Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

WhatsApp vendos të rikthejë thirrjet që hapi dhe mbylli në pak orë Empty WhatsApp vendos të rikthejë thirrjet që hapi dhe mbylli në pak orë

29th March 2015, 21:55
Pak javë më parë, kur WhatsApp nxori shërbimin e thirrjeve edhe nga ky aplikacion që përdoret për mesazhe dhe foto, audio e video, kjo zgjati vetëm pak orë.

WhatsApp e mbylli shërbimin, për arsye që nuk u bënë të ditura zyrtarisht.

Shumë njerëz e panë ikonën e thirrjes lart në të djathtë të aplikacionit, edhe për disa ditë, por kur klikoje mbi të, kryeje një telefonatë normale.

Por së shpejti do të jetë e mundur të telefonojmë edhe në shërbimin WhatsApp.

Brian Acton, përfaqësues i WhatsApp, tha në një konferencë të mbajtur në San Francisco (SHBA) se ky aplikacion ka blerë shërbimin VolP nga rrjeti social Facebook. Acton tha se ky shërbim është blerë 19 miliardë USD dhe do të përdoret në sistemin operativ iOS të Apple, që është në Iphone.

Acton shpjegoi se WhatsApp vitin e kaluar ka shpenzuar shumë për të patur thirrje të përsosura. Motivi i kësaj risie teknologjike ka të bëjë me evitimin e 700 milionë përdoruesve të chatit të cilët shpeshherë krijojnë shqetësime apo dërgojnë mesazhe të padëshiruara.

Aplikacioni WhatsApp duhet të ruhet si i “shenjtë” dhe të jetë privat, në mënyrë që mos të krijojë bezdisjen, ashtu siç mund të bëjë chati i Facebook, - ka thënë z.Acton.

Një vit më parë, Facebook në aplikacionin e tij të chat-it, nxori edhe shërbimin e thirrjeve telefonike brenda njerëzve që kanë aplikacionin e chat-it, me cilësi të lartë komunikimi.

Facebook, pak vite më parë bleu WhatsApp. Nuk është e qartë se pse WhatsApp blen një shërbim nga kompania që e ka blerë atë më herët.

WhatsApp vendos të rikthejë thirrjet që hapi dhe mbylli në pak orë 2ag002t
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi