Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Orinda Huta: Nëse s'do ishte për familjen...... Empty Orinda Huta: Nëse s'do ishte për familjen......

27th April 2008, 15:56
Orinda Huta: “Nëse s’do ishte për familjen, do vazhdoja “pushimet” e mia”


E bukur, joshëse, rrezatuese… Orinda Huta është rikthyer pas thuajse një vit pushimi në skenën shqiptare me një këngë dhe një klip të ri. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, ajo tregon për periudhën e saj të pushimit, këngën dhe klipin e ri, si dhe për arsyet se përse është larguar nga shkolla ku studionte, për të nisur një tjetër, duke e filluar sërish atë nga viti i parë.

Riktheheni me një këngë pas një mungese, si ndiheni? Çfarë ju ka munguar më shumë?

Kisha nevojë për një kohë pushimi për veten dhe familjen time. Kam bërë një jetë të thjeshtë gjatë këtij viti dhe jam ndjerë shumë mirë. Në qoftë se nuk do kishte qenë për personat e mi të afërt, që më shtynin të rikthehesha, unë do vazhdoja “pushimet” e mia… Megjithatë, tani kam kuptuar që nuk më ka munguar ekrani, intervistat apo vëmendja e njerëzve. Ajo që më ka munguar në të vërtetë, ishte kënga.

Këngë është realizuar së bashku me grupin “NRG Band”, si lindi bashkëpunimi me ta?

Lindi menjëherë pas “Kënga Magjike 2006”. Kur unë merrja pjesë me këngën “Nisu, arratisu”, djemtë e “NRG Band” e kishin bërë gati ftesën e bashkëpunimit. Për mua ishte kënaqësi të bashkëpunoja me ta, ndaj nuk hezitova aspak për të pranuar. Kënga është realizuar nga Besniku, vokalisti i grupit dhe orkestrimi u realizua nga Darko Dimitrov.

Me këngën vjen dhe një klip shumë interesant, ku është realizuar dhe me cilët keni bashkëpunuar?

Klipi është realizuar me “Pixels Producsion”, në Kosovë. Ishte kënaqësi të punoje me ta, për më tepër me shqiptarë. Më kanë bërë të ndihem komode, edhe pse ishte hera e parë që bashkëpunonim. Kjo gjë është reflektuar edhe në klip.

Në klip ngjasoni pak me femrat e viteve ‘50, shumë e rafinuar. Duket një largim nga imazhi i vajzës së vogël, ju pëlqen?

Veshja dhe make-up im në klip është tendencë e modës së fundit, ndaj nuk ka lidhje largimi nga vajza e vogël. Megjithatë, unë kam kohë që jam larguar nga imazhi i vajzës së vogël. Ishte kalim që erdhi gradualisht, ndaj dhe unë ndjehem mirë me këtë.

Kush është kujdesuar për look-un tuaj?

Gjithmonë kujdesem vetë për look-un tim. Në çdo kompeticion që kam marrë pjesë, jam kujdesur vetë dhe do vazhdoj të kujdesem gjithmonë vetë. Në këtë klip, veshjet nuk janë realizuar nga unë, por i kam zgjedhur nga “Magic Shop” dhe fustani i nusërisë nga “Geraldina Sposa”. Ishte kohë shumë e shkurtër për mua që të merresha vetë me stilimin e veshjeve, ndaj zgjodha rrugën më të shkurtër dhe të sigurt, duke bashkëpunuar me këto firma.
Në klip jeni shfaqur me një fustan nusërie. Duke qenë se nuk është hera e parë që e mbani veshur (dhe nëpër sfilata,) si ndiheni e veshur nuse?
Në sfilatën e “Geraldina Sposa” vitin që kaloi, kam veshur 8 fustane nusërie dhe jam ndjerë vërtet mirë. Fustanet e saj të bëjnë të ndjehesh komode dhe rrezatuese.

I rikthehemi këngës, “As fejesa, as martesa”, përse pikërisht ky titull?

Është pjesë e tekstit kjo frazë, dhe pikërisht ajo që godet më shumë, ndaj dhe është zgjedhur si titull. Ky është mendimi im, për këtë duhet pyetur autori i tekstit. Mbase ai i ka provuar të dyja dhe nuk do i pëlqente të zgjidhte asnjërën prej tyre.
Fabula e këngës tregon për një djalë që thotë, se nuk do t’ju lërë rehat, a jeni ndjerë ndonjëherë në jetë në të njëjtën situatë?
Jo, nuk jam ndjerë asnjëherë, sepse nuk do e lejoja unë të arrinte deri në atë pikë që të më ngjitej e mos të më shqitej. Megjithatë, në Shqipëri ndodh rëndom.

Kur një person është shumë këmbëngulës, ju si silleni?

Do kujdesesha ta largoja me të mirë, por nëse e ekzagjeronte, do filloja t’i sillesha keq, madje do arrija dhe ta denoncoja.(Edhe pse ligji në Shqipëri lë për të dëshiruar)

Jeni natyrë që nervozoheni shpesh?

Nuk nervozohem shpesh, por kur ndodh të më ngrihen nervat, bëhem e papërmbajtur. Sigurisht, varet nga shkalla e nervozizmit, por që e vogël kam qenë shumë nevrike, edhe pse ndoshta jam njëkohësisht shumë e qeshur dhe e qetë. Mjafton të shikosh damarin e nervit në ballin tim, dhe e kupton sa e acaruar jam.

Kemi mësuar që së fundmi keni ndërruar shkollë, cila është arsyeja?

Është e vërtetë që kam ndërruar shkollë. Të them të drejtën, arsyeja është pak e komplikuar, por unë po jua them më thjeshtë. Një shkollë që nuk zbaton kontrata, por i ndryshon sipas volitjes. Një shkollë që nuk ka as librezë studenti... Një shkollë ku vetë administrata nuk është e sqaruar, e jo më të sqarojnë studentët… Nuk ia vlen si shkollë që në momentin që përballesh me njerëz malinj, mashtrues dhe aspak qytetarë. Më vjen keq, nëse kjo përgjigje mund të mërzisë pjesëtarët e tjerë aksionarë, që janë gjithnjë të gatshëm për studentët dhe bëjnë çmos t’i ndihmojnë e jo t’i dëmtojnë. Jam e sigurt se ata e kuptojnë se kujt i referohem, ndaj u kërkoj ndjesë për pamundësinë e shmangies së kësaj përgjigjeje...”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi