Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Zajmina më në fund vishet… Empty Zajmina më në fund vishet…

23rd March 2008, 11:08
EKSKLUZIVE-Zajmina më në fund vishet

[You must be registered and logged in to see this image.]Sapo është publikuar videoklipi i fundit i show girl-it Zajmina Vasjari. Por, nëse sa herë që këngëtare si ajo..

Sapo është publikuar videoklipi i fundit i show girl-it Zajmina Vasjari. Por, nëse sa herë që këngëtare si ajo premtojnë për një klip surprizë e më pas ndodh që surpriza të mos çudisë askënd, nuk është aspak ky rasti i Zajminës. Sepse siç nuk ka bërë asnjëherë tjetër, këngëtarja në klipin e saj të fundit tregon një imazh krejt të ri, një vajzë e veshur kokë e këmbë. Tek “Zarfe trëndafilash” ajo e ka hedhur tej imazhin e sex-simbolit, që ka bërë të marrosen shumë meshkuj. E vëmendja e meshkujve me siguri nuk ka për t’i munguar as në imazhin e ri që përcjell, atë të një lady veshur me fustane që nuk zbulojnë shumë mish, por që nuk e zbehin aspak sensualitetin dhe joshjen e ish-“Miss Shqipërisë”, që së shpejti do t’ju mahnisë me një tjetër surprizë. Zajmina stiliste! E kishit menduar më parë?! Nëse jo, rreshtat më poshtë ju heqin kuriozitetin.


-Prej disa javësh, në disa stacione televizive muzikore po shfaqet kënga juaj më e re “Zarfe trëndafilash”. Kjo është hera e parë që ju bashkëpunoni me një këngëtar të muzikës popullore si Rati, apo jo?

“Kompozitori Gramoz Kozeli kishte përgatitur një këngë, të cilën më sugjeroi që ta këndoja unë. Pasi më bëri propozimin, isha unë që duhej të zgjidhja personin që doja të këndoja dhe preferova Ratin, pasi ai është një emër shumë i njohur i muzikës popullore dhe sigurisht i preferuari im. Besoj se ka dalë një bashkëpunim i bukur, sepse kam marrë goxha përgëzime”.

-Çfarë lidhjeje keni ju me muzikën popullore, pasi ju nuk jeni prezantuar kurrë më parë me këtë zhanër?

“Gjithçka e kam bërë në kuadër të ndryshimit. Prandaj zgjodha edhe një baladë, edhe një këngëtar të muzikës popullore dhe një tjetër stil të veshjes”.

-Meqenëse jemi tek veshja, stili juaj tek kënga “Zarfe trëndafilash” ishte krejt ndryshe nga herët e tjera. Ku mbeti Zajmina ekstravagante?

“Duke qenë se ky ishte një duet, që nuk kishte nevojë për hire të zhveshura, gjeta një stil të mesëm, që përshtatej edhe me tipin tim, edhe me këngën. Çdo detaj i veshjes është stiluar nga “Elia Style” dhe më vjen mirë që ato iu përshtatën më së miri gustove të mia”.

-Si ishte ndjesia e të veshurit nuse në videoklipin tënd?

“Vërtet e bukur, por vetëm për klipin, sepse për t’u veshur nuse në realitet është ende herët për mua”.

-Në të gjitha daljet tuaja publike, qofshin koncerte apo videoklipe, ju jeni ajo që vendosni për mënyrën e veshjes. Madje keni dorë edhe në dizajnimin e tyre. Kjo është arsyeja që ju keni nisur prej disa muajsh një shkollë për stiliste?

“Po, është e vërtetë. Unë studioj në një institut italian mode, në degën e fashion dizajnit. Gjithë veshjet e mia unë thuajse i krijoj vetë dhe elementi që më tërheq më tepër është ngjyra. E bardha dhe e zeza janë dy ngjyrat e preferuarat të mia, sigurisht dhe duke u bazuar në tendencat më të fundit, ku dhe bëj të mundur realizimin e shumë veshjeve interesante”.

-Kjo do të thotë që në të ardhmen do të mund të shohim edhe një Zajminë stiliste?

“Jo në të ardhmen, por shumë shpejt unë do t’ju servir surprizën time të radhës. Unë nuk mund ta quaj ende veten një stiliste profesioniste, sepse jam në hapat e parë të studimeve. Por, duke iu referuar edhe tendencave të modës botërore, mendoj se do t’ia dal mbanë”.

-Kush janë stilistët e tu të preferuar?

“Me stilistët shqiptarët ruaj marrëdhënie shumë të mira me të gjithë, sepse në karrierën time kam bashkëpunuar me pjesën dërrmuese të tyre. Nga të huajt është gjynah të mendosh për krahasime, sepse janë njerëz të aftë dhe tejet të talentuar. Por i preferuari im vazhdon të mbetet Roberto Cavalli”.

-Zajmina, po fustanin me të cilët u shfaqe tek 10-vjetori i “Miss Shqipërisë”, kush e kishte zgjedhur?

“Pikërisht, aty më shumë se në çdo vend tjetër del në pah preferenca ime, e bardha dhe e zeza. Ai ishte një fustan klasik, të cilit i është përshtatur edhe një model flokësh i tillë. Ajo mbrëmje ishte krejt e veçantë për mua, pasi më ktheu gjashtë vite para, kohë kur unë u zgjodha “Miss Shqipëria”. Për më tepër ishte një koincidencë fakti, që edhe prezantuesit, Hygerta Sako dhe Naim Abazi, ishin po ata që drejtonin këtë spektakël bukurie në kohën kur unë u kurorëzova”.

-Ku e sheh veten më të realizuar profesionalisht, tek stilimi, apo kënga?

“Për stilimin është ende herët për të folur, përpos talentin dhe dëshirës sime për të bërë emër edhe në këtë fushë. Por kënga mbetet dashuria ime e parë dhe më e madhe dhe për këtë jam shumë e bindur”.

-Pas baladës më të fundit, je duke projektuar ndonjë hit tjetër?

“Për të qenë e sinqertë, jam duke punuar për të. Është një këngë “hot” që do të dalë gjatë periudhës së verës, madje ia kam gjetur edhe titullin. Këtë detaj nuk mund ta zbuloj sigurisht, por ju premtoj që është një titull ndjellës”.

-Me siguri që ke menduar për një rikthim tek ekstravaganca, apo jo?


“Patjetër që po. Duke iu përshtatur edhe temperaturave të larta, edhe stilit të këngës, është e pamundur që të mendoj për një veshje serioze. Kështu që këtë verë do të shihni një stil tejet të gjetur dhe me linja të zbuluara”.

-Po sa u takon koncerteve, ke pasur shumë të tillë kohët e fundit?

“Në klubet e natës këtu në Tiranë kam pasur goxha ftesa dhe kam kënduar në disa prej tyre. Ndërsa për jashtë Shqipërisë kam një koncert që zhvillohet këto ditë në Greqi dhe pres të nisem nesër”.

-Folëm për këngën, stilimin, projektet..., po dashuria, si po të ecën?

“Jeta ime private është komentuar pafundësisht nëpër media, ndaj dhe unë mendoj të mos jap asnjë detaj rreth saj”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi