Al Bano dhe Albania
2nd May 2008, 09:37
“Al Bano dhe Albania”
Promovohet në Vlorë libri "Al Bano dhe Albania" i autores Zenepe Luka, themeluese dhe presidente e shoqatës Kulturore "Al Bano Carrisi në Vlorë". Mësohet se libri me 30 faqe dhe i ndërtuar në pesë kapituj do të bëhet dhuratë me rastin e 65-vjetorit të lindjes së këngëtarit. Kapitulli i parë përfshin mbresa dhe emocione nga takimet me Al Banon, që nisin me vizitën e parë në shtëpinë e këngëtarit, 20 maj 1993, në 50- vjetorin e lindjes. Ndërsa vend të gjerë zë intervista: "Jeta dhe karriera e çiftit të këngëtarëve në 50 pyetje". Në kapitullin e dytë flitet për formimin dhe veprimtaritë e shoqatës "Al Bano Carrisi" në Vlorë. Kapitulli i tretë i kushtohet miqve shqiptarë që kanë njohur Al Banon. Në kapitullin e katërt përfshihen korrespodenca, kujtime dhe vlerësime për Al Banon. Ndërsa në kapitullin e pestë pasqyrohet fama e këngëtarit Al Bano, në faqet e shtypit shqiptar. Në libër janë vendosur 100 foto bardh e zi dhe 21 foto me ngjyra.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi