Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Papa sërish predikon “Spe Salvi” Empty Papa sërish predikon “Spe Salvi”

29th December 2007, 03:54
Në Solemnitetin e Shën Shtjefnit, Papa nënvizoi se martirizimi i krishterë është gjithnjë shprehje e dashurisë për Hyjin e për njeriun; kujtoi edhe se shumë të krishterë vijojnë të persekutohen

Me shembullin e tij të jashtëzakonshëm, Shën Shtjefni i kujton secilit nga ne se martirizimi i krishterë është thjesht akt dashurie për Hyjin e për njeriun: këtë nënvizoi Benedikti XVI në lutjen e sotme të Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit, përqendruar tek figura e martirit të parë të krishterë.
Më pas Papa vuri theksin mbi dëshminë që japin akoma sot shumë të krishterë, të cilët vuajnë e vdesin për të kumtuar Ungjillin si dhe për të jetuar në bashkim me Kishën e për t’i qendruar besnikë Papës.
U mbyt me gurë në portat e qytetit e vdiq, si Jezusi, duke iu lutur Zotit t’i falte vrasësit e tij - shpjegoi Benedikti XVI, duke nënvizuar në vijim se është dashuria hyjnore ajo që e lidh Krishtin me martirin e tij të parë, Shtjefnin.
Madje po ajo dashuri që e shtyu Birin e Hyjit të bëhej njeri e të bindej, derisa vdiq në kryq.
Po ajo dashuri – vijoi të reflektonte Papa – që i shtyu më pas edhe Apostujt e martirët të japin jetën për Ungjillin: “Duhet vënë gjithnjë në dukje kjo karakteristikë dalluese e martirizimit të krishterë: është gjithnjë vetëm akt dashurie për Hyjin e për njerëzit, duke përfshirë edhe persekutorët. Prandaj ne sot, në Meshën shenjtë, i lutemi Zotit të na mësojë t’i duam edhe armiqtë tanë, sipas shembullit të Shën Shtjefnit që, duke vdekur, u lut për persekutorët e tij”.
“Sa bij e bija të Kishës, në rrjedhë shekujsh – vijoi të kujtonte Papa – e ndoqën hap pas hapi këtë shembull. Eshtë një dëshmi që nis gjatë persekutimit të parë në Jeruzalem, e vijon me radhët e gjata të martirëve, deri në ditët tona”.
“Shpesh here, edhe sot, nga vise të ndryshme të botës vijnë lajme që flasin për misionarë, meshtarë, ipeshkvij, rregulltarë, rregulltare e besimtarë laikë të persekutuar, të burgosur, të torturuar, të privuar nga liria ose të penguar në ushtrimin e saj, vetëm e vetëm pse janë nxënës të Krishtit e apostuj të Ungjillit; nganjëherë njerëzit vuajnë e vdesin edhe për shkak të bashkimit me Kishën universale e të besnikërisë ndaj Papës”
Duke rikujtuar Enciklikën ‘Spe Salvi’ (Me shpresën shpëtuam), Papa vuri në dukje përvojën e martirit vietnamez Pal Le-Bao-Thin, që e shndërroi vuajtjen në gëzim, përmes forcës së shpresës, që buron nga feja. E më pas shtoi: Martiri i krishterë, ashtu si Krishti e përmes bashkimit me Të, pranon në thellësinë e shpirtit kryqin, vdekjen duke gjetur forcë për ta shndërruar në vepër dashurie.
Kështu – kujtoi Papa - dhuna shndërrohet në dashuri e vdekja, në jetë: “Martiri i krishterë aktualizon fitoren e dashurisë mbi urrejtjen e mbi vdekjen. Të lutemi për ata që vuajnë nga shkaku i besnikërisë ndaj Krishtit e Kishës së Tij. Zoja e Bekuar, Mbretëreshë e Martirëve, na ndihmoftë të jemi dëshmnitarë të besueshëm të Ungjillit, duke iu përgjigjur armiqve me forcën çarmatosëse të së vërtetës e të dashurisë”.
***
Gëzim e mirënjohje ndër dioqezat që do të vizitohen nga Benedikti XVI në vitin 2008.
Besimtarët e Liguries, të Pulies e të Sardenjës në Itali, e pritën me gëzim lajmin se do të vizitohen nga Papa gjatë 2008-tës.
Tri vizitat që u njoftuan dje, i shtohen shtegtimeve ndërkombëtare në SHBA, Sidnei e Francë. Plotësohet kështu kuadri i shtegtimeve apostolike të Benediktit XVI për vitin 2008.
Më 17 e 18 maj, Ati i Shenjtë do të jetë në Gjenovë e në Savonë – qytet ky i fundit, që nuk është vizituar nga papët që në vitin 1815, kur këtu ishte Piu VII.
Pas Kongresit Eukaristik italian, në maj 2005, Papa do të rikthehet në Pulie për të vizituar Brindizin e Santa Maria di Leukën, më 14 e 15 qershorin e ardhshëm.
Së fundi, vizita baritore në Sardenjë, e pikërisht në Kaliari, nën shenjën e Marisë, më 7 shtator 2008, për kremtimin e njëqindvjetorit të shpalljes të Zojës së Bonarias, Pajtore kryesore e Sardenjës.
Këto janë vizitat baritore të Papës në Itali për 2008-tën, ndërsa shtegtimi i parë apostolik i vitit të ri do të jetë ai që Ati i Shenjtë do të bëjë në SHBA, në dioqezën e Nju Jorkut e të Uashingtonit, nga 15 deri më 20 prill 2008.
Më pas Papa do të shtegtojë drejt Sidneit për Ditën Botërore të Rinisë, që do të kremtohet nga 15 deri më 20 korrik me temë: “Do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë në ju dhe ju do të bëhemi dëshmitarët e mi”. (Vap. 1,Cool.
Më 2008 Benedikti XVI do të vizitojë edhe Francën, me rastin e 150-vjetorit të dukjeve të Zojës së Lurdës, në data që mbeten për t’u përcaktuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi