Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 7 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

6th July 2008, 07:20
Message reputation : 100% (1 vote)
Nxehtesi nate

Te nxehten e nates e ndeva ne carcaf
Nxehtesine e shpirtit mbi ty e shkarkova
Virgjerine e gjumit perdhunova nje cast
Nuk di, me ty, a me gjumin mekatova?
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 7 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

8th July 2008, 21:37
Balona

Balonë e burgosur përjetësisht
Në kaltërsinë e burgut-qiell
Aty ku mbajtësi im mat lirin’
Robëria ime udhën merr.

Ç’kujtoni, se jam e lirë?
Robëria nga një lëmsh zgjatet
Qelia ime në hapësirë
Më shtrëngon më shumë frymëmarrjen.

Kam frikë në qiell e vetme
Pa spango kurrë s’kam fluturuar
Lëshuar tmerrohem për vdekje
Tërhequr mbetem robëruar.
-------------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 7 Empty Poezi nga Edmond Shallvari

10th July 2008, 06:48
Message reputation : 100% (1 vote)
Ç’janë ca plaka

Ç’janë ca plaka
Më vjen t’i shtrydh
Më ngjajnë me gjyshen
Që pata dikur.

Ç’janë ca plaka
Më kujtojn’ fëmininë
Pas gjyshes, përdore
Në krahë, mbi shpinë.

Ç’janë ca plaka
Dua gjyshe t’ju them
I ndjek nga prapa
Mbase gjyshen ma kthejn’.
Sponsored content

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 7 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi