Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Ndihmesa e Dom Prend Sulit në etnokulturën kombëtare Empty Ndihmesa e Dom Prend Sulit në etnokulturën kombëtare

11th December 2008, 00:38
Ndihmesa e Dom Prend Sulit në etnokulturën kombëtare


Ndihmesa e Dom Prend Sulit në etnokulturën kombëtare Prend-suli



Ndër krahinat e vetëqeverisura sipas dokeve, vatra të qëndresës antiosmane, Mirdita zinte kryet e vendit. është shumë domethënës fakti se në “Konferencën Kombëtare të studimeve etnografike” më 1976, mirdita qe e vetmja krahinë që u përmend në të gjitha referatet, kumtesat dhe diskutimet e mbajtura në atë konferencë.

Ndonëse Mirdita përflitet si krahinë e prapambetur cubash, edhe më herët, por sidomos gjatë Rilindjes ajo i ka dhënë shumë kulturës kombëtare shqiptare. Mjafton të përmendim se alfabetin që përdor sot kombi shqiptar ka autorë dy mirditorë Prend Docin e Dodë Kolecin, që shumë “studiues” me gjaca plancit mundohen me i lënë në harresë e mandej me ua veshun të tjerëve, sikur kanë nisur t'ua veshin.

Ndihmesa e Prend Sulit spikat në disa fusha dijesh. Ai është marrë me etnologji, hulumtime gjuhësore e histori,

Në fushën e etnologjisë


Nga materialet e botuara shquhet artikulli “Nëpër Mirditë”, që është një vështrim i saktë etnologjik, i paraqitur mbi një bazë konkret gjeografike dhe historike. Në atë artikull, për kushtet konkrete të një treve të caktuar, kashnjetit, përshkruan drejt e saktë strukturën dhe shkallëzimin e organeve drejtuese të vetëqeverisjes dhe të dokeve e kanunit të vendit. Veçori karakteristike e këtij punimi është forma. Ai e nis dhe e mbaron në formë bashkëbisedimi.

Në një artikull tjetër “Kokra të vjetra mirditore” jep një pasqyrë të hollësishme, të saktë e sistematike të zejeve në Mirditë, duke treguar në rend kronologjik dhe shtrirjen e tyre në shtëpi të veçanta mjeshtrish, në katunde e bajrake të ndryshëm. Në artikullin tjetër “Njërëzit e kanusë” trajtohen disa veçori të zbatimit të kanunit në Mirditë. Duke krahasuar të kaluarën me të tashmen, ai shtron edhe çështjen e raportit kanun-njeri e njeri-kanun, problem ky filozofik i dorës së parë.

Ndihmesa më e madhe e Prend Sulit në visarin e kulturës të maleve, ashtu si zbatohej në Mirditë. Prend Suli ka meritë jo vetëm për mbledhjen e lëndës, por edhe për ndihmën që ka dhënë për saktësimin e çështjeve të veçanta që dilnin gjatë pregatitjes së lëndës për botim. Këto dëshmohen si nga letërkëmbimi që ruhet në arkiv, ashtu edhe nga disa ish kolege pune si Benedik Dema, Mëhill {uni e ndonjë tjetër.

Edhe kur shkruan për çështje jo etnologjike po gjuhe, Prend Suli vë në pah disa doke të vjetra që të mahnisin, sikurse është kremtimi i kthimit të diellit për së mbari (hak vera), që zor se e ka trajtuar këtu ndër ne tjetër kush.

Në fushën e hulumuntimeve gjuhësore



Duke qenë në detyrën e kapedanit të Abacisë së Oroshit, pra sekretar i saj, Prend Doçi e porosit që veç detyrës zyrtare të mblidhte edhe fjalë e shprehje për fjalorin që i mendonte të botonte. Kështu Prend Suli u bë një ndër bashkëautorët më prodhues të fjalorit të njohur të “Bashkimit” të botuar nga Prend Doçi më 1908.

{do shkrim i Prend Sulit shquhet për përdorimin me përpikmëri të së folmes së Mirditës, për fjalorin shumë të pasur me fjalë shqipe vendi, shumë prej të cilave nga mospërdorimi kanë dalë jashtë qarkullimit letrar e aq janë harruar sa tash edhe vendasit nuk e dijnë ma.

Prend Suli ka shkruar edhe disa artikuj mbi frazeologjinë shqipe, duke dhënë një listë të gjatë frazeologjike shumë interesante. Paraqet interes gjuhësor dhe etnologjik shpjegimi që i ka dhënë Prend Suli fjalës “Këshnellë”, duke e lidhur me mitologjinë, kthimin e diellit nga vera.

Në fushën e historisë.


Në artikullin “Prej vrojtores” Prend Suli trajton një tip banese operative, luftarake, e cila ka qenë përdorur gjerësisht në malësitë shqiptare vatra qendrore antiosmane, të paktën me sa kam hulumtue unë prej Kelmendi e deri në Lurë. Ndaj këtij tipi banese, të rëndomtë gjatë dy shekujve të parë të pushtimit osman, e cila ka dalë jashtë përdorimit me hyrjen në përdorim të armëve vetiake të zjarrit dhe me përhapjen e misrit, ku u kalua në ndërtimin e banesave të tipit kullë, askush nuk e ka shtruar si çështje të rëndësishme historike lidhur me qëndresën në male në kushtet e luftës së gjatë shumëshekullore në rrethim, askuj nuk i ka tërhequr vëmendjen. Edhe pse Prend Suli nuk e ka trajtuar në prizmin e vetëmbrojtjes, ai ka dhënë faktin e studiuesit duhet të bëjnë interpretimet dhe përgjithësimet e duhura.

Të dhëna historike mjaft të rëndësishme për Mirditën kanë edhe dy dorëshkrime të Prend Sulit që ruhen në Arkivin Qendror Historik në Tiranë.

I pari, me titull “E kçyrmja për s'largu nëpër Mirditë të dikueres” prej 37 faqesh të shkruara me dorë, përshkruan me mjaft saktësi ngjarje të gjysmës së dytë të shekullit XIX në Mirditë. Në qendër të vëmendjes janë dy institutet kryesore të kohës në Mirditë: Abacia dhe Gjomarkajt.

Në këtë dorëshkrim ka rëndësi të veçantë numri i saktë i mirditasve, pjesëmarrës në luftën e Krimesë që jepet me shifrën 885. Prend Suli shkruan se atje ishte Ndue Gegë Lleshi, i cili e tregonte jo vetëm gjithë rrjedhën e punëve, por edhe mbante mend e kujtonte pothuajse gjithë pjesëmarrësit. Për këtë ekspeditë në shumë shkrime thuhet se ishin të paktën 5000 vetë. Puna është se mirditasit nuk dilnin në rreshtime paraluftimi, gjerësinë e frontit e merrnin qesim për pesë mijë, po ashtu edhe rrobat, ushqimin e rrogat etj. Kjo dëshmon se një mirditas dinte të luftonte për pesë ushtarë të rregulltë.

Dorëshkrimi i dytë ka si titull “Përpjekjet atdhetare nëpër Mirditë” 1856-1913 pra është një shtesë e të parit, veç këtu si temë kryesore është lufta kundër pushtuesit.

Këtu ka rëndësi një fakt shumë i përmendur, por i pa shpjeguar saktë në veprat tona historike. është fjala për Abat Doçin, ai prini Turgut Pashës më 1910, siç është shkruar gjithandej. Madje ashtu e ka përshkruar edhe doktori gjerman i Turgut Pashës Ernest Jack. është interesant se qyshë më 1969 studiusi gjerman G. Robel e vë në dyshim mendimin e shprehur nga Jack dhe shkruan se doktori nuk e kuptoi lëvizjen dinake të shahut të Abat Doçit.

Po si qëndron në të vërtëtë puna?

Si hyri në Shkodër më 27 korrik 1910, sipas rregullave të kohës, paria e klerit katolik i bëri vizitë Turgut Pashës. Abat Doçi i përmendi gjeneralit privilegjet e njohura të Mirditës. Turguti iu përgjigj se ato i njoh e i nderoi për derisa i ka dhënë Sulltani. Por dreqi nuk flinte, armiku i përhershëm sllavi. Ndërkohë, konsulli rrufeshëm në Mirditë, do të kapte gjithë ata krerë kryengritës të Kosovës që nuk kapi dot atje, pasi ata janë grumbulluar të gjithë në Mirditë. Këtë, ky rus e raportoi kështu, për inate të Mirditës, po e dinte mirë se krerët kosovarë kishin kaluar me kohë në Mal të Zi.

Si përgatiti ushtrinë, jo pak po 32 bataljone Turguti, thërriti abatin dhe i tha: më prij se dua me dalë me pa Mirditën! Pra e vuri përpara me hutë! Ndryshe është me i pri, e ndryshe me të vu përpara me zor! E pse e bëri këtë Turgut Pasha? Sipas Prend Sulit këtë e bëri për këto arsye:

E para, për me i ulë kryet Abatit, e dyta për me i tregue Austrisë si mbrojtëse e kultit se me qytetarët e mi bëj si të due vetë, e treta dhe më e rëndësishmja, duke pasur përpara Abatin asnjë mirditas nuk i kthente pushkën.

Sidoqoftë, edhe pse peng i Turgutit, Abati dijti të ndikojë mbi të që te 32 bataljonet turke kaluan nëpër Mirditë duke bërë sa më pak dëme. Madje edhe te Gurra e Lëmaçes, ku ngelen fushimin, mishin e lakërishtet i blenë me pare e nuk i grabitën. Këtë e sqaron mirë dom Prend Suli në këtë dorëshkrim.

Duke i mbyllur këto shënime do të thoja se mbledhja dhe botimi i shkrimeve të këtij atdhetari e studiuesi të palodhur do të ishte një shërbim i vyer që i bëhet jo vetëm traditave kulturore të Mirditës po të mbarë kombit.


Të nderuar profesorë dhe kumtues të Konferencës Shkencore

“Mirdita në Histori dhe etnokulturë”

Të nderuar pjesëmarrës!


Të ftuar nga Lezha, Shkodra, Tiranë, Puka, Kurbini, etj


Më lejoni që në emër të organizatorëve të kësaj konference: Muzeut Historik të rrethit, Shoqatës kulturore atdhetare “Mirdita”, shoqërisë “Abat Doçi” dhe Nënprefekturës, si dhe dashamirësve të shumtë të dijes e kulturës këtu, t'ju uroj mirëseardhjen.

Kjo konferencë është në vazhdën e punëve kulturore-shkencore që Mirdita i ka patur traditë, por që i ka ngritur në një stad të ri, sidomos në dhjetëvjeçarin e fundit. Përmes botimeve të suksesshme, promovimeve, veprimtarive përkujtimore për figura të shquara të traditës, panaireve, shtypi lokal e të tjera, intelektualët e Mirditës kanë kontribuar për vlerësimin e historisë dhe kulturën kombëtare.

Ka qenë një punë këmbëngulëse e motivuar me mjaft vështirësi e sakrifica, por siç duket i tillë, i mundimshëm është fati i punës intelektuale e krijuese. Edhe në vitin 1997 kur mendje të çoroditura rrëmbyen për një çast armët, studiuesit e krijuesit e këtij vendi prinin me penë e dituri, njëlloj si rilindasit. Kanë meritë në këtë ringjallje dijetarët e mirënjohur si prof. Dr. Mark tirta, prof. Pal Doçi etj, që kanë frymëzuar veprimtarinë studimore te më të rinjtë.

Mirdita e djeshme dhe e sotme, me atë çka fsheh brenda thelbit të vet, ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve të shumtë të vendit dhe të huaj, mes tyre edhe tuajën që jeni sot këtu për të kumtuar për çështje të rëndësishme të historisë dhe të sotmes. Më lejoni t'juj falenderoj edhe njëherë për përkushtimin tuaj për përgatitjen e kumtesave me interes që do të ligjërohen sot në këtë sallë.

Kemi bindjen se materiale të tilla nuk do të jenë thjeshtë për arkivin e studimeve, por se ato do t'i shërbejnë të sotmes, integrimit të këtij vendi në rrjedhat e qytetërimit bashkëkohor, ku kemi hyrë pakthyeshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi