Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Branisllav Sinadinovski: Janë 100 mijë shqiptarë ortodoks në Maqedoni! Empty Branisllav Sinadinovski: Janë 100 mijë shqiptarë ortodoks në Maqedoni!

12th January 2016, 01:55
Branisllav Sinadinovski: Janë 100 mijë shqiptarë ortodoks në Maqedoni! Sinadi11

Sot festohet nata e Buzmit, që është një festë familjare për të gjithë të krishterët ortodoks. Ekipi ynë televiziv në prag të kësaj feste, vizitoi familjen shqiptare ortodokse, të kryefamiljarit Branisllav Sinadinovski. Ai thotë se këtu mungojnë kishat ortodokse shqiptare, ndërsa nga ana tjetër, nuk mungojnë, sipas tij, kërcënimet dhe sulmet për të penguar deklarimin e hapur dhe zyrtar të tyre si shqiptarë.

“Mesazhi im është të festojmë edhe njëmijë vjet të tjera dhe të përparojmë edhe më shumë, të ndërtojmë jo një, po më shumë kisha, çdokënd ku do të kërkojë dhe do të jetë e nevojshme për popullin shqiptar ortodoks, meqenëse atë e ndërtojnë maqedonasit, nuk shoh arsye përse ne jo, nuk kërkojmë shumë financa nga shteti sepse kemi edhe përkrahje nga gurbetçarët dhe njerëzit tanë”, thotë Sinadinovski.

Ai për gjendjen e Rekës së Epërme, theksoi se duhet angazhim dhe ndihmë prej popullit shqiptar, pa dallim feje. Sipas tij, numri i shqiptarëve ortodoks arrin mbi 100 mijë, dhe ata shërbejnë nëpër funksione të ndryshme.

“Mangësia jonë është se Reka e epërme gjate kohë, jo rastësisht është e anashkaluar. Një numër i madh i objekteve ndodhen në gjendje mizore, duhet mjete që të riparohen; Një pjesë e madhe nga të rinjtë ortodoks të komunitetit shqiptar e kanë harruar gjuhën, dhe në këtë plan është punë e vështire që të ripërtërihet. Jemi optimist dhe besojmë se me ndihmën e vëllezërve tanë myslimanë e katolikë, jo vetëm të Maqedoni por edhe të Shqipërisë dhe Kosovës, do të arrijmë sukses, sepse këtu harrojmë traditat. Vërtetë, ne i përkasim tre feve, por jemi një popull edhe atë popull i fortë, lirisht mund të them se shek. 21 i takon popullit shqiptar”, shtoi ai.

Branisllav Sinadinovski ndjehet krenar me prejardhjen e tij, ndërsa deklaron se do të insistojë përmes bashkësisë fetare shqiptare ortodokse, të njihet ky komunitet, pavarësisht kundërshtimeve të politikës maqedonase.

Përgatiti: Miradie Hasani
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi