Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Aleksander Moisiu Empty Aleksander Moisiu

10th January 2008, 23:44
Aleksander Moisiu, Aktori i madh Shqiptar

Aleksander Moisiu lindi ne qytetin e Durresit ne vitin 1879. Prinderit e aktorit te shquar shqiptar ishin nga vende te ndryshme te Shqiperise. I ati nga Kavaja ndersa e ema ne ate kohe ndodhej ne jug te Italise. Me bashkimin e prinderve te tij aktori e kaloi pothuaj gjithe rinine e tij ne qytetin e Durresit dhe me pas ne Tirane duke u larguar ne moshen 20-vjecare nga Shqiperia per t'u zhvendosur se bashku me nenen dhe dy motrat e tij ne Vjene te Austrise. Me kalimin e kohes qyteti austriak, pervecse shtepia e tij e re, u be edhe stacioni i pare i karrieres se tij. Aty aktori i madh shqiptar Aleksander Moisiu, pati fatin te njihej me aktorin austriak qe ne ate kohe perjetonte nje sukses mjaft te konsiderueshem. Xhosef Kainz, i cili e ndihmoi shume aktorin tone per hapat e tij te para ne boten e aktrimit. Shekulli XX ishte edhe momenti kur Aleksander Moisiu filloi te njihej ne rang boteror dhe te konsiderohej si nje aktor mjaft fisnik.

Me pas aktori i shquar shqiptar merr vendimin te zhvendoset ne Prage dhe ne Berlin, ku aty perseri ka fatin te njihet me nje aktor tjeter te suksesshem, Maks Reinhardin. Pikerisht ne kete vend ne Reinhard Asamble ne Rusi, aktori i shquar shqiptar vleresohet me cmimin e pare nga dramaturgu dhe kritiku Anatoliy Lunacarski, per interpretimin e tij tek Odipusi. Ky vleresim perben edhe cmimin e pare ne karrieren e madhe te Moisiut, si dhe nismen e nje periudhe te re plot vleresime e interpretime te suksesshme. Aktori i madh shqiptar vazhdon te interpretoje ne rolet me te spikatura te asaj kohe. "Hamlet" ne Teatrin Popullor te Vjenes ne vitin 1922, "Fedia" e Leo Tolstoit dhe "The alive Cadaver" ne Berlin ne 1922-in. Akeksander Moisiu vazhdon te aktroje vazhdimisht ne veprat me te spikatura duke arritur majat e teatrit boteror me perzgjedhjen e tij ne rolin e Romeos ne vepren e famshme Shekspirane "Romeo dhe Xhulieta" ne 1907-en duke lene te gjithe te shtangur me aftesite e tij interpretuese.

"Artistet e shquar shqiptare dje, sot dhe ne te ardhmen do te mbeten transmetuesit me te mire te vlerave tona kombetare e te identitetit tone artistik dhe Aleksander Moisiu ben pjese, pa dyshim, ne kete kolane te vyer qe ka lidhur Shqiperine me Boten e qyteteruar. Certifikimi i Aleksander Moisiut si shqiptar, me deshiren e tij, eshte nje fakt kuptimplote per ndjenjen e tij kombetare, edhe pse arti ka gjuhen e vet te gjithebotshme, kete gjuhe te cilen dine ta ligjerojne vec artistet e mirefillte qe gezojne staturen e gjeniut. E, Aleksander Moisiu eshte njeri prej tyre", ka thene per te Ministri Klosi.

Biografia e Moisiut gezon nje pasuri dhe nje vlere qe do ta deshironte cdo njeri i rangut te tij. Nder komentet e shumta per biografine e tij mund te vecohen disa vleresime te sinqerta nga koleget e tij. Maks Brod shkruan per aktorin tone: "Hamlet eshte shkruar vetem per Moisiun dhe vetem ai mund ta interpretonte." K. Stanislavski shkruan: "Nje artist edhe nje njeri kaq i madh sa Moisiu, i perket gjithe botes". Aleksander Moisiu, pavaresisht se po perjetonte nje sukses te jashtezakonshem, nuk e harroi kurre origjinen edhe kombin e tij. Pas shume tentativash dhe kerkesash ndaj autoriteteve te shtetit shqiptar arrin te marre pasaporten shqiptare se bashku me bashkeshorten e tij, Johana Tervin, ne 1934-en. Aktori i madh shqiptar nderroi jete ne mars te vitit 1935 duke lene pas tij kujtime te pavdekshme. Trupi i tij i pajete aktualisht ndodhet ne Leik Lugamo te Zvicres.

Emri i tij i fali Shqiperise nje nga dimensionet me interesante e te jashtezakonshme. Rolet e tij qene nje kolane brilante e artit pamor te drames. Eshte per t'u cuditur se megjithese ai luajti personazhe te interpretuara nga majat e aktrimit boteror, perseri ishte krejt i vecante dhe po kaq i madh sa edhe koleget e tij evropiane. Te marresh persiper e te realizosh personazhe te dramaturgjise elitare eshte sa lodhje dhe mallkim, aq dhe mrekulli e relaks. Detyra te tilla madhore i marrin persiper, jo vetem vullnete titanike, por edhe talente te jashtezakonshme. Ne keto dimensione, ne kete arene, hyri me modesti, u zhvillua universalisht dhe mbylli jeten i rrethuar nga respekti dhe admirimi aktori Aleksander Moisiu.



Aleksander Moisiu Aleksa10
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Aleksander Moisiu Empty Kur dramaturgu i madh shqiptar Aleksandër Moisiu, kërkonte n

10th January 2008, 23:45
Aleksandër Moisiu, përçapjet për t’u quajtur shqiptar

Gjenovefa PUTO

Të panumërta janë shfaqjet e dhëna me sukses prej tij në dhjetëra vende të botës. Vetëm kaq do të mjaftonte, që ai të joshej nga e mira dhe begatia e vendeve të tjera, ku kaloi shumë nga jeta e tij artistike. Por jo, aspak! Nga Aleksandër Moisiu na vjen prova më e qartë e dashurisë së tij për Shqipërinë.
Në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSh) gjenden plot materiale dokumentare që flasin për dramaturgun e madh Aleksandër Moisiu. Madje në fonotekë gjendet i regjistruar zëri i tij, që mund të emocionojë gjithkënd edhe sot pas kaq shumë vitesh. Pikërisht ai zë që bëri të famshëm atë vetë dhe kombin e tij shqiptar.
Midis shumë materialeve të tjera arkivore, që dëshmojnë pa më të voglin dyshim madhështinë e këtij personazhi botëror të fillimshekullit të kaluar, më bëri përshtypje një letërkëmbim zyrtar për A. Moisiun, i cili kërkon nënshtetësinë shqiptare. I gjithë ky material gjendet i plotë në AQSh, Fondi 152, viti 1933, dosja 484.
Letra përmban vlera të rralla si dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme që ky artist i jashtëzakonshëm i skenës, megjithë suksesin e madh të arritur në një kohë, kur universi shqiptar i atëhershëm ishte i panjohur dhe i paragjykuar, kërkon që ai dhe familja e tij të marrin nënshtetësinë shqiptare.
Në një kohë kur mjaft emra të ndritur të kulturës botërore u magjepsën përpara artit të Moisiut. Ai nuk e fsheh aspak faktin e të qenit shqiptar dhe vërteton edhe një herë se vendi ynë mund të lindë të tillë viganë.

DOKUMENT
Vjenë, 7 nëntor 1933

Shkurtimi: Dramaturgu i famshëm Alexander Moissi, kërkon shtetësinë shqiptare

Kam nderin të njoftoj se dramaturgu i njoftun, prej gjaku dhe fisi shqiptar, z. Alexander Moissi, i lindur në Trieste, më 2. IV. 1880, që ndodhej për një muej në një turne theatrore në Vjenë, iu drejtua sot kësaj Konsullate Mbretnore me lutjen që të ja parashtroj Shkëlqesis Suej dëshirën e tij që t’i akordohet sa ma parë shtetësia shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, artiste, e lindur në München më 18.III.1884.
Ky artist i përmëndun, që nuk e ka mohue kurr kombësinë shqiptare dëshiron që të njifet tutje dhe përjashta si shtetas shqiptar.
Z.Alexander Moissi e mori në kohë të luftës së madhe proforma shtetësinë gjermane, dmth mbas një intervecioni personal të Princit Otto Bismark, po me qënë se vjetët e fundit nacionalistët gjermanë i bënë një padrejtësi tue e konsiderue si çifut, ia solli përgjithmonë shpinën Gjermanisë dhe prej vitit 1932 rron në vilën e tij në Lugano (Svicër). Ky i refuzoi gjithë shtetësitë e tjera dhe dëshiron vetëm të pranohet si shtetas shqiptar, siç ka qenë familja e tij e dalun me kohë prej Kavaje dhe n.q.s pranohet lutja e tij do të jetë kurdoherë mirënjohës kundrejt shtetit tonë për këtë gjest bujar. Emri i këtij dramaturgu do të jetë me të vërtetë një reklamë e gjallë dhe propagandë e vlefshme për Shqipërinë, e cila do t’ishte krenare me e quejtur si të tijnë këtë artist të përmëndun në të gjithë botën. Tue i marrë parasysh arësyet e naltshënueme i lutem Shkëlqesis S’uej që t’i akordohet në një mënyrë të jashtëzakonshme shtetësia shqiptare Z. Alexander Moissi dhe zonjës së tij.

Letërkëmbimi vazhdon me letrën me të cilën ministri i Punëve të Brendshme i drejtohet Kryeministrisë. Pasi citon kërkesën që Aleksandër Moisiu ka bërë në Vjenë, ai thekson:

“Tue marrë parasysh racën e tij shqiptare, kohë shpërnguljen e familjes prej Kavajës në vise të huaja dhe marrjen e shtetësisë gjermane në një kohë të mbas sundimit ottoman në periudhën e okupacioneve të huaja në Shqipni e si dhe profesionit dramaturg që t’i vyejë historisë së kombit tonë, propozojmë pranë P.T. Këshillit Ministror të kombit tonë, regjistrimin e tij bashkë me gruan në shtetësinë e racës së vet, me banim definitiv në Kavajë me lutje që pasi të merret në studim nqs e mundur të parashtrohet për dekret Mbretnuer në bazë të Art. 9 të Kodit Civil tue ju akordue shtetësia shqiptare dy artistave të përmëndun me rëndësi, njani prej të cilëve i racës sonë shqiptare.
Kryesia e Këshillit të Ministrave, data 17.III.1934
Për dije e veprim, këtu ngjit ju dërgohet Kopje e dekretit Mbretnuer mbi akordimin e shtetësis shqiptare Z. A. Moissi, tash shtetas gjerman me banim në Svicër bashkë me zonjën e tij, Giovanna Moissi-Terëin.


DOKUMENT
Më poshtë paraqitet i plotë teksti i dekretit mbretëror për dhënien e nështetësisë shqiptare artistit Aleksandër Moisiu.

KËSHILLI MINISTRUER
------ Vendim ------
Nr. 91 më 26.II.1934. –

Këshilli Ministruer në mbledhjen e tij të sotshme të mbajtur nën kryesin e Z. Pandeli Evangjeli, Kryeministër, me antarë Z. Z. Vasil Avrami, Ministri i Drejtësis, Xhafer Vila, Ministri P. të Jashtme, Musa Juka, Ministri P. Mbrendshme e Zav. Ministri Ekonomis Kombëtare, Abdurahman Dibra, Ministri i Financavet, Dr. Mirash Ivanaj, Ministri i Arësimit, Sandër Saraçi, Ministri i P. Botore, pati në bisedim shkresat Nr. 1831 datë 9.IX.33 e Nr. 8107 datë 24.XI.1933 të Ministris së P. Mbrendshme e atë Nr. 2619/VII datë 30.XII.1933 të Ministris së P. të Jashtme, me të cilat tue tregue se Z. Aleksander Moissi, tash shtetas Gjerman, me banim në Svicer e qi nuk e ka mohue kurrë kombësin e tij Shqiptare, por tue marrë parasysh edhe shërbimet e shumta qi i ka banë vendit t’onë në shtetet më të mëdhaja të botës me profesionin e tij si dramatist me famë, mbi kërkesën e bame prej tij proponojnë qi në bazë t’Art. 9 të Kodit Civil t’i akordohet shtetsija Shqiptare, bashke me Zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, me origjin gjermane dhe lemun në München më 18.III.1884 edhe kjo artiste,

Vendosi:

Pranimin e këtij proponimi, tue i-a parashtruem çështjen për dekretim Nalt-Madhënies së Tij Mbretit si mbas Art. 9 të Kodit Civil, -
…………….

ZOGU I.
Mbreti i Shqiptarëve

Mbi propozimin e bamun me shkresën Nr. 1732 ex. 33 datë 28.II.934 të Kryeministries,

DEKRETON
Aprovimin e vendimit të sipërpërmendun Nr. 91 datë 26.II.934 të Këshillit Ministruer dhe Urdhnon zbatimin e tij. –
Tiranë, më 14 Mars 1934. –

Z O G d,v.

Kryeministri: Ministri P. Jashtme: Ministri P. Mbrendshme:
Pandeli Evangjeli.d.v. Xhafer Vila.d.v. Musa Juka.d.v.

Asht nji me kopjen e origjinalit
Sekretar i Përgjithshëm i Kryesis Këshillit Ministruer

Në fund të letërkëmbimit ekziston edhe dokumenti që i takon datës 19.III.1934, i cili ka këtë përmbajtje:
“Kemi nderin me ju parashtrue se vendimi i P.T. Këshillit Ministruer Nr.91 data 26.II.1934 i dekretuem prej Nalt Madhënis së Tij Mbretit, u transkriptue në Bashkinë e Kavajës në datë 28.III.1934”.

Të gjitha këto dokumente historike janë një provë e pakundërshtueshme e vullnetit dhe dëshirës së mirë të Aleksandër Moisiut për të njohur prejardhjen e tij shqiptare, ndërsa vërtetojnë edhe mirënjohjen e drejtuesve shtetërorë të asaj periudhe ndaj një personaliteti dhe figure madhore të skenës teatrore evropiane.

30/08/2005 Shekulli
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Aleksander Moisiu Empty Re: Aleksander Moisiu

12th January 2008, 01:57
Aleksander mojsiun mund te quhet nji perl shqiptare qe ishte per evropen aktrimi i tij ,njeri i madh ne teatrot evropjane .
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Aleksander Moisiu Empty Re: Aleksander Moisiu

16th January 2008, 01:22
Një burrë shqiptar,aktorë i aktorëve ishte Aleksander Moisiu,krenohej se ishte shqiptar dhe bëri të famshëm kulturën dhe kombin e tij.Sot në vendet përendimorena njohin njerëz të kulturës së Moisiut,dhe ne mburremi me këtë.
Sponsored content

Aleksander Moisiu Empty Re: Aleksander Moisiu

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi