Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Zgjedhjet e Serbise, pa ndikim ne statusin e Kosoves Empty Zgjedhjet e Serbise, pa ndikim ne statusin e Kosoves

20th January 2008, 21:07
Zgjedhjet presidenciale ne Serbi nuk kane ndonje ndikim te madh ne raport me statusin e Kosoves, por kane nje ndikim ne stabilitetin rajonal dhe ne marredheniet afatgjata, thone analistet politike ne Kosove. Lulzim Peci thote se, nese fiton Boris Tadiq, i cili shihet si nje nga kandidatet me serioze, politika e Serbise ne raport me statusin e Kosoves do te mbetet e njejte. Por, nese fiton udheheqesi i radikaleve, Tomislav Nikoliq, atehere shpallja e pavaresise, thote zoti Peci, mund te pershpejtohet. “Nese fiton Nikoliqi, atehere do te rritet perkrahja nderkombetare per pavaresine e Kosoves shume me teper sesa tani dhe ne nje forme do ta izolonte edhe vete kerkesen ruse per bllokimin e pavaresise se Kosoves. Mirepo, nese fiton Tadiqi, ne praktikisht do ta kemi situaten e njejte, cfare e kemi tani”, tha Peci. Ai shpjegon se pse fitorja eventuale e radikaleve ndoshta mund te shihet edhe si nje proces, qe do t’i qartesonte gjerat ne te ardhmen. “Perfundimisht do te vertetohet se me nje qeveri radikale dhe nje kryetar radikal ne Serbi, eshte e pamundshme te mendohet cfaredo forme e metutjeshme, edhe e atyre qe e mendojne kompromisin ne mes te Kosoves dhe Serbise. Ne anen tjeter, kjo do t’i konvenonte edhe Kosoves, edhe Serbise, sepse Serbia duhet ta harxhoje karten e radikalizmit. Ndersa, Kosova do te kete shanse me qeverine e ardhshme qe te ndertoje marredhenie me te mira, sesa qe i ka tani me Tadiqin dhe me te tjeret”, u shpreh Peci.

Nga ana tjeter, analisti tjeter, Driton Lajci, vlereson se nuk ka ndonje dallim te madh midis politikave te kandidateve kryesore per president te Serbise kundruall Kosoves. “Ne pergjithesi eshte e njejte dhe ka nje unitet te plote te lidershipit politik te Serbise, sa i perket ceshtjes se Kosoves. Natyrisht, gjuha eshte ashpersuar, sidomos gjate fushates elektorale ne Serbi. Mirepo, ka nje dallim, bazuar ne prononcimet e fundit te Presidentit Tadiq dhe kunder-kandidatit kryesor Nikoliq. Ka nje dallim esencial, se i pari e sheh mbajtjen dhe zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves me te gjitha mjetet politike diplomatike, duke perjashtuar ato ushtarake. Kurse, kunder-kandidati tjeter, Nikoliq, i perfshin te gjitha mjetet, duke shtuar edhe mjetet ushtarake. Prandaj, ka dallim ne rast te zbatimit te forces; radikalet e Serbise e kane edhe ne axhende, koncept te politikes se tyre mbajtjen e Kosoves edhe permes luftes”, tha Lajci.

Megjithate, ai konsideron se per serbet eshte e rendesishme qe demokratet te fitojne ne zgjedhjet e ardhshme. “Eshte me rendesi fitorja e demokrateve ne Serbi, ne radhe te pare, per te miren e vete Serbise dhe natyrisht ndikimet e tyre qe mund t’i kene ne rajon. Eshte interes historik, jetik i vete serbeve qe t’i zgjedhin demokratet te tille cfare jane, edhe pse ata nuk korrespondojne ne teresi me konceptin e te qenit demokrate. Mirepo, eshte me mire edhe per vete Serbine, edhe per rajonin, qe kampi demokrat te jete fitues”, theksoi Lajci. Sido qe te jete, dallimi i vetem midis dy kandidateve kryesore, sipas analisteve, eshte se njeri, Boris Tadiq, nuk synon ta sakrifikoje bashkepunimin me bllokun evropian per Kosoven, kurse Tomislav Nikoliq po.

Zyra e ekipit planifikues te BE-se pergatitet per misionin

Kryesuesi i Ekipit Planifikues te Bashkimit Evropian per Kosoven, Rey Reeve, tha dje se ky ekip po ben te gjitha pergatitjet e nevojshme per misionin. Ne nje pritje te Presidenti Fatmir Sejdiu, tema kryesore ishte rrjedha e procesit pergatitor te vendosjes se misionit civil te BE-se ne fushen e sigurise dhe rendit ligjor ne Kosove. “E mira eshte qe Zyra e Ekipit Planifikues te BE-se ne Prishtine te beje gjithe pergatitjet e nevojshme per nje tranzicion sa me te lehte ne vendosjen e misionit te sigurise ne Kosove”, citohet Reeve ne nje komunikate te Presidences.

Presidenti i Kosoves theksoi edhe nje here mbeshtetjen per vendosjen e ketij misioni dhe shprehu besimin se prania civile e BE-se do te luaje nje rol te rendesishem ne zhvillimin e metejme te rendit ligjor ne Kosoven e pas statusit dhe ne permiresimin e cilesise se jetes per gjithe qytetaret e saj.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Zgjedhjet e Serbise, pa ndikim ne statusin e Kosoves Empty Re: Zgjedhjet e Serbise, pa ndikim ne statusin e Kosoves

31st January 2008, 21:46
zgjedhjet në Serbi nuk kanë kurfar ndikimi në statusin e Kosovës,këtë e bëjnë parullë disa qëllimkqinjë,që po të kishin mundësi statusin e Kosovës do e kushtëzonin edhe me disa zgjedhje tjera qoftë në Evropë e më gjërë!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi