Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3
24022014
Nis Big Brother 7, konkurrentët hyjnë çift
 Big brother albania 7  110817_3
Spektakli i njohur Big Brother ka nisur në një mënyrë të pazakontë në këtë edicion të shtatë. Djemtë dhe vajzat janë shfaqur përballë njëri-tjetrit me maska duke i zbuluar emrat njëri pas tjetrit.

Fillimisht djemtë zgjodhën nga një numër nga 1 deri tek 7, numra të cilat ishin të asociuara me disa cilësi apo virtyte të vajzave përballë.

Risia këtë vit është se konkurrentët nuk do të hyjnë vetëm por çift. Këto çifte u formuan nga përzgjedhja e cilësisë nga djemtë, duke u formuar kështu 7 çifte.

Ndërkohë tre vajzat e mbetura Ardjana, Esida dhe Juliana do të jenë të parat që do t ëhyjnë në shtëpinë më të vëzhguar të Shqipërisë.

Ja shtatë çiftet e Big Brother Albania shtatë:

Meridjan-Mikela (Cilësi: Durimi)

Rigels- Jona (Cilësia: Sinqeriteti)

Ervin-Andia (Cilësia: Çiltërsia)

Erald-Esterina (Cilësia: Thjeshtësia)

Enkelejd-Matila (Cilësia: Bujaria)

Ardit-Violeta(Cilësia: Besnikëria)

Fatjon-Daniela (Cilësia: Toleranca)

Valeri-Nevila (Cilësia: Dhemshuria)



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Share this post on:reddit

Komentet

Amantia
24th February 2014, 00:41Amantia
Message reputation : 100% (1 vote)
Tërheqja e Andias, përjashon Ervinin nga BB7

 Big brother albania 7  Ervini-jashte-300x207
Arbana u komunikon banorëve vendimin e Vëllait të Madh. Në studio vjen zarfi i parë për këtë vit. Me të banorët informohen se fati banorëve që janë çift, varet drejtpërdrejt nga njëri-tjetri. Si rezultat i dorëheqjes së Andias, Vëllai i Madh ka vendosur që edhe Ervini të përjashtohet nga loja dhe në shtëpi është një çift më pak.
Ndërkohë Ervini ndodhet në studio, por nuk është në dijeni të fatit të tij. Ai komenton vendimin e Andias duke thënë “do ta mirëkuptoja, por do të dëshiroja që vendimin ta kishte konsultuar me mua meqënëse ishim në çift bashkë”. Arbana i bën me dije edhe atij, vendimin e Vëllait të Madh. Duke shprehur keqardhjen e saj ajo i thotë “ më vjen keq, por Big Brother ka vendosur që t’i të përjashtohesh automatikisht nga loja, sepse fati jot varej drejtpërdrejt nga vendimi i Andias”.
Edhe pse i mërzitur, pasi ishte hera e katërt që aplikonte për t’u bërë pjesë e BB, Ervini thotë “do ta mirëkuptoja”. Opinionisti e vlerëson shumë duke i thënë “kjo që sapo the të bën ty më fisnik”. Këtu mbaron aventura e Ervinit në BB7.

BB7
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi