Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Kosove, firmoset marreveshja per Qeverine, PDK-LDK gati emra Empty Kosove, firmoset marreveshja per Qeverine, PDK-LDK gati emra

11th January 2008, 01:35
Nenshkrimi i marreveshjes se koalicionit qeverises mes PDK-se dhe LDK-se mori fund dje, pas nje muaj negociatash intensive, ku nuk ka munguar presioni i faktorit nderkombetar, i cili duket se ka qene vendimtar me kete rast. Lideret e dy partive te armiqesuara gjate, pas nenshkrimit te marreveshjes, vleresuan koalicionin si ne te mire te Kosoves. “Eshte marreveshje e vullnetit te mire, e parimeve te qendrueshme, qe garantojne funksionalitet dhe efikasitet me te madh ne punen e institucioneve te ardhshme shteterore te vendit”, ka deklaruar Hashim Thaci. Fatmir Sejdiu tha se kjo marreveshje vjen si rezultat i procesit te rendesishem te zgjedhjeve. “Por, edhe proceseve paraprake te funksionimit demokratik te institucioneve dhe fuqine tone politike”.

Lideri i PDK-se ka insistuar qe kjo marreveshje te kuptohet si qeverisje, e jo si bashkeqeverisje. Sipas tij, qeveria do te jete mbi interesat e ngushta partiake, te PDK-se ose LDK-se. Kjo marreveshje i jep PDK-se postin e Kryeministrit, ate te Kryeparlamentarit, nje zevendeskryeminister dhe shtate ministri. LDK-se, nderkaq, postin e Presidentit, nje zevendeskryeminister dhe pese ministri. Tri ministri te tjera do t’u takojne minoriteteve.

Kjo ka qene oferta e pare e PDK-se, te cilen lidershipi i LDK-se kishte hezituar ta pranonte, por qe dje, megjithate, e nenshkroi. Fatmir Sejdiu pranoi kete oferte vetem pas presionit qe i beri atij shefi i UNMIK-ut, Joakim Ruker, nderkohe qe vete foli per nje mandat pesevjecar te Presidentit.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kosove, firmoset marreveshja per Qeverine, PDK-LDK gati emra Empty Re: Kosove, firmoset marreveshja per Qeverine, PDK-LDK gati emra

12th January 2008, 01:46
qeverija eshte formue edhe mendojse ldk pas kater viteve do te shkrihet e tera ,per kohen hashim thaqi po ndjek nji reform qe rrall kush prej partive do ta behet reformen demokratike qe inatet dhe unin i ka len me nji ane kam besim shum se do te punoj me duar shum te pastra ne qeverisje dhe llogarija dhense do te jet e pamshirmshme ndaj ministrave te emruare .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi