Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Pranga autorit të vrasjes së emigrantit, motivi 5 mijë euro Empty Pranga autorit të vrasjes së emigrantit, motivi 5 mijë euro

14th January 2008, 16:32
Korçë, policia arrestoi Leonard Pashën për vrasjen e Sanellarit. Motivi: Viktima kishte mbajtur paratë e trafikut të drogës
KORÇË- Emigranti Nikolin Sanellari, i ekzekutuar me një plumb në kokë mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Korçës, është vrarë vetëm për pesë mijë euro. Vetëm pak orë pas krimit, policia lokale ka mundur që të identifikojë dhe arrestojë autorin e kësaj vrasjeje, i cili është 30-vjeçari Leonard Pasha. Të dy këta persona ishin të implikuar në trafiqe droge në Greqi dhe sherret e nisura prej tyre i kanë shpënë tek borxhi prej pesë mijë eurosh që i mori jetën Sanellarit.

Vrasja e tipit mafioz është regjistruar nga policia e Korçës në orët e vona të ditës së shtunë teksa kalimtarët e rastit kanë gjetur viktimën në makinë me një plumb në kokë. Ekzekutimi me plumb në kokë, sipas ekspertëve të policisë shkencore, dyshohet të jetë kryer me silenciator brenda në mjetin tip BMW me targa "KO 0605 B" të viktimës. Kufoma me mjetin me drita të ndezura është gjetur në afërsi të ish Kampit të Punëtorëve në kodrat e qytetit. Duke iu referuar hetimeve të para të policisë lokale, mendohet që gjithçka të ketë ardhur për një borxh të pashlyer prej pesë mijë eurosh të viktimës, të holla të cilat i ka marrë në Greqi ku ai shkonte në mënyrë të vazhdueshme për të punuar. Përfshirja në një rrjet narko-trafiku nga Shqipëria në Greqi dyshohet të jenë shkak i kësaj vrasjeje, ndërsa shuma e eurove duhej të dorëzohej në një tjetër destinacion. Kjo shumë eurosh mendohet të jetë bërë dhe shkak i vrasjes së paramenduar të Nikolin Sanellarit, ndërkohë që në të njëjtin rrjet ka qenë i përfshirë dhe vetë autori i krimit, 28-vjeçari Leonard Pasha, edhe ky banor i qytetit të Korçës.

Pas krimit, i cili është zbuluar vetëm pak para mesnatës të të shtunës, policia korçare ka nisur hetimet, duke identifikuar menjëherë kufomën me një plumb të vetëm në ballë. Nga hetimet e para është mësuar se vrasësi ka pasur një bisedë të ashpër me të, ndërsa më pas e ka qëlluar nga shumë pranë. Më pas autori që ka lënë gjurmë në kodrat e qytetit të Korçës pasi dhe balta në të ka qenë e madhe është larguar në këmbë. Policia lokale, e cila ka nisur hetimet e menjëhershme, ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me bashkëpunimin e ekspertëve të Ministrisë së Brendshme. Hetuesit kanë verifikuar telefonin celular të viktimës dhe kanë zbuluar se telefonata e fundit ishte kryer me Leonard Pashën. Edhe të dhënat e tjera të gjetura në vendin e ngjarjes kanë shtyrë hetuesit pikërisht tek ky person. Në orët e para të mëngjesit, uniformat blu kanë shkuar në banesën e Pashës dhe kanë kryer arrestimin e tij. Teksa merrej në pyetje në mjediset e komisariatit, Pasha ka mohuar të jetë takuar me viktimën, ndonëse nuk ka mohuar njohjen me të. Por kjo deklaratë nuk i ka bindur hetuesit të cilët i kanë vënë prangat me akuzën e vrasjes me paramendim. Hetuesit pohuan se shkaku zyrtar i vrasjes është borxhi i papaguar i cili ka ardhur si pasojë e trafikut të narkotikëve. Këtë shumë viktima duhet ta dorëzonte tek një nga anëtarët e rrjetit por ai ka preferuar që ta mbajë për vete.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi