Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Albano Carrisi: Një natë e bardhë ditëlindjeje në Shqipëri Empty Albano Carrisi: Një natë e bardhë ditëlindjeje në Shqipëri

2nd May 2008, 09:35
Albano Carrisi: Një natë e bardhë ditëlindjeje në Shqipëri

Al Bano Carrisi mbërrin sot në Vlorë për një festë të veçantë kushtuar tërësisht atij me rastin e 65-vjetorit të lindjes. Këngëtari pritet të mbërrijë në aeroportin "Nënë Tereza" në orën 11:30, ndërsa pasditja dhe mbrëmja deri vonë në mëngjes do t'i rezervojë shumë surpriza në Vlorë. Në sallën e teatrit "Petro Marko" në Vlorë, pas takimit me këngëtarin, do të përurohet ekspozita fotografike "Al Bano dhe miqtë nga Shqipëria", ndërsa kryetari i Bashkisë do t'i dorëzojë titullin "Mirënjohje e Qytetit të Vlorës". Ky vlerësim do t'i lërë vendin promovimit të një libri kushtuar Al Banos dhe miqësisë që e lidh me Shqipërinë. Mbrëmja në vazhdim do të jetë një aktivitet i gjatë mbushur me muzikë, të cilës organizatorët i kanë vendosur emrin "Nata e bardhë në Llogara". Iniciatorë te kësaj veprimtarie njoftojnë se pas përurimit të një pub-i me emrin "Al Bano", si dhe një ekspozite fotografike me foto të Marubit dhe vlerave kulturore të Vlorës, një darkë me të ftuarit e posaçëm do të jetë pikënisja e "Natës së bardhë" e mbushur me këngët e Al Banos, Irini Qirjakos, Myfarete Lazes, grupit folklorik "Cipini" si dhe interpretimet e artisteve Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Roza Anagnosti.

Pak për jetën e Al Bano-s
Al Bano Carrisi lindi në Cellino San Marco, Brindisi, Pulia, me 20 Maj 1943 si djali i parë i Carmelo dhe Iolanda Carrisi. Emri i tij lidhet ngushtë me rrethanat kur babai i tij ishte ushtar në Shqipëri. Atë kohë lindi Al Bano. Këngëtari e ka pranuar botërisht, se ka qenë mirënjohja dhe dashuria e të atit për Shqipërinë dhe shqiptarët, që i vuri emrin Albano, ndërsa pjesa tjetër e familjes kishte menduar të quhej Oktavio. Në moshën 12-vjeçare shkroi këngën e tij të parë, "Addio Sicilia". Ndërsa kur ishte 16 vjeç u zhvendos në Milano për të këmbëngulur në botën e muzikës. Punoi si kamarier, punëtor ndërtimi dhe si punëtor për një linjë prodhimi, deri sa më 1965 Al Bano iu përgjigj njoftimit të "Clan di Celentano", i cili kishte për qëllim kërkimin e zërave të rinj dhe ai u bë pjesë e tij.
Si emër skene ai zgjodhi "Al Bano" në vend të "Albano". Turneun e tij të parë e bëri së bashku me "Clan", duke përshkruar mes përmes Italinë dhe Zvicrën. Hiti i tij i parë quhej "La Strada Che Mi Conduce A Te". Më 1966 Al Bano pati paraqitjen e tij të parë në televizion në programin "Sette Voci". Me 1967, hiti "Nel sole" pati një sukses shumë të madh duke shitur 1.300.000 kopje. Al Bano u bë i favorizuari i publikut, me një gamë zëri të pabesueshme dhe shkroi shumicën e këngëve vetëm.
Gjatë xhirimeve për filmin "Nel Sole", Al Bano u njoh me Rominën. Midis 1967 dhe 1983 ata xhiruan 7 filma së bashku, të bazuara nga këngët e tyre. Ata u martuan më 26 Korrik 1970 dhe në të njëjtin vit lindi vajza e tyre e parë, Ylenia Maria Sole. Me 21 Prill 1972 ne Rome lindi djali i tyre, Yari Marco dhe më pas lindën dy vajzat, Kristel dhe Romina. Dyshja e këngëtarëve, theu rekordin në Itali në 1982 me katër këngë, duke qenë në krye të hit parade-t italian në të njëjtën kohë. Po atë vit morën pjesë në "Festival di Sanremo" me këngën "Felicita", ku dolën në vendin e dytë. Shitën 6 milionë kopje të kësaj kënge në Gjermani dhe morën si çmim "Golden Globe". Ne 1984 fituan vendin e parë në "Festival di Sanremo" me kengen "Ci Sara". Në janar të 1994 ndodhi humbja e vajzës së tyre Ylenia në New Orleans. Al Bano dhe Romina anuluan menjëherë datat e tyre dhe dedikuan të gjithë kohën në kërkim të vajzës së tyre. Fatkeqësisht, policia nuk gjeti asnjë gjurmë. Ende sot Romina beson se Ylenia është akoma gjallë, ndërsa Al Bano mendon se ajo ka vdekur. Albumi i fundit i lëshuar nga Al Bano deri tani ishte "Il Mio Sanremo" ne Mars te 2006. Singelli i tij i fundit ishte "Caminando Por La Calle", i cili doli ne verën e 2006. Ai publikoi biografinë e tij "La Mia Vita" në Nëntor të 2006. Sot Al Bano ka 27 disqe të artë dhe 9 platini për sa i përket punës së tij. Ata bënë rreth 100 turne në të gjitha kontinentet dhe shitën 23 milion Lps.

Lidhjet e Al Banos me Shqipërinë
Shqipërinë e kishte njohur më parë përmes rrëfimeve të të atit. Pa e shkelur kurrë, te ai do të brumosej një ndjenjë e veçantë për këtë tokë. Vet emri i tij, simbolizon një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Një lidhje që ka kaluar ndër breza. I ati i tij, Karmelo Karrisi ka qenë ushtar në jug të Shqipërisë. I dërguar për luftë, ndodhej këtu kur i lindi fëmija i parë. Në respekt të shqiptarëve, që i bëri miq dhe që i shpëtuan jetën, i vuri emrin Al Bano të birit. Kjo ndonëse që më parë ishte vendosur të quhej Oktavio. Atëherë ndoshta askush nuk do ta kishte menduar se ai do të bëhej një këngëtar me famë e që historia do të rrëfehej për një publik të gjerë. Në prag verbimi, Karmelo, i shoqëruar nga bashkëshortja Iolanda dhe i biri Al Bano, erdhën në vitin 1987 në Shqipëri. Shkeli me këmbë itinerarin që kish kaluar gjatë luftës, Gjirokastër-Përmet-Tepelenë. Pas 45 vjetësh ai kërkoi trashëgimtarët e miqve të tij shqiptarë që i shpëtuan jetën gjatë luftës. Gjatë kësaj vizite Al Bano do të shprehej publikisht: - "Ardhja në Shqipëri e shëroi tim atë dhe ne pjesëtarët e familjes "harruam" infarktin që ai kish kaluar". Kjo nuk do të ishte vizita e fundit. Vetëm dy vjet më vonë, më 1989, këngëtari vjen për një koncert në Shqipëri, që do të pasohej nga një tjetër në vitin 2004, në Pallatin e Kongreseve. Këngët e tij do të ngrinin peshë publikun, që i dëgjonte në fshehtësi këngët e tij. Al Bano vazhdon ta ushqejë këtë lidhje. Këngëtari i ka vënë emrin Albano djalit të tij të fundit, duke përjetësuar historinë. Tashmë mbërrin në Vlorë, ashtu siç e kishte premtuar. Përveç kujtimeve, me këtë qytet lidhja është e dukshme edhe sot. Që nga viti 1996 në Vlorë kryen aktivitetin e saj shoqata kulturore "Al Bano Karrisi", me 350 anëtarë. Ndërsa emri i këngëtarit gjendet sot në shumë qytetarë vlonjatë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi