Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

 Ernest Koliqi  Empty Ernest Koliqi

3rd March 2014, 23:26
 Ernest Koliqi  200px-Ernest_Koliqi

Lutja e Dëshprueme



Ju qi keqas t’vorrosun keq flêni nder murrâna
mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi,
deshmor‘, q’êmën t’lavdishem keni thadrue n’gojdhâna,
nën dhé me gjak t’uej t’rîmun idhnín nuk u a shuen gjumi.

Ju qi n’vorre t’vetmueme keq flêni e nuk pushoni
e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,
qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zâ nga pylli,
a kur nji zhapllim‘ hapash përbrî murân’s ndëgjoni,

ju qi n’mesime fisnike t’lahutës jeni rritun,
ju qi burrnín jetike e patët si mësuese,
ju qi lirín kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse,
ju qi n’mprojen e nderit botën keni çuditun,

sot n’murrâna t’harrueme kërkoni kot pushim:
ju qi epopé t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem idhnimin,
fatosa orzez, për flîjen e jetës q’u shkoi huq.

U rrzuet tue rrokun armën dhe rrzue me jue fisi;
ato q’atdheut i kjené ndër mote gardh çeliku,
porzmat vigâne t’ueja, jo, nuk i mposhti anmiku
por mâma e fatit, mâma qi befas mbi né krisi.

N’heshtim t’natës shqiptare s’ndëgjihet kund zâ njerit,
prân‘ votres s’fikun nânat n’vaj nuk e njomin bukën,
por me sy t’papërlotun plot shkndija mnije, strukën
tue prit‘ furín ahmarrse qi t’thej‘ t’prîmunt e mnerit.

Jo váj por gjâm e ahté prej pyjesh sjell jehona,
zhumhura e rrebtë e lumit kushtrim zâ-mbytun ngjanë,
shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
q’atdheut palcet gjallnuese mâ t’mshefta po i a thanë.

O Perëndí, na tokën pranuem qi Ti na fale,
n’tê tash tridhet‘ qindavjeta na u end e ndershme jet,
jetuem m’kto troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,
ngujve larg botës tjetër tue ruejtun dhên mbi male.

Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha,
n’kasolle e stane t’brishta qi shpërthejshin duhínat,
pa dijt‘ qejfet e holla, pa dijt‘ ç’janë miradinat,
pa njoft‘ doket e lmueta të kombeve fatbardha.

E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukë kollomoqe
Qi e zbutshin n’új të kronit, s’lypshim kurrgjâ mâ shum,
sepse bylmet na kishin nji lirí t’thjsht‘, t’pashoqe,
qi me hiret e veta na e bânte gjakun t’lum.

Nânat me qumsht‘ të pastër andjen n’shpírt t’on‘ dikojshin
Me fluturue si shqipe në qiell t’nderit shqiptar,
n’flak t’dokeve m’u kndellun e n’zjarrm t’buzmit bujar,
qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.

O Perendí, ndër shekuj ûja buzën na e zverdhi,
shpesh u errem pa hângër bukën m’e ruejt‘ për fmín
e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpín
na msyni, ia vûm para at buk mikut kur erdhi.

Pse kshtu na e randon jetën me dhunë e me krajata?
Lírin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetër:
kto dy të mira zbritshin vobeksín t’on‘ të vjetër.
Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

3rd March 2014, 23:26
Marshi i Kryqezimit

Do të vrasim, Jesu, se të kemi Baba,
Do të varrim, Mesi, se të kemi Usta,
Se s'ke dashur as jet' as martes' as para:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Dy kusarë të vegjël i zumë në lak.
Kryqësoji këta, se na vothnë fort pak,
Kryqësoje këtë, se s'na vodhi aspak:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Vrajeni, se përunj dhe përmbys pasurinë,
Pasuron, dhe çliron, dhe forcon varfërinë,
Se lëngatën shëron, se ndriçon verbërinë:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Varreni, se me botën, me ne s'shëmbëllen,
Se na ndreq shtrëmbëritë, dhe kurrë sna rren,
Se e do vegjëlin' e tiran' e urren:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Vrajeni, se për vete s'kujdeset, s'lëfton,
Dhe të mjerët, të humburit nuk i sfruton,
Dhe për sherr, për vlla-vrasje, për luftë s'punon:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Varreni, posa s'do as të vras' as të varrë,
As të bënjë të keqen as gjakun t'a marrë,
Dhe katilët me nam na i qan si të marrë:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Vrajeni kryengritësin e Shënjtëruar
Si katil të mallkuar, atë ka kërkuar,
Se kujtoj që pa armë na ka për të zgjuar:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

3rd March 2014, 23:27
Gjuhës shqipe


Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
Perse Athina s`kishte
Emen as Roma, kur e rrept ushtove
Nder vepra katallajsh qi nper jehona
Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
Naten e diten rrinte atje perdore,
Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
Me msy t`Helenit barkat tregetuese
Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
Ty t`kelthitte n`timue anijetari
Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
E permbi val` shkembuese
Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
O ghuhe e folun per trimij pranvera,
E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
As kur u ndam n`besime e doke tjera;
E shekujve potera
Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

Thue buza e kangatarve te paemen
Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
N` kthjelltin e dites s`sotit
Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
E eme ahmarrse e gojve qi harresa
N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.

Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
Ku me lshue tingujt nise
N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
T`njom edhe virgjin? Egersija jote
Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?

O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
Thjeshtin e ambel t`ande
Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
Buzes amtare kush ia ven, ti casin
Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
Ti kris si za burije
Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

3rd March 2014, 23:27
Shkodra në mengjese


Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjete:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qete.

Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat pershendetje dridhen në heshti të lete,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jete.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i holle:

skaj ne skaj si lum gzimi tue rreshqite
në syt e vashave, qeshë, e mbush me drite
kacurrelat e tyne kur shkojnë në shkolle.
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

3rd March 2014, 23:27
Kroni i katundit

(prozë e shkurtër)

Shtegu qi con te kroni asht shetija e katundarvet. Buze mbramje me buljere ne krah, dalin gra e vajza per me mbushun uj ne krue. Ndeshen udhes shoqe me shoqe e shendrrojne dy fjale.
Dita asht e mundshme nder katunde e ato biseda mbramjeje disi jane nji pushim e nji argtim. E ndersa dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue. Seciles vajze e seciles grue i kendon nga nji kange te vecante, perse kroni te tana i njef. Vajzat i njef te vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qete e ujit mban kujtimin e te gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehte, i kendon gjithkuj kangen e mallengjyeshme te kohes se kalueme. Por pak kush din ta marre vesht... E shumta kalojne habitshem. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojne. Kjo, ndoshta, asht ma mire per to, sepse kanga e kronit shendrrohet ne vaj, tue jehue ne thellsit e shpirtit. Atehere ma mire mos me ndigjue.
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

3rd March 2014, 23:28
TREGETARE FLAMUJSH

(Fragment)

-Posi.... u ba Shqipnija. Dalin te marret e vikasin rrnofte Shqiperia! Ti i mencem pergjigje tue bertit ne kupe te qielles : rrnofte, po, e shpejt me porosite flamuj. Na shkyeju rrnofte, e ti shit, ban pare tue tregue mbi ndiesit tona. Loje e bukur, por s'te ka dale....
Gasper Tragaci, leshoi shtizen e u avit kercenueshem kah djali.
Flamuri ra per toke. Hilushi s'luejti vendit. Shikonte syte e ftohte qi leshojshin shkendija idhnimi. Tregetari u ndal para tij.
- Mos me kene hatri i miksis se mocme qi kam me shpine t'ante, dij une...
I riu ia priti
- Per hater t'asaj miksije tash qes bejte me t'u shit flamujt..
Me za qi i dridhej prej pezmit tjetri ia kthei:
-po, zati ti sdin vec me qit bejta. Jeto me prralla, bieru mbas andrrave. Me vjen keq per gjind tuj se tash i qet ne rruge te madhe, me shka shof une. Hajt, hajt, qit bejta e duaje Shqipnin: bejtat e Shqipnija
kane me te qite ne drite....
U afrue edhe ma teper e peshperiti si ne nje fishkullime:
- U shitne a s'u shitne flamujt, qendroi a s'qendroi Shqipnija, une kam mjaft shyqyr, me jetue, a more vesh e tash jashte....
-Kadale... ia priti djaloshi me t'eger e syt i vetuen- dal vete e s'asht nevoja me me qit jashte ti.
Por edhe nje fjale due me t'a thane e te lutem vire ne vesh si at kshill qe me dhae par ne dugaje.
Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej numrit te gjalleve qyshse je ndry ne ket dugaje mbushe me mall. Ky asht vorri yt. E sa per Shqipni, po te siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kan me t'u shit krejt, por rueje shpirtin tand mos tia shitish dreqit.
E Hilush Viza doli, lehtesue ne zemer nga ai shfrim, me thith ajer te kulluet n'udhe sepse era e asaj dugaje i mirrte frymen.
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

3rd March 2014, 23:28
Shkodra ne zheg

E zhegu jeten edh' e shafite
e krejt qyteti disi kolomendet;
heshtin pirajkat ,heshtin avlimendet,
e n'at heshti mbretnon e bardha drite.
Vec ndonje cikrik pusi tur kersite
degjohet hove-hive e' i hap qi endet
vetmimtar n'zheg,msa flejn' njerzit e sendet,
edhe kadalkadal vjen tu'u avite.
Oh, shqetija fmijnore,n'moshe' t'prarueme !
Nana na vente , n'zheg ne fmijjt,me fjete
per t'i dhan me ggjum' t'on' , pak pushim shpis...
Por na sa ndiejshem ngjat at hap, n'te shtrueme
s'na zente vendi vend: rrijshim t'paqete,
pse at hap e ndiqte britma e hallvaxhis!
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

3rd March 2014, 23:29
Shkodra ne mbramje

Sa ambel n'mbramjeshqimet drita e diellit
qi bje kadalkadale andej kah ana
e malit tue lan' mbrapa ngjyrat e t'tana:
zambake ar, vjollza e fletza drandofillit,
e n'at zjarrm lulesh,ndez' nder skaje t'qiellit
vizaton Rozafati gurt vigana,
e neper hyj qi kallen n'qiellt e gjana
del si vetull hyjneshe hana e prillit.
Prej Maranajt zbret nata (nga erdh dita),
per me fil' ngjyrat qi pat falun drita,
E Shkodra n'hije pak nga pak, qe,hume.
Minerat permbi te, t'bardha n'ajri,
sogje qiellore duken qi e ruejn' n'gjume
kur flen nen hyj qi i a mbulojn' qiellt unjit.
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

3rd March 2014, 23:29


Vegimi i Laures - Françesko Petrarka

Ky sonet , ashtu si shume te tjere , i kushtohet vashes me emrin Laura,qe Petrarka e njohu ne rini dhe qe vdiq e re.Vegimi i saj i shfaqet ne vetmine e natyres dhe ai nis te kuvendoje me te.

Me ndie zogjt tue pingrue,a flladin n'vere
tue luejtun ambelsisht neper t'njomat flete,
a prej nje bregu t'lulezuem e t'blere
me m'ardhe nje shushuritje ujnash t'qete

ku rrij n'mendim dashnije e shkruej,athere
shof Ate,qe na e fali Qielli vete,
e dheu e mshefi,e i duket zemres s'mjere
se t'fshameve Ajo iu gjegj si t'ish prap n'jete.

"Deh,perse veten po don keshtu m'e shkri,
- me thote tane dhimbje, - e loten e deshprueme
si lume po e derdh prej syve mbushe me idhni?

Per mue mos qaj.pse m'bani t'lume
edhe t'perjetshme,e keta syte e mi
kur t'ngjau se i mbylla, i çela n'drite t'amshueme."

(nga Libri i Kengeve - e perkthyer nga E.Koliqi)
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

7th March 2014, 10:59
Marshi i Kryqezimit

Do të vrasim, Jesu, se të kemi Baba, 
Do të varrim, Mesi, se të kemi Usta, 
Se s'ke dashur as jet' as martes' as para: 
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha. 


Dy kusarë të vegjël i zumë në lak. 
Kryqësoji këta, se na vothnë fort pak, 
Kryqësoje këtë, se s'na vodhi aspak: 
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha. 


Vrajeni, se përunj dhe përmbys pasurinë, 
Pasuron, dhe çliron, dhe forcon varfërinë, 
Se lëngatën shëron, se ndriçon verbërinë: 
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha. 


Varreni, se me botën, me ne s'shëmbëllen, 
Se na ndreq shtrëmbëritë, dhe kurrë sna rren, 
Se e do vegjëlin' e tiran' e urren: 
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha. 


Vrajeni, se për vete s'kujdeset, s'lëfton, 
Dhe të mjerët, të humburit nuk i sfruton, 
Dhe për sherr, për vlla-vrasje, për luftë s'punon: 
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha. 


Varreni, posa s'do as të vras' as të varrë, 
As të bënjë të keqen as gjakun t'a marrë, 
Dhe katilët me nam na i qan si të marrë: 
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha. 


Vrajeni kryengritësin e Shënjtëruar 
Si katil të mallkuar, atë ka kërkuar, 
Se kujtoj që pa armë na ka për të zgjuar: 
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

7th March 2014, 11:02
MIKU Ernest Koliqi

Në pikë të zhegut,sekretari I krahinës ia behi në kale para kullës së Uc Lleshit e vikati prej së poshtmi:
--Zoti toger!O zoti toger!
Uc Lleshi doli në krye të shkallës tue përgjegjë:--‘asht Zani?
Mandej,si njohu njeriun,mori me u ulë tue i bzajtë mikut:
--Hajde,byrum.
- Jo, jo, s’po rri--ia priti tjetri maje kalit — por kemi marrë një urdhën prej Shkodret e erdha me ta kallzue.Ka ike mbrâmë një gazetar prej andej, një asi shkollarësh që shkruejnë kundra qeverisë e duket se âsht nisë me kapërcye kufinin këndej kah ana jonë. Qevenia e kërkon këtë njeri. Duhet, pra, të vésh rojë gjithkah për mos me lânë me kalue kurrsesi.
Uc Lleshi u mêndue pak, e mandej bâni:
- More, a e dini mirë që s’ka dalë përtej deri tash?
- E si ka pasë me e kapë kufinin në një natë? Ai mbrâmë, thashë, ka dalë prej Shkodret e ditën, pa e pasë kryet çelikut, s’ka guxue sak me udhëtue!.
- Atëherë veç ne fluturoftë për hava se në ectë për tokë, i gjallë kufinin këtej pari ai s’po ta kapëërcen. Po ti ndalu e pije një kafe.
- S’mundem, zoti toger: me pret krahinani. Do të dalim edhe na me e ndjeke të ikunin. Lamtumirë.
- Udhambarë; e m’i thuej krahinarit që mos te bari hiç kasavet për sa i përket punës seme këtu.
Dhe me dorë diftoi rrethin e kufinit te afërm.
***
Sa u nis sekretari i krahinarisë, Uci i tha Mirashit, të nipit:
- Shko shpejt e m’i mblidh gjendarmët e m’i ço këtu sa ma parë. Tue kalue kah prozhmi, lëshoi zâ Dodës edhe Nikollës e thueji të lanë punën e të ngasin të vetë. Hajt, shpejto.
Djaloshi fluturoi e Uci i lypi së shoqes uniformën, që vishte vetëm kur u thirrte në ndonjë shërbim si ky; për ndryshe hante atë gjysmë rroge në shtëpi si oficer rezervë e kqyrte punët e veta. U vesh, mbathi opangat, ngjeshi armët., zdrypi poshtë në oborr me prite njerëzit.
Burrë i shkurtë, me shpatulla të gjana e të fuqishme,kâmbët pak si të lakueme-,Uc Lleshi, me gjithë që flokët s’i kishte fort të thinjun, diftonte së paku pesdhetë vjet të plotë. Por vizat energjike të fytyrës së djegun prej diellit e sytë si xhixha diftonin edhe se, për shpejti e guxim, nuk ia linte dalë një të riut. Njeri me influence në atë pjesë të Malësisë ku banonte, kishte pasë prej qeverise grada e shpërblime për me përfshi forcën e madhe të tij, që përndryshe mund të ishte e dâmshme, në makinën e Shtetit. E nuk kishte qênë masë administrative e gabueme, kjo, për atë kohë, pse qyshse Uci veshi uniformën, s’guxonte komitë ma me u endë në ato ana edhe urdhënat e qeverisë u zbatonin ma se miri. S’kish nën komandë gjendarme të rregullt, por njerëz besnike që mblidhte në rasë te nevojës. Këta ishin gjendarmët e tij. Gjind që shkonin e u vritnin mbas tij, pa kurrfarë shpërblimi, veç për hatër që i kishin e për nderna të vogla që atij i takonte me u bâmë në shehër e në mal. Edhe ate ditë, porsa u vojt lajmi, ia mbërrinë fluturim në oborr të kullës, të armatosun ma së forti.
Uci u diftoi çashtjen gjithsesi e mbaroi tue thânë:
E kemi do punë, burra. Ka me na takue ndoshta me ndejë dy-tri net pa fjetë. Duhet me hapë mirë sy e veshë e mos me lânë as mizën me fluturue.
Kurrkush ma mirë se ai nuk i njihte shtigjet e ndryshme që qesin në kufi, pse kishte pasë shpesh here nevojë për to në rasa të kritikshme të mâparshme. Nga dy e dy i drejtoi njerëzit ndër vende ku i lypte nevoja dhe, si u nisën të gjithë, u tha të bijve, Dodës e Nikollës:
- Ngjeshni armët dhe ejani me mue. Ti, Marash, ri në shtëpi.
Dhe u ul me dy djemt teposhtë. Ecën pa folë. Doda e Nikolla, i pari shkurtalak si i ati dhe i dyti me një trup vigâni, nuk guxonin me çelë gojë pa qênë të pyetun. Uci e kishte zakon, udhës, të mêndonte shumë e të fliste pak. Të bijtë e dinin që çdo méndim i tet ishte për nder e lumni të konakut.
“Feja kishte me qênë me e hetue e me e zânë këtë dreq shkollarit. Kishem me e sjellë unë vete në Shkodër, me e dorezue atje edhe me thânë açik në hyqymet që i ka ardhë koha me më bâ kapidan. Në më daltë me e krye këtë shërbim si duhet, kam të drejtë me e çelë gojën...
”Këto mêndime e bane Uc Lleshin në qef. Punët i shkonin gjithmonë mbarë, prandej kur i ngulej mêndja në nje send ishte gati i sigurtë se, me pak sabër e marifet, do t’i dilke në krye. Ishte njeri me orë. Vetëm një gjâ nuk i eci deri në ato ditë e kjo, për tê, ishte plagë e pambyllun që ia brênt zêmrën ditë e natë. Vjetin para, shtëpia e Gjokë Vatës kishte vra të vllanë, të anë e Mirashit, e me gjithë të orvatunit e të ,përpjekunit e tij e të mashkujve të shpisë ende s’kish qênë i zoti me ia marrë gjakun. Por s’ishte çuditë: shtëpia Gjoke Vatës, e rivalit të përhershëm të Ucit në atë krahinë,ishte e fortë, edhe ajo me rreth të madh, e gjint e saj nuk mund të vriteshin udobisht.
Kishin ecë ma se një orë nëpër teposhte të malit, kur Uc Lleshi u ndal dhe u tha të bijve:
- Ju të dyve po u ye tie rojë këtu, te Shtegu i Barijve. Jam i sigurtë se malësorët që e përciellin atë shkodranin, kanë me e keshillue me dalë nëpër këtë grykë. Asht si mënjane e mendjnë se e gjéjnë të lirshme. Ju, po patët se si, kapnie, në ardhtë ketu pari; përndryshej gjallë, mos e lêni me kalue...
E Uci u kthye, vetëm. lu ngjit prap malit, në një shej vêndi ndërroi rrugë e vojt me bâ kontroll një nga një rojet e vëmë nëpër shtigje, gjate kufinit. Kur mbërrini, Iodhë e këputë, në oborr të kullës së vet, po errej.
***
Tue u ngjite nalt vêndoi me ngranë shpejt e shpejt, me pushue sa grima, me marrë Mirashin me vete e me dalë në roje gjithë natën. Mund e hetonin kund të arnatisunin dhe, tue endjekë mjerisht, mund te futnin si në kurthë në ndonjë shteg të zanun prej njerëzve të tij. E aty me e kape me dorë.
Në çardak, rrahi qerpikët, i çuditun. Kishte pa dritë në odën e miqve e dy pushkë varë në krraba.
Në atë çast doli grueja prej odës së zjarrit e lajmueme nga zhurma e hapave për ardhje të tij.
- Kush âsht në odë te miqve? — e pyeti ai.
--Gjokë Vata...
- Kush? — përsëriti pyetjen me zâ të plasun.
- Gjokë Vata me një shkodran.

Uci u pré. Përqethje të ftofta ia mbuluen shtatin.
Gjaksi i vllaut në shtëpi të tij? A ishte ândërr a zhgjândërr?
Përmblodh krejt forcat e vullnetit dhe u shkund. Vari pushkën e vet bri tjerave dhe u mundue me u kthiellë në fytyrë.
Hyni. Miqt po rrinin me Mirashin.
- Mbrâmja e mirë,burra, e mirë se u ka pru Zoti.
Ata u çuen ne kâmbë. Uci u mor grykë ma parë me Gjokë Vatën, që ish moshatar i tij, por ma i gjallë e me mustaqe që i shkonin dredha-dredha deri në veshë, e mandej me shkodranin. Ky dukej shumë i ri, ishte pak si i thinjun dhe i zbehtë në fytyrë, veshë allafranga.
Ndêjen. Uci qiti kutinë e duhanit e u bâni cigare. Pyeti gjint e vet:
- A keni pru kafe?
- Kemi pi, kemi pi — tha Gjokë Vata.
- Bini edhe ka një tjetër — porositi Uci.
Për do kohë ngelën në heshtje.
Ucit i pikonte gjak plaga që kish të pambyllme në zemër. Gjaksin, qe kërkoi kot një vjete rresht nëpër vetmitë e bjeshkëve për t’i ra pushkë lules së ballit, qe, e kishte përpara. E zakoni e detyronte me e prite e me bisedue me tê si me ma të shtrêjtin dashamirë, mbasi i kishte ra mik te shpia! Por idhnimin e përmbrendshëm mbas pak kohe e kapërceu kureshtja.
Po pse, vallë, Gjoka bâni atë hap mjaft të vështirë edhe për të? Tue shikue shkodranin, Ucit diçka i shkoi nëpër mend si vetima, por s’desht me e përtypë gjatë atë mendim që e pezmatonte për së tepërmi. Ndau me iu shtrue se keqes që i kish takue, pa stërhollime të kota mêndjeje.
Mbasi, qysh në te hyme, menjiherë kish vu re se miqt mbânin gjithnji të ngjeshun rrypat e fishekëve dhe armët e brezit, si u pi kafja e dytë, u soll prej tyne e tha:
- Lironiu, burra.
Gjokë Vata hoq alltinë me dorsë argjendi edhe rrypin ia dha Mirashit. Ashtu bâni edhe shkodrani.
- Mirash, bierna rakinë.
Nëë raki, tëë dy mallësoret rivala, biseduen mbi gjithfarë punësh tue u ndêjë larg, me hollesinë e zakonshme të tyne, çâshtjeve që mund ia prishnin qejfln, njânit ase tjetrit. Atij që i shifte të ndêjun kundroll shoiqishoqit, tue pi duhan e tue shpraze gota rakie, kurrë nuk mund t’ i shkonte mêndja që të nesërmen, me pasë pëër t’u ndeshe kund, ata dy burra do t’i mëshonin pushkë hekuri pa mëshirë njâni-tjetrit. I shkodrani dukej ne kasavet; s’çelte gojë veçse me iu përgjegje urimeve që i bânin në pije. Uci e Gjoka kuvênduen mjaft, pa u shikue gati kurrë ndëër sy.
Kah e vona, mbasi kishin rrokullue një numër bukur të madh gotassh, Gjokë Vata çoi të veten dhe iu solll shkodranit:
- Për tëë mirë, zotni, po ta fali edhe unëë një gotëe. Hiç s’ke pse rri në méndim tash qe gjinde ndorë Uc Llleshit.
- Priç të mirë, Gjokë Vata, - ia priti ai tue u zgjue prej gjumit. — Po më kânda me ndëgjue kuvêndin tuej, se sa për méndime mëë kanë lodhë vetëm deri sa mujta me mbrri te dera jote e në këtë shtëëpi.
Uc Lleshi kuptoi e uli kryet. S’kishte ma pikë dyshimi: shkodrani qe i kish pru Gjokë Vata në derë s’ishte tjetër veç vetë gazetari i arratisun, njeriu për të cilin ai kishte dyndë të tânë gjinden e vet e zânë ane e kând shtigjet e kufinit.
- Méndime gjithhfarësh ia dogjen trutë si flaka e rrufesë.
“I mêndshëm ky Gjoka, he shitofta Zâna! Mirë mjaft ka mujtë me e gjete mënyrën si me e shpëtue mikun shkodran edhe ndryshe. Por âsht i hollë! e ka mêndue se vêhej në rrezik me e ndjekë unë, jo ma vetëm si gjakëës që e kam, por edhe e kam, por edhe si fajtor përpara qeverisëë. E kishëm fikë me gjâ e me shtëpi! Por i ka dalë punës para...”.
Shqipnia ka zakone te çuditshme. Shtëpia e Uc Lleshit s’kishte njoftë kurrë kori. Kushdo që e kish mësy, kish qenë i sigurtë se gëzon proje deri.nëë fikjen e në rrënimin e plotëë të saj. Nderi i shtëpisë e zakonet e véndit rrinin për Ucin përmbi çdo interesë, përmbi çdo urdhën qeverie e përmbi çdo ndiesi e arsye tjetër. Prandaj fshâni e tha me vete: “E pat, kjo!” edhe tue u sjellë prej Gjokë Vatës, përgjegji:
- Çka kjoftë, lum Gjoka, e hajrit kjoftë... për këtë mik që as emnin s’po ia dij...
- Shefqet Kadia, - Ia priti vetë shkodrani, tue iu këputë fjalën përgjysëm.

 Kjofsh shëndosh!... Ndiç, si qeshe tue thânë, çka kjoftë e hajrit, kjoftë për këtë zotni. Sa për mue, nuk do të kursehem me ia la borxhin që na kanë lânë të pamrët për mikun. Mandej, fundi le të dale ku të dalë!
Mbas këtyne fjalëve u shtrue sofra. Para se me kapë bukën mnë dorë, Gjokë Vata, mbasi kishte mbërri me e pruu bisedën atje ku i duhej, tha:
- Zoti të rritët oxhakun, Uc Lleshi.
Dhe, tue e shikue pëër tëë parëën herëë drejt ndëër sy, vijoi:
`- Ky zotnia kurrë ma ngusht se sot nuk na âsht gjete në jete të vet. Qeveria e kërkon e me bâ me e zânë... vaj hallti i tij! Ma ka mësy shtëpine e me ka ra nënë besë. Unë ta kam pru me ma marrë me ndore e me ma qite shëndosh andej kufiinit, pse e di mirë që, pa ndihmën tânde, kufinin, në këtë anën tonë, s’ka burrë qe e kalon.
Uci, me sa fliste Gjoka, e kish véndue punën e vet. Përgjegji, tue e përpjekë edhe ai shikimin me atë të rivalit:
- Unë, për këtë zotninë, do të bâj çka të më vijë për dore. Por një here po hamë e mandej do te méndojmë.
Hangrën.
Vonë e vonë mbas darke, i zoti i shtëpisë u ngrit tue thanë:
- Burra, erdh koha me e bâ një punë.
U çuen të gjithe, ngjeshën armët, u perfalën me gra e dolën.
Gjoke Vata ia bâni te dera e oborrit:
- Të ardhëshim për të mirë, Uc Lleshi. Unë po çaj kah shtëpia. S’âsht nevoja të vij me juve. Zoti të rrittë jetën për çka po i ban këtij zotnisë.
Uci ia ktheu:-
- Kjosh me jetë dhe e mira të gjetet, por ti vetëm nuk po shkon. Mirash, përcille.
U përqafosen të gjithë. Gjokë Vata humbi në terr, i përciellun prej të birit të atij që kishte vra njëë vjet para.
Nata ishte e freskët, plot me hyj e pa hânë. Agimi s’do te ishte larg.
I shkodrani shkoi nëpër errësi, i udhëhequn prej Ucit që ndërronte hapat nëpër udhë tâne gurë me siguri të çuditëshme. Mbas një ore qe po i binin teposhtes sësë malit, u ndaluen ke një shteg i ngushtëë. Hynëë nëë njëë grykëë prej kah shifej vetëm një rriske qiell e qëndisun me ar të hyjve. Diku, në një vend, Uci lëshoi një thirrje:
- Dodë! Nikolllë!
Prej territ, nga fundi ii grykëës, erdh përgjegja:
-ÇÇ’asht zani?
- Unëë jam: Uci; poo ju, me kë jeni?
- Vetem jemi.
Dy djemt, si u afruen, hapën sytë tue panë shkodranin, por nuk bânë zâ.
Ulën kryet dhe u vun unë mbas tet. Kur dolën nga gryka, që ishte mjaft e gjatë, qielli poo qartësohej prej lindjes .Përparatyre rridhte nje prrue, me vargje te gjata shellqesh nëpër brigje. Ndriçimet e para të agimit nisën me u dridhë mbi ujë që gurgullonte. Uci tha:
- Tashti je i shpëtuem, lum zotnia. Pëërtej prronit âsht toka e huej. Kam mêndue se prej kësaj gryke do të dilnin kapidanë e shumë drue që këtu mbrêndë do të lâ ndoshta edhe togerllëkun. Por, ani, s’ka gajlle: pa besë e pa miq s’ka ç’ka na duhet as jeta në këto malet tona. Udhambarë!
- Paç të mbarë e zoti të ruejtte, Uc Lleshi, - bâni gazetari.
— Këtë nder s’kam pëër ta harrue se t’ë jemë. U përqafosen të gjithë, një nga një , me tê.
Ai zdeshi këpucë e çorape e kapërceu prronin.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

7th March 2014, 11:02
ALMA MILE

Kur ndodhesh larg e ke mall për vendin tënd, të duken të dashura e të magjishme edhe shprehjet më të thjeshta të përditshmërisë. Kur jetonte në Romë, shkrimtari Ernest Koliqi kujtonte gati me adhurim vitet që kishte kaluar në Shqipëri, sidomos ato në viset veriore, mes malësorëve.

Këto ndjesi të mbledhura në vitet 1930-1940, Koliqi i ka trajtuar në formë esesh, të cilat së bashku me një sërë kumtesash e artikujsh të mbajtur në konferenca e kongrese të ndryshme shkencore, si dhe të botuar jashtë Shqipërisë vijnë në një përmbledhja të titulluar “Ese të letërsisë shqipe”.

Kjo përmbledhje e botuar në Itali më 1972, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, përkthyer nga gjuha italiane nga studiuesja Dhurata Shehri, si një botim i IDK (ish-shtëpia e Librit dhe Komunikimit). Materiali i përfshirë në këtë libër, përfshin një periudhë 15-vjeçare, duke filluar nga viti 1953 deri në vitin 1968.

Janë rreth 17 punime, mes të cilave mund të përmendim ese e kumtesa si:
“Rapsodë dhe rapsodi të Alpeve shqiptare”,
“Si lind në Shqipëri një këngë popullore”,
“Mendime mbi këngët popullore të popullit shqiptar”,
“Tre poetët më të mëdhenj të Shqipërisë”,
“Skënderbeu në epikën popullore italo-shqiptare”,
“Shqiptarët në Kalabri”,
“Poezia dhe realiteti në jetën dhe veprën e Jeronim De Radës”,
“Njëzetvjetori i vdekjes së Gjergj Fishtës”,
“Ndikimet orientale në letërsinë shqipe”,
“Islami dhe krishterimi në letërsinë shqipe”,
“Fryma autoktone dhe ndikimet e huaja në letërsinë shqipe”, etj.

Edhe pse një shkrimtar i cili identifikohet me letërsinë moderne shqipe, interesante në këtë seri janë ato punime, që i kushtohen kulturës popullore shqiptare, ku përzihet eksperienca e jetuar me doke, zakone, besime, rapsodë, këngë kreshnikësh e lahuta.
“Kam dashur të nënvizoj nga ajo botë, sidomos ato aspekte të veçanta që të rrëshqasin nëse lë pas dore trashëgiminë e traditave arkaike, besimeve, besëtytnive e paragjykimeve, por edhe tërësisë së cilësive të brendshme njerëzore e etnike që karakterizojnë e dallojnë genin shqiptar. Qëndrimet e mia të gjata mes viteve 1930-1940 në malet e Shqipërisë së Veriut, përvoja e fituar nga pjesëmarrja në jetën e trazuar letrare të vendit, njohja personale me shumë nga autorët, (mes të cilëve Fishta, Luigj Gurakuqi, Prenushi, Asdreni, Shantoja, Palaj, etj) të cilët më nderuan me miqësinë e tyre e që spikatën në skenën letrare sidomos nga 1918-a deri më 1940, më japin mundësinë të sqaroj e të saktësoj disa vlera specifike të poezisë popullore e të asaj të kultivuar, jo aq të përmendur apo të vënë në dukje pamjaftueshmërisht, pikërisht për shkak të vështirësive të shumëllojta që pengojnë të kuptuarit e situatave e të njerëzve, të vendeve e mjediseve të mbyllura në vetvete”.
Kështu shkruan Koliqi në një hyrje të shkurtër që pararend përmbledhjen. Në disa prej eseve të tij ndalet gjatë tek rapsodët dhe rapsoditë, tek mënyra e të kënduarit, tek krijimi i këngëve heroike, tek kreshnikët Muji e Halili, temat e përbashkëta që i gjen edhe tek boshnjakët, arealet gjeografike imagjinare, që përmenden në këngët e kreshnikëve, si Jutbina... Por të gjitha këto nuk mund të ndahen nga jeta e malësorëve, nga ajo çka ata besojnë, apo nga ligjet prej të cilave udhëhiqen, siç është Kanuni. “Malësorët janë një botë më vete, që mbështetet në forma sjelljeje shkruar ndër shpirtra. Në sfond të kësaj jete shihen ende reflekse pagane, mite, besime, besëtytni. Aty ndërthuren në një pështjellim mbresëlënës që gufon prej poezisë së kulluar mbeturina besimesh të lashta, rite nga epokat më të largëta njerëzore e kozmogoni zanafillore. Çdo burim, çdo luginë, çdo majë, çdo pyll ka hyjninë e tij mbrojtëse. Malësorët nënqeshin mëshirshëm kur hasin në fytyrat tona prej njerëzish të shkolluar shprehje dyshimi ndaj pohimeve të tyre mbi ekzistencën e qenieve mitologjike ndër male. Malësorët kanë fallxhorët dhe yshtësit e vet, kanë mjekët e vet krejtësisht të pashkolluar, por që i shërojnë plagët më mirë se kirurgët qytetas, kanë poetët që krijojnë këngë, kanë rapsodë që këndojnë mbi një recitativ rapsoditë e tyre tradicionale shoqëruar me një vegël harqesh me një tel”, - shkruan Koliqi në “Rapsodë dhe rapsodi të Alpeve shqiptare”.


Libri


Autori: Ernest Koliqi
Titulli: “Ese të letërsisë shqipe”
Përktheu nga italishtja: Dhurata Shehri
Numri i faqeve: 295
Çmimi: 900 lekë
Botues: Botimet IDK
Shkruar në vitet: 1953-1968
Botuar në Itali: 1972
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

7th March 2014, 11:03
Anmiku në shtëpi

ERNEST KOLIQI


Të dielave e të marteve nadje Simon Rrukulli s'e linte kurrë pa shkue në meshë. Donte me qenë në rregull me Zotin. Aty në kishë, ndër banga të para, lutej për vete e për punët e veta. Natyra e tij shumë e përshpirtshme, nuk e shtynte fort me u lutë për kënd tjetër, por lutej shpesh ku ndër disave, sidomos kundër anmiqve të besimit të tij. "Faroji, o Zot!". Deri diku qëndronte mbrenda rregullës e zakonit, prandaj duhej, në një pikëpamje, lëvdue. Çudia e përshpirtnisë së Simon Rrukullit niste aty kur ai, në vargun e anmiqve të besimit, fuste të gjithë ata që urrente për arsyena vetjake. As nuk i shkonte mendja se mund të gabonte në gjykim, kaq bindje ushqente në drejtësinë e pastërtinë e shpirtit të vet. Kur, me gjithë hovin e shpirtit të pastër naltonte kah qielli lutjen zharritëse: "Faroji, o Zot!", mendja i shkonte te Tef Ballstani, që s'i linte kurrkah shteg tash do kohë në tregti, te kushrini i vet që i qiste fjalë për disa tokë të pandame, te një varg i gjatë njerëzish që, në një mënyrë a në një tjetër, ia kishin prishë qejfin.

Veçse çka, ditë-ditë, aty në kishë, të gjithë ata që përmendëm, kalonin në rend të dytë e shigjetat e mënisë së tij fetare ai i drejtonte vetëm kundër Tush Kezenës.

"Faroji, o Zot!"

Lutjen e bante në shumës, pse Tush Kezena para tij përfaqësonte masën e re të sotme. Lypte prej qiellit, tue mendue ate, farimin e tij edhe të gjithë shokëve që i ngjanin.

Si shifet, natyra e Simon Rrukullit, prirej ma fort kah mënia se kah simpatia. Pak sende ai pëlqente e donte në këtë botë, por shumë tjera urrente e mëninte. Kishte maraz fletoret, si shqipe, ashtu të hueja, edhe kurrë s'i prekte me dorë; kishte maraz marrëdhaniet shoqnore e prandaj as vetë nuk shkonte, as familjen s'e çonte kund e jetën e përmblidhte në shtëpi, në dugajë dhe në kishë; kishte maraz e njihte të kota të gjitha ato punë që s'lidheshin drejtazi a zhdrejtazi me dobinë vetjake. Por, në mënyrë të veçantë, urrente të rijt e sotëm... Anima ata që mbaronin ndonjë shkollë jashtë. Gjithçka në ta e tërbonte.

Mëninte atë mënyrë të zhdërvjellët e të sigurtë ecjeje të tyne, fjalët e qarta në çdo rasë, çiltërsinë e sjelljeve, thjeshtësinë ndër marrëdhanie.

-Po shifi... shifi...

Prej dritorjet të dugajës tregonte me gisht kur përshkohej atypari ndonjë sish.

-Pse i japin gjithë atë randësi vedit, xhanëm? Çka kujtojnë se janë?

Kur kalonte Tush Kezena, s'e zinte vendi. U hidhte prej ndejses, shëtiste mbas banakut tue u dridhë në një zemrim të pakuptueshëm. Edhe shegertat u çuditnin për furinë e asaj mënie. Edhe mendonin qenien e ndonjë shkaku të msheftë.

Por, jo: nga asnjë shkak i msheftë s'buronte ajo mëni. Në asnjë punë të tregtarit s'ish përzie kurrë djaloshi. Ai e urrente vetëm pse shumëkush vinte tue ia lëvdue.

Tush Kezena, shkrimtari i ri shkodran, shembër i Hilush Vilzës, kalonte habitshëm, para dugajës së anmikut të panjoftun, humbë ndoshta në ndonjë aso përftimesh që, mandej, veshë me një shqipe të harmonishme dilnin ndër libra të tij. Kurrë s'i shkonte mendja se aty afër, dikush, e shante me të dhanun.
-Shife si ecë njëherë... I duket se vetëm ai asht i meçëm në Shkodër, e kurrkush tjetër...

Simon Rrukulli s'e njifte mirë Tushin. Jo vetëm që librat e tij s'i këndonte (ai s'këndonte asnjë libër), por vonë mori vesht se djaloshi shkruente. Filloi me pasë maraz kur e ndeshi së pari në një vizitë për emën, te një mik i përbashkët. Tregtari i njoftun, krenar për pasuni e punë të ngritun, ndejë në krye të vendit në odën mbushë me gjind, kuvendonte tue shitë dije e marifet, si gjithmonë. E qe, hyni i riu... Zuni vend në një skaj. Dikush e pyeti diçka sa u ul. E sa nisi ai me folë, të gjithë u sollën me e ndëgjue, edhe harruen bisedën e Simon Rrukullit. Edhe ky qe i shtrënguem me ia vu veshin, tue e mshefë pezmin e përmbrendshëm.

Djaloshi thonte sende e fiiste në mënyrë që ai s'kuptonte mirë. Vetëm vinte re se fjalët e tia, të rrjedhshme e të sigurta, e mbushnin me një shqetësim të hollë. Simon Rrukulli, i cili besonte ngultas në zotësinë e truve të veta, shka do që kapërcente kuptimin e tij, e numëronte ja marri për t'u përbuzë, ja mbrapshti kundër feje e kundër Zotit. Kështu që edhe bisedën e asaj dite, mbajtë prej djaloshit e ndjekë me vërejtje prej të tjerëve, mbasi s'mundi ta përfshijë me kuptim të vet, e numëroj të rrezikshme e trushkyese.

-Ah, ai luteran!

Nxitohej me dënue fjalët e djaloshit se ato ia cënonin parimin gjykues themelor që tregtari përdoronte me shoshitë sendet e këtij shekulli. Ndiente qartas se për atë djalë parja e gjaja, zotsia në tregti, nderi i mbështetun mbi ato rregulla jete që ai mbante me fanatizëm, mendimet që frymëzuen e gjithënjë frymëzonin çdo vepër të tij, s'përmbanin atë vlerë që urtia dhe përvoja e tregtarit u jepte. Tush Kezena peshonte e maste veprat e njerëzve me një kandar e me një masë tjetër. Kjo gja e tërbonte Simon Rrukullin. Mos me nderue e admirue atë, me gjithë atë zotësi në rregullim të punëve të veta, mos me pranue me bindje të plotë çdo parim e gjykim të tij, që ishte në hir e në rrugë të Zotit, i dukej mëkat e krim. Kush binte në këtë mëkat, jo vetëm ishte anmik i tij, por edhe i fesë. Prandaj: "Faroji, o Zot!".

Një ditë, pak para mesdite, erdhi në dugajë me ndreqë disa llogari Kel Mashi, burrë bukur i motnuem, mësues shkolle fillore në qytet, njeri i squet dhe i urtë. Mbante në dorë një fletore shqipe. Simon Rrukulli, si kryen punë, pyet pak si në shpoti:

-Çka thonë këto gazeta?

Mësuesi, ndejë në karrige para tryezës së zotit të dugajës, hapi fietoren, ia solli faqet tue i hedhë një sy. Tha:

-S'e kam pa ende. Por kjo s'asht një fletore me lajme.

Merret me letërsi. Paska një artikull të Tush Kezenës.

Tregtari kërceu:
Çka din me shkrue ai bihude?

-Jo, sa me shkrue, shkruen mirë - përgjegji mësuesi qet-sisht. - Shumëkush s'e merr vesht pse ai ka ndiesi të reja e prandej përdorë edhe trajta të reja shprehjeje. Trutë tona janë mësue me u rrokullue mbi shina të një letërsie të vjetrueme. Ai rreh një rrugë të parrahun ndër ne deri më sot.

Tregtari shprazi fishekun që në të tilla biseda ruente për në fund:

-Paj, unë s'kam nge me u habitë mbas këtyne sendeve, që ju njihni ma mirë. Vetëm tham se për atë djalin ka ardhë koha me zanë mend e me gjetë ndonjë punë, pse kështu asht

në rrezik me ndejë pa bukë me gjithë nanë e motër.

Mësuesi ndëgjoi kumbonët e mesditës dhe u çue tue ia pritë:

-Kurrkush ma tepër s'e meriton një punë. Ndoshta mos të ishte aq i zoti e kishte gjetë. Mundet që tash vuen edhe për bukë. Poetët i ndjek ky fat i zi. Por unë tham, simbas meje,

padrejtësi e madhe më duket mos me qenë i ushqyem prej dheut shqiptar shi njaj që këndon me dashuni të parrëfyeshme bukuritë e atij dheut.

E shkoi.

-Kanë dalë mendsh të gjithë - u idhënue Simon Rrukulli.

- Për me pasë të drejtë me hangër duhet me punue. E ajo që ban ai... teveqel, s'asht një punë.

U ngjit nalt në shtëpi, që e kish sipër dugajës. Sofrën e gjet të shtrueme. Dita, e bija e tij njëzetvjeçare, priste të anë me u ulë në tryezë. Pështetej në kanape me një libër në dorë. Sa hyni i ati, la librin dhe i qiti të atit gotën e zakonshme të rakisë. Simon Rrukulli, me raki në të djathtën, shtrini kot të majtën kah libri mbi kredencë. U përdrodh si ta kish hangër gjarpni.

Vikati:

-Si? Edhe këtu në shtëpi time?

Çka ke, more njeri? - pyeti Ganxhja, e shoqja, tue hy në odë të bukës.

Ai, ndezë në fytyrë, me një furi të tërbueme, shqeu katër copash librin edhe e flakëroi në tavanr

-Çka qe? - pyeti rishtas grueja, tue u afrue trembshëm kah burri.

Ky, as me folë s'mundte prej zemrimit. I qiste shkumbë goja. Shëtiste nëpër odë si i çmendun.

-Po a s'e shef se na ka mblue marrja e turpi? Edhe në shtëpi time këso punësh! Ia mbrrijtme edhe kësaj dite! E ka hangër dreqi vajzën; a s'e shef-a? a i ke sytë në ballë? Por këtu, sa të jem gjallë, sundoj vetë. A morët vesht? Sundoj vetë.

Dhe tue u drejtue kërcnueshëm kah vajza:

-E ti, në' daç me u shnjerëzue... E ama ndërhyni:

-Çka ke me vajzë: a ban me e dijtë?

-Deli zot, po; banu edhe ti me te...

-Çka ka? - u soll e ama e pyeti të bijën. - Çka e ka kapë? Kjo që kish ndejë tue e shikue të atin deri atëherë me çudinë ma të madhe, u shkund e bani me za të tanë pezëm:

-Për punë të librit, veç...

-Por çka asht ai dreq librit, mos më ban me e true? –Një libër shqip...

Dhe i ati prap filloi me za shpotie të idhët:

-Po, po; shqip... Sot librin e nesër ate... Shqip, po. S'asht për t'u çuditë kur ta gjejë një ditë edhe ate këtu... Asht nisë kështu: sot libri, nesër ai...

-Pashë fenë që kemi, për ke flet? - pyeste gjithnjë e ama të bijën.

Dita, për të parën herë në jetë të vet, u idhënue aty para prindëve. Ato dyshime, ato të fyeme të zhdrejta që ia lëshonte i ati, e neveritën. Padrejtësia e qartë i dha guxim me folë ashtu si nuk kishte folë kurrë.

-Don me ditë për ke flet? Për Tush Kezenën flet. Më ka gjetë me një libër të tij e mendon kush e di se çka. Por a doni me dijtë një gja? Dal e iku e ju la, po më fojët prap

ashtu. Pse këndoj librat e tij, nuk më duket se jam ulë aq

poshtë sa...

Ia këputi vaji fjalën. Doli prej odës tue lanë të dy prindët me gojë hapët. Ishte e para herë që vajza fliste me aq hov në sy të atit.

-A shef? Njëkëtë vajzë të vetme kemi, edhe kësaj don me ia shti dergjën - i bërtiti e shoqja të shoqit e shkoi me pajtue të bijën.

Simon Rrukulli mbet vetëm para sofrës së shtrueme. U lëshue në kanapë, i lodhun në trup e në shpirt. Shkaku i atij..., tashti turbullime edhe në familje. Ai lutera... Çoi sytë përpjetë e, me të tanë hovin e shpirtit të përshpirtshëm, u lut me mend:

- Faroje, o Zot!

Këso here lutja i doli në njëjës...






09/09/2009

standart
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

7th March 2014, 11:04
HANË GJAKU


Ernest KOLIQI


Kishin harrue se ishte vonë. Në qiell të mbramjes s'mbette ma as ma i lehti kujtim i tingujve të kumbonve prendimore. Nata me hije të bruzta kish nisun të mbulojë, larg, qytetin pikalasun me drita xhixhilluese e, afër, kodrat e Tepes të heshtuna. Ata ecshin në breg të Drinit, me nji lodhje t'ambël në shpirt e në trup.
Kur, qe, mbas nji shelqje ujit të lumit, në breg t'andejshëm, u kujtuen se kish dalë nji hanë e madhe, e verdhë me do danga të kuqe.
Ai u ndal. Ndieu ajo ndoshta si nji të përqethun tue rrëshqitë nëpër shtat të tij?
Pyeti, plot kujdes:
- Shka ke? Pse u trëmbe?
- S'u tremba, u ndala me shikue hanën...
Ajo soditi rrotllen e zjarrtë viganore, qi mashtronte syt tue u dukë jo ma nalt se tridhetë kutë sipër Vukatanit.
- Hana si gjithmonë...
- Jo, - murmuroi ai me nji za si të tretun, - shif dangat e kuge... S'asht si hana e zakonshme...
Ajo ishte e mëndshme edh'e arsimueme, por plot bestytni si shumica e gravet. U dridh e u shtrëngue ma fort për krah të tij:
- Ugurzezë, thue?
- Kushedi ! Por janë marrina...
Heshtën të dy për do kohë tue ecë mbi ranë të bregut, ku hapat s'bajshin zhurmë. E para e tyne, hana eci me ta, mbasi doli prej gëmbave të shelqes në qiell të hapun tue u ngjitë përherë ma nalt.
Por befas e kaploi vajzën nji frigë e paspjegueshme. Ndoshta friga e asaj heshtjeje tepër të gjatë mbas fjalve të nxehta qi deri atëherë ai i kish folun.
Bani:
- Pse m' a prishe ket paq nate me friksime kote. Shetitet mirë nën kët hanë të bukur e asht e para herë qi rrijmë bashkë, kaq vonë, jashta qytetit...
Ajo suell ambëlsisht fytyrën prej tij tue ia kërkue syt, por ai kish humbun në nji mendim të vetin, qi s'e lënte me ndjekë fjalët e saja. Vajza u sticue e u ankue:
- A ndëgjove shka të thashë? Ku je me mënd? Pse s' u vën vesh fjalve qi të tham?
Ai shkundi mendimet e përgjegji:
- Kurrgja: nji kujtim i vjetër...
- Cili? Due m'e dijtë!
- S'ke shka me dijtë... Kur ishëm fmij, pash nji hanë si këtë e tashti m'u kuj tue...
- Ku?
Ai, në vend qi me kallzue, tha:
- Të këthejmë; asht vonë; tash po të bërtasin në shtëpi.
I suellën shpinën hanës edhe ujit të Drinit; u drejtuen nëpër zall kah rruga e Qafë Hardhis qi çon në qytet. Nuk çilën gojë për shum kohë. Ajo digjej në kureshtë me diktue rrymën e mendimeve qi ia barshin larg mënden shokut të saj, por dronte me përsëritë pyetjen. Ishte aq i gatshëm ai ndër përgjegje ironike qi, pa zblue kurrgja të ndiesive të mbrëndshme, mbyllin pa apel bisedën! Pritte me paduresë kallximin e vetvetshëm të tij. Por ai ecte mendueshëm tue heshtë.
Ajo s'u durue gjatë. Sa duelën prej ograjave në rrugë, iu suell:
 Elë? Ku e pe herën tjetër nji hanë ksisoji?
Ai këthei kryet me shikue prap hanën qi tashti ndiqte ecjen e tyne për mbrapa, n'e djathët. Pa ndalue ejcen, tregoi:
- Punë boshe. Nji herë në fmijni udhtova prej Podgoricet në Nikshiq të Malit të Zi. Atëherë udhtohej me omnibus. Në nji ndalje pash nji hanë të kuqe si këtë. Kurrgja tjetër.
Asaj i kërcyen dreqnit, por e ndaloi veten. S'kishte si me qënë aq e thjeshtë ajo ngjarje qi e mbylli papritmas në heshtje atje në breg të Drinit. Shoku ia këputte shkurt, pse s'donte me ia diftue përshtypjet e holla me të cilat sigurisht ajo ngjarje rrinte e rrethueme në kujtim të tij. Ajo e njifte mirfilli zilin e shokut për çdo ndiesi shkaktue nga kujtimet e fëmijnis, të cilat ai i ruente mbrënda vetes si nji visar të paçmueshëm larg kureshtës së kujdohit, edhe të saj. Mbante për veti shijen e përmallëshme qi falin kujtimet e brishta e t'avullshme të kalesës. Fytyrën e vërtetë të shpirtit të vet, atë ma të mirën, ai ia mshifte edhe asaj. Kjo gja, qi ajo qartas kuptonte, e mbushte me pezëm. Ajo deshironte qi dashunija e tyne të kishte për themel besimin ma të plotë ndër këshille. Asnji skaj i botës së mbrëndshme të tyne s'do t'i mbetej i panjoftun as njanit as tjetrit. Pse mshifej ai mbas asaj heshtjeje? Ajo, me kryeneçsin e dashunoreve, dau me dijtë. Bani, me za fare të qetë:
- Vetëm kaq?
- Kaq.
- Sa vjetsh ishe ti?
- Qe me 1911, prandej un ishëm dhetë vjetsh.
- Si e mban mend me kaq përpikni vjetin?
- Pse shi n'at vjet në Podgoricë ndëgjova krismën e pushkëve ndër male të Hotit, ku luftojshin Malsorët t'onë për liri.
Prap ecën në heshtje. Ajo rishtas pyeti me za t'ulët:
- Pse të bani aq përshtypje ajo hanë e atëhershme?
- S'e dij. Në menden e njomë të fëmis lanë mbresë disa sende qi s'kanë randësi a nemose s'kanë aqë sa me mbetun të pashlyeshme për të tanë jetën. Në paç kujtime fëmijnije, mund të vëj sh roe në to se ma të dashunat e ma të çuditshmet janë shi njato qi, me i kallzue, duken asgja.
Në zanin e tij, ma të nxehtë e ma të gjallë, ajo ndieu ngadhnimin e vet. Kishte zgjue në të nevojën e këshillimit. Priti, pa ia prë fjalën, vazhdimin.
- Ti s' e njef ambëlsin e dridhun qi më rrëshqet në zëmër kur prirëm plot habi kah stina misterjoze e fëmijnis së kalueme. Ti çmon vetëm kohën e tashme, edhe je e përkulun me të gjitha deshiret të tuja kah koha e ardhëshme...
- ...pse koha e tashme edhe ajo e ardhëshmja, për mue, je ti!
- Nejse. Un s'jam ende plak me moshë, por e ndiej veten të plakun në shpirt. Jeta e ime qe aqë e ndryshme, edhe aqë e dendun me ngjarje të pamendueme, sa qi më duket si me pasë në shpinë jo aqë vjet sa vërtë kam, por edhe nji herë aqë. Jam plot kujtime si t'ishëm gjashtëdhetë vjetsh.
Vajza ia priti:
- Kjo prirje e jote shpirtnore me dashunue kalesën në shfagjet e saja.të largta e të zbêta, e m'u ndry mbrënda teje në nji adhurim vetmitar, asht nji verigë qi të pengon në zhdrivillim të cilsive të tuja. Këtë e kam vu roe mirë. E më fal qi po të flas çiltërisht. Kur të ndryhesh tepër shpesh si në nji mareshtë, ndër kujtime të kalesës, don me thanë se nuk beson n'ardhëmeni...
- Nejse - ia këthei shoku, - shkon gjatë me të kundrështue. Këtë s'dija e ke vu roe. Në zgjim të tyne të papritun, shkaktue nga sëndi ma i vogël e i kotë, kujtimet e harrueme të fëmijnis na paraqitën të rrethueme në tisa të lylyvertë andrrue. Shka kishin syt t'onë n'at moshë për me na u dukun bota e ngjyrat e saja ma të gjalla; shum ma të gjalla se sot? Vëndi ku u ndal omnibusi, ishte në breg të Moraçës... Ujnat e këtij lumi të rrëmbyeshëm rridhshin në fund të nji gryke të ngushtë. Valët e tija të furishme na s'i shifshim sepse, atje në fund të shtratit të tyne, i mbulonte terri, po ndëgjojshim zhaurrimën e poterëshme të tyne. Si tash e mbaj mend. Rreth e rrotull nesh rrijshin pezull shkambije kërcnuese. M'u dukshin ato male si me pasë qënë shtangue dora e Perendis në rrotullim e në rrëxim. Edhe në breg të lumit, në maje të nji curri qi lëshohej pingul në greminë ku shungullojshin valët e tërbueme, mbaj qartas mend se pash nji landë sa gazepi, rritë shtrëmbët, qi kish dukjen e nji vigani të deshpëruem,
n'e matun m'u hjedhë në humnerë për me i ikë mjerimit të vet.
- Romantik! Salvator Rosa!
- Më qesh sa të duesh. Edhe pse s'dij m'e kallxue, e kam gjithënji gjallë në kujtim at mbramje të shqetë në breg të Moraçës.
- Po hana?
- Ishte në qiellin përtej Moraçës, n'e djathët t'asaj lande me trup të shtrëmbët si vigà garravaç. E ngjyeme në nji të kuq të murrmë si m'u pasë çue njatëherë prej nji kënete gjaku. E, në dritë të saj, mbi nji stom bri rrugës s'onë u ngreh pa pritë pa kujtue nji plakë e dërmueme prej moshe, flokë-shprishun, e thatë në fytyrë e në shtat, malazeze banuese n'at vis. Çoi dorën kah hana e vikati me za të shkyem: "Kuku për Malin e Zi! Kuku për gjithë botën qi ka m'u mbytë në gjak! Pushkët e Malsorve të Hotit kanë me ndezë nji zjarm qi, kuku, vonë e vonë do të shuhet!" Ajo foli e foli gjat, por un s'mbaj mend fjalë tjera.

- Me 1911 thae?
- Po. Sa herë në kohën e luftës i kam mendue ato fjalë të plakës.
- Çudi: paska pasun vërtë ndiesi profetike!
- S'e besoj. Popullsit e atyne krahinave thonë se hana me danga të kuqe bjen luftë. Plaka flitte mbas gojëdhanës. Rasa deshti qi të flitte shi në prakun e ngjarjeve të përgjakshme qi ndoqen at prendverë epopeje arbnore. Lufta e Tarabulluzit, dy luftat ballkanike, lufta botnore...
Mbas nji heshtjeje sa grima ajo pyeti, tue u sjellun mbrapa mendueshëm me shikue rrotllen ari të hanës qi gjithënji kish do shêje të kuqlimta kah fundi:
- Vetëm luftë paralajmon hana e kuqe apo edhe të zeza tjera?
- S'e dij. Mue më përkujtohet figura e asaj plake në breg të Moraçës sa herë qi del kështu.
- A dron? - pyeti prap ajo tue u rrasë për të si me gjetë mproje në krah të tij.
- Atëherë dreshta. Fjalët e parafolses pa dhambë në gojë m'a mbushën shpirtin e njomë me nji efsh të pamasë. Por tash, mjerisht, nuk drue ma.
- Pse thue mjerisht? Ma mirë mos me drashtë.
- Pse tashti shof se kam humbë krejt gjallnin e përshtypjeve. Nji hanë kuqalake pash në fmijni e më ka mbetë e pashlyeme në mbamendje e prap edhe sot m'ep, tue e kujtue, nji të dridhun misterjoz. Tashti shofim shpesh herë ngjarje me shum randësi dhe të nesërmen i harrojmë krejt. Nuk na ngacmon ma kureshta hyjnore e moshës ari para sëndeve të thjeshta por plot msheftësi të botës; tashti s'kemi ma në shpirt tronditje të thella e s'dijmë as me gzue as m'u pikllue, as m'u trëmbë para nji hane gjaku...
Kishin arrijtur te Xhamija e Kuqe. Vajza, tue e ngrehun kryet kah shoku qi ishte ma i gjatë e tue ia afrue buzët te veshi, pëshpëriti me za t'ambël ku tingllonte nji kujdes i mshefun:
- Po me më dashtë mue a din?
Ai i a lëshoi krahun e s'foli ma.


21 Shtator 2009

albania.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

7th March 2014, 11:05
Pasqyrë e vjetër shkodrane

Ernest Koliqi

Kthye në Shkodër mbas shumë vjetsh largese, nji ditë qesh i grishun për drekë ke do t'afërm të mij. Si mbaroi sofra, më
vunë me pushue në zheg në nji odë të gjanë q'i hapte dritoret me hekura, kah kopshti mbas shtëpije. Gjithkund ngjeti,
mbrendë e jashtë, dielli mizuer i kulmit të verës derdhte dritë verbuese e vapë zharitëse. Por n'at odë s'hyte aspak vapa e
pak fort drita. Ishte fresk. Jo vetëm fresk, por gati si të ftoftë. Kështu, nemose, m'u duk mue. Si nji kujtim ditsh të gjata
shiu, të shiut dimnuer të Shkodrës; rrinte pezull aty mbrendë e më dha nji të dridhun të papritun, jo aqë në trup sa në
shpirt. Kët përshtypje të çudiçme dimnore në pikë të verës, tue hy n'at odë, s'ta epte gjymsaterri i saj (dritoret, t'ulta e të
thella në mur, s'e lejshin driten e madhe të jashtme të depërtojë me plotni të lirë), por vjetërsija e orendive, ngjyrat e
zbeta q'aty vijshin tue u venitun e sidomos akuIli i nji pasqyre së stërmadhe rrethue me nji suazë të trashë, prarimet e së
cilës ishin nxi e çue leskër.
Ato orendi, ato ngjyra të morituna, e at pasqyrë unë i njifshem. Kalama, shpesh herë luejta e fjeta në mes tyne.Sa më
lanë vetëm para dyshekut të shtruem, m'u për kujtuen nett e fmijnis kur bujshem ke ata t'afërm të mij. Nji shërbtore më
çonte me fjetë mbas darke tue mbajtë me njanën dorë kandilin vojguri e tue shtërngue me tjetrën dorën t'eme të vogël, e
cila dridhej si të tanë trupi nga friga e bubazhelave qi struken ndër skaje t'errta të shtëpijave për me i u kërcnue
trathmend kalamajve. Drita e kandilit e 1ëvizun n'ecje kërcente me hov mbi orendi të mbytuna në terr, të cilat si të
grishuna nga nji urdhun i vrikshëm, paraqiteshin nji ças në tubë të rrezeve e zhdukeshin prap, tue u fshi prej shikimit
t'im të trembun. Por, i vendosun kandili mbi komoh, drita e qetë qi lëshonte rrotull m'a fashitte tutën e unë flejshem
menjiherë tue e lanë përgjymsë prrallën e shërbtores.
Nji natë drita e kandilit shkoi e shkrepi në pasqyrë të madhe ndërmjet dy dritoreve Si nëpër nji derë befas të çelun,
vërejta nji 1ëvizje të frigueme hijesh n'at odë tjetër qi dukej përtej pasqyrës. Kë1thita. Shërbtores gadi sa s'i shpëtoi
kandili doret.
- Ca ke, more shnjallë?...
- Shifi, aty mbrendë...
- Karabush, aty s'ka kurrgja: kujtova se ça pate!
- Qoje kandilin... Due me pa aty mbrendë...
- Ajo më tha me nji za të prem:
- S'ban. Nuk duhet m'u shikiue natën në pasqyrë. Asht keq.
- Keq? Pse keq?
- Pse njashtu!
Edhe me pasë dashtë, ajo sigurisht nuk do të dinte me dhanë zhvillim ma të gjatë. Si njerzt e popullit, bestytnit i ndiqte
me bindim pa kërkue psehin e tyne. Mue ajo fjalë e saj më mbet e ngulun ndër tru, kështu qi deri vonë i dreshta
pasqyrat natën.
Ky kujtim më mbante në kambë midis asaj ode së vjetër e më bante me harrue pushimin e zhegut, nonse gjithëshkafja
aty ku ndodheshen ndiellte gjumin. Flejshin orendit e repuna e të plasarituna, flejshin përlhurnat të daluna boje; flejshin
pa kurrnji uzdajë zgjimi. Bashkë me trishtimin qi apin gjithmonë sendet e bukura të vjetrueme, në shikim t'im u përzie
malli i hollë grumbuIlue mbrenda meje nga nji mergirn i gjatë jashta Shkodre.
Shortija e jetës madhështore shkodrane, tashma në prendim, më kapi e më robnoi.
Ajo shtëpi, ajo odë, ato orendi, të gjitha ato sende të heshtuna dikur ishin qenë plot jetë.
Përkujtova n'at zheg vetmitar ditt e sosuna kur emni i qytetit t'onë përmendej nëpër tregje të largta në Lindje e në
Perëndim, e kualt qi niseshin me mall Shkodre për Rumeli dredheshin ngarkue me pare, e barkët e Ulqinakve qi
lundrojshin mbushë me prodhime të vendit, na siellshin në këthim cohna të çmueshme për reshperesha, gryka të
mermerta pusi për oborret e dyerve të para, pasqyra të mëdhaja të Venedikut për odat t'ona. E aty në trapazan tash flejshin mbulue me pluhun vjetërsije sinija e tepsija, legena e jebrikë remi që dikur dorë nëpër dorë vezulluen ndër
darsma e gostina, tue përcjellë me tingull të tyne kumbuer, në të shtruem e në të çuem të sofrave, jonet e qemaneve e të
sazeve edhe takllimën e dajreve. Flejshin minderët me shtroje të zverdhueme, tue andrrue, ndoshta mëngjeset kur
shtëpija vlonte me farefis miq dashmirë e zotnijt me brandavekë të mundafshtë e çarapë të bardhë e këpucë lustrafini
me llastika, kthye mbas sa muejve prej tregtimeve përtej deti, pritshin, krenarë e të ngrehun ndër jelekë me sumbulla ari
çelë mbi këmishë të fortë ku spikatte kravata e zezë, shokët qi ngarendëshin me u urue mirardhjen. Halija me ngjyra të
tretuna, ku unë kisha kambët, perkujtonte pashmangët e kuqe me të qindisuna ari, ato pashmangë nusesh e zojash qi e
shkelën ambëlsisht kur lajlet e saja shëndritshin të reja.
Nji botë e lume zgjatej n'at gjysmaterr, nji jetë sot gadi e harrueme nisi me lëtvizë n'at odë e kërkoi ngjyrat e veta të
dikurshëme, dritën e shkimun t'agimeve. Kërkoi nji za qi t'a ringjallte. Zanin t'im.
E papritmas pasqyra ndriti. U përshkue në drit të saj si nji vetimë zgjuese. Ajo përfshini në gjinin e vet at botë e at jetë
të harrueme e m'i qiti përpara rrethue me avuj mallëngjimi e bukurije. Më kishte rrëmbye kryekëput shortija amullore e
jetës shkodrane. Deshirova për vete nji lumni të përgjumshme n'at shtëpi të vjetër, n'at odë të madhe e t'errtë, tue ndjekë
besnikisht zakone prenduese, tue u qarkue në nji rrath kujtimesh të qeta e përkundëse. Deshirova nji lumni
anakronistike qi të ma shuente hovin e gjakut rinuer në rythmin e kadalshëm të vet.
Iu avita pasqyrës. Fytyrimi i em u shkep prej fundit të saj edhe eci kah unë tue u zmadhue në breshnuer t'akulluem.
Por s'pata kohë me shikue veten. M'a tërhoq vërejten dishka tjeter.
Pasqyra s'e kishte ma at drtitë të qartë qi pat në kohën e fmijnis s'ime. Do avuj të zbardhukët ia mjegullojshin fundet e
mystershme ku pash tue ardhun e tue u shkrue, perherë ma qartas, do fytyra trimash e grash. U solla me shpejti, por
askush nuk gjindej n'odë, veç meje.
Pasqyra po hapte gjinin e vet ma të mshefun e po shpaliste para meje shka pasqyroi ne kalesën e saj.
Kallzohet ndër prralla se, natën, prej kënetës s'argjantë ndriçue nga rrezet e zbeta të hanës, dalin nji nga nji jashta valve
të qeta Zanat e ujit me tisa të shtjelluem për me endun valle mbi brigje të heshtuna. Krejt njashtu prej fundeve t'asaj
pasqyre së vjetër dolën edhe m'u rreshtuen përpara, aty, në breshnuer të mugët, pa qitë za prej goje, zotnij e zoja të
kohës që u fik. Fytyra e ime i gitte fytyrave të tyne.
Heshtja n'odë ishte e lehte si mazë qumështi qi nji krisëm e papritun mund të bajë m'u plasë.
Unë theva at heshtje të mrekullueshme me nji gaz shpotar qi e shkundi e i trembi ato hije të parësh.
- Jeni strukë aty në fund të pasqyrës per me rrejtë Deken. Keni ndejë me vjet e vjet tue me pritë. E s'mbrami, kujtuet se
erdhi dita e juej. Jo, poeti s'e humbë jetën e vet per me ringjallë t'uejen. Gëzimet e idhnimet, qi ju tronditen, qenë tepër
të ngushta. Unë kam deshirë ma të gjana e ma të nalta. Lumnija qi ju shijuet motit me duket e pakrypë. Në kët
breshnuer të marrun drite, unë due me kundrue fytyrën t'ime të re, jo fytyrat e jueja të vjetra.
Nji zoje e hijeshme me përgjigji tue buzëqeshe mallëngjyeshëm:
- Po fytyra e jote asht e jona. Na jemi përtri në ty. Kët ngushllim falë jeta e brishtë njerzore: drita e gjakut sa fiket në
prindin ndezet në djalin e, me te, fisniknija e deshireve. Ti je djali i ynë e në ty vlon gjaku qi bani me lulzue
prendvernat t'ona. Mos na bje mohit. Ringjalle tue përlavdue motin në të cilin na gëzuem e vuejtem. Mate jeten t'ande
në rythmin e zakoneve qi prej nesh trashigove. Ti je krejt i yni. Na të kemi gjinikue. Gojdhana e jonë duhet të vazhdojë
në ty e në poezin t'ande.
- E kam këndue dikur paqin e plogët të ditëve t'ueja, andjet e përgjumshme mbrenda avullijave qi dajnë prej botës. Sot
ndrrova. Deshireve ju u vut për caqe murin e shtëpis edhe lumin e qytetit. Unë dashunoj lirin qi then çdo cak të padrejtë
e çon, përtej mureve e përtej lumejve, në vllaznim me të panjoftunin e udhës qi flet gjuhën t'ime. Lumnija qi ju kërkuet
pat nji rythëm të ngathët e qe rrethue me nji bukuri tepër vetmitare. Unë due ndiesit e forta e të hapta qi nxisin me ia hy
veprimeve të guximshme; dashunoj lëvizjet përtrise, stuhit pastruese, luftat plot rrezik qi nxjerrin nga fati me përdhuni
agime ma të lume për të gjithë; adhuroj qiellat e lira, shqipet fluturuese dhe theroret e përtrime maje maleve qi kanë
Zanat për priftnesha.
Ata ulen kryet e, nji nga nji, u larguen kah fundet e mjegullueme të pasqyrës edhe humbën në mbretnin e hijeve.
Bukurija e zbet e jetës shkodrane të dikurshme mbet e robnueme n'avujt e nji pasqyre së vjetër, ku unë s'deshta m'u
pasqyrue..
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

7th March 2014, 11:05
Ujët e Pusit

Ernest Koliqi


Dashunova prrallën e Narqizit me të tanë hovin e gjakun tim prendveruer. E gjithëkund e gjithëkah kërkoj-shem pasqyra ku m'u pasqyrue. Narçiz e quejta veten ndër ditët e rinis së parë, tue mos parandie asokohe sa trishtim ma vonë do të më shkaktonte ky emër luluer. Po a s'janë të freskëta edhe lojnat e fëmijnis dhe të shëndetshme dhe të pafajshme? Mandej, kur rritemi në moshë, a nuk i përsërisim me tjera mend, don me thanë pëmjimend? E atëherë nuk zhvillohen të njoma e tië pastra si dikur, por të turbullta edhe dobsuese të trupit e të shpirtit.

Qyshë në fmijni dashunova ujnat si të rrjedhëshëm ashtu t'amullt, valët pasqyruese, sipërfaqet kristalore shum tërhjekse për Narçizin andërrtar. Mbaj mend nji natë kah gjymsa e majit. Nji natë pa hanë. Shkodrën e kishte mbulue an e kand errësija, nji erresi e rraset qi nuk lente me pa nji pllambë para vetes. Oborri i shtëpis kishte humbë si i mbytun në fundet e nji deti në ngjyrië karaboje me gjith manda, me bli shatorr e me tandë. At errësi e dendësonte edhe ma tepër heshtimi qi mbështiellte gjithëshkafen si në nji mbulojë të murrmë. Erëza
gjethësh e bimësh gufuese, mbi të cilat zotnonte fryma nxitëse e lulemustakut, rrijshin si pezull në paluejtësi t'ajris.

Pak net m'a përpara nën rrezet e hanës, qi prarojshin kopshtije e mure, lagjet e Shkodrës kumbojshin nëpër valavitje galduese të shrregullavet. Tashti qi Shën Gjergji i parë e i dyti kishin kalue, qyteti pushonte në paq të plotë, si i lodhun prej qejfit të valleve. Vetëm qielli vlonte ply me hyj, mbi at errësi të pamasë: hyj me dri-ta të largëta qi shëndritshin heshtazi, nalt, shum nalt, në hapësina eprore prej
kah asnji rreze nuk arrinte me ndriçue dhen. M'u duk se në largësi po tingullonte si nji za i marrun, por depërtues. U vuna në ndëgjim. Nuk zbritte ai za prej rrathve të qiellit ku Byku i Kumbarës shkëlqente bardhulluer në gjasë të nji udhe misterjoze shtrue me pluhun margaritarësh. Prej kah vinte atëherë? As unë nuk e kuptova. Sigurisht nga nji largëi e madhe apo ndoshta edhe prej nji vendi t'afërm, t'afërm fort: prej thellësis të shpirtit t'im.

Më dukej se njofta n'at za shushurimën e ujnavet qi përshkojhë kryq e tërthuer tokën shqiptare. Shqipni, nuse e ujnavet, ambëlsija e gjallë e jote freskon andrrat e netve të mija. Zbresin gëzueshëm prej bjeshke në jalli Drini e Mati e Arzeni e Semeni e Vjosa tue endun valle si krushq djalosharë të kapun dora dora. E kurr kanga e tyne nuk men. Edhe në ditët ma të zeza mjerimi, ajo kangë kumbon e përhapet si nji
epithalam urimtar. Nji lum tjetër më rrëmbei papritmas në shkulmet e vet të turrshëm. Gjaku shqiptar qi nuk shtërret kurr por, si ecin valët e Drinit prej grykës në grykë e prej lugjes në lugje, edh'ai rjedh prej katragjyshavet ndër nipa, mot në mot. Lum i pasun qi nga burimet ma të lashta të fisit njerzuer, shkumbon përherë bujar e i fuqishëm n'amë shenjue nga vetë gishti i Perëndis. Unë e ndjeva veten si për shorti pjesë e atij lumi. Dada, qi rriti në gjuj të vet prindin tim njiherë edhe ma vonë mue, më tregonte: "Në natë maji të fali Zoti mun ke rraja e drandofillit qi lulzon afër pusit. Nuk dij mirë kush të solli n'oborr t'onë. Ndoj engjull i bardhë tue rrëshqitë gjatë njaj rrezje hane a por Floçka e Pusit qi njef udhat e nëndheshme dhe u a bjen nanave fmijt nga mbretnit e largta t'Agimit. Unë në të zbardhun të dritës, kur dola me mjel
lopën në Kullë të sanës, të gjeta tue kja, lakuriq rrazë drandofillit, krejt i ndragun me dhe të rime prej brymës së mëngjesit. E të mora e të çova te nana e jote qi të pritte. E të kemi la dhe të kemi lidhë në djep të ngjyrshëm punue në Krye të Pazarit dhe të kemi mbulue me bohçe të kuqe".

Buzëveshkun, gojë pa dhambë, dada plakë i a ndolli gjumin kërthinit n'at djep, tur i urue ndër ninullat ma të ndritshmin fat dhe ia praroi, kur u ba camerdhok, shtigjet e para të jetës me dritë ari prrallash. Kush do t'a ligjrojë lavdin t'uej, o plaka arbnore? Ju me tregimin gojëthanash krenare i a bani të madhe zemrën nji populli të vogël. E n'errësin e rrasët dhe në heshtimin e thukët të natës së majit m'u kujtue papritmas tregimi i dadës dhe zbrita n'oborr. Tue u drejtue n'terr me hamendje, shkova deri te pusi, si i ngrehun nga nji fuqi shortare. Ndiejshëm në terr pranin e drujvet me degë të rrëfatuna mbi oborr nëpër të cilat i kërthndezët qarkullonte tharmi i prendverds; ndiejshëm frymëmarrjen e gjethvet të rij; ndiejshem haren e ndrydhun të kokrrave qi rriteshin të strukuna në njomësinën e gjethvet edhe lëvitjet e pazanshme në zemër të pemve të langut qi ambësohej e shëndrrohej në musht; ndiejshem tyftajën e freskët qi nëpër grykë guri të skalitun lëshonte uji i thellë i pusit. Me pa nuk shifshem kurmjisend. Por, çuditnisht, ndiejshem e ndëgjojshem pa e pa, në terr t'asaj nate së vokët
prendvere, edhe Shkodrën qi shtrihej përtej mureve t'oborrit si e rrëmbyeme në nji andërr plot parandiesi tragjike nën hyllësit e largëta qi dridheshin në hapësinat e pamatuna të kupës qiellore. E përtej Shkodrës, ndër male të Shqipnis, veshi dallonte në heshtim zanet e ndryshme të krojeve, të shenavet, të lumejvet.

Me duer të ndeme para meje, tue shëndrrue hapat me kujdes, kërkova grykën e pusit. Kah e përkita, rrasa e ftoftët më dha nji të dridhun andjeje në trup. Gjaku u tund nëpër të gjitha gjymtyrët e mija. Ai uj i pusit nëpër udha të nëndheshme vinte nga malet. Përziheshin në të vala e Kirit dh'e Drinit. E Drini mbledh prrojet e maleve të Toskënis e të Shqipnis së mesme. Edhe unë ishem pus dhe zemra e ime nëpër vijë breznijsh jetike mblidhte gjakun arbnuer prej hapsinave e prej moteve ma të largëta. Aty afër, pranë nji drandofill të lulzuem, në nji maj të dikurshëm, kishte zanë fill stina e ime njerzore. Ndiejshem shpirtin tue u zgja prej atij oborri, rre thue e ndry në ledhe të nalta, tue u zgja nëpër lagje të Shkodrës, nëpër fusha e male të Gegnis, nëpër krahina të Tosknis, edhe nëpër vise të hueja ku jetojnë njerëz të gjakut arbnuer. Por s'ishte nji ndiesi e qartë. Si nji mjegull e hollë e mbështillte. Zemra këndellej në fuqin e saj nësa mendja tepër e re lodhej në perpjekje me ia përfshi madhënin. Nji dashuni e hapët dh'e panjoftun m'a joshte zemrëën tue e shqetësue. Vuejtja, vetëm vuejtja i dhuron dritë përvojës, jo krenija qi kërrkon në moshë rinore burimin e endireve dhe të mirakandjeve. Urti, Urti, hyjneshë e moshës së pjekun, vetëm ti na shpëton prej rrembimeve të trillit dhe na qet në hullin e arsyes. Por pjekunija qi ti na sjell paguhet me shum lot e therorzime.

Asokohe, në stiniën lulzuese të rinis, kot i bajshem thirrje ndër tundime të ngjyrëshme Urtis sepse vesket e botës dilshin përherë ma të forta e ngadhnjejshin. Në kundërshtim me Urtin, e cila mëson me qenë i përvujtun, Narçiz unë dikur e quejta veten, pse ky emër i ershëm m'u duk se i përshtatej poezis s'eme qi kërkonte burime endiresh ku m'u pasqyrue. U prira mbi çdo pasqyre xixilluese për me kundrue bukurin e andrrës s'eme. Vonë, shum vonë, tue kërkue andrrat krenare në pasqyrat e panjehuna të jetës, gjeta papritmas fytyrën t'ime të vërtetë. E, n'ato t'imta, emni i ambël i Narçizit mori nji shije t'idhun në buzët e mija. Urti, Urti, hyjneshë hijerandë qi agon nëpër nji dritë të ftoftë shi njatëherë kur prendojnë andrrat, mos të qofsha mirnjohës për tisat e lylyvertë qi shkjeve, kur m'a zbulove jetën lakuriq. Brita: - Rrnoftë andrra e bukur qi gënjen. Rrnoftë besimi n'adrrën e bukur qi gënjen.

Sot jam ndoshta i mjerë pse rrehem me vishtirsi. Zjarrmi i epsheve të holla m'a dogj mishin në shtat, por m'a poq edhe shpirtin t'e vona. Nji dridhje e stërkandshme veçse mbet në shtat e në shpirt, dhe grumbulli i vjetve, tue randue në mue peshëm e tyne, nuk e zhduku: mbet hiri i kangds në buzët e mija. Ari i andrrave, të rinis u zverdh. por midis shpirtit, e mërtisun në degërmija të borta, lshon rreze të pashueshme fytyra e nji hyjneshe: fytyra e Poezis, nuse e shpirtit tim. Por nuk e thrras unë veten Narçiz sot qi krenin s'e njof ma si vërtyt t'imin kryesuer. Sot mytin e atij qi ra e u mbyt n'uj pasqyrues të bukuris së vet nuk e adhuroj si dikur gjatë prendverave të njoma të jetës, por prap se prap nuk e përbuzi, sepse më ka ndihmue me gjetë fytyrën t'ime të vërtetë. Në nji natë errsimplotë dhe heshtimplotë të gjysmës se majit, afër pusit n'oborr të shtëpis, atnore, ndjeva në terr, qi s'më lente me pa, tue u avit, kah fytyra e ime nji fytyrë tjetër, e ngritë por e lëmuet e plot butësi ledhatare. Ishte Floçka e Pusit? Foli? Za nuk ndëgjova. Por disa fjalë pa tingull mrekullisht jehojshin në thellësit e mshefta të shpirtit tim: "Mos e mbyt n'idhënim e përvojës hirin e Poezis qi të falen Zanat zemërbardha. Kërkove vetveten tue rrahë shtigjet e ashpra të jetës. Kërkesa e lumnis të hodhi mbi vrrije parrizesh të gënjeshtërta. Pa u rysun ndër gabime e mundime, nuk arrihet prehja ne limanin e qetë t'Urtis. Ti je pinjuell i nji fisi të mjeruem. A s'e kupton se në dishirin t'and vlojnë dishiret e breznive qi nuk njoften asnji ças hareje në jetë? A s'e kupton se gjaku arbnuer, qi s'mujt me lulzue ne hare gjatë kavaljeteve të territ, orvatet ne ty me pase hisen e lumnis qi deri tash i asht mohue? A s'e ndien në buzë të tueja etin e stërgjyshave qi u linden e u shkimen në mote krajatash e zezonash, etin përvëlues fatbardhësije qi ia zhuriti shpirtin e dishruem? Zymnimet zbresin mbi shpirtënt e Shqiptarvet si tubë korbash qi ndiellin zi. Hapi syt e ndjeshëm, syt e Narçizit andërrtar. Kërko fytyrën e vërtetë. Përpiqu me gjet lumnin qi lype gjaku i yt. Por mos harro qi gjaku i dejvet të tu
shtrihet si det an' e kand jashta teje. E ti je vetëm nji shkulm e atij deti. Largo zymnimet e lene driten e shpreses të derdhet nxituese në shpirtin tand prej syve të nuses Poezi, hirin e së ciles as zhgënjimet ma mizore as pakuptimi njerzuer ma damtues nuk mujten me cenue". Ishte terr. Tash e kuptoj se po të m'ishte dhane mundësija m'u pasqyrue n'ujin atje në fund të pusit, asi shtegu unë do t'a kishem ndoshta gjete fytyren t'ime të vërtetë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

7th March 2014, 11:06
Ernest Koliqi dhe fillimet e modernitetit në prozën shqipe

Nga Ndue Ukaj


1.

Me nocione "moderne" në letërsi konceptohet shfaqja e një dukurie të re letrare në sistemin e vlerave, që përthyhet në stile, ne forma e trajta të shkrimit, e procedime letrare. Modernia, kësisoj në letërsi, merr kuptimin e një vlere letrare, më të avancuar, më të mirëfilltë, në krahasim me modelet pararendëse të shkrimit letrar artistik. Ne e konsiderojmë si nocion bazik për atë tip të letërsisë që në mënyrë autonome, ndryshe nga paraardhësja, sjell risi në diskursin letrar, në procedimin strukturor te ndërtimit dhe funksionimit të tekstit letrar, dhe atë, në gjitha nivelet mbarështimit të tekstit letrar. Modernia, duke ardhur si rezultat i thyerjeve letrare dhe refuzimit ndaj shkrimi tradicional, natyrshëm merr konotime më komplekse, edhe nga fakti i risive që sjell në diskursin letrar përgjithësisht, por duke u shfaqur si shenjë letrar në "konfrontim" me produksionin letrar tradicional dhe duke u ikur modeleve ligjërimore të mëparshme, trajtat e shkrimit modern, defamiljarizohen (çrendomtesohet, nocion i formalistëve rus), nga letërsia e mëhershme dhe ripozicionohet nga një diskurs më i avancuar, që përplotëson në shkalle më të lartë letrare, estetikën e tekstit. Në këtë aspekt, ky lloj shkrimi fut në lojë komplikime narrative, ndërfutje interkomunikuese, që na shfaqin karakterin intertekstual të teksteve letrare. Njëherit, edhe strukturën e hapur (Umberto Eco) dhe shumështresore. Në fusha të ndryshme të artit dhe letërsisë, nocioni "moderne" mbulon përmasa të ndryshme semantike, mbase edhe estetike e stilistike, përmasa që shpërfaqën edhe në formë, edhe në përmbajte. Ndërsa, brenda këtij konteksti letrar, modernia merr status të veçantë në poetikën e prozës, ngase Ernest Koliqi, ka sublimuar ligjësitë e artit letrar mjeshtërisht dhe me një procedim letrar sjell risi në diskursin letrar në përgjithësi në kulturën letrare shqipe. Ndërkaq në këtë tekst, modernia shënjon tipin e letërsisë, që ndryshe nga paraardhësja inkorporon brenda tekstit letrar elemente letrare, që deri atëherë proza jonë s'i kishte njohur, apo që i kishte vetëm ne fazën embrionale.

Në letërsi nocioni moderne u zhvillua nga fundi i shekullit XIX dhe fillim i shek. XX, dhe shquhej me karakteristika të shumta, që nga theksimi i individualitetit kreativ, invencioneve e deri te shfaqja e dukurive të reja, thyerja e konvencave letrare e stilistike, ndaj edhe prurja autonome e fenomeneve letrare, në forma dhe përmbajte të re letrare, ligjërimore dhe stilistike-estetike.



2.

Ernest Koliqi është padyshim themeluesi dhe krijuesi më i talentuar i fillimit të modernitetit në prozën shqipe. Këtë e vlerësim e kanë përqafuar në forma të ndryshme, shumë studiues të cilët janë marrë më krijimtarinë e tij artistike në zhanrin e prozës (Camaj, Hamiti, Plasari, Elsie, K. Gjika, Z. Rrahmani, A. N. Berisha, S. Bashota, K. Rrahmani, K. M. Shala etj.) Së këndejmi, shfaqja e modernitetit në prozën shqipe, si formacion letraro-stilistik, ndërlidhet fuqishëm me krijimtarinë e Koliqit në prozë, e të cilit mund t'i bashkohen autorët Kuteli, Konica, mbase edhe Lasgushi e Migjeni, në zhanrin e poezisë.

Por më i veçantë, si në stil, ashtu edhe në format diskurseve, së këndejmi edhe në procedimet strukturore e letrare mbetet Koliqi, i cili "kishte shije të hollë dhe një ndjesi të ngritur për artin e fjalës" (Anton Nikë Berisha) të cilat i inkorporoi dhe manifestoi me mjeshtri e talent të fuqishëm fiksional në prozën e tij, duke rikontekstualizuar dhe rifunksionalizuar shtresime semantike, ritmike, leksikore, rrëfimtare, që njohin kodet e mëdha letrare, që nga oraliteti, deri tek letërsia e përbotshme, me të cilën komunikonte autori empirik (Umberto Eco). Nga ky këndvështrim, proza koliqiane ka bërë një kthesë cilësore prozës shqipe në përgjithësi, së këndejmi e ka pasuruar atë edhe si formë shkrimi, por më shumë si substancë dhe formë letrare, mbase edhe si strukture e ndërligjëshme artistike, me elemente të shumta novatore, të cilat vërehen edhe në dimensionet ideore, të shtresimit të ideve themelore që trajton ky univers letrar.


3.

Në kohën kur u paraqit Koliqi në letrat shqipe, proza akoma ishte zhanër i pa kultivuar, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Më tepër cilësohej, në përmasa të thellë moralizuese, sentimentaliste dhe didaskalike (proza e H. Stërmilli, N. Nikaj, M. Gramenos etj.), me mbipeshim të rolit të ngjarjes, e ndonjëherë edhe me imitim (jo ne kuptimin që na jep Aristoteli), madje, ishte larg shtjellimit si strukturë tekstore, mbase edhe si gjuhë e figurshme e kompozicion letrar. Për dallim, proza koliqiane duke njohur diskurset orale në jetë dhe në dijet empirike, rikontekstualizon dhe rifunksionalizonv në diskurs letrar origjinal në letërsi, ku autori empirik kapërcylljet e sistemit të shkrimit letrar, i identifikon me kërkesat e fondamentit të artit letrar: artistikes, gjë kjo, që mund të vërehet në të gjitha nivelet e tekstit letrar, nivele këto në të cilat letrarsia (Roman Jakobsoni) funksionon para se gjithash, ku shprehja dhe diskursi letrar, nga një gjuhë e thjeshtë, shkon ka gjuha figurative.



Intencë e sistemit letrar koliqian, në aspektin e formës, mbetet avancimi i procedimeve letrare, futja e ndërlikimeve narrative, të shtresuara me përimtime implicite e psikologjike, madje fabulat e thurura me mjeshtri narrative. Ndërsa në shtresimet tematike dhe idetë themelore që trajton, në tekstet e prozës së tij, Koliqi shtreson një botë e veçantë që ndërkomunikon me paramodelet në jetën e njeriut të tij, si dhe në tharmet e shpirtit shqiptar, që i veneron tek oraliteti dhe kultura e moçme nacionale, të mitet dhe legjendat, te e tashmja kryesisht e Malësisë së Shkodrës, për të shtruar edhe shumë vizione, ide, që mund të tumirën për receptuesin, si tejet progresive, në krahasim me letërsinë shqipe të mëhershme. Një karakteristikë e intencës së tregimeve të autorit mbetet paraqitja e dy kontrasteve të thella të botës shqiptare, përplasjet mes konservatizmit, kanunit, dhe ideve përparimtare, (Gjaku), që sjell gjenerata e re, pastaj ndeshja e dy kulturave të mëdha, Lindje e Perëndim, ndeshja e dy tipave të te jetuarit shqiptar, Urban e Rural. Këto tema autori i ka shtresuar me mjeshtri në shkrimin e tij letrar, veçantitë letrare artistike të së cilit implikon edhe autorin empirik. Koliqi në prozën e tij shenjëzojnë ide dhe teza të mëdha. Këto i zhvillon nga sensi që kërkon shndërrime të domosdoshme të kohës, e transformimeve esenciale në shpirtin shqiptar. Për dallim nga tipi i mëhershëm i shkrimit të prozës shqipe, proza e Koliqit shënjon kapërcim të dukshëm, si në zgjerimin e gamës tematike, ashtu edhe në aspektet e brendshme të organizmit, pra stilistiko-tekstore, letrare, duke bërë avancim, në plan të shtjellimit brendatekstor, si në rrafshin e shprehjes artistike, po ashtu në kodifikimin dhe funksionalizimin e elementeve të reja poetike që kësaj proze i jep dimension letrar specifik, duke e ngritur në shkallë të pranueshme, në raport me letërsitë e zhvilluara të kohës. 



4.

Krahasuar me prozën evropiane dhe me zhvillimin e madh të saj, proza në letërsinë shqipe është paraqitur relativisht vonë dhe si e tillë eci me një tempo të ngadalshëm. Në këtë kontekst, Koliqi më të drejtë konsiderohet prozatori i parë shqiptar me prirje moderne, me veçanti shkrimi, sidomos me tregimet e tij, që prozës shqipe në përgjithësi ia dha një formë të re, një përmbajtje të re, një tematikë të re, një stil të ri, një shprehje të re, një prirje të fuqishme novatore, fabulative, në mënyrë krejtësisht autonome, me një refuzim të linearitetit tregimor, dhe gjithnjë me tendencë për të sendërtuar dhe realizuar një raport të ri mes kohës dhe hapësirës, në krijimin e strukturave të hapura, shtresimeve kuptimore të ndryshme semantike; nga një gjuhë që eliminon gjuhën e zakonshme drejt një gjuhe figurative, me atribute letrare, stilistike e estetike. Si e tillë, kjo prozë është ndërthurur nëpërmjet dy tipareve harmonizuese: duke asimiluar eksperiencat e jashtme me eksperienca të brendshme. Këtu, eksperiencat e jashtme, janë dijet e autorit empirik, që rezultojnë nga literatura botërore e nacionale, ndërsa eksperiencat e brendshme, mishërohen përmes kulturës së moçme nacionale, miteve dhe oralitetit, të cilat autori i funksionalin për t'i dhënë karakter të intertekstalitetit të pastër prozës së tij. Ky karakter ec në funksion të përmbushjes së fiksonit letrar. Mbase, autori, edhe në trajtat ligjërimore (diskurset) interkomunikon. Këndej, tekstet e tij kanë karakter interdiskursiv, në relacion me paramodelet e diskurseve që kanë prejardhje nga oraliteti. Të inkorporohen në stilin e teksteve të tij, variantet ligjërimore derivohen dhe marrin konotacione të kontekstit letrar. Në këtë linjë, autori i shmanget narracioni linear dhe konstrukton procedime artistike të avancuara letrare me shpikje të reja estetike, ritmike, semantike, gjuhësore, të inkorporimit të asaj që është reale me atë fiktive, fantastike në tekstin letrar.


Ernest Koliqi është paraqitur në prozën shqipe, në kohën kur ajo ndjehej e varfër, si nga kufizimet tematike që shtjellonte, ashtu edhe për nga mënyra si ndërtohej dhe funksiononte teksti letrar. Në këtë kontekst, proza e Koliqit i jep një impuls të ri prozës shqipe, duke kontribuar në rrugën e integrimit në rrjedhat e prozës moderne evropiane, mbase edhe në stopimin e tipit të prozës pararendëse, kryesisht moralizuseo-didaskalike dhe sentimentaliste, ndikimet letrare të së cilit do të vërehen tek Martin Camaj dhe Anton Pashku. Në këtë aspekt, pa hamendje, mund të konstatojmë se proza koliqiane mbetet novatore e shkëlqyer e fillimeve të modernitetit në zhanrin e prozës letrare. Autori empirik, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me letërsitë e huaja, duke u pasuruar me një dije letrare solide, duke qenë i shkollar nëpër qendra të mëdha të kultivimit të letërsisë, autenticitetin e vet, imagjinatën e bujshme krijuese, motivimin burimor shqiptar shkodran, i shkriu dhe i brumosi në një prozë të mirëfilltë letrare e moderne.



5.

Për nga shtresat kuptimore (temat e motivet që shtjellon) kreacioni, perceptimi i botës dhe fenomeneve që e motivojnë, autori na jep një tekst me topikë të larmishme, duke inkorporuar realitetin aktual, nevojat e domosdoshme të transformimit të tij (te Gjaku, Diloca), legjendat, mitet, format e të treguarit oral (Nusja e mrekullueshme, Kërcimtarja e Dukagjinit), pastaj shfaqjet krejt personale tek Pasqyrat e Narçizit, që janë tekste krejtësisht personale, autobiografike, ku autori kërkon shenjat e identifikimit të tij autorial, identitetin krijues dhe ekzistencial, përmes shenjash e simbolesh, të cilat i gjen në ambientin shqiptar, proza këto artistikisht më të realizuara të Koliqit. Tekstet e këtyre shtatë prozave, që Koliqi dëshiron t'i quajë "poemtha në prozë", na ravijëzojnë një konfiguracion të pasur idesh, ndjesish dhe referencash, që pikënisjen dhe paramodelin e kanë në diskursin oral, dijet empirike, por që të transformuar marrin konotime dhe shtresime më të theksuara, si në kërkimet nacionale, ashtu edhe në ato autoriale; me simbolikë, të ndërlidhura me problemet imediate të kohës dhe të angazhimeve të autorit empirik karshi këtyre gjendjeve.

Tipin e prozës së Koliqit e karakterizojnë shumë elemente të fuqishme novatore. Madje në letërsinë shqipe karakterizohet edhe për një element krejtësisht të ri, të fuqishëm dhe të panjohur deri me atëherë, që studiuesi Aurel Plasari e koncepton si "tip i tregimit psikospektiv", ku siç vëren po i njëjti studiues vërehet tregimi, ku dallohet në mënyrë të ndjeshme, ndonjëherë edhe kërcitëse dimensioni i analizës psikologjike të llojit frojdist. Si e tillë proza kolqiane duke shtresuar realitet të ndryshme semantike, duke e fuqizuar procedeun stilistik te veçantë, mbetet proza tregimtare më e realizuar e fillimit të modernitetit në literaturën shqiptare, ndërsa autori i tyre stilisti i madh, "eruditi" i rrëfimit artistik, siç e cilëson studiuesi Anton Nikë Berisha. Duke sublimaur me shkathtësi të veçantë artistike, si pasurinë e folklorit, mitologjinë, dijen letrare, imagjinatën e bujshme e kreative, nga njohja e literaturës moderne, ashtu edhe talentin e botën kreativ, fuqinë e perceptimit dhe të transponimit të fenomeneve të ndryshme në tekstin letrar, përmes një vetëdijë të nivelizuar artistike, ai ka hapur parashenja të sigurta, gjithnjë duke mbetur në pozicionin e të marrurit me intencën e autorit, qëllimin e lexuesit, dhe qëllimin e tekstit, siç do të shprehej Umberto Eco.



6.

Zhanër që e kultivon më së miri Koliqi është tregimi, novela pastaj edhe tregimi i shkurtër, që disa studiues tek ne dëshirojnë t'iu thonë proza poetike. Ato shquhen për reflekse origjinale, të inspiruar nga tradita, e pasur dhe të ndërthura me bashkëkohësinë për të marrë gjithmoë konotacione të mësimit kombëtar, apo kulturimit të gjithmbarshëm (Sabri Hamiti) dhe gjithnjë me funksione të përmbushjes së kriterit artistik. Kundërvënia e këtyre dy botënave të kundërta mbetet risi, që vërehet kudo në prozën e Koliqit. Karakteristikë gjithëpërfshirëse mbetet oralja, që me njësitë e entite të veçantë, që na shfaq karakterin intertekstual (Kujtim Rrahmani), mbase, edhe do të thoshim karakterin ndërdiskursiv. Koliqi shfrytëzon me mjeshtëri edhe burimet e letërsisë gojore, ne të gjitha nivelet e organizimit të tekstit letrar. Shumë tregime të tij ndërtohen me përplot njësi që detyrojnë lexime intertekstuale, me modelet e tipit të prozave popullore. Në këso lloj tekstesh shfaqet përralla si zhanër oral, që përbën funksion letrar brenda diskursit letrar të teksteve letrare, sikur në idioma ashtu edhe në frazeologjia, etj.



"Të lexosh diçka si letërsi është ta trajtosh atë si një ngjarje që ka kuptim në lidhje me ligjërimet tjera" (Xhonatan Keller), që për autorin tonë, rikontekstualzon dimensione të veçanta të ligjërimit të tij artistik, sepse ai ndërkomunikon me tipe të ndryshme ligjërimi, dhe na shfaq bindshëm atë që Roland Barti thotë nuk ka ligjërim të virgjër. Tekstet koliqiane, kështu, bashkëjetojnë me mite, legjenda, forma të ndryshme të ligjërimit oral. Aty hasim idioma, frazeologji popullore, që shkojnë ka një tip i interkomunikimit më diskursin letrar të Fishtës, por që te ky zhvillohet në një trajtë tjetër shkrimi dhe me kërkesa tjera. Të gjitha këto njësi të vogla funksionalizohen në këtë prozë, për të na dhënë një tekst të njëmendët artistike, si në nivel të ideve, ashtu edhe të shprehjes artistike, të formës e kompozicionit, rrëfimit e letraritetit. Esenciale në prozën e tij, mbetet depërtimi në ndjesitë e njeriut të kohës, në psikologjinë dhe skutat e shpirtit shqiptar në ndjesitë e tij, dukuri këto të cilat i asimilon dhe sublimon përmes një gjuhë të figurshme e poetike, për t'i transponuar me talent të fuqishëm në tekstet letrare, ndikimi i të cilit do të jetë i fuqishëm në prozën e mëvonshme, në gjithë korpusin e letërsisë shqiptare.

z.sh
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

7th March 2014, 11:08
Shkrimtari që na ka dhënë duke e dënuar...

T’rrëzuemin due tá çoj nga balta; 
due m’u ngjit’ mbi maje t’nalta 
me shtegtar’qi kerkojn’ Dritën... 
Ernest Koliqi 


Vepra koliqjane i tejkalon vdek 
jet e saj, atë të sajën, që do të ish 
te e natyrshme për jetë njerëz 
ish dhe veprash, por dhe atë që 
ia dhanë, vdekjen si dënim, prandaj, sipas sentences latine, mund të themi se ajo tashmë i është vënë udhës së ringjalljes e jo vetëm të vetvetes.
Duke e parë të (ri)botuar, mbase duket jo aq e shumtë, por rëndësia e saj është e jashtzakonshme dhe cilësia po ashtu. Ajo është me kuptimin e plotë e vetëzgjedhur, për të mos bërë firo, por përkundrazi, të rritet si vlerë. Koliqi është shkrimtar i klasit të parë, që bashkë me Mitrush Kutelin, janë themelues në letërsinë shqipe, të tregimit modern. 
Ja si e përcakton shkrimtari tjetër i shquar, Martin Camaj: “Koliqi letrar shquhet si krijues i novelës në letërsinë shqiptare dhe themelues i prozës moderne.” 

* * * 
Maji është muaji kur ka lindur dhe Ernest Koliqi, pikërisht data 20 e vitit të tretë të shekullit të kaluar, teksa Shqipëria përgatitej të dilte nga robëria otomane, rrënueshmërisht e gjatë. 
Njeri me dije të gjera, vizionar, mbartës i traditës mbi shpinë, i parakes, mbrujtës i risive, modernes, stilist i zoti, qëmtues i fjalës, aq sa duket sikur i mblidhte si bimët e rralla mjeksore maleve të Veriut, krijues imazhesh dhe portretesh, njohës i konflikteve, i filozofisë së tyre, i brengave dhe i gazit, ashtu si dhe i rrugëve njerëzore si të ishin rrugë të qytetit të tij, Shkodrës, me kambana dhe minare, me ëndrra e traditë e pengesa, por dhe me piano e piktura e serenata nate, me miqësitë e dramat, që e bëri emblemë të veprës së vet, i derdhi prarime si një lloj ari, që ndërkohë ishte dhe e artit të tij dhe, megjithëse u përpoqën më vonë për ta errësuar, vazhdimisht përndritej edhe më shumë… 
Ernest Koliqi ngado që shkonte, i kthehej Shkodrës, si qytetar i saj dhe si vokacion i veprës, duke e ribërë kështu si Itakën e vet. Është mik me më të kulturuarit, bashkëpunëtor, duke qenë vetë një i tillë, organizohet nëpër shoqata, shkon në Kroaci, kthehet sëbashku me librin e tij me novela “Hija e maleve”, risi e paparë deri atëhere, punon si mësues në Vlorë, prapë në Shkodër, boton librin e dytë me tregime “Tregtar flamujsh” ndër më të mirët në Ballkan, ndikon dhe te Migjeni e më pas shkon në universitetin e Padovas, laureohet për letërsi, mbron Diplomën me tezën “Epika popullore shqiptare”, gjë që entuziazmon albanalogët më të shquar të kohës, boton libra të tjerë, poezi, përkthen më të mëdhenjtë, etj, etj. 
Në fillimet e Luftës së Dytë Botëre ai emërohet dhe Superior i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Romës dhe po atë vit, më 1939, caktohet ministër i arsimit, kur Shqipëria është e pushtuar nga fashistët italianë. Koliqi bëhet kështu kolaboracionist… 

ÇËSHTJA E KOLABORACIONIZMIT 

Pikërisht kolaboracionizmi do të bëhet shkaku i dënimit të shkrimtarit Ernest Koliqi nga fitimtarët pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Dënohet ai si person dhe vepra e tij, të dyja me vdekje. Koliqi në mungesë, sepse mbarimi i luftës e gjeti në Itali, ndërsa vepra e tij ishte e pranishme fuqishëm në letërsinë shqipe. Shteti Italian nuk e ktheu Ernest Koliqin për ta vrarë bashkatdhetarët e tij, përkundrazi, kurse vepra e Koliqit, u ndalua, u hoq nga të gjitha bibliotekat, nga të gjitha tekset, u fut në fondin e zi, u grumbullua, u nis me roje në fabrika letrash për t’u ricikluar në letër të bardhë e karton dhe së fundmi dënohej dhe lexuesi i tij i fshehtë. Nuk duhej të flitej më për të, duhej të harroj patjetër, duhej zhbërë. 
Kolaboracionizmi me fashizmin është çështja më e rëndë dhe më e errëta që rroposi Ernest Koliqin dhe vega ku kapen dhe sot dhe i japin të drejtë vetes për ta sulmuar shkrimtarin, për ta mënjanuar e për të mos e lënë të çmohet ashtu siç duhet. 
Kanë të drejtë, mund të thotë kushdo e mund të sjellë përvoja dhe shembuj nga vende dhe kultura të tjera ku janë dënuar edhe shkrimtarë që kanë bashkëpunuar me pushtuesin si nobelisti danez Knut Hamsun apo poeti amerikan Ezra Paund, madje ketë të fundit e mbyllën dhe në një kafaz në Piza për ta parë gjindja, për fjalimet e tij në radio në mbështetje të Musolinit. Natyrisht që të dy kanë zënë vendin e merituar në letërsinë e vendeve të tyre dhe asaj botërore, falë dhe apelit që kanë bërë kolegët e tyre kudo. 
Në vendin tonë nuk ka ndodhur kështu dhe s’kishte se si. Por unë dua të shtroj pyetjet: A ka qenë Ernest Koliqi kolaboracionist me pushtuesin në dëm të vendit të tij? Ai e thirri pushtuesin apo e zuri pushtimi? Kujt i shërbeu, të huajit apo popullit të tij dhe kombit? Po që ka që nuk janë lidhur me pushtuesin, madje dhe e kanë luftuar dhe mund ta kenë dëmtuar atdheun shumë e shumë më tepër? 
“Çështja Koliqi” duhet parë me seriozitet dhe përgjegjësi në mënyrë që të zërë drejtësisht vendin e vet në kujtesën kolektive, në histori dhe kulturë dhe në ndërgjegjen kombëtare. 
Na rezulton se Koliqi nuk ka punuar në dëm të Shqipërisë? Jo dhe jo, përkundrazi. Pushtuesin nuk e solli ai, as nuk i hapi udhë me apele e himnizime, por ama nën pushtim ai punoi, edhe me pushtuesin duke shfrytëzuar ato kushte që i dha historia për kulturën kombëtare, për përparimin e saj në dobi të kombit. 
Ndalim tek emërimi i tij si ministër i arsimit në kohën e pushtimit fashist. Studiues dhe biografë dëshmojnë se Koliqi pyeti Poetin Kombëtar Gjergj Fishtën që a ta pranonte këtë post. Fishta është vërtetuar me fakte nga studiues që nuk ishte fashist, mosprovues i fashizmit, refuzues i dekoratave të tyre politike, por akademik në Akademinë italiane adhurues i asaj kulture, prandaj dhe propaganda e mëpastajme do ta sulmonte ashpër, pa mëshirë dhe pa të drejtë. Gjergj Fishta i tha Ernest Koliqit që më mirë të bëhej ai ministër, se mund të bente diçka të dobishme për vendin se sa ndonjë tjetër, që mund të ishte vegël e verbër. Edhe diçka tjetër, studiuesit tani na kanë treguar se kryeministri Mustafa Kruja – Merlika në kabinetin e tij përzgjidhet patriotë me prirje antifashiste. Janë çështje e detyra të studiuesit për t’u qartësuar përfundimisht. 
Është fakt se me nismën e Ministrit të Arsimit Ernest Koliqi u përhap institucionalisht dhe në Kosovë arsimi shqiptar, duke u çuar atje prej tij 200 mësues nga më të përgatiturit, nga “normalistët” e famshëm, ndërkohë ai hap atje dhe të parën shkollë të mesme, pikërisht më 1941, kur këtej, si një hakmarrje e gjëmë, 200 të tjerë, jo mësues, por komunistë, me ndihmën jugosllave, sapo kishin krijuar një parti, e cila do të vendoste diktaturën më të rëndë duke e braktisur Kosovën. 
Pyes përsëri se kush kanë qenë kolaboracinistët më të dëmshëm për vendin, ata që s’kishin ç’t’i bënin të huajit që vinte si pushtues apo ata që dolën në krye të vendit e punonin për të huajin në dëm të vendit, për të ruajtur postet e tyre të larta? Po shkrimtarët që himnizuan diktaturën, diktatorin, sistemin, miqësitë dhe aleancat politike me të huajt, që shpesh nuk kanë qenë në interesin kombëtar. 
Mbarimi i Luftës e gjen Ernest Koliqin të ikur po në Romë me punët e albanologjisë, duke iu mbyllur rrugët e kthimit në atdhe përgjithmonë. Italia nuk e ktheu Koliqin që kërkohej në atdhe si fashist, kur fashistët vetë po dënoheshin pas përmbysjes së tyre dhe në Itali. Madje gjyqet po dënonin për krime dhe shqiptarë të ikur, që e kishin luftuar fashizmin në male. 
Azilantit politik Ernest Koliqi i jepen mundësirat e shpalosjes së mëtejshme, madje duke e nderuar dhe dekoruar. Ai nuk do të rreshtë së punuari, bashkëpunon me të arratisurit politikë, p.sh, me poetin Martin Camaj, me intelektualët arbëreshë, harton antologjira të poezisë mbarëkombëtare, përkthen nga italishtja në shqip dhe anasjelltas, themelon katedra e revista, ndër më të vyerat “Shejzat” e tij, bashkon diasporën, ringjall botën arbëreshe, ndjek me vëmendje jetën politike dhe kulturore në atdhe, shkruan dhe do të ndikojë fshehtas edhe në letërsinë shqipe. 
Ndërsa këtej ishte vendosur Realizmi Socialist dhe po dilnin romanet moderne që nisën me “Qyteti i fundit” i Petro Markos, çuditërisht roman i dashurisë dhe i urrejtjes, prandja dhe do të ndalohej. Por po në atë vit në Romë, më 1960, Koliqi porsa kishte botuar romanin e tij “Shija e bukës së mbrume”, ku rrëfen jetën e të mërguarit, por që si e gjithë letërsia e të ikurve, nuk do të lejohej të hynte në atdhe. Më pas do të ecej për tek romani botëror “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë. 
Por do të ishte Koliqi që do të jepte mesazhin më largpamës në të gjithë letërsinë e Lindjes, parashikimin e rënies së perandorisë komuniste me dramën e habitëshme “Rrajët lëvizin”, e cila ende nuk është ngjitur në ndonjë skenë të teatrove tona, as të Shkodrës dhe harrohet shpesh dhe tani. 
Në dhjetor të vitit 1975, Ernest Koliqi vdes pa pritur në Romë, duke ndërprerë shumë punë, por duke lënë një opus të një rëndësie të lartë. Në ceremoninë mortore marrin pjesë kolegë shqiptarë, arbëreshë e italianë, miq nga SHBA-të, nga Turqia, Suedia, Gjermania Perëndimore, Franca, Belgjika, etj. Ndërkaq dhe vepra të tij janë të përkthyera dhe në gjermanisht, italisht, anglisht, arabisht, greqisht, etj. Prehet në Varret e Mëdha monumentale në Romë, pranë prindërve të tij, të shoqes, ku pak më tej është dhe varri i poetit anglez Persi Bishi Shelli. Mbi mermer vazhdimisht gjenden lule të freskëta... 



* * * 
Vepra e Ernest Koliqit ishte caktuar të zhdukej ashtu si dhe vetë autori që qe shenjuar të vritej për shkaqe të tjera jashtletrare, megjithëse mund të besohet se përveç ideologjisë sunduese këtij aktit iu bashkëngjit dhe ambicia ndjellakobëse e shkrimtarëve të fitimtarëve, e atyre të socrealizmit, të cilat kanë ndikuar dhe ndikojnë ende në mënjanimin e tij të padrejtë. 
Altari i një shkrimtari është gjuha e tij. Gjuha e Koliqit, në dialektin shkodran, është një jetë e madhe fjalësh, semantikë plot shpirt, dritë dhe hove, prajshmëri e urti, etj, etj, që sa herë ta lexojmë, krahas mrekullimit, përftojmë dhe dëshpërimin për standartin dhunues të gjuhës në diktaturë. 
Solli aq dritë e iu dha aq terr. Koliqi arriti të japë drithërimat e ndjesitë e holla të njeriut, me delikatesë e elegancë e me stil të përkryer, lirik i pashoq. Po aq mirë sa ç’rrëfen një ngjarje, rrëfen dhe një ndjenjë, një imazh, bën një portret, vëzhgues i jetës brenda shtëpisë dhe jashtë saj, nuk i shmanget dramës, sidomos asaj së brendshmes, ku bien hijet e së shkuarës dhe rrezet e së ardhmes, shkodran, shqiptar, ballkanik, europian i vërtetë. Sikur gdhend me filigramë e argjend. 
Gjithsesi edhe pse harrimi si dënim dhe keqkuptimet me Koliqin duket sikur vazhdojnë, është kuptuar borxhi që i kanë atij kolegët dhe lexuesit, historia e letërsisë shqipe, kultura jonë në përgjithësi e çështja kombëtare, se prej tij vetëm është marrë, pa iu kthyer tërësisht ajo që meriton, hijesorja e shkrimtarit themeltar. 
* * * 
Vepra e Koliqit më ka tërhequr herët. Në fillim fshehtas si një rrezik. Pastaj si një mister dhe tani si një mrekulli. 
Në shkrimet e mia gjejnë rast dhe dalin detaje për të, që do të doja t’i kujtoja për të thënë se ai është shkrimtari që futet tek të gjithë. 


Ernest Koliqi dhe moshatari i tij Zhorzh Oruell: 

Pak fletë, e shkruar shqip, e një shkrimtari shqiptar të ikur nga Shkodra, drama që parashikoi rënien e perandorisë komuniste... 
E tij është drama e çuditshme, e shkruar në Romë, “Rrajët lëvizin”, e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sa e brishte, po aq edhe epos, klasike dhe moderne, profetike sa asnjë vepër tjetër në të gjithë perandorinë komuniste. Ernest Koliqi ishte i pari dhe i vetmi shkrimtar që parashikoi rënien e asaj perandorie me një vepër letrare. 
Ngjarja e dramës zhvillohet në Shkodrën e tij, në vitet ’70, kur diktatura ishte ende në kulmin e saj, në mesnatën e rëndë. Autori, si një orakull, parashikon vdekjen e vet dhe të diktaturës... rënien e kambanave të Shqipërisë së përjetshme, pra ringjalljen. Parashikimi ka një saktësi tronditëse, jo vetëm për veten, por se vërtet në vitet ’70 diktaturat komuniste nisën të tatëpjetën. 
Shkrimtari anglez Zhorzh Oruelli, moshatar me Koliqin, shkroi romanin e zymtë “Tetëdhjetekatra”, si vitin alarmant të triumfit të komunizmit në vendin e tij (nënkupto botën), kurse Koliqi si një AntiOruell, ose Oruell pozitiv, me dramën e vet, vegoi të kundërtën. Kuptohet, diktatura e goditi dhe e përfoli, e fyeu si shumëçka me mendjeshkurtësinë e saj. 
Kjo vepër e vogël i bën nder të madh letërsisë shqipe, inteligjencës në përgjithësi, sidomos asaj të Evropës Lindore. Shqiptarët që vuajtën më shumë, dhanë kumtin lajmëtar më shpresëdhënës. 
(nga sprova “Panteoni i nëndheshëm ose Letërsia e dënuar”) 


Vëllezërit Koliqi. 
1- Ai që do të bëhej kardinali i parë shqiptar: 
Një si mace e bardhë kacavjerrej në dritare dhe luante me perden pa zhurmë. Loja e dritës. Dinia më tregoi si kishte mësuar t’i binte fizarmonikës me Dom Mikel Koliqin. Pse vjen ai prifti tek ti? - e pyeste operativi. Më mëson “Marshin turk” të Moxartit. Pse s’të pëlqejnë marshet tona ty? - më thanë në gjyq. Fizarmonika u shit për bukën e gojës. Nëna s’duroi dot burgun tim dhe plasi nga marazi, vdiq. Motra ra në pus, e mori poshtë litari i kovës. 

Dom Mikeli i lëvizte gishtat sikur të kishte pranë një piano të padukshme. Megjithëse i moshuar, dilte në të ftohtë, mes dimrit, dëgjonte nga altoparlanti pranë qendrës së emulacionit te lëmi i fshatit muzikë, të dielave Radio-Tirana jepte Rondo-kapriçiozo të Sen Sans-it. Të kujtohet zëpërhapësi në shtyllën e burgut?... Kur e arrestuan Dom Mikelin, i thanë dhe për kufjet që mbante në vesh, bëje sikur dëgjoje muzikë, por t’i kishte dërguar nga Italia me barnat Ernest Koliqi, ishin aparat transmetues… armik… lidhje me jashtë e tërci-vërci... Vonë pastaj, kur ra diktatura e Dom Mikeli doli nga burgu, Papa e bëri kardinal. I pari kardinal shqiptar. Vinte nga Ferri... 
(nga burgologjia “Ferri i çarë”) 


2- Tjetri në Sanremo: 
...Po ta them, që të ndjellim fat sa më të bukur për ty. Dëgjo. Dikur, shumë vite më parë, kishte punuar dhe një shqiptar tjetër në Sanremo, shpërndante lule me kamion. Ishte i arratisur politik, bashkë me të vëllanë, shkrimtar i ndaluar tek ju, por i njohur, Ernest quhej, mbiemrin se si e kishte... 
Koliqi, ia priti Martini. 
Po, bravo! Vëllai i Ernest Koliqit, pra, ishte shpërndarës lulesh. Niset nga Sanremoja me kamion për t’i çuar, s’di se ku. Ndal te një vend i bukur, me shtëpitë në kodër dhe do që të takojë një vajzë të bukur, që ai e pëlqen, duhen, do t’i japë lulen e saj siç e ka bërë zakon. Ndërsa ngjitej kalldrëmit përpjetë, dëgjon kambana. Merr vesh se ajo ka vdekur papritur dhe këmabanat po bien për të. Dhe ai sjell kamionin aty dhe zbraz të gjitha lulet mbi të vdekurën. E mbuloi. Dhe e la atë punë e nuk u martua kurrë. Mos u trishto. Ta thashë, se është histori e bukur. Ty tani të pret tjetër gjë, të shkarkosh lulet në dasmën tënde... 
(nga romani “Në kohën e britmës”) 

Ernest Koliqi në sytë e nxënësit të tij, Elio Miracco 

Koliqi kishte një raport të ngushtë me studentët, dinte të dallonte momen 
tin e profesorit akademik gjatë leksioneve e momentin i këshilltarit si një 
baba. Pas studimeve lidhte edhe miqësi me studentët e këtu do të përmend një studente të Koliqit, Emilia Blaiotta, që vite më vonë si drejtoreshë e shkollës në Frasnitë, e ka nderuar duke i dhënë shkollës emrin e tij. Kjo ngjarje sqaron marrëdhëniet e Koliqit me studentët që e respektonin si profesor por edhe si njeri. 
Kujtoj ende leksionet të cilat më kanë udhëhequr drejt njohjes së letersisë shqiptare e nëpërmjet të cilave ne studentët jemi dashuruar me Shqipërinë e përfytyruar në letërsi. Koliqi, ulur pranë tryezës së madhe e rrethuar nga studentët, pinte duhan e recitonte poezi të poetëve shqiptarë; asnjëherë s’kemi dëgjuar poezitë e veta, por i lexonim në Shêjzat ose në veprat e tij. Na ka çuar në Rilindje me De Radën, Frashërin e Fishtën pastaj në letërsinë e pavarsisë. Kishte një ligjërim magjepsës që tërhiqte vëmendjen e të shpinte në malet e Shqipërisë, në Shkodër, në veri e në jug me autorët e veprat. Kujtoj, ndër të tjera, prezantimin e Migjenit me drejtpeshimin e kritikut letrar e vetëdijen e poetit që nuk përziente politikën në gjykime, kështu kurrë politika nuk ka ndërhyrë në problematikën letrare. Koliqi na paraqiti Migjenin të cilit nga ajo kohë ende i kujtoj vargjet e poezisë Të lindet një njeri. Më kujtonte poetët bohemë italianë ose “Scapigliati”(1860-1890) që shprehnin antikonformizëm duke iu afruar Rimbaud-it e admiruar Baudelaire-in. Ndërsa poetika moderne e Koliqit dallonte traditat negative e traditat pozitive, duke çmuar këto të fundit si rrënjët e vlerave të popullit. Për jetën e Koliqit ishim në dijeni se ishte në mërgim për probleme politike, por asnjëherë nuk na ka rrëfyer kalvarin e jetës ose të familjes në Shqipëri. Pasi mbarova studimet kam pasur tjetër raport, shkencor e privat. Më ka ngarkuar të mbledh tekstet gojore në katundet arbëreshe në provincën e Katancaros. 
Por ishte tjetër kohë, në gazeta, në libra lexoja mbi Koliqin dhe jetën në Shqipëri. Ishte koha kur regjimi komunist fillonte të ftonte arbëreshë në Shqipëri e dalëngadalë shumë miq arbëreshë i kthyen krahët vetëm për një ftesë në vendin komunist.

Kronologji e jetës dhe veprës së Ernest Koliqit: 

1903: Lind në Shkodër më 20 Maj. 

1918: Shkon në Itali për studimeu. Themelon në Bergamo të përjavshmën studentore “Noi giovani” (“Ne të rinjtë”), ku boton dhe vjershat e tij të para në italisht. 
1921: Kthehet në Shqipëri, forcon miqësinë me Luigj Luigj Gurakuqin. Fiton konkursin e Ministrisë së Arsimit për një himn kombëtar me juri: At Gjergj Fishta, Fan Noli, Mit’hat Frashëri e Luigj Gurakuqi. 
1923: Bëhet anëtar në Shoqërinë “Bashkimi” të Avni Rrustemit. Largohet nga Atdheu dhe boton poemthin “Kushtrimi i Skandërbeut”. 
1929: Në Zarë të Dalmacisë, Kroaci, boton vëllimin e novelave “Hija e maleve”. 
1930 – 1933: Arsimtar në Vlorë e Shkodër. 
1932: Boton vëllimin I të përkthimeve me titull “Poetët e Mëdhenjë, t’Italisë” (Dante, Petrarka, Aristoteli e Taso). 
1933: Boton librin e vjershave “Gjurmat e stinëve”. 
1934: Bashkëpunon me të përkoshmen “Illyria”. 
1935: Boton librin e dytë me novela “Tregtarë flamujsh” 
1935: Boton vëllimin e II të antologjisë “Poetët e Mëdhenjë, t’Italisë” 
1937: Përfundon studimet Universitare dhe doktoron në Padova me temën: “Etika popullore shqiptare”. 
1939: Emërohet Ministër i Arsimit. Mbështet botimin e dy vëllimeve të rëndësishme “Shkrimtarët shqiptarë” e “Visaret e Kombit”. Emërohet titullar i Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Romës. 
1940: Organizon në Tiranë kongresin e studimeve shqiptare me pjesmarrjen e studiuesve më të njohur nga vendi dhe bota. 
1941 – 1942: Dërgon në Kosovë 200 mësues për hapjen e shkollave të para në gjuhën shqipe (deri në Novi Pazar, ish qytet shqiptar) 
1947: Boton në fletorën “L’Albaniae Libre” 
1957: Me dekret të kryetarit të Italisë Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe e Universitetit të Romës nderohet duke u bërë Institut i Studimeve shqiptare për meritë të drejtuesit të saj Koliqit. Boton në Firencë në dy gjuhë, shqip dhe italisht, vëllimin “Poezia popullore shqiptare”. Themelon revistën kulturore, letrare e shkencoret “Shejzat”. 
1959: Boton vëllimin “Kangjelet e Rilindjes” italisht, teksa nxit arbëreshët të ruanë gjuhën dhe identitetin kombëtar të tyre. 
1960: Boton romanin “Shija e bukës mrame”, me temë mërgimin. 
1961: Përkthen në italisht poemthin e Ali Asllanit “Dasma shqiptare”. 
1962: Përkthen në italisht këngën e 26-të të “Lahutës të Malcis” të Gjergj Fishtës. 
1963: Boton “Pasqyrat e Narçizit” dhe “Antologji e lirikës shqipe” në italisht, ku përfshihen dhe poetë nga Kosova për herë të parë. 
1965: Boton monografinë për Shqipërinë “ALBANIA”. 
1970: Boton dramën “Rrajët lëvizin” dhe poemthin “Simfonia e shqipeve” 
1971: Përkthen italisht nga “Lahuta e Malcis” episodin e Marash Ucit (kangët 12 – 13 – 14 – 15). 
1972: Boton një përmbledhje shkrimesh e kumtesash “Saggi di Letteratura Albanese”. 
1973: Vazhdon në italisht “Lahuta e Malcis”, episodin “Oso Kuka” (kangët 2–3–4–5). 
1975: Vdes papritmas në Romë më 15 Janar dhe varroset më 18 Janar po në Romë.

Visar Zhiti - Milosao
Sponsored content

 Ernest Koliqi  Empty Re: Ernest Koliqi

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi