Një superderbi, në fund fiton sërish Partizani
27th April 2008, 16:18
Një superderbi, në fund fiton sërish Partizani
Quhet derbi më i rëndësishëm i ka mpionatit dhe një gjë të tillë e ka treguar edhe dje. Takimi mes Partizanit dhe Tiranës, ka përfunduar sërish me fitoren e të kuqve, kësaj radhe në shifrat 2-1. Nuk ka qenë e njëjta panoramë si në fitoren e 1 marsit 4-1, pasi në fushë dy skuadrat kanë luftuar deri në momentet e fundit. Derbi ka prodhuar futboll, spektakël, nerva dhe kartona të verdhë e të kuq. Gjithçka që duhet të përmbajë një ndeshje derbi. "Kaluam një pengesë shumë të vështirë", do të thoshte i çliruar Hasan Lika në fund të takimit të djeshëm. Sepse, nëse Duro do ta kishte realizuar atë penallti në minutën e 71-të, atëherë gjërat do të kishin marrë një rrjedhë tjetër për skuadrën e tij.
Ndeshja
Partizani e ka nisur që në fillim në sulm, duke humbur disa raste të pastra. Madje, në një moment, Dhëmbi ka gabuar me portën bosh, pasi Osmani e braktisi atë për të larguar një top që shkonte në adresë të Bakajt. Megjithatë, korçari ka korrigjuar në minutën e 19-të, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Në minutën e 40-të, është Sina ai që lë skuadrën e tij me 10 vetë, duke ndërhyrë rëndë ndaj Elis Bakajt. Ndonëse e tepron pak, Sokol Jareci nuk e kursen kartonin e kuq. Për një moment, gjërat duket se janë vendosur, por në fakt nuk është aspak kështu. 9 minuta nga fillimi i pjesës së dytë është Daniel Xhafaj ai që shënon golin e barazimit, duke mposhtur me kokë portierin Shehi. Tirana na këtë fraksion luan më mirë dhe tenton madje edhe më shumë, ndonëse në inferioritet. Por, në minutën e 62-të, Elis Bakaj do të shënojë golin e dytë, sërish me kokë, pas një goditje këndi me dy takime. Në të 71-tën, Duro ka mundësinë për të barazuar, pas një penalltie të marrë nga Daniel Xhafaj. Por, elbasanasi gabon, duke gjuajtur shumë në qendër.
Trajnerët
Nuk mund të mos ishte i kënaqur në fund trajneri Hasan Lika. "Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme. Nuk mund të flas për titullin, por ishte një pengesë e madhe për ne. Tani të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe ndoshta të gjithë presin takimin e fundit, por unë mendoj se do të vendoset më përpara, pasi dikush do të gabojë", tha Lika. Ndërsa Mema tha se skuadra e tij do ta respektojë deri në fund kampionatin, pavarësisht zhveshjes nga objektivat. "Sot mbetëm me 10 lojtarë shpejt, që ndikoi pak. Me-gjithatë, që pas penalltisë, skuadra dhe loja u shthur. Mund dhe të kishim fituar", tha Mema.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi