- albxAnëtar aktiv
- Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Ceshtja e fundit e pazgjidhur
24th January 2008, 16:20
Nga Bamir Topi*
E Enjte, 24 Janar 2008
Kosova mbetet ceshtja e fundit e pazgjidhur e shperberjes se nje shteti te ndertuar artificialisht, te ish-Jugosllavise, prandaj eshte nje proces politik shperberes i natyrshem. Republika e Shqiperise vlereson se zgjidhja e qarte dhe e shpejte e statusit te Kosoves, qe eshte pavaresia e saj, eshte nje domosdoshmeri qe diktohet jo vetem nga realiteti ne Kosove, por edhe nga interesat e stabilitetit dhe te sigurise afatgjate ne rajon. Shqiperia eshte e bindur se vetem nje Kosove e pavarur dhe demokratike, brenda kufijve te tanishem, e orientuar drejt integrimit euroatlantik, eshte zgjidhja me e drejte dhe me e qendrueshme, faktor stabiliteti, paqeje e begatie per rajonin e Ballkanit e me gjere. Ne kete kontekst, ne denojme cdo perpjekje per ndarje, qe do te sherbente per ringjalljen e nacionalizmave ne Ballkan. Shqiperia eshte e vendosur te respektoje plotesisht kufijte nderkombetare te fqinjeve, perfshire edhe kufijte e Kosoves. Paketa e Presidentit Ahtisari eshte e vetmja alternative e mundshme kompromisi, per nje rast unik sic eshte Kosova, qe ofron nje zgjidhje realiste, te drejte, te balancuar, te qendrueshme e afatgjate, ofron standardet me te larta per minoritetet ne Kosove; qe gezon mbeshtetjen e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe te shumices se anetareve te Keshillit te Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Ajo garanton jo vetem teresine tokesore te Kosoves, por edhe integritetin funksional te institucioneve te saj ne te gjitha nivelet. Kosova nuk mund te mbetet peng i statusit te papercaktuar. Nese zgjidhja nepermjet Keshillit te Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara deshton, ne gjykojme se Bashkimi Evropian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet te marrin menjehere iniciativen diplomatike per zbatimin e Paketes Ahtisari dhe krijimit te kushteve qe, shteti i ri i Kosoves, te perfshihet ne familjen e kombeve, si dhe, se bashku me vendet e tjera te rajonit, te ece drejt integrimit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO.
Nepermjet zgjedhjeve te fundit politike ne Kosove, zgjedhjes se Presidentit por sidomos qeverise se re te koalicionit gjitheperfshires, krejt natyrshem Kosova po ofron nje realitet te ri gjeopolitik ne rajonin tone dhe nje partneritet te besueshem ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ne interes te zhvillimeve te metejshme demokratizuese dhe integruese te rajonit gjykoj se te gjithe duhet ta pranojme kete fakt dhe te nxisim ne menyre civile procesin.
(*) Nga fjala e mbajtur dje ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes ne Strasburg
Vendimi, me mbeshtetje gjigante
Pavaresia e Kosoves perkrahet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e anetareve te Bashkimit Evropian, duke perfshire Britanine dhe Francen. Sekretarja e Shtetit, Kondolisa Rajs, tha pardje, se statusi i Kosoves duhet te zgjidhet sa me shpejt dhe se shtyrja e rezolutave nuk i lehteson vendimet e veshtira. Kurse BE-ja ka propozuar dergimin e nje misioni policor prej 1800 vetash per te zevendesuar administraten e OKB-se qe ka drejtuar Kosoven qe nga viti 1999. Vendimi perfundimtar nuk ka te ngjare te vije para takimit te ministrave te Jashtem te BE-se, me 18 shkurt.
KE kerkoi kompromis
Asambleja e Keshillit te Evropes kerkon kompromis per Kosoven. Nje grup deputetesh shprehen mbeshtetje per nje zgjidhje me kompromis te statusit. Asambleja miratoi pardje nje rezolute, ku thuhet se "arritja e nje zgjidhjeje te pranueshme si per Prishtinen edhe per Beogradin eshte me rendesi thelbesore per garantimin e paqes dhe te qendrueshmerise afatgjate ne Evrope". Ne rezolute thuhet gjithashtu se mes skenareve te mundshem "nuk perjashtohet" qe Parlamenti i Kosoves te shpalle pavaresine ne menyre te njeanshme. Ne kete rast, thote rezoluta, Bashkimi Evropian duhet te perpiqet te arrije nje qendrim te unifikuar ndaj nje deklarate te tille. Asambleja perbehet nga deputete parlamentesh te 47 vendeve anetare te Keshillit te Evropes. Rekomandimet e saj sherbejne si udhezime per parlamentet dhe partite politike te vendeve te ndryshme.
Koha Jone

- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Ceshtja e fundit e pazgjidhur
14th February 2008, 05:24
dhe kesaj ceshtje po i vjen fundi ,por duhet te mendohet se ku do te mbesin presheva ,medvegja dhe bujanovci ceshtja shqipatre nuk mund te gjuhet e zgjithur me pamvaresin e kosoves ,deri s kemi ende troje te anaksuara nga shtet fqinje ,eh kjo don ende pune dhe politik ,me sa shikoj de ri sod keto kan mbet mish per top edhe camrija .
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Ceshtja e fundit e pazgjidhur
1st March 2008, 04:20
MBATJA E KUVENDIT MBARËKOMBËRAR SHQIPTAR, MË 10 QERSHOR 2008, DOMOSDOSHMËRI E KOHËS..!
- Kuvendi Mbarëkombëtar Shqiptar, krahas të tjerave do të miratojë edhe Programin e Integrimit Shqiptar, i cili në formë shumë të detajuar, do të përmbajë edhe Platformën mbi integrimin shpirtëror të shqiptarëve, mbi unifikimin e teksteve mësimore e arsimore të shqiptarëve, mbi unifikimin e dy akademive (asaj të Tiranës dhe të Prishtinës) në një Akademi Kombëtare Shqiptare (AKSH), mbi bashkimin e kapitaleve shqiptare në një Bankë Kombëtare Shqiptare (BKSH), Programin e krijimit të Unionit Shqipëri-Kosovë, si hap i parë drejt ribashkimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, si dhe krijimin e dy partive politike: Partia e Integrimit Kombëtar (PIK) me seli në Tiranë dhe Partia e Integrimit Kombëtar (PIK) me seli në Prishtinë, të cilat përmes rrugës parlamentare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të luftojnë për jetësimin e Programit të Kuvendit Mbarëkombëtar Shqiptar, që do të drejtohet nga Asamblea Kombëtare Shqiptare (AKSH), e cila do të zgjidhet nga delegatët dhe delegatet e Kuvendit Mbarëkombëtar Shqiptar. Kurse, partitë politike shqiptare në Kosovën Lindore (nën Serbi) dhe Kosovën Jugore (nën "Maqedoni") dhe ato në Mal të Zi, si dhe Shoqata Politiko-Atdhetare "Camëria" dhe PDI (Partia për Drejtësi e Integrim),duhet të këkmbëngulin që "Pakoja Ahtisaari" të zbatohet edhe në Serbi, edhe në Mal të Zi, edhe në IRJM ("Maqedoni") dhe edhe në Greqi.
- Por, nuk duhet të harrojmë se mbajtja, zhvillimi dhe përfundimi me sukses i një kuvendi të tillë, ku do të marrin pjesë delegatë e delegate nga të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare (pa dallim krahine, feje, ideje, përkatësie partiake dhe përkatësie gjinore), nga të gjitha krahinat e Shqipërisë Etnike dhe nga diaspora shqiptare, kërkon përkushtim të madh dhe do të duhet të përballemi edhe me shpenzime të mëdha financiare, prandej edhe kërkohet një mobilizim i të gjitha strukturave të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), jo vetëm në diasporën shqiptare por edhe në trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike, ku ndër të cilat është edhe grumbullimi i kuatizacionit (antarësisë) për gjithë vitin 2008 dhe grumbullimi i ndihmave në popull, por kurrën e kurrës jo me imponim apo forma të tjera të jashtligjshme, por vetëm me vullnet të lirë dhe dëshirë të madhe. Cdo keqpërdorim do të ndëshkohët rëndë dhe të gjithë keqpërdoruesit, nëse do të ketë të tillë, do të ndëshkohen shumë rëndë në bazë të infrastrukturës ligjore të FBKSH-së.
Mr. Gafurr ADILI,
Zëdhënës Poltik i FBKSH-së, dhe
Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Organizator të Kuvendit Mbarëkombëtar.
Tiranë, 28 shkurt 2008.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi