Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Tuma e kamenices Empty Tuma e kamenices

13th January 2008, 17:01
Duke vizituar muzeun e Tumes ilire te Kamenices, ju keni mundesine te perjetoni nje eksperience jo te zakonshme te takimit me boten e gjere dhe misterioze te vdekjes se nje komuniteti prehistorik, qe ka jetuar ne periudhen midis shekujve XIII-VI para eres se re.
Por me shume se vdekjen, informacioni qe komunikohet ne panelet e ketij muzeu hedh drite mbi jeten, dinamizmin e marredhenieve shoqerore, perparimin teknologjik, kontaktet kulturore te ketij komuniteti prehistorik etj. Vetem 7 km larg qytetit te Korces Tuma ilire e Kamenices, nje vendvarrim prehistorik, cilesohet si nje nga objektet me te rralla arkeologjike jo vetem per vendin tone, por edhe per Ballkanin. Ajo u shnderrua ne nje muze te vizitueshem me iniciative te arkeologeve Lorenc Bejko dhe Skender Aliu. Por dy arkeologet nuk mjaftohen vetem me punen gati 3 mujore per shnderrimin e ketij vendvarrimi ne nje qender muzeale, e para e ketij lloji ne Shqiperi. Ata kane hartuar projekte te tjera, ne menyre qe Tuma ilire te jete nje muze i qendrueshem rajonal.

Aktualisht, ne muzeun natyror te Tumes ilire jane konservuar dhe prezantuar struktura unikale, me karakter funeral ne prehistorine e Shqiperise. Permendet ketu unaza e varrit qendror te Tumes, grupi i pare i varreve me strukture "monumentale", grupi i dyte i varreve me strukture "monumentale" dhe nje pjese ende e pagermuar e vendvarrimit prehistorik qe pritet te jete objekt kerkimesh arkeologjike ne te ardhmen. Ndryshe nga qendrat e tjera muzeale te Korces, ku te interesuarit duhet te paralajmerojne vizitat e tyre apo kane dite e orare te caktuara, Tuma ilire e Kamenices do te jete e hapur gjate gjithe javes, nderkohe qe ne sherbim te vizitoreve do te jete nje punonjese e perhershme
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi