Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Flavius Petrus Sabbatius Giustiniani i I Empty Flavius Petrus Sabbatius Giustiniani i I

13th February 2016, 09:01
Flavius Petrus Sabbatius Giustiniani i I


GIUSTINIANO me origjine Ilire autori i vepres monumentale Corpus Juris Civilis


Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus, Giustiniani i I; lindi ne Tauresium Iliri, gjendet ne Kumanoven e sotme afer Shkupit, dhe vdic me 13 - 14 nentore te vitit 565.
Giustiniano lindi nga nje familje e thjeshte, por qe ne moshen e vogel adoptohet nga Daja i tij Giustino i cili i jep edukimin e pare, dhe e regjistron ne shkollen e Kostandinupulit ne deget e filozofise dhe te juridikut . Ne vitin 518, Giustino (viti i cili u be imperator Giustino) e ngarkoj te administronte qytetin e Kostantinupulit, dhe ne vitin 521 mori titullin e konsullit, dhe me vone emrohej komandant i ushtrise ne te njejten kohe Giustino e emroj edhe si pasardhesin e tij.
Rreth viteve 523 – 524, Giustiniano u martua me Teodoren e cila vinte nga nje familje shume e thjeshte, jetime nga ana e babait, i cili la shume te vogel, e rriti nenna e saj se bashke me dy motrat duke e regjistruar ne teater; u be nje aktore shume e mire. Perpara viteve 500, aktoret nuk kishin reputazion te mire ne pubblik, dhe shpesh here krahasoheshin me femrat qe kishin jo reputazion te mire ne publik (prostituta), prandaj ne nje kohe te meparshme Giustiniano nuk do e merrte dot per grua, mirepo, Giustino, perandori romak i lindjes nxjerri nje ligj te ri, lejimin e martesave midis klasave te ndryshme, prandaj dhe u mundesua martesa midis Giustinianos dhe Teodores, e cila kishte nje intuite politike, dhe influence te madhe ne oborrin bizantin. Giustiniano thej nje tabu qe zgjaste me shekuj, qe ne kohen e romes republikane ku martesat beheshin midis familjeve Patrizie. Ne vitin 527, vdes Giustino dhe Giustiniano behet perandor. Me ardhjen e Giustinianos ne fuqi, filloj nje politike e re qe kishte si qellim te konsolidonte territorin perandorak dhe te rikthente lavdine e Romes.
Ne 528, Giustiniano ngarkoj nje komision, perbehej nga profesore, jurista, dhe avokatet me te mire te asaj kohe, drejtohej nga magister officiorum Triboniano per te plotesuar nje kod per te drjeten i cili duhet te zevendesonte te gjitha normativat e meparshme. Nje vit me vone pas nje pune te madhe dhe te shpejt qe beri komisioni nxori ne drite Novus Codex. Hapi i dyte qe mori Giustiniano, te permblidhte te gjitha shkrimet antike te jurikonsulleve Romak perfshi te gjitha shkrimet ne iura.
Nje vit me vone, Giustiniano publikoi digesta seu pandectae, i cila permbante norma dhe rregulla qe e kishin zanafillen qe nga koha e 12 derrasave, sherbenin si fjalor dhe baze per juristat e asaj kohe ose me mire ishin “precedente” per juristat e asaj epoke. Ne vitin 530 – 533, publikoi Istitutiones Iustiniani sive elementa dhe ne ne 533 – 534 , publikoi Codex repetitae praelectionis rregullimi permbledhja dhe publikimi i ktyre normave mbyll fazen e pare te punes se bere nga komisioni me ne krye Triboniano. Gjate kesaj periudhe perandoria kishte shume veshtersi qe te ripushtonte edhe nje here te gjitha territoret e Romes antike, prandaj per t’ia arritur me mire qellimit nenshkroi pace me Persine e cila njihet me emrin paqja e perjeteshme kundrejte nje pagese qe Giustiniano ja premtoi. Edhe pse nenshkraun aktin, perandori i Persise e they kte akt dhe ne 540 filloj te ndermerrte luftimet ushtarake kunder territoreve romake te lindjes qe ishin ne kufi me Persine, nderkohe qe Giustiniano ishte i bllokuar ne Itali duke luftuar kunder visigoteve. Lufta qe hapi Giustiniano kunder Visigoteve per te sjell ne Rome edhe nje here perandorine e Romes sa lashte, Zgjati me shume se 20 vjet dhe solli vdekje dhe mjerim dhe dobesimin nga ana ushtarake te perandorise, e cila kishte filluar te pushtohej edhe ne Iliri nga Sllavet dhe Bullgaret. Faza e dyte qe ndermori Giustiniano karakterizohej nga rregullimi i Novellae constitutiones. Faza e trete i perket priudhes 543-565 qe permblodhi Novella por nuk ieshte ashtu sic e donte Giustiniani ndoshta per vete faktin qe ne mbledhjen moren pjese subjkete te ndryshem.
Corpus iuris civilis ishte e formuar nga kto vepra, te cilat ne ate kohe u shkruan latinisht por ne fakt ne perandorine romake te lindjes njiheshin shume pak, pavarsisht qe ishte gjuha e perandorise Romake. Ne fakt gjuha latinisht perdorej ne ushtri ne shtresat e larta dhe ne oborret e perandorise dhe gjuha qe perdorej nga shtresat e ulta ne perandorine e perendimit ishte greqishtja. Ne vitin 529, Giustiniani ndermori nje sere masash per shkaterrimin e gjuhes greke dhe vendosjen ne cdo skaj dhe ne cdo individ te perandorise, gjuhen latine. Corpusi formon nje baze per jurisprudencen latine, dhe per historianet eshte shume cmuese pasi jep nje vision te qarte se si ishte ne brendesi perandoria. Ne pergjithesi, permbledhja ka shume burime sic jane Legis dhe shume burime te tjera te shprehura apo te publikuare; ligje te verteta, senatkonsulta, dekreti perandorie, shkrime, opinioni e interpretime te juristave.
Ne fushen fetare Gistiniani u gjend ne veshtersi ne diskutimet rreth natyres se Krishtit, te ishte i ndare ne dy pjese figura e tij qe ne te vertet ashtu ndodhi (katolik e ortodoks) apo te ishte thjeshte hyjnore per te gjithe, ne kete plomike moren pjese teologet me te mire te kohes. Giustiniano u mundua ne nje solucion kompromisi, por duke pare qe kisha romes ishte kunder nuk arriti ne qellimin e tij. Giustiniano ne fushen e politikes fetare, ndjeki ide te cilat e quan deri ne shtypjen e cdo feje tjeter qe nuk ishte katolike apo ortodokse, shume sinagoga (ku falen ebrenjet) i kthej ne kisha dhe shume ebrenje i beri kristian.
Gjate kohes se sundimit te Giustinianos kostandinupoli u gjend dy here perballe nje termet dhe perballe nje peste. Gistinano vdes ne 565 te gjitha pushtimet qe kishte bere u treguan shume te dobeta; tre vjet me vone Italia u pushtua perseri nga barbaret, nje shekull me vone e gjitha vedet ne Afriken perndimore u pushtuan nga arabet, jeten me te gjate e pati verpa e tij legislative qe beri bazat e drejtes komune e pike riferimi per te gjithe juristat e te gjitha kohraves. Gjykimet e historianeve jane shume te diskutueshme dhe aspak te njezeshem rreth figures se Giustinianos: ka nga ata qe e kane quajtur perandori me i madh i te gjithe kohrave, ka nga ata qe e akuzojne per siugurimin e pernadorise dhe per shperdorimin e financave, Dante e vendose ne parajse, midis shpirtrave aktiv. Permendja e Giustinianos nga historianet si nje nder figurat me te rendesishme te epokes eshte fale monumentit kollosal qe ishte vepra legeslativa.


Eshte e nevojshme qe madheria e perandorise duhet te jete e stolisur me arme, por duhet te jete e armatosur edhe me ligje, keshtuqe te dyja periudhat, e luftes dhe e paqes, mund te qeverisen shume mire e perandori roman te rezultoje fitues jo vetem ne beteja kunder armikut, por edhe te shtyje te padrejten e kleckave nepermjet ricursit ne strumentat e drejtesise, e te jete shume i respektueshem ndaj drejtesise aq sa eshte triumfi ndaj armikut te mundur. Nepermjet nderit te perendise, do te pershkojme njeren dhe tjetren rruge me nje aktivitet e dituri te madhe, e njerzit barbare te udhehequr poshte dominimmit tone do te njohin me siguri kapacitetin tone luftarak e nderkaq Afrika dhe te gjitha provincat e tjera te panumerta, pas kaq kohesh, nepermjet rrugeve te fitores te marra me ndihmen e qiellit, dhe perseri do te deklaroheshin subjket i dominimit roman e fuqise tone. Tashme te gjithe popujt jane te mbajtur nga ligjet nga ne te mbledhura dhe te sistemuara. (FJALIMI I GIUSTINIANOS)CONSTITUTIO IMPERATORIAM, Kostandinupoli, 21 nentore 533
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi