Vizat, Maqedonia "mbyll kufirin" për shqiptarët
10th January 2008, 23:33
Bullgaret e Maqedonise vendosin viza per shqiptaret. Ministia e jashtme duhet t'i pergjigjet me te njejten monedhe bullgareve te maqedonise duke bere te detyrueshem kalimin e bullgareve te maqedonise ne Shqiprer me viza. Perjashtim te bejne shqiptaret e maqedonise qe jetojne atje. Kjo mund te shihet lehte nga emri.....
Gazeta Shqiptare
Vizat, Maqedonia "mbyll kufirin" për shqiptarët
07/01/08 Tedi Blushi
Maqedonia ndryshon procedurat e dhënies së vizave për shtetasit e huaj, përfshi në veçanti edhe ata shqiptarë. Duke filluar nga muaji shkurt, për pajisjen me vizë apo edhe për kalimin tranzit në territorin maqedonas do të aplikohen forma më rigoroze, çka pritet të kufizojnë ndjeshëm lëvizjen e lirë që ka ekzistuar deri më sot. E thënë ndryshe, për të hyrë në fqinjin tonë lindor tashmë do ndiqen të njëjtat procedura si në vendet e Bashkimit Europian. Lajmi është publikuar dje nga e përditshmja "Koha" që botohet në Shkup, e cila citon në shkrimin e saj zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Sasho Kokallanov. Një prej ndryshimeve të reja është pikërisht vendi i marrjes së vizës. Kompetencat për dhënien e saj do t'i kalojnë shumë shpejt zyrave të përfaqësive diplomatike, duke i përjashtuar pikat e kalimit kufitar, si zyra paralele që kishin të drejtë deri më tani për të pajisur me viza. Ndërkohë, nuk dihet ende se sa do të jetë tarifa e aplikimit për pajisjen me vizë maqedonase. Aktualisht, taksa e pajisjes me vizë në pikat kufitare me Maqedoninë është 10 dollarë.
Garancia
Një prej kushteve të tjera është edhe garancia. Shtetasit shqiptarë nuk mund të pajisen me një vizë hyrëse ose transit, e për rrjedhojë nuk mund të kalojnë territorin nëse nuk kanë ftesë, ose letër garancie nga personi ose institucioni që i fton. Në rregulloren e re, në pikën 5 të saj, thuhet se aplikanti duhet të posedojë dokumente, të cilat vërtetojnë qëllimin dhe rrethanat për qëndrimin e planifikuar në Maqedoni.
Turistët dhe biznesmenët
Turistët dhe biznesmenët shqiptarë do të jenë dy kategoritë që do të preken të parat nga ndryshimi i procedurave të dhënies së vizave. Kërkesat për marrjen e vizës me karakter turistik ose privat, duhet tashmë të shoqërohen patjetër me ftesë nga personi te i cili turisti apo biznesmeni shqiptar do të shkojë për vizitë, ose dokumente që vërtetojnë pagesën e shërbimeve turistike, të rezervimeve turistike ose të udhëtimeve në grup. Për vizita zyrtare duhet të posedohet ftesë nga organet shtetërore, shoqëri tregtare ose edhe persona juridikë për pjesëmarrje në takime ose edhe ngjarje të tjera që lidhen me tregtinë, industrinë e të tjera. Ky vendim i qeverisë maqedonase do të ndikojë edhe tek të gjithë ata turistë apo biznesmenë që për të udhëtuar në rrugë automobilistike drejt Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë apo vendeve të tjera të Lindjes, duhet të kalojnë patjetër transit nga Maqedonia. Pasi edhe për kalimin transit është e nevojshme pajisja me vizë maqedonase.
Studentët
Nëse shtetas shqiptarë do të kërkojnë të pajisen me vizë me qëllim për të ndjekur studimet e larta, kurse ose kualifikime të tjera profesionale në Maqedoni, duhet të kenë me vete edhe vërtetimin nga institucioni përkatës.
"Mbyllja" e kufirit
Shtetasit shqiptarë janë ndër të vetmit fqinjë të Maqedonisë që do të preken nga forma e re e aplikimit të vizave, për arsye se Maqedonia me Serbinë dhe Kosovën nuk aplikon viza si edhe për dy fqinjët e tjerë, Greqinë dhe Bullgarinë, anëtare të BE-së ndaj të cilave e ka ndërprerë regjimin e vizave. Rregullorja e re në Ambasadës e Maqedonisë në Shqipëri pritet të zbatohet në muajin shkurt, ndërsa gjatë kësaj periudhe shtetasve shqiptarë i jepet mundësia që të informohen më shumë për ndryshimet e reja. "Lëvizjet e shtetasve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të mëdha, ndryshimet e reja nuk do t'i kufizojnë, por kanë qëllim që të kryhen sipas standardeve evropiane. Eliminimi i dhënies së vizave në kufi, përveç disa rasteve tepër urgjente, është një prej kushteve të BE-së për të reduktuar numrin e dhënies së vizave në kufi, që vetëm vitin e kaluar arriti në 75 mijë", - ka sqaruar për të përditshmen maqedonase "Koha", zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Kokallanov.

- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Vizat, Maqedonia "mbyll kufirin" për shqiptarët
12th January 2008, 01:56
mendoj me aplikim e vizave maqedonija duhet me se pari te shikoj se edhe ajo do te ket humbje te biznisit ne ket drejtim dhe kjo per mua eshte nji e padrejt qe ju ka ber shtetasve shqipatre dhe qeverija shqipatre duhet te filloj menjiher dhe sa me shpejt te reagoj per vizat sepse maqedonija nuk eshte ne shtet e shengenit dhe as mos te mbaj shpresa do te jet njiher per njiher ,duke shikue se ende ka probleme te pazgjithura siq eshte ceshtja shqipare ne maqedoni dhe ketu kemi te bejm me racizmin maqedon e tregon dhe ka tregue vazhdimishte ndaj shqiptarve ,qysh me kohe te motshme ,por shiptaret ket duhet ta refuzojn ose ,ose duhet ti vehen disa kushte shtetit maqedon qe do ta ket te veshtire ti perballoj ka kushte ne ekonomi ne turizem por edhe dalje ne deti mendoj une personalishte cdo kushtzim duhet te kushtzohet ne jet ,dhe interesat te shikohen ne propercionalizem te barabarte me fqinjet .
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Vizat, Maqedonia "mbyll kufirin" për shqiptarët
31st March 2016, 08:29
Edhe Shqiptaret jan nzot me shku se cben ne maqedoni
Mu mduket vend kot edhe njerez te trash
Mu mduket vend kot edhe njerez te trash
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi