Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

UFO - Londra publikon informacionet sekrete te X-Files Empty UFO - Londra publikon informacionet sekrete te X-Files

7th August 2008, 23:04
Nga 160 dosje dedikuar objekteve fluturues, sot jane publikur 8 prej tyre.

LONDRA (Britani e Madhe) - Per vite e gjithë bota ka debatuar mbi ekzistencën e ufove, mbi ekzistencën e X-file te mbajtura sekrete. Arkiva qe mbaheshin dhe sekret nga shërbimet sekrete internacionale. Kush do e mendonte se nje dite këto sekrete do te ishin ne rrjet si nje arkiv normal. Ajo qe ndodhi ne Britanine e Madhe ku nga siti zyrtar (http://www.nationalarchives.gov.uk/ufos) dokumente te ndryshme te ministrisë se mbrojtjes qe kane si teme kryesore "objektet fluturues jo te identifikuar".

DOKUMENTET - Tani per tani jane publikuar vetëm tete dokumente te X-file, relative te viteve midis 1978 dhe 1987, por faqja siguron qe ne kater vitet e ardhshme do te jene te gjitha arkivet, te 160-ta. Sipas këtij vendimi te fundi per hapjen e dokumenteve ka qene shoqeria "Freedom of information Act" qe lufton kundër zerave false mbi informacionet e rreme. Edhe qeveria britanike vitet e fundit eshte akuzuar per informacione te shumta ne dispozicionin e saj, mbi alienet dhe gjera te tjera te mbajtura sekrete.

SHERBIMI SEKRET - Ne 60 vitet e fundit sherbimi sekret britanik ka shqyrtuar mbi 11.000 raste te "objekteve jo identifikues": keto raste kane i jane kaluar ministrisë mbrojtjes qe i identifikoi si jashtëtokesor. Keta te fundit mendonin se mbrapa ketyre objekteve fluturuese qendronte Bashkimi Sovjetik apo shtete te tjere armiq.

TREGIMI- Sigurisht qe nuk mungojnë rrefimet nga persona qe i kane pare dhe qe tregojne takim me jashte tokësoret: Rasti i vitit 1983 i kataloguar mbi siglen «Defe 24/1925», ne te cilen nje shtatedhjete vjeçar peshkatar anglez, deklaron qe ka biseduar me jashtëtokësoret ne ngjyre te gjelber, te cilet kishin zbritur nga nje anije misterioze. Gjithmone ne te njejtin dokument shkruhet qe nje qytetar ne vitin 1985 kishte pare te tjera objekte ne lumin Mersey, ne veri te Anglise, ku dhe i njejti person deklaron qe ka folur me alienin e quajtur Algar.

DESHMITE - Mbi te gjitha, deshmite nuk mungojnë duke nisur nga aviatorët e Raf (Royal Air Force), pilota civile dhe kontrolloret e fluturimit. Edhe nje pilot i nje aeroplani civil deklaron ne nje leter me 5 shtator te viti 1986 qe ka pare nje objekt fluturues qe kaloi pak milje aeroplanit qe po pilotonte, dhe pse mendohej per nje meteor apo nje raket. Por ai thekson: "nqs do ishte nje raket apo meteor une dhe ekuipazhi im nuk do te frikësoheshim aq shume..."

ASNJE PROVE - Ne fund te fundit asnje prove nuk ekziston qe keta objekte jane afruar realisht. Guardian Nick Pope nje ish punëtor ne ministrine e mbrojtjes britanike qe merrej me dojset e Ufos thekson: «Nuk eshte gjetur asnje prove reale mbi kete çeshtje»
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi