Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Do ma dëgjoni zërin Empty Do ma dëgjoni zërin

7th September 2008, 22:57
“Do ma dëgjoni zërin”!


Një sfidë e dytë në festivalin e fundvitit në RTSH nuk përbën asnjë çudi për këngëtaren fituese të edicionit të mëparshëm të tij. Një këngë e re, e shoqëruar edhe me videoklip, si dhe një projekt që do të finalizojë albumin e parë të Olta Bokës janë angazhimi i momentit për këngëtaren e re. Të tjera detaje ajo i zbulon më poshtë...

Nuk është më ajo vajza e vogël me fytyrë fëmije! Tashmë është rritur mjaftueshëm për të marrë në dorë frerët e jetës së saj profesionale si këngëtare. Hera e fundit kur emri i Olta Bokës bëri bujë, ishte padyshim gjatë pjesëmarrjes e saj në “Eurovizion 2008”, por 17-vjeçarja premton se do t’ia dëgjojmë sërish zërin, madje më fuqishëm se kurrë. “Zemrën e lamë peng” nuk do të jetë singëlli i vetëm në karrierën e Oltës, pasi ajo po përgatitet njëherësh për dy hite të reja, si dhe për një album, i cili do të jetë pjesë e tregut muzikor shqiptar. “Sapo jam kthyer nga pushimet verore dhe aktualisht jam në vrullin e punës sime sa i takon muzikës. Pas përfundimit të eksperiencës në “Eurovizion”, kam biseduar me dy autorët e këngës, Pandi Laçon dhe Adrian Hilën, për të vijuar më tej punën rreth një hiti të ri. Besoj se do të jetë diçka krejt ndryshe nga kënga dhe videoklipi im i parë, pasi unë kam nisur që të eksperimentoj në zhanre muzikore më moderne, gjë që do të thotë se hiti i radhës mund të mos jetë më një baladë si “Zemrën e lamë peng”. Sa i takon subjektit, mund të them që teksti do të përcjellë një copëz jete të ndjerë nga gjithsecili prej nesh. Muzika është pjesë e rëndësishme e jetës sime, ndaj në çdo kohë përpiqem të jam maksimumin tim”, pohon për gazetën “Korrieri” Olta Boka. Videoklipi i dytë i saj do të përcjellë tek publiku imazhin e panjohur deri më tash të 17-vjeçares, e cila u bë e njohur që me herën e parë, kur ajo u ngjit në një skenë të vërtetë festivali. Jo më kot, një studio muzikore në vend ka insistuar që të lidhë kontratë me të, për të ndjekur në vijimësi çdo hap që Olta do të hedhë në muzikën shqiptare. Por ajo për momentin të gjithë forcat i ka përqendruar te kënga e re, që përpos stilit të ri që do të ketë, do të shoqërohet edhe nga një klip interesant. “Për mua e rëndësishme është që të jem sa më profesioniste dhe të përcjell më të mirën tek fansat e mi. Mund të them që klipi im i dytë do të ketë një performancë më të arrirë se ai i mëparshmi, do të ketë më shumë ritëm dhe më tepër ngjyra, që besoj se do të pëlqehen nga audienca e gjerë”, vijon Olta. Por surprizat për këngëtaren e njohur duket se nuk kanë të sosur. Ajo po mendon që, së bashku me dy kompozitorët e këngës së parë, të punojë për një hit të dytë, që do të jetë konkurrent në festivalin e sivjetshëm të RTSH-së, i cili mund t’i sigurojë asaj sërish një biletë për në “Eurovizion”. Me gjithë pakënaqësitë e shprehura në çdo kohë, asgjë nuk e step 17-vjeçaren përpara një tjetër sfide që mund të rikuperojë “gabimet” e mëparshme, siç e etiketon ajo daljen e saj në arenën e Beogradit. “Kurrë nuk kam thënë “Kurrë”, dhe të njëjtën gjë do të bëj edhe në këtë rast. Personalisht besoj në më shumë drejtësi në çdo gjë që më rrethon, por me këngën time të re shpresoj që të bëj një performancë më të arrirë si nga ana vizive, ashtu edhe për nga vokali. Me dy kompozitorët, Pandi Laço dhe Adrian Hila, nuk e kemi përjashtuar mundësinë e një sfide të dytë në festivalin e fundvitit në RTSH, ndaj dhe ky është një tjetër projekt për të cilin po punoj aktualisht”, shton këngëtarja. Për të qenë sa më jetëgjatë në tregun e muzikës shqiptare, Olta nuk e përjashton mundësinë e publikimit të një albumi, që do të jetë i pari për të. Por deri në përfundim të tij, Oltës do t’i duhet të kalojë të tjera sfida profesionale, e njëra prej tyre është sigurisht pjesëmarrja e dytë në skenën e festivalit të fundvitit, të cilën këngëtarja e ka marrë më seriozisht se kurrë!





“Kurrë nuk kam thënë “Kurrë”, dhe të njëjtën gjë do të bëj edhe në këtë rast. Personalisht besoj në më shumë drejtësi në çdo gjë që më rrethon, por me këngën time të re shpresoj që të bëj një performancë më të arrirë si nga ana vizive, ashtu edhe për nga vokali. Me dy kompozitorët, Pandi Laço dhe Adrian Hila, nuk e kemi përjashtuar mundësinë e një sfide të dytë në festivalin e fundvitit në RTSH, ndaj dhe ky është një tjetër projekt për të cilin po punoj aktualisht”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi