Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Eurovizion 2008, Shqipëria hyn në natën finale Empty Eurovizion 2008, Shqipëria hyn në natën finale

23rd May 2008, 23:34
“Eurovizion 2008”, Shqipëria hyn në natën finale

• Shqipëria ka hyrë në natën finale në konkursin e këngës “Eurovizion 2008”. Kenga e kënduar në shqip nga Olta Boka tashmë renditet në këngët më të mira të Eurovizionit duke i dhënë një mundësi për të konkuruar në natën ku pritet të dalë edhe fituesi i këngës më të mirë europiane.

BEOGRAD - Shqipëria ka hyrë në natën finale në konkursin e këngës “Eurovizion”. Vetëm pak minuta më parë është përmendur emri i Shqipërisë si vendi i cili do të konkurojë në natën finale me këngën “Zemrën lamë peng”. Kenga e kënduar në shqip nga Olta Boka tashmë renditet në këngët më të mira të Eurovizionit duke i dhënë një mundësi për të konkuruar në natën e tretë dhe finale në të cilën pritet të dalë edhe fituesi i “Eurovizion 2008”. Kënga e kënduar tërësisht në gjuhën shqipe duket se ka ngjallur emocion tek publiku i gjerë evropian duke i dhënë mundësi Shqipërisë të jetë protagoniste e emocioneve të natës finale.

“Eurovizion”, Shqipëria këndon shqip në Beograd, priten votimet për në finale

ORA 21:30 - E veshur me kostum të zi me dekor kombëtar Olta Boka ka kënduar shqip në sallën e "Eurovizionit" në Beograd. E shoqëruar nga banda muzikore, Olta Boka ka përballuar konkurimin dhe ka ngjallur emocione në "Eurovizion" duke gjetur mbështetjen e shumë shqiptarëve dhe spektatorëve të huaj. Shqipëria e përfaqësuar me këngën “Zemrën lamë peng” ka kënduar e gjashta në rradhë, pas Lituanisë.
Kjo është hera e parë që një këngë shqiptare këndohet tërësisht në gjuhën shqipe.
Në videoklipin prezantues të Shqiperisë një grup balerinësh të veshur me kostum të kuq kanë kërcyer mbi tapetin me shqiponjën e flamurit tingujt tradicionalë të valleve shqiptare. Në përfundim të këngës Boka ka përshëndetur publikun në shqip dhe në anglisht. “Faleminderit” dhe “Thank you very much” kanë qënë fjalët e këngëtares drejtuar publikut në sallë pas përfundimit të këngës. Gjithashtu në sallën e “Eurovizionit” janë dalluar flamuj shqiptarë të cilët mbështesnin këngëtaren Olta Boka. Pas përfundimit të natës së dytë gjysmëfinale priten të nxirren edhe rezultatet e votimit.
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Eurovizion 2008, Shqipëria hyn në natën finale Empty Re: Eurovizion 2008, Shqipëria hyn në natën finale

23rd May 2008, 23:53
Kenga ime e preferuar,nuk diskutohej fare qe do te arrinte deri ne finale Shkel syrin
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi