Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
XgirlX
XgirlX
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 28/12/2007
Postime : 635
Info : e keshtu e ashtu :)
Points : 23
Reputacioni : 23
Medalje Green Medalje Red Medalje3
http://albo-youth.gooforum.com

Charles Bukowski Empty Charles Bukowski

8th August 2008, 00:41
Message reputation : 100% (1 vote)
Henry Charles Bukowski nje shkrimtar dhe poet amerikan(16 gusht 1920-9 mars 1994)

Per mua eshte nje autor i interpretuar ne menyren me te mire. Perzjerja midis marrezis dhe realitetit qe fut ne veprat e tij e ben te madh.
Bukoswki-t bashkengjitet binomi "Seks dhe Alkool" me te gjitha ato qe vijn mbrapa kesaj. Per ate te qenit gjithmon nga ana te dobteve, per kritikat e tij mbi shoqerin, per ironin e tij therese e per shume akoma ju keshilloj "Pulp" . Megjithate, ne poezi pelqej shume eshte nje gjeni ne llojin e tij.


Jasht cdo rregulli ai eshte unik.

disa fraza te tij:

Poezia vlen per dicka, me besoni, te ndalon te cmendesh plotesisht.

Hypa ne makin, u shkeputa nga trotuari dhe hyra ne trafik. Ishte ora gati dhjet e darkes,
Kishte hene dhe jeta ime po shkonte dalengadale ne asnje vend.

Kur jam i dehur jam ne frymezimin tim maksimal, kjo do te thote qe jam nje bir ku**e


Aforizma nga Bukowski.

Burrat e medhenj jan me te vetmuarit.

Gjeni eshte njeriu i afte te thote gjera te thella ne menyr te thjesht

Diferenza midis diktatures dhe demokracis eshte se ne demokraci votojm ne fillim e me pas
marrim urdhra, ndersa ne diktature nuk do harxhojm kohen ton kot per te shkuar ne votim.

Si mund ta thuash qe do nje person kur ne bote ka me mijra persona qe mund ti duash me shume
nese i takon! Ne fakt nuk i takon.

Shpirti i lire eshte i rralle, kur e sheh e njeh, sidomos sepse provon nje ndjenj te mire kur i je afer.

"Paske nje fytyre interesante -thote Diana.- Cfare ben?"
"Asgje."
"Tamam tipi i mashkullit qe preferoj."
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Charles Bukowski Empty Re: Charles Bukowski

3rd January 2014, 19:26
Dinosauria...Ne!

Të lindur kështu
Mes këtyre
Ndërsa manikinët buzëqeshin
Ndërsa Zonjush Vdekja qesh
Ndërsa ashensorët prishen
Dhe kufinjtë politike bien
Ai çuni supermarketit që fut gjërat në qese për ty ka nji diplomë
Ndërsa peshqit e pistë nga nafta vjellin prenë e pist
Dhe dielli është i maskuar
Ne jemi
Lindur kështu
Lindur mes këtyre
Mes luftërash të çmendura që ndodhin me kaq kujdes
Mes boshllëkut të fabrikave të rrënuara me dritare të thyera
Mes bareve ku njerëzit nuk flasin më me njëri tjetrin
Zëniet me grushta përfundojnë me thika e të shtëna armësh
Lindur
Mes këtyre
Mes spitaleve të shtrenjta ku të vdesësh kushton më lirë
Mes avokatësh që akuzojnë aq shumë sa bëhet e lehtë që të deklarohesh i fajshëm
Në nji shtet ku burgjet janë plot dhe manikomet e mbyllyra
Mes masave që shndërrojnë budallenjtë në heronj të pasur
Të lindur mes kësaj
Ecën dhe jeton mes këtyre gjërave
Vdes për këtë shkak
Në heshtje
Të gjymtuar
Të korruptuar
Të lënë pa trashëgimi
Të budallepsur
Të përdorur nga kjo
Të mërzitur nga kjo gjë
Të bërë të çmendur dhe të sëmurë
Të bërë çnjerëzor
Nga kjo gjë
Zemra është bërë e zezë
Gishtat prekin fytin
Pistoletën
Thikën
Bombën
Duart i drejtohen nji zoti që nuk përgjigjet
Gishtat duan të prekin shishen
Ilaçet
Pluhurin
Lindur në këtë kohëvdekje të dhimbshme
Lindur me nji shtet që ka mbledhur borxhe në 60 vjet
Dhe së shpejti s’do mund të paguaj as interesat e borxheve
Bankat do digjen
Paraja do bëhet e pavlerë
Rrugëve vrasjet do bëhen zakon dhe nuk do ketë ndëshkim
Do ketë armë dhe grupe njerëzish të hutuar
Toka do jetë e pavlerë
Ushqimi do të pakësohet
Energjia bërthamore do bjerë në dorën e masave
Shpërthime të njëpasnjëshme do përshkojnë tokën
Njerëz radioaktiv do i ngrenë kurthe njëri tjetrit
Ndërsa të pasurit dhe të zgjedhurit vështrojnë nga platforma në hapsirë
Ferri i Dantes do duket si park lojrash për fëmijë
Dielli nuk do duket do jetë gjithmonë natë
Pemët do vdesin
Bimësia do vdesi
Njerëzit radioaktiv do hanë të gjallë njëri tjetrin
Deti do helmohet
Liqenet dhe lumenjtë do zhduken
Shiu do jetë floriri i ri
Në errësirë do përhapet erë e keqe kufomash njerëzish e kafshësh
Pak të mbijetuarit do preken nga sëmundje të reja e të fshehta
Platformat në hapsirë do përpihen nga prishja
Nga mbarimi i rezervave
Nga degjenerimi i përgjithshëm
Dhe do ketë një heshtje mahnitëse e pa dëgjuar ndonjëherë
Lindur nga kjo
Dhe dielli ende i fshehur diku atje
Duke pritur kapitullin tjetër .
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Charles Bukowski Empty Re: Charles Bukowski

3rd January 2014, 19:27
Vetmi...

Edna po ecte në rrugë me çantën e ushqimeve kur e parakaloi automobilin. Mbi derën e këtij të fundit, kishte një tabelë :

Kerkoj nje grua...


U ndal. Mbi qelq, kishte një copë të madhe kartoni, me një tekst të ngjitur përsipër. Një tekst të shtypur me makinë shkrimi. Nga cepi i trotuarit ku ishte, Edna s’arrinte ta lexonte. Mund të shihte vetëm titullin në krye :

Ishte një makinë e re dhe luksoze. Edna eci përpara mbi bar për të lexuar tekstin e shtypur :

Burrë, 49 vjeç. I ndarë. Kërkoj të takoj një grua, për t’u martuar. Duhet të jetë ndërmjet 35 dhe 44 vjeçe. Më pëlqen televizioni dhe kinematografia. Gastronom. Jam llogaritar me kohë të plotë. Llogari bankare të kënaqshme. Më pëlqejnë femrat e mbushura.
37 vjeçe, Edna ishte pak a shumë e mbushur në trup. Kishte aty një numër telefoni dhe gjithashtu tre foto të tipit që kërkonte një grua. Në kostum kollare, dukej mjaft i mpirë. Për më tepër, dukej i ngrysur, disi i egër. Dhe si i gdhendur në një copë dru, mendoi Edna, vërtet si një cung.
Edna u largua, me një buzëqeshje të vagullt. Ndjente gjithashtu neveri. Kur mbërriti në shtëpi, e kishte harruar tabelën. Vetëm ca orë më vonë, në vaskë duke u larë, ajo mendoi sërish për këtë burrë, dhe kësaj here tha me vete se ai duhet të ishte vërtet aq i vetmuar sa të bënte diçka të tillë :


Ajo e përfytyroi duke u kthyer në shtëpi, duke zbuluar në kutinë e postës faturat e gazit dhe të telefonit, duke u zhveshur, u larë, ndezur televizorin. Një sy të shpejtë mbi gazetën e mbrëmjes. Pastaj duke shkuar të gatuajë diçka në kuzhinë. Me mbathje, në këmbë, sytë të ulur mbi tigan. Duke e vënë darkën mbi tavolinë, duke ngrënë. Duke shikuar dhe pak televizor. Dhe mbase me një kanaçe të vetmuar para se të shtrihej në shtrat. Miliona burra bënin kështu gjithandej në Amerikë.
Edna doli nga vaska, u fshi, u vesh dhe doli nga shtëpia. Makina ishte ende aty. Shënoi emrin e tipit, Joe Lighthill, dhe numrin e telefonit. Rilexoi tekstin e shtypur. « Kinematografi ». Ç’fjalë e çuditshme. Në ditët tona, të gjithë thoshin « kinema ». Kërkoj një grua. Ky njeri kishte vërtet kurajo. Kjo shprehje tregonte një personalitet të fortë.
Kur u kthye brenda, piu tre filxhanë kafeje dhe pastaj i ra numrit. Telefoni cingërroi katër herë.
« Alo ? ia bëri një zë burri.
– Zoti Lighthill ?
– Po ?
– Kam parë njoftimin tuaj. Mbi makinë.
– Ah, po !
– Më quajnë Edna.
– Si ia shpini, mirë ?
– Oh ! për mrekulli. Por bën kaq vapë. Vërtet e padurueshme.
– Po, na e nxiu jetën.
– Eh mirë, zoti Lighthill…
– Më thërrisni Joe.
– Eh mirë, Joe, hahaha, m’duket vetja vërtet budallaqe. E dini përse ju mora në telefon ?
– Ngaqë keni parë tabelën ?
– E kam fjalën, hahaha, ça ka që s’shkon ke ju ? S’arrini të gjeni një grua ?
– Më duket se jo, Edna. Pa më thoni, ku gjenden ato ?
– Kush, gratë ?
– Po.
– Oh ! po ngado i gjeni, s’është vështirë.
– Ku kështu ? Më thoni më mirë, ku gjenden ?
– Eh mirë, në kishë, për shembull. Ka plot gra në kishë.
– S’shkoj asnjëherë në kishë.
– Oh !
– Dëgjoni, Edna, a nuk e bën një xhiro këtej nga unë ?
– E keni fjalën : në shtëpinë tuaj ?
– Po. Banoj në një hyrje të këndshme. Mund të pinim ndonjë gotë duke llafosur. Qetë-qetë.
– Eshtë vonë tani.
– Asnjëherë s’është vonë. Dëgjoni, ju e keni parë tabelën time. Me siguri ju ka pickuar.
– Eh jo de…
– Ju thjesht keni frikë, dhe kaq.
– Jo, s’është e vërtetë, s’kam frikë.
– Atëherë ejani të pijmë një gotë, Edna.
– Hmm…
– Ejani.
– Mirë pra. Do të jem aty pas çerek ore. »
Ishte në katin e fundit të një pallati hyrjesh moderne. Hyrja 17. Poshtë, pishina pasqyronte dritat. Edna trokiti. Dera u hap, dhe ajo pa Z. Lighthill. Ballë i qëruar ; qime që nxirrnin kryet nga vrimat e hundës ; jaka e këmishës, e zbërthyer.
« Hyni pra, Edna… »
Ajo hyri dhe dera u mbyll nga prapa. Kishte veshur një fustan blu të thurur, një palë sandale, por jo çorape. Tymoste një cigare.
« Uluni. Po ju përgatis një gotë. »
Brenda ishte këndshëm. Gjithçka në blu dhe jeshile, dhe tejet e pastër. Ajo e dëgjoi Z. Lighthill që mërmëriste ulët një melodi, hmmmmmmmm, hmmmmmmmm, hmmmmmmmm… Dukej i shlirët ; kjo e ndihmonte Ednën.
Z. Lighthill – Joe – u kthye me dy gota. Ia zgjati njërën Ednës, pastaj u ul në një kolltuk përballë saj.
« Po, tha ai, bën një vapë e tmerrshme. Sa mirë që kam këtë kondicionerin.
– E vura re. Eshtë mjaft këndshëm këtu.
– Kthejeni.
– Ah ! po.
Edna piu një hulm. Ishte e mirë, ca e fortë, por kishte shije të mirë. E vështroi Joen që piu duke e përkulur kokën prapa. Ca rrudha të thella ia brazdonin qafën. Dukej sikur fluturonte në pantallonat e veta, tepër të gjera për të. Kjo iu jepte një pamje të çuditshme këmbëve.
« Paskeni veshur një fustan shumë të bukur, Edna.
– Ju pëlqen ?
– Po, shumë. Dhe pastaj, ju jeni ca e mbushur. Ju shkon vërtet shumë, për mrekulli. »
Edna s’foli fare. As Joe. Qëndronin aty, të ulur duke vështruar njëri-tjetrin tek thanin gotat.
E përse nuk flet ? mendoi Edna. I takon atij i pari. Bën be se është një copë dru. Ajo e mbaroi gotën.
« Po shkoj t’ju përgatis një tjetër, tha Joe.
– Jo, më duhet të iki tani.
– Oh ! hë tani, tha ai, më lini t’ju mbush edhe një. Kemi nevojë për diçka, sa për t’u ndjerë më të qetë.
– Mirë, por pastaj do të ngrihem. »
Joe u nis për në kuzhinë me gotat. Nuk mërmëriste më. U kthye, i zgjati gotën Ednës, pastaj u ul sërish në kolltukun përballë. Koktejli ishte më i fortë se i pari.
« Le të themi, tha ai, se jam i pathyeshëm në përgjigjet e pyetësorëve mbi seksin. »
Edna piu një hulm pa u përgjigjur.
« Po ju, ju intereson kjo ? pyeti Joe.
– S’e kam provuar ndonjëherë t’iu përgjigjem.
– Sa keq. Ju e dini, përgjigjet tona zbulojnë personalitetin që kemi.
– Vërtet besoni se këto gjëra janë të vlefshme ? Kam parë një të tillë në gazetë. S’iu jam përgjigjur asnjëherë, por kam parë ama, tha Edna.
– Sigurisht që janë të vlefshme.
– Mbase nuk jam aq e fortë në çështje seksi, tha Edna. Dhe mbase kjo është arsyeja që jam vetëm.
Ajo piu një gllënjkë të madhe.
« Fundja, të gjithë ne jemi vetëm, tha Joe.
– Ç’doni të thoni me këtë ?
– Dua të them se pavarësisht seksit apo dashurisë, një ditë të bukur, gjithçka merr fund.
– Sa e trishtë, tha Edna.
– Sigurisht. Një ditë të bukur, fund. Ose ndahemi, ose merremi vesh : dy partnerët bashkëjetojnë pa ndjerë asgjë. Kështu që, më mirë të jetoj vetëm.
– Jeni ju që keni vendosur të ndaheni, Joe ?
– Jo, ime shoqe.
– Ç’djallin ska vajtur mirë ?
– Orgjitë seksuale.
– Orgjitë seksuale ?
– Ju e dini, një orgji seksuale është vendi më i vetmuar që mund të mendohet. Këto ngatërrime leshrash – më dëshpëronin aq shumë – topuzë që hyjnë e dalin – më falni…
– Ska gjë, jo.
– Këta topuzë që hyjnë e dalin, këmbë të kapërthyera, gishta të ethshëm, gojëra, të gjithë në djersë duke i dhënë, të vendosur t’ia arrijnë me çdo kusht.
– Joe, unë s’i njoh mirë këto gjëra, tha Edna. Unë them se pa dashuri, seksi s’është asgjë. Gjërat marrin kuptim vetëm nëse ka emocion mes partnerëve.
– Ju doni të thoni se njerëzit duhet ta duan njëri-tjetrin ?
– Eshtë më mirë.
– Pa mendojeni pak sikur ata të jenë të lodhur me njëri-tjetrin ? Apo sikur të jenë të detyruar të rrinë bashkë ? Për para ? Për fëmijët ? Tërë kjo pra…
– Orgjitë s’të çojnë askund.
– Po atëherë, ç’të bëhet ?
– S’di ç’të them.
– Mbase ndërrimi.
– Ndërrimi ?
– Ju e dini, kur dy çifte njihen aq mirë dhe ndërrojnë partnerët. Aty të paktën, iu jepet një mundësi ndjenjave. Për shembull, le të themi se e shoqja e Mike më ka pëlqyer gjithmonë. Ka ca muaj që e dua shumë. E shoh sa herë që përshkon një dhomë. Më pëlqen ta shoh si lëviz. Jam kureshtar për të. Them me vete, ju e dini, a thua çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve. E kam parë të zemëruar, e kam parë të dehur, e kam parë esëll. Dhe atëherë, i ndërrojmë. Qëllojmë në një dhomë me të, më në fund do ta njohim vërtet. Ka një gjasë që të ndodhë vërtet diçka. Natyrisht, Mike është në dhomën tjetër me gruan time. Them me vete, paç fat, Mike, shpresoj të jesh po aq dashnor i mirë sa unë.
– Dhe bën kjo ?
– Hmm… s’di ç’të them. Nganjëherë, këto ndërrimet të nxjerrin ca probleme… më pas. Duhet diskutuar në thellësi… vërtet në thellësi. Dhe prapë, edhe me këto diskutime, gjërat mund të ndërlikohen më keq…
– Kështu mendoni ju, Joe ?
– Eh mirë, këto ndërrimet… Them se ndokujt mund t’i ecë me to… mbase dhe shumë njerëzve. Por s’besoj se do të bënte punë në rastin tim. Jam tepër i turpshëm. »
Joe e ktheu gotën me fund. Edna e uli të sajën dhe u ngrit.
« Dëgjoni, Joe, më duhet të shkoj… »
Joe e përshkoi dhomën me Ednën. Me ato pantallonat e gjera, ngjante si një elefant. Ajo ia pa veshët e stërmëdhenj. Pastaj ai e shtrëngoi, e përqafoi. Alkooli s’kishte arritur t’ia heqë erën e gojës. Nxirrte një frymë të qelbur. Nuk e prekte fare një pjesë të gojës. Ishte i fortë, por forca e tij ishte e papastër, lypëse. Edna zmbrapsi kokën, por ai s’e lëshoi.


« Më lësho, Joe ! Po i bini shumë shkurt ! Më lësho ! »
« Po përse ke ardhur këtu ti kuçkë ? »
Ai u përpoq sërish ta puthë, ia arriti. Ishte e tmerrshme. Edna ngriti njërin gju. Gjuri qëlloi në shenjë. Krahët e tij u përpoqën në ajër dhe ai ra mbi tapet.
« Zot, Perëndi… po përse e bëre këtë ? Doje të më vrisje kështu ? »
Ai përpëlitej përtokë.
Prapanica, mendoi ajo, shih ç’prapanicë të shëmtuar që ka. E la ashtu duke u përdredhur dhe zbriti shkallët. Jashtë, ajri ishte i pastër. Dëgjonte të folurat e njerëzve, televizorët e tyre. U kthye në shtëpi në këmbë ; nuk ishte larg. Kishte nevojë për një tjetër banjë, hoqi fustanin blu të thurur dhe u pastrua me kujdes. Pastaj doli nga vaska, u tha me një peshqir dhe vuri bigudinat rozë. Vendosi të mos e shohë më Joen.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Charles Bukowski Empty Re: Charles Bukowski

3rd January 2014, 19:28
Mbi vetminë...

Nuk jam ndier ndonjëherë i vetmuar. Kam qënë në një dhomë--Jam ndier vetëvrasës. Kam qënë i dëshpëruar. Jam ndier i tmerruar, i tmerruar përtej gjithckaje, por nuk kam ndier ndonjëherë që një person tjetër të hyjë në atë dhomë dhe të mund të sherojë atë që mua më bezdis, apo çfarëdo numri njerezish të hyjnë në atë dhomë.

Me fjalë të tjera, vetmia është diçka që nuk më ka bezdisur ndonjëherë sepse gjithmonë kam pasur një padurim për të qenë vetëm. Eshtë të qënit në ndonjë festë, ose në një stadium plot me njerëz që festojne diçka, që mund të më ndjellë vetmi. Do të citoj Ibsenin, " Burrat më të fortë janë më të vetmuarit " . Nuk kam menduar ndonjëherë që " epo, nje bjonde shume e bukur do vijë këtu, do ma jape, do më fërkojë dhe topet, dhe do ndihem mirë " Jo, ajo nuk ndihmon. E ke parasysh turmën tipike “ Uau, eshte e premte mbrëma, çfarë do bësh ? Do rrish ulur aty? ” Hmm, po. Sepse nuk ka asgjë atje jashtë. Eshtë budallallëk. Budallenj duke u englendisur me të tjerë budallenj. Leri te budallepsen. Nuk më ka bezdisur ndonjëherë ndjenja e të vërshuarit atje jashte ne natë. Fshihesha ne bare, sepse nuk doja të fshihesha ne fabrika. Kjo është e gjitha. Të më falin milionat, por kurrë nuk kam qënë vetëm. Më pëlqen vetja ime. Jam forma e argëtimit më e mirë që kam. Le të pimë më shumë verë tani...
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Charles Bukowski Empty Re: Charles Bukowski

3rd January 2014, 19:30
Charles Bukowski - Kur e hodha tufën me të holla

Dhe të thashë;ti shumë mirë
Të gjitha tezeve të tua pasanike,gjithë dajallarëve,
Gjyshërve dhe prindërve
Dhe gjithë naftën tënde të flliqur
Dhe gjithë oqeanet
Dhe rosat e egra
Dhe bizonët
Dhe gjithë shtetin e Teksasit,
Që do të thotë bashkë me krra-krratë e sorrave
Dhe shëtitjet tuaja të mbrëmjeve të shtuna
Dhe bibliotekat dyzuese
Dhe artistët tuaj pederastë
Dhe revistat javore
Dhe macet tuaja llafazane
Dhe gjithë parapagimet për Uajtin
Ti marrësh dhe thjesht ti hedhësh baby!
Unë sërisht mund ti siguroj
Njëzet e pesë dollarë për kitarën
Dhe tridhjetë dollarë për ngjyruesin e flokëve
Ku t’i fsheh qimet e bardha.
Mund të këndoj edhe ndonjë këngë.
Jo harroje këtë
Nuk këndoj sikur të paguajn edhe lypsarët.
Kjo është më mirë se pritja e vdekjes
Dhe naftës që vret roast e egra

Në rregull endacak,tha ajo,qëroju!
Çfarë – thashë unë
Dil,e shfryve dufin tënd të fundit,
Jam e lodhur nga veset e tua prej Djalli.
Gjithmonë sillesh si personazh i O’Nillit.
Por unë jam krejt tjetër baby,çfarë të bej?
O.k ndryshe je.
O Zot si ndryshe!Mos e përplas derën kur të shkosh.
Por unë i dua paratë e tua baby.
Nuk më ke thënë asnjëherë se më do.
Çfarë kërkon ti,mashtrues apo dashnor?
Ti nuk je as njëri e as tjetri.Përjashta rrugaç!
Por unë baby…!
Ktheju O’Nillit!

Shkova qetësisht dhe derën nuk e përlasa.
Atë që duan ato, mendova,është indani prej druri,
I cili flet por nuk shan,
As nuk qëndron pranë zjarrit.
Por do të plakesh edhe ti vogëlushe,atëherë
Më pranë jelekut do e kërkosh "indianin".
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Charles Bukowski Empty Re: Charles Bukowski

3rd January 2014, 19:30
A e ke kërkuar
si fëmijën në bark
këtë dashuri të brishtë

ekografia
e pakryer

rrezik i një dhimbjeje
për të dy
për atë, që në barkun tënd
që s’e kishte parë ende diellin
për ty
që do ta shihje të rritej
më mirë të mos rriskosh
të vendosësh gjënë më të drejtë
për vete,
për atë
që s’mund të dijë

të presë
është e shkurtër anestezia për ty
dy ditë në gjendje të keqe shëndetësore
por ti s’e ke dëgjuar
ulurimën e tij të dhimbjes
të griste universin
ndërsa ti e vrisje...
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Charles Bukowski Empty Re: Charles Bukowski

3rd January 2014, 19:31
Kur Zoti krijoi Dashurine nuk na ka ndihmuar shume
kur Zoti krijoi qente , nuk i ka ndihmuar shume qente
kur Zoti krijoi lulet ishte dicka brenda normave
kur Zoti krijoi Urrejtjen na ka dhene dicka te dobishme

Kur Zoti krijoi majmunin po flinte gjume
kur Zoti krijoi xhirafen ishte i pire
kur Zoti krijoi drogaxhinjte ishte i xhindosur
dhe kur krijoi vetevrasjen ishte ne Toke.

Kur Zoti te krijoi ty te shtrire ne shtrat
e dinte se cfare po bente
ishte pishem dhe ne qejf
dhe krijoi malet , detin dhe zjarrin
ne te njejten kohe.


Edhe Zoti ka bere disa gabime
por kur te krijoi ty te shtrire ne shtrat
krijoi te gjithe Universin e tij te Shenjte.
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Charles Bukowski Empty Re: Charles Bukowski

3rd January 2014, 19:31
Brenga e nje manushaqeje te heshtur 


Brenga e nje manushaqeje te heshtur s’eshte per mua.
Une e di se shume pleq tani kane oren e çajit,
Kurse me pare shijonin grumesite ere ndyra te Trockit.
Gota e vogel me wisky qendron nen driten elektrike.
Ja kjo eshte e gjitha 
Miza fluturimin ndal mbi doren time.
Ska gje kjo eshte vetem nje dore.
Por i prokupuar jam nga pamundesia e te qenit njeri.
Nuk mundem.Ne Grejp Fruit shoh bomben atomike.
Pema ime mi fekondon eshtrat e perlotura.
Çfare thua ?Miza!
Miza ec e jake ben nen diell
E veshur me te linjta.
Tregon kofshet.Vaginen tregon.
Trendafilet roze rriten si fashistet.
Ne goje si tatuazh me eshte ngjitur miza
E cila rugeve te Parisit mban doreza heminguejane.
Dehem kur duhet te fle dhe fle kur duhet te dehem,
Asnjehere nuk vendosa dot me veten rregull.
Te isha me i mençur
Me shume ide do te kasha.
Miza mu largua.
Ne llogarine time hidhi harxhimet e telegramit
Moj mize,nese deshiron te kthehesh serisht .
Mizat jane me te keqia se grate
Miza eshte e tille qe shume here 
Ia ka hapur syte henes.
Me e poshter se Miki Mausti apo Carli Caplini.
Gervishti batanijen qe mbaja mbi koke
Shetit lart e poshte nen driten e verdhe
Si te vishte corapet deri ne gju.
Leviz per te gjetur pushken loder
Kruajtesen e dhembeve,apo nje kocke akulli.
Bajge!Papritur milingonat fillojne ulerimen.
Pas koke,ne qafë milingona…
Do te doja dikush te ma lepinte por
Kur? Kush? Dreqi e di se kush dhe kur...
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Charles Bukowski Empty Re: Charles Bukowski

3rd January 2014, 19:31
DUA 

dua valën e fjalëve të tua
baticën kulmore që përmbyt
shkëmbinjtë e heshtjes sime
dua buzëqeshjen tënde
gjallërinë tënde
antidot për melankolinë time
dua stuhitë e tua
që gjejnë qetësi në krahët e mi
dua përdredhat e trupit tënd
portin e shqetësimeve të mia
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Charles Bukowski Empty Re: Charles Bukowski

3rd March 2014, 17:24
Thënie nga Charles Bukowski
“Problemi me pijen është ky, mendova, derisa po i mbushja vetes një gotë. Nëse ndodh diçka e keqe, ti pi në përpjekje për ta harruar ; nëse ndodh diçka e mirë, ti pi për të festuar; dhe nëse nuk ndodh asgjë, ti pi që të ndodhë diçka.”
Sponsored content

Charles Bukowski Empty Re: Charles Bukowski

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi