Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
virusi
virusi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Medalje Medalje2 Medalje3

Agim Doçi: Kur çështja kombëtare është në udhëkryq, antikomb Empty Agim Doçi: Kur çështja kombëtare është në udhëkryq, antikomb

6th January 2008, 02:19
Thursday, 20 December 2007

Vazhdon debati në lidhje me zhvillimin e Festivalit 46-të, të Këngës në RTSH, i cili si kurrë ndonjëherë u shoqërua me skandale dhe prapaskena, të cilat ndikuan në vlerësimin e këngëve pjesëmarrëse. Agim Doçi, i njohur për suksesin e tij në disa edicione të festivaleve të muzikës së lehtë shqiptare, njëkohësisht edhe autor i tekstit të këngës, e cila doli në vendin e dytë “Jeta kërkon dashuri”, në një intervistë për gazetën “Sot”, shpjegon disa nga arsyet e imazhit të shëmtuar, që ky manifestim i këngës së lehtë shqiptare u prezantua në edicionin e tij të 46.

-Edicioni i 46-të i manifestimit të këngës së lehtë shqiptare është përfolur për shumë skandale dhe mjegullnaja, sidomos për votimin e këngëve, të cilat priten të vërtetohen gjatë ditëve. Si e gjykoni këtë, kur dihet tashmë që ju jeni pjesëmarrës në shumë festivale?
Unë deklaroj me sinqeritetin më të madh dhe falënderoj me gjithë zemër të gjitha mediat dhe të gjithë opinioni mbarëkombëtar për mbështetjen, që i bëri vlerave të këngës “Jeta kërkon dashuri”. Prapaskenat e votimit janë deklaruar edhe nga anëtarët e jurisë, nga katërshja që i dha pikët maksimale “Jeta kërkon dashuri” dhe debati që është bërë atje nuk është i hijshëm, se nga të gjithë konkurruesit i vetmi që përqafoi Oltën, ka qenë Agim Doçi. Gjithashtu, i vetmi që uroi Adi Hilën dhe Pandi Laçon ka qenë Agim Doçi si dhe i vetmi, që uroi edhe zonjën e nderuar, regjisoren e teatrit të kukullave Klaudia Mikelin njëkohësisht edhe zonja e Adrian Hilës ka qenë Agim Doçi. Unë kur kam dëgjuar Oltën dhe atë këngë kam thënë ‘O zot sa këngë e mirë, e bukur dhe e thellë që është’, pa asnjë xhelozi ashtu siç kam duartrokitur dhe ulëritur, gjë që për moshën time nuk është e hijshme dhe estetike: ‘bravo Greta, bravo Kozma, bravo Tevis’, ashtu siç kam brohoritur për të gjithë pjesëmarrësit në festival, sepse unë nuk kam xhelozi. Njerëzit që kanë xhelozi i dhanë zero pikë, njerëzit që kanë komplekse inferioritetit i dhanë zero pikë. Është e çuditshme, që të gjithë votuesit në festival, që ishin shtatë anëtarët e jurisë kanë pasur vetëm një defekt që është e metë e Radio Televizionit Shqiptar, sepse nuk mund të ketë juri pa një kryetar jurie, i cili ka “privilegjet” e veta. Kryetari i jurisë ka të drejtën e dopiovotës dhe le të zgjidhej edhe Alban Skënderaj anëtar jurie, nuk kam asnjë vërejtje dhe kënga të merrte dy zero. Ndërsa momenti kur kineasti i shquar, Gjergj Xhuvani dhe show meni “i shqyer” Gjergj Xhuvani ofendoi edhe princin e këngës shqiptare Pirro Çako, biri i dy artistëve të mëdhenj të popullit Gaqo Çako dhe Luiza Papa, kur përballon mbi supet e veta një showgirl e vërtetë Elsa Lila, që krijoi tek të gjithë spektatorët edhe dashurinë dhe respektin, por edhe xhelozinë tek të tjerët që e quajnë veten si spikerët më të mirë. Pas krahëve të mi, kisha një spiker princ Adi Krastën, i cili është mahnitur gjatë sfilatës dhe prezantimit të performancës së Pirros dhe Elsës dhe u shpreh: “O zot, sa të mirë që janë”. Mos harroni, që regjisor i këtij festivali ka qenë një emër kompetent, por i cili ka bërë ditë dhe net pa gjumë, Pali Kuke. Mos harroni, që skenari është shkruar nga një djalë xhentëlmen Genc Ruzhdi Pulaha me pendën e të cilit u nderuan dhe iu bë homazh të gjithëve. Unë kam mesazhe të këmbyera me Genc Pulahën dhe i kam kërkuar si xhentëlmen që është, të bëjë homazh për dy poetë të mrekullueshëm të këngës që nuk jetojnë më, për Alqi Boshnjakun dhe Teodor Kekon, që u vunë kaq hijshëm në gojën e Elsa Lilës. I kam kërkuar që të korrigjonte urgjentisht, kur me muzikën e një kompozitori me taban të thellë kombëtar Enver Shëngjergji dhe e kënduar nga Manjola Nallbanit, u tha gabimisht nga spikeri teksti Agim Doçi. Urgjentisht pas një kënge është korrigjuar kjo, dhe nuk është e vërtetë që unë kam pasur 12 tekste siç thotë “Fiks Fare” me Sajmirin, doktorin dhe Aleksandër Lalon. Unë kam pasur 3 tekste gjithsej në festival. Në kohën e Enver Hoxhës nata finale kishte Agim Doçin si dhe 12 tekste, që hynin në natën finale me gjithë Zhuliana Jorganxhi, që është një princeshë e poezisë së këngës me gjithë të magjishmin Xhevahir Spahiu si dhe me kampionët e festivaleve Hysni Milloshi dhe Arben Dukën, që i këndonin asaj kohe dhe i bënin lozhe diktaturës dhe propagandës. Unë nuk kam asnjë këngë në festival, as për partinë, as për shokun Enver. E vetmja këngë “politike” e imja është “E duam lumturinë” kënduar nga Parashqevi Simaku me 14 fëmijët. Në këto kushte në çdo festival deri në vitin’90, po t’i referoheni fletë faqosjes dhe programit në çdo natë finale Agim Doçi, ka pasur gjashtë këngë dhe 3 (tre) prej tyre merrnin çmime në varguan e pesë çmimeve sepse kishte tre të treta, dy të dyta dhe një të parë. Asnjëherë nuk kam folur për veten time jo se më mungon modestia, por sepse është e pranishme fama dhe karizma, që kam tek fansat e mi. Kam folur gjithmonë për poetët më të mirë të këngës shqiptare duke filluar që nga Xhevahir Spahiu me magjinë “Gjethet e Dafinës” me një kompozitor të talentuar Limoz Dizdari. Dua që të përmendet Feim Ibrahimi me tekstin e Gjok Becit që ajo këngë “O ku je ti Shqipëria ime, moj fisnikja përmbi gur, rrjedh në këngë e ligjërime ballëlarta me flamur” e cila lirisht mund të bëhet himni shqiptar dhe mjaft më me himnet e shkruara nga Çiprijan Porumbesku rumun, ku në strofën e dytë janë fjalët më makabre si: tradhtar, vrasje, armik e ku di unë se çfarë thuhet. Himni i shqiptarëve është Artisti i Popullit, Feim Ibrahimi me poezinë e Gjok Becit interpretuar nga mbretëresha e këngës Vaçe Zela dhe mbreti Gaqo Çako. Përmend me respektin më të madh Betim Muçon, Bardhyl London, Preç Zogaj, Rudolf Markun, poet Skëder Rusin. Gjithashtu përmend zonjën e Sefedin Çelës, një poeteshë e mrekullueshme që ka marrë pjesë në festivale. Por, kam nxjerrë konkluzion që në këtë tranzicion të vështirë është tejet e qartë dhe tejet evidente “çorganizimi”. Më ka ardhur jashtëzakonisht keq, që nuk e kanë kuptuar ata dy anëtarët e tjerë të jurisë që Pallati i Kongreseve, kongresin më të bukur ka festivalin dhe jo kongreset partiake. Ku arti, kultura, folklori, tabani kombëtar duke ruajtur identitetin kombëtar e integron Shqipërinë në Evropë. Ndërsa unë si punonjës jam në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura na integrojnë në NATO. Por, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Tokësore të NATO përpara 30 ditësh certifikoi si oficer të aftë të Paktit të Atlantikut Verior 30 djelmosha shqiptarë. Kemi vajtur në Bosnjë Hercegovinë, Afganistan dhe Gjeorgji si misionarët e paqes dhe në këtë festival unë mora përsipër me Edmond Zhulalin dhe me Dorontina Disha nga Dibra si dhe me Flaka Krelani nga Gjakova, të jemi misionarë paqeje në Beograd dhe nuk e kam bërë këngën, që do vete në Beograd, as për Samanta Karavellën, që interpretoi në mënyrë të përsosur me muzikë të Luan Zhegut, as këngën me Shpëtim Saraçin me Redon Makashin dhe Mira Konçin dhe as këngën “Jeta kërkon dashuri” me pikësynim që unë do të vete në Beograd, por e kam bërë që të hyj ndershmërisht dhe më shumë kam duartrokitur këngët e kënduara dhe interpretuara nga Eneida Tarifa, Kozma Dushi, Greta Koçi, “Kthjellu” si dhe shumë këngëtarë të tjerë, që u kërkoj ndjesë që nuk po i përmend emrat, më shumë kam duartrokitur dhe jam emocionuar nga ato, sepse gëzimi im i madh dhe i sinqertë ka qenë, që kënga shqiptare po vihet në rrugë të mbarë. Që kënga shqiptare dhe interpretimi live me punën e suksesshme të udhëheqësit artistik Edmond Zhulali, që i është imponuar pjesëmarrja në festival nga drejtori i përgjithshëm sepse e di jo vetëm ai, por edhe populli që kur Zhulali bën këngë me poezi të Agim Doçit, kualifikohet. Përpara dy vitesh unë kam vuajtur shumë për të sjellë një vajzë, e cila fitoi çmimin e parë të talenteve të reja në Athinë, Era Rusi, mbesa e artistit të madh në volejboll, mjeshtërit të sportit Asllan Rusi. Gjashtë muaj i kam kërkuar Edmond Zhulalit, që të bëjë dy këngë në vitin 2005 ndërkohë që ai kishte gjashtë muaj që punonte me Arben Dukën dhe me Manjola Nallbanin, që është një këngëtare dinjitoze. Pas gjashtë muajsh iu mbush mendja dhe kemi bërë një këngë për 13 orë, kemi bërë këngën me Era Rusin dhe në finale Arben Duka me Zhulalin me këngë të kënduar nga Manjola Nallbani u skualifikua. Era Rusi mori çmim të dytë, por mund të merrte edhe çmim të parë, nëse në performancën e saj në diçiturat e larta nuk do të kalonte caqet, që quhen sinkopa muzikore. Pra, duke vajtur 22 vjeç në atë institucion të nderuar, pa marr parasysh se kam ndërruar ekzekutivet gjithmonë në festivale jam “mësuar keq që të më japin çmime”, por nuk kam sponsorizuar për to. Kanë qenë këngët e mia, por kam qenë gjithmonë krik. Mbi supet e mia kanë qëndruar gjithmonë poetët e tjerë dhe kompozitorët e tjerë duke i lavdëruar ata. Edhe pse jo, ata kanë “një borxh” ndaj Agim Doçit dhe asnjëherë në intervistat e tyre xheloze nuk kanë përmendur Agim Doçin as kur më thoshin shoku Agim, as tani kur më thonë zoti Agim. Unë duke pasur një lidhje të mrekullueshme, pasi jam nip në Kolonjë dhe bir në Mirditë dhe po t’i vësh re kolonjarit më të madh të të gjitha kohërave Faik Konicës ai thotë: “Ajo pak Mirditë mbajti këtë Shqipëri”. Lexoni në veprat e tij publicistike. Jam befasuar nga dashamirësia mediave shqiptare që po të kisha krah të mëdhenj do t’i përqafoja të gjithë, të cilat i kanë qëndruar hijshëm këngës “Jeta kërkon dashuri” këtij krijimi të sinqertë dhe dashamirës, i cili është në frymën e Paktit të Asociim Stabilizimit, ku kanë marrë pjesë tre liderë: Pandeli Majko, Ilir Meta dhe kryeministri Berisha, ku kanë marrë pjesë parlamentarë dhe përfaqësues të shtetit tim në firmosjen në Srtasburg të Paktit të AS-së. Gimi thotë është Ballkani, që duhet të hyjë në Evropë dhe ende Serbia po e humb me autogola pozicionin e saj dashamirës dhe unë nuk jam për thellimin dhe versionin etnopsiqik. Unë nuk jam për ndarjen dhe tifozllëkun krahinor sepse përfaqësoj denjësisht një nënë timen, që është besimit bektashi, ndërsa tim atë, që e kam nga veriu e kam pasur mbështetësin më të madh, që unë mund të arrija poetin më të madh të këngës patriotike Gjok Becin, i cili është mirditas. Nuk jam absolutisht, kur deklaroj se në këngën patriotike pas At Gjegj Fishtës, vjen Gjok Beci dhe në 20 vende bosh i 21 është Agim Doçi. Kënga patriotike buron nga shpirti i Agim Doçit dhe ndaj them se ky popull gjeti kohë të merret dhe me këngën “Jeta kërkon dashuri” duke duartrokitur vlerat kombëtare.

-Në media është bërë publike nga dy prej pjesëtarëve të jurisë, që Edmond Zhulali nuk duhet të merrte pjesë si konkurrues në Festivalin e 46- të Këngës. Sa është e vërtetë kjo gjë dhe sipas jush, cilat ishin arsyet që kanë çuar në një deklarim të tillë?
Kjo është një hile që unë i quaj zero pikësha. Në statusin e Radiotelevizionit ka qenë Adrian Hila për vite më radhë në atë pozicion, që është sot Edmon Zhulali dhe tërë çmimet e para i ka marrë Adrian Hila , i cili ka thyer rekordin për këtë punë. Nuk ka në status, në ligj dhe në rregullore që drejtuesi artistik të mos konkurrojë. I vetmi drejtues artistik, që nuk ka bërë dhe nuk ka kompozuar në jetën e vet një këngë ka qenë Zhani Ciko. Ndërsa ish- drejtuesi artistik, një kompozitor i nderuar që quhet Spartak Tili me mua dhe Parashqevi Simakun kemi marrë çmime, ku një prej tyre është bërë himn për rininë, nuk ka rregullore që ndalon. Pse, Zhani Ciko nuk dinte të kompozonte, kjo nuk është përgjegjësia e Spartak Tilit dhe e Shaqir Rexhvelajt, që ka qenë edhe ai drejtues artistik. Pra, kjo nuk është përgjegjësi e Ruzhdi Kerajt, Shpëtim Saraçit etj, atëherë përse Edmond Zhulali duhet të persekutohet për këtë punë. Pse ai ka rritur që ta çojë në Parlamentin Evropian dhe anëtarët e parë janë Agim Doçi, Anjeza Shahini dhe Edmond Zhulali. Pse tremben ata, se do të bashkoheshim ne përsëri dhe do ta çonim kupën nga Beogradi në kurriz dhe ta binim në Shqipëri, kur të tjerët kanë vajtur nga dy apo tre herë dhe janë skualifikuar.

-Ju deklaroni se do të shkoni në Beograd. Çfarë keni parasysh kur deklaroni diçka të tillë?
Në Beograd unë do të shkoj për tre arsye: E para, besoj në drejtësinë shqiptare dhe në prokuroren e përgjithshme, që është bija e poetit më të madh të këngës qytetare të muzikës së lehtë Haxhi Rama dhe të jesh bijë poeti, sepse ajo nuk do të bëjë poezi në Prokurori të Përgjithshme, por drejtësi dhe ajo do t’i shkojë deri në fund sepse nuk paska korrupsion vetëm majtas edhe djathtas, por paska edhe në TVSH dhe në juritë që zgjedh ajo duke bërë autogola. E dyta, është sepse këtij populli duhet t’ia qetësojë shpirtin drejtësia duke çuar atë këngë, që do populli jo atë këngë që do Dropulli. E treta, është sepse Zoti kur më tha mua, ti do të bësh ç’është e mundur që të shpalosësh përpara dashamirësve të këngës evropianë mesazhin më fisnik, që mbaron me këto vargje: Paqen e duam i madhi Zot/ pesë kontinentet në botë.

-Sipas jush kush e ka fajin për këtë imazh të shëmtuar në Festivalin e 46- të, të Këngës në RTSH.
Faji është i politizimit të mbrapshtë dhe makina e palodhur e së majtës destruktive shqiptare, e cila nuk lodhet kurrë dhe e ka emrin propagandë. Me propagandën e tyre ato që e prenë në besë dëshirën e madhe të popullit ishin dy anëtarë e gjysmë jurie, sepse zonjusha Rudina Magjistari është një gjysmë anëtare jurie. Ajo përpara se të ketë vërejtje për etikën e Agim Doçit, le të thotë diçka për etikën e ish- bashkëjetuesit të saj Edvin Rama. E dyta, Gjergj Xhuvani dhe Alban Skënderaj që janë zeropikëshat e kësaj, në orën 21 e 46 në pushimin për publicitet me gazetarin Alfons Zeneli, dal për të pirë një cigare në praninë e disa ministrave të përkohshëm të qeverisë aktuale, drejtori i përgjithshëm më ka thirrur se do të dalësh të marrësh çmimin se juria ka rënë dakord. Por, të lutem fol ç’të duash se ti në mikrofon je i papërmbajtur dhe mos përmend UÇK-në. Ka ikur koha e UÇK-së i thash, ka ardhur koha e paketës Ahtisari dhe e deklaratës së presidentit Xhorxh. W. Bush paqe në botë, ndaj jeta kërkon dashuri.

-Në media Kryetari i Këshillit Drejtues Agron Tufa është shprehur se duhet të hetohet mënyra se si u përzgjodh juria. Si e gjykoni diçka të tillë?
Këshilli Drejtues, kryetari i nderuar si dhe anëtari Mero Baze, i cili është nacionalist dhe i përket forcave të qendrës së djathtë, kanë shumë probleme në Këshillin Drejtues me këta që i ka atashuar e majta, ndaj të cilëve jo vetëm në Këshillin Drejtues, por edhe në kronikat televizive dhe në studiot televizive bëjnë rolin e zhurmuesit siç bëri Fatmir Toçi i shtëpisë “Toena”. Ato duke ia bërë kurthin këngës kombëtare “Jeta kërkon dashuri” do të shkojnë në hetim dhe do të japin dorëheqje. Por, unë shpresoj që publiku ta ketë marrë vesh se kur për drejtuesin e emisionit në “News 24” Denis Minga i thash se, ti je për kryetar parlamenti të këngës, Fatmir Toçi më tha se t’i dashke të heqësh zonjë Jozefina, unë iu vërsula dhe i thashë se, çfarë të ka bërë Jozefina, ajo zonjë e nderuar. Kështu që ata do të shkojnë në hetuesi se s’bën, pjesëtarët e jurisë dhe disa anëtarë të Këshillit Drejtues që bëjnë rolin e të pavarurit, por që i ka futur e majta e Edi Ramës në Këshill Drejtues.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi