Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanë bërë epokë” Empty Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanë bërë epokë”

9th August 2008, 23:34
Deklaratë surprizë e kryeministrit shqiptar gjatë vizitës në Kinë. Zyra e shtypit “zgjon” ndjenjat vëllazërore Shqipëri-Kinë

Dukej sikur lexoje një deklaratë për shtyp të viteve ‘70 te njoftimi i djeshëm i zyrës së shtypit të Kryeministrisë, ndërsa mes rreshtave shkëlqente si xhevahir një batutë “kuptimplote” e kryeministrit shqiptar. Vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Xhorxh Bush e kritikoi publikisht Kinën për shtypjen e të drejtave themelore, kryeministri shqiptar ka bërë lëvizjen më brilante duke pretenduar se udhëheqja kineze dhe ajo e partisë së tij kanë ndryshuar dy vendet respektive. “Nga ana e tij, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që ndodhej në Kinë me rastin e Lojërave Olimpike, ku me siguri Kina do t'i tregojë botës sukseset dhe progresin e saj të madh. Kryeministri Berisha e cilësoi vizitën e ministrit Jiarui në Shqipëri si të suksesshme dhe theksoi se dy partitë, Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia Komuniste e Kinës kanë sjellë ndryshime epokale në vendet e tyre, ndaj bashkëpunimi dhe angazhimi i ndërsjellë mes tyre do të njohë progres të vazhdueshëm dhe lidhje të forta nga të gjitha strukturat e tyre”, - njoftonte dje zyra e shtypit, ndërsa popullit kinez dhe atij shqiptar nuk i ngelet tjetër veçse t’i falënderojnë këto dy parti për begatinë dhe shkëlqimin që i dhanë jetës dhe mirëqenies së tyre. Por duket se ndryshimi epokal është më i theksuar dhe më i realizuar në Shqipëri (ndoshta prej faktit se jemi disi më pak në numër) nëse u referohesh kujtimeve mbresëlënëse që kishte përjetuar një tjetër ministër kinez gjatë qeverisjes epokale të Partisë Demokratike në Shqipëri. “Më pas, axhenda e kryeministrit vijoi me takimin mjaft miqësor me ministrin e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, zotin Wang Jiarui dhe përfaqësues të lartë të kësaj ministrie, në ambientet e Asamblesë Popullore të Kinës. Ministri Jiarui i uroi kryeministrit Berisha mirëseardhjen dhe e falënderoi për mikpritjen e tij dhe të popullit shqiptar gjatë vizitës së tij në Shqipëri, për të cilën ai u shpreh se ishte mjaft mbresëlënëse”, - shkruante dje zyra e shtypit të Kryeministrisë, ndërsa njoftimi për shtyp theksonte edhe një tjetër iniciativë epokale të kryeministrit Berisha i cili “duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, shprehu dëshirën për të pritur kryeministrin e Kinës, zotin Wen Jiabao në Shqipëri”. Me siguri që edhe në këtë rast dy popujt do të përjetojnë një eksperiencë mbresëlënëse dhe epokale.


Albania
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanë bërë epokë” Empty Re: Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanë bërë epokë”

9th August 2008, 23:38
Vertet epoke kane bere!

PKK e kines beri qe Kina te behet dyqani botes
PD e Saliut beri qe Shqiperia te behet turpi botes
Identiteti
Identiteti
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 71
Points : 4
Reputacioni : 4
Medalje2 Medalje3

Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanë bërë epokë” Empty Re: Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanë bërë epokë”

10th August 2008, 13:15
Andi,gjithesesi na duhen miq,apo jo,pra kushdo qofshin ata(ne kete rast edhe Kina qe ti me te drejt e quan dyqanin e botes).Kurse per Salen gjithashtu keni te drejt,ngase Sali e ka mbushur kupen me faje,qe nga e 97,e sot e gjithe diten.U shpreha ne kete menyre per Salen,duke u bazuar ne fjalet:"politikanet qe pretendojne te vijne ne pushtet me q'do kusht,behen diktator".
Sponsored content

Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanë bërë epokë” Empty Re: Berisha: “Partia Komuniste Kineze dhe PD-ja ime kanë bërë epokë”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi