t’i shërbejë Elsës për surprizën e radhës. Në përballjen më të afërt me publikun, ajo do të jetë një “Moulin Rouge”.

Muzikali
Realizimi i një muzikali është projekti më i afërt i këngëtares Elsa Lila. Një sprovë e “Moulin Rouge”. Një vepër e madhe që ka joshur emra të njohur të muzikës dhe kinematografisë botërore. Ditët e saj janë të zëna me përgatitjen e këtij evenimenti. Kjo është hera e parë që Elsa shfaqet në një muzikal, i cili do të vihet në skenë nga fundi i këtij muaji. Një histori grishëse dhe një interpretim i gjithi live. Duket se Elsa po e ndërton në detaje këtë rol. Vetëm pak kohë më parë, ajo ndodhej në Francë. Qëndrimi i saj ishte planifikuar në një apartament, shumë pranë rrugës ku gjendet një nga lokalet më të famshme të Parisit. Kabareja tradicionale “Moulin Rouge”, e krijuar në vitin 1889 nga Josep Oller. Këngëtarja ka përjetuar ditët e një miti në Paris, për ta bërë të vetin këtë personazh. Kabareja “Moulin Rouge” është e vendosur në lagjen me “drita të kuqe” të Parisit “Paris red-light district”, pranë Montmartre. Edhe pas dyqind vjetësh Moulin Rouge është një destinacion popullor për gjithë turistët, që ofron muzikë danc dhe njihet si një nga lokalet më të frekuentuara të Parisit. Ndërkohë, Elsa po merret edhe me përgatitjen e një albumi në frëngjisht, projektin e të cilit e shpalli kur mbërriti për festivalin në Tiranë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi