- CLICHEAnëtar i rregullt
- Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Si ta fitoni simpatinë e të tjerëve?
19th January 2008, 13:06
Disa persona nuk dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes, më të preferuarit në shoqëri, ndërsa disa të tjerë janë të lindur me talentin që të tjerët t’i bëjnë për vete që në takimin e parë. U zbulojmë disa këshilla të dobishme se si ta fitoni simpatinë e njerëzve.
Në këtë vit shkollor keni vendosur që ta përgatisni dhe botoni gazetën e re dhe të bëheni person i popullarizuar në shoqëri, dhe jo “humbësi” i cili vazhdimisht qëndron anash? Mision i pamundur? Nuk do të pajtoheshim me këtë!
Para së gjithash mendo mirë për veten
Mendo për atë se çka ju shkon më së miri për dore, çka ju intereson, çfarë shoqëri do të dëshironit. Janë të gjitha këto gjëra të cilat kohë pas kohe do të ndryshojnë, por kjo do t’ju ndihmojë që më mirë ta kuptoni veten, kështu që do të dini edhe çfarë shoqërie të kërkoni.
Përveç kësaj, të kuptuarit e mirë të vetvetes do t’ju sjellë edhe më shumë vetëbesim, ndërsa njerëzit dinë çka dëshirojnë dhe zakonisht më shpejt u pëlqejnë të tjerëve.
Punoni në aftësitë e komunikimit
Marrë parasysh që vëmendja jonë zgjatë rreth 30 sekonda, qëndrimi, gjuha e trupit, ngjyra e zërit dhe aftësia e udhëheqjes së bisedës, dhe posaçërisht aftësia e zbulimit se çka është për bashkëbiseduesin e rëndësishme, janë vërtet të rëndësishme.
Me rastin e bisedës tregoni ngrohtësi, kureshtje, entuziazëm dhe dëshirën për të ndihmuar. Le të jetë qëndrimi i trupit tuaj i hapur, formoni kontakt me sy, buzëqeshni. Prezantohuni me zë të këndshëm, zgjateni dorën me rastin e njoftimit. Shmangni shfaqjen e nervozizmit, sarkazmit, padurimit, vrazhdësisë etj…
Njerëzit më së shpeshti i duan njerëzit e ngjashëm me veten për këtë përcillni lëvizjet e trupit dhe intonacionin e bashkëbiseduesit, flisni me ritmin e njëjtë dhe përpiquni që të arrini disponim të ngjashëm.
Filloni bisedën me ndonjë fjali e cila është e lidhur me temën e përbashkët dhe për të cilën te dy jeni të interesuar, dhe pas hyrjes parashtroni pyetjet e tipit: kush, kur, pse dhe si? Gjithsesi tregoni se bashkëbiseduesin e dëgjoni me kujdes, madje edhe me shenjat si me lëvizje me kokë dhe me kontakt me sy.
Gjeni ndonjë hobi apo aktivitet jashtëshkollor
Merruni me atë që ju pëlqen shumë dhe që ju plotëson (për shembull arti figurativ, grupi dramatik, seksioni i gazetarisë, sportet e ndryshme apo diçka që ju intereson) pasi që dobishëm do të përmbushni kohën dhe do të ndiheni shumë më mirë. Dhe përveç kësaj, atje mund të njihni edhe njerëzit që mendojnë njëjtë si ju dhe shpejt do të bëni edhe shokë e shoqe të reja!
Zgjeroni rrethin e miqësisë
Mundohuni rreth njerëzve. Pra, mos prisni vetëm që dikush t’u ofrohet, mundoheni rreth shokëve të rinj dhe inicioni biseda. Mos flisni vetëm për veten por edhe me interesim parashtroni pyetje bashkëbiseduesit.
Njerëzit pëlqejnë edhe kur dikush u thotë ndonjë kompliment, me këtë kurrë nuk do të gaboni, por le të mos bëhet kjo lajkë e pasinqertë. Natyrisht, nëse arrini dikë ta bëni të qesh atëherë jeni në rrugë të mirë që ta fitoni dashurinë dhe simpatinë e dikujt.

- IdentitetiAnëtar
- Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 71
Points : 4
Reputacioni : 4
Re: Si ta fitoni simpatinë e të tjerëve?
19th January 2008, 18:30
Sdu te mundohem me fitu simpatin e askujt,nqs te tjeret me simpatizojn keshtu si jam ok nqs jo Pune e madhe
- robenAnëtar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 61
Points : 0
Reputacioni : 0
Re: Si ta fitoni simpatinë e të tjerëve?
25th January 2008, 00:46
cme hy ne pune simpatia e te tjereve???shumica jane bere hipokrite ...,,,,te tille simpati se dua fare
- robenAnëtar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 61
Points : 0
Reputacioni : 0
Re: Si ta fitoni simpatinë e të tjerëve?
25th January 2008, 00:56
pse duhet et fitoj simpatine e te tjereve?
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Si ta fitoni simpatinë e të tjerëve?
19th March 2016, 12:37
Me sinqeritet
- marino
- Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Re: Si ta fitoni simpatinë e të tjerëve?
19th March 2016, 15:40
ai qe gjithmon eshte vetvetja e fiton simpatine e tjetrit
- epanjohuraAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Re: Si ta fitoni simpatinë e të tjerëve?
19th March 2016, 15:46
Nganjehere simpatia vie vetvetiu....pa u mundua fare....
- marino
- Regjistruar : 24/01/2016
Postime : 2487
Points : 2587
Reputacioni : 88
Re: Si ta fitoni simpatinë e të tjerëve?
19th March 2016, 15:49
duke u sjell gjithmone me maturi
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi