Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Partizani ben “fiasko”, Elbasani forca e trete Empty Partizani ben “fiasko”, Elbasani forca e trete

3rd January 2008, 21:33
Viti 2007 ka shenuar fundin e javes se 17-te te superliges. Dita e djeshme ka paraqitur 4 takimet e tjera te kesaj jave, pasi dy prej te cilave u mbyllen te premten, ku Vllaznia mposhti 4-1 Tiranen dhe Dinamo dhe nje spektakel golash 7-0 ne perballjen e saj me Skenderbeun. Partizani, ne perballjen me Flamurtarin, mund te thuhet se ka bere nje loje zhgenjyese. Ne skuadren e Hasan Likes, defekti me i madh ka qene ne sulm, kjo ndoshta edhe per vete faktin se munguan disa lojtare, qe ishin mberthyer nga gripi. Nga ana tjeter, Flamurtari kishte po te njejtat probleme me sulmin. Nje gje e tille beri qe pjesa e pare dhe e dyte e takimit te mbyllej pa tundje rrjetash. Ata e kane mbyllur jo mire kete vit, sidomos me dy ndeshjet e fundit, ku kane barazuar me Teuten dhe dje me Flamurtarin, me pak fjale dy pike ne dy takime. Nga ana tjeter, Flamurtari e ka mbyllur kete vit ne vendin e 7, me 22 pike.

Shkumbini me ne fund e ka bere kthesen e tij ne ndeshjen e djeshme ne fushen e saj kunder Teutes se Durresit. Pjesa e pare ka qene e barabarte per te dyja skuadrat, kete e tregon dhe rezultati i 45 minutave te para, qe perfundoi ne barazim 0-0. Pjesa e dyte, ishte e gjitha per peqinasit, por ne minutat e para te saj nuk munguan as kartonet e kuq, nje per lojtarin e Shkumbinit dhe tjetri per Hodon e Teutes, qe lane skuadrat e tyre qe nga minuta e 55 me nga nje lojtar me pak. Kjo gje ka ndikuar pozitivisht per vendasit, te cilet kane mundur te shenojne me anen e Xhyras, ne minuten e 65-te dhe perseri ka qene Xhyra, qe ka dyfishuar ne te 77-en. Kjo ishte dhe dopieta e pare per te ne kampionat, qe i dha dhe tri piket Shkumbinit. Me kete rezultat ka mundur te fitoje dhe Elbasani ne “Ruzhdi Bizhuta” ndaj Beses, duke u bere keshtu forca e trete ne kampionat. Edhe ne kete perballje, dy golat e fitores jane shenuar ne pjesen e dyte te takimit. I pari eshte realizuar nga Sheta ne minuten e 59-te dhe i dyti nga Nuhiu ne te 78-en. Tashme Elbasani eshte ne kuoten e 30 pikeve, nje pike larg vendit te dyte, i mbajtur nga Partizani dhe 7 pike larg vendit te pare, qe kryesohet nga Dinamo.

Ndeshja e fundit Beselidhja-Kastrioti, eshte mbyllur me fitoren e krutaneve ne shifrat 1-2. Me ne fund, pas pese javesh ne fazen e dyte, ata kane marre per here te pare nje trepikesh. Emri i kesaj fitoreje eshte Kalari, i cili e ka kaluar qe ne minuten e dyte te takimit ekipin krutan ne avantazh dhe me pas ka arritur te shenoje te dytin ne te 78-en, ku dy minuta me pare Beselidhja kishte barazuar me anen e Perlleshit.

29-12-2007

Partizani – Flamurtari 0-0

Shkumbini – Teuta 2-0

Beselidhja – Kastrioti 1-2

Elbasani – Besa 2-0


Te premten

Dinamo – Skenderbeu 7-0

Vllaznia – Tirana 4-1

Renditja

1 Dinamo 37

2 Partizani 31

3 Elbasani 30

4 Vllaznia 28

5 Tirana 28

6 Besa 27

7 Flamurtari 22

8 Shkumbini 21

9 Kastrioti 20

10 Beselidhja 12

11 Teuta 12

12 Skenderbeu 8
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi