Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

25th March 2008, 09:00
Miliona zemra
Ne ket' bote rrahin
Rritin te voglin
Gjykojne te madhin.

Vec kur te vije
Deshifrim ne ket' jete
Do merret vesh mire
Rrahja e vertete.
* * *
--------------------------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

26th March 2008, 22:09
Per ibret!!!

Cfare tjeter pergatisni, faqezinj?
Te ket’ mbetur tjeter gje, me e keqe?
Une kujtoja xhec do benit per te mir’
Sot tmerruar me vertitet hija-vdekje.

Mor, po, merrni vesh, cdo me thene vdekje?
Kur te vjen edhe te merr nga s’e pandeh?
Se nje shtet roit i teri, s’esht’ ne vete
Opozite dhe pozite, per ibret!!!
* * *
..e dime!

Pashe vargun te shperthyer gjithandej
Dhe kujtova se filloi Apokalipsi
Me besoni, as tani mendjen s'po mbledh
Sy e veshe harruan c'esht' shikimdegjimi.

Copra germash te pergjakura ne shpirtdhenie
Brinje fjalesh shkrumbezuar drejt asgjese
Cakerdisur rendin vargjet neper mendje
Tash e dime ne te gjalle, ferri c'eshte!
* * *
Anonymous
feneri
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

26th March 2008, 22:27
mondishall shkruajti:Miliona zemra
Ne ket' bote rrahin
Rritin te voglin
Gjykojne te madhin.

Vec kur te vije
Deshifrim ne ket' jete
Do merret vesh mire
Rrahja e vertete.
* * *
--------------------------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

Në shenjë përshëndetjeje mondshall dhe njëkohësisht një sygjerim :

Miliona zemra
Ne ket' bote rrahin
Gjykojnë te voglin
Madhërojnë - te madhin.
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

26th March 2008, 23:03
Ne kuptimin fiziologjik keni te drejte me sugjerimin e bere, por une e kam ne tjeter kuptim, ne ate fiziologjik dhe shpirteror bashke. Keshtu qe i vogli, femija pra, nga rrahjet e zemres rritet dhe s'ka c'ti gjykohet, ne kunderti me te madhin qe ndjen , vuan, vetgjykohet e gjykohet nga te tjeret. Prandaj dhe ne vargjet e tjera me poshte, paralajmeroj per nje deshifrim nga ku do merret vesh mire, lloji i kesaj rrahjeje zemre. Miqesisht mondishall
Anonymous
feneri
Vizitor

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

26th March 2008, 23:21
Mondishall! Të përuroj !

Kenaqesi komunikimi ketu me ju. Krijimtaria ka oshilacionet e saj, kuptohet. Megjithate nuk i ndahem sepse nuk me ndahet. Mbarova pune para pak ditesh me shtepine botuese DIJA PORADECI, dhe per pak dite del libri i pare me poezi. Gati jane dhe dy te tjeret, por per efekt finance, pak me vone.

Sidoqoftë, sonte jam i lumtur që marr sihariqin për publikimin e librit Tuaj! U dëshiroj suksese dhe libra të tjerë !
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

27th March 2008, 21:35
Aah, feneri, feneri, qe ma nxorre para kohe lajmin! Megjithate sot me njoftuan qe qenka ne perfundim e siper, keshtu qe lajmi nuk eshte i nxituar. Faleminderit per urimet e ngrohta!
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

27th March 2008, 21:36
Kohe tjeter

Come shpejt e dashur, aty ku s'me ke cuar
Te provojm e dashur, c'ka s'kemi provuar
T'i largohem dua, kesaj kotesie
Qe kot na vertit dhe kurkund s'na shpie.

Mos me ler e dashur, asnje cast te pres
Qenka kohe e poshter, kohe e pabes
Mbase ku do veme, gjejme kohe tjeter
Qofte dhe nje cast, te jetojme si njerez.
* * *
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

29th March 2008, 19:57
S'me terhoqet dot
Mua jo e jo, por as jeten time.
Duarve ju lashe nje aktakuze.
Sot, luani me te
Pokerin e jetes tuaj.
Neser dhe i vdekur, lojen e mbyll une!
* * *
----------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

29th March 2008, 20:07
S'jam mire, dicka me perzjen
Token ne te kundert me qiellin, shikoj
Vrapoj ne nje qoshe, filloj te vjell
Copra llafesh qe nuk di se c'thon.

Boll me ushqyet me skarcitet mendor!
C'kujtoni, do ta ha pafundesisht?
Prape me perzjen, e vjella filloi
E fundit meny e hipokrizis.
* * *
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

29th March 2008, 21:17
Dashnor "budalla"

Ngucur prane teje
Sa i lirshem jam
Ku me pare te vete
Me pas, ku te ndal?

Mos ma vere re
Kam pangopesi
Ngucur teje ndjej
Etje dhe uri.

Ti gjithshka me jep
S'me do fukara
S'e di qe me ke
Dashnor "budalla"!
* * *
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

30th March 2008, 09:27
Message reputation : 100% (1 vote)
Eh, c'mu bete ferre!


Eh, c'mu bete ferre
Ngjitur, te bezdisur
Me pritet ne dere
Diten kur kam lindur.

Me ndalonit qeshjen
Me shtonit te qaren
Me ndryshuat veshjen
Shkurtuat te paren.

Me ndalet degjimin
Pertej zhurmes tuaj
Ma shtuat mundimin
Ne gezim te vuaj.

Ferre e shkuar ferres
Nuk me late te qete
Ne cdo cast te jetes
Dhe n'ate pak qejf.

C'paski qene, more
Pa din dhe iman
Si ju mban ky dhe
Kjo bot' si ju mban!

Shyqyr qe me vargje
Ju zboj sa her' dua
Sic shkruaj per halle
Dhe per qejfin shkruaj.

S'keni c'te me beni
Me shume se kaq
Dhe kur me shpon gjembi
Une shkruaj me gjak.

Plasni, turfulloni
C'do me beni, flisni!
Vargun dot s'ma ndroni
Dhembin kaaaq, ta hidhni!
* * *
-------------------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

4th April 2008, 21:18
Sepse...

Sepse jam ne zemren tënde
Një kujtim i paharruar
Se gjithshka ta dhashë me ëndje
Unë djaloshi i përvëluar.

Përvëluar për ty zemër
Që gjithmonë më preferon
As për mua s'kishte tjetër
Veç me mua dhe ti shkon.

Ç'ka i linim mangut ditës
Na i mbushte gjithnjë nata
Je më e mira e të mirës
Ndaj të ndjek si hije prapa.

Prush dhe flakë

Shumë i dhamë njeri-tjetrit
Dhe prap' lamë pa i dhënë
Ndaj diçka mangut na mbeti
Nëpër ëndrra na ka lënë.

Dhe naivë dhe të shkrehur
I dhamë flakë dashurisë
Në s'ka zjarr, prushi ka mbetur
Mes te ftohtës së vetmisë.

Rri pran' prushit e zhuritem
Të ndez flakën që u shua
Dhe pa flakë ndër ndjenja ndizem
Prush dhe flakë je për mua.
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

4th April 2008, 21:20
Pa ty

Në qoshen e kujtesës ulur
Në pragun e harresës ndaluar
Mes të tashmes e të shkuarës strukur
Pa ty, një shpirt i gjysmuar.

Rrezet diellore rrugës ngrijnë
Pikojnë si stalagmitet ftohtësi
Mos vallë kështu dhe unë dashurinë
E ndeza dhe e ngriva si veri?


Shpresoj

Sot jam përballë teje
Skulpturë më duket vetja
Pa gjakun nëpër deje
Pa ndjenjat aty brenda.

Krijesë e pa krijuar
Nga Zoti lënë në mes
Vazhdoj duke shpresuar
Ringjalljen time pres!
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

5th April 2008, 18:19
Me ler te degjoj
Ndjesine si flet
Me gjuhen pa goj'
Te zemres qe rreh.

Me lere te prek
Vete dritherimen
Kodin me jep
Te ckodoj enigmen.

Te hy e mos dal
Botes femerore
Qe djaleri me fal
Pa vjetersi moshe.
* * *
Mergimtari-usa
Mergimtari-usa
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 05/04/2008
Postime : 41
Info : Tragjikishte beqar
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3
http://www.poeti.$$

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

6th April 2008, 05:23
mondishall shkruajti:Pa ty

Në qoshen e kujtesës ulur
Në pragun e harresës ndaluar
Mes të tashmes e të shkuarës strukur
Pa ty, një shpirt i gjysmuar.

Rrezet diellore rrugës ngrijnë
Pikojnë si stalagmitet ftohtësi
Mos vallë kështu dhe unë dashurinë
E ndeza dhe e ngriva si veri?


Shpresoj

Sot jam përballë teje
Skulpturë më duket vetja
Pa gjakun nëpër deje
Pa ndjenjat aty brenda.

Krijesë e pa krijuar
Nga Zoti lënë në mes
Vazhdoj duke shpresuar
Ringjalljen time pres!


Lehtesi e pendes perkrahje krijimtaris vetem kujdes rimes se tepruar
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

6th April 2008, 14:07
Faleminderit mergimtari per sugjerimin tuaj. Per rimen s'kam c'them me teper se fakti qe ajo me vjen ashtu, vetvetiu. Pra nuk jam une qe e kerkoj rimimin, por ai me del ne shteg si papritur. Nese diku ka vertet rime te tepruar ma thuaj, per ta ndrequr ne vazhdimesi. Por, nese quani teprim faktin e rimimit te shumices se poezive te mia, s'kam se c'te bej, pasi kjo eshte teknika dhe stili tim i te krijuarit poezi. Pra, aty ku ka rimim per rimim, qe i humb bukurine vargut, keni te drejte te ma thoni dhe une do perpiqem per permiresim. Miqesisht mondishall
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

7th April 2008, 16:02
MOTIVI

Rrrofte motivi, poshte motivi!
Ku u mboll dhe ku na mbivi
Kush e korri, kush e siti?
Kush e njohu, kush s'e diti!?
Sa e forte i qenka fara
Cope t'i ben dhembet perpara.
Dhe me shume po ta pertypesh
Kujdes veten mos e mbytesh!
Rrofte motivi, Poshte motivi!
Qe Ballkanin shekujsh nxivi!!!
* * *
Mergimtari-usa
Mergimtari-usa
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 05/04/2008
Postime : 41
Info : Tragjikishte beqar
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3
http://www.poeti.$$

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

8th April 2008, 06:26
Sepse...

Përvëluar për ty zemër
Që gjithmonë më preferon
As për mua s'kishte tjetër
Veç me mua dhe ti shkon.

Ç'ka i linim mangut ditës
Na i mbushte gjithnjë nata
Je më e mira e të mirës
Ndaj të ndjek si hije prapa.

Prush dhe flakë

Shumë i dhamë njeri-tjetrit
Dhe prap' lamë pa i dhënë
Ndaj diçka mangut na mbeti
Nëpër ëndrra na ka lënë.


Ke nje dashuri te thjeshte plot sinqeritet dhe knaqesi per te lexuar e citova kete sepse
Mergimtari-usa
Mergimtari-usa
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 05/04/2008
Postime : 41
Info : Tragjikishte beqar
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3
http://www.poeti.$$

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

8th April 2008, 06:27
Sepse eshte zemer bardhesia e shpirtit te ngroht.

Pergezime dhe mir se te lexoj kam knaqesin
E pune te lehte per naj botim
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Medalje2 Medalje3

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

9th April 2008, 16:05
Udha e jetes

C'me ngaterrohesh neper kembe, udhe e jetes
C'e pengojme njeri-tjetrin neper ecje
Vec ne hise nuk i hyra kurre tjetres
Tjetra c'ka qe s'me ndahet si nje vemje?

Ne te pakten i mesuam tekat tona
Ne pengesa gjithnje grindemi si femije
Dhe kur ne te kundert tende udhetoj
Ti ma kthen ne te drejte kundertine.

Edhe kur ne hava kembet m'i le
Edhe rend hapesires cakerdisur
Sa here bie, hapen shtegun e me pret
Se te dy per njeri-tjetrin kemi lindur.

Ajo tjetra, ajo tjetra, c'pune ka
Grindjesh tona me perdridhet si nje k@rve
Te me joshe, lakuriq kembet i hap
"S'te merziti", me thote, "e njejta udhe?"

Ku ta dije vall' e mjera udhperdredhur
Qe nje jete vec nje udhe te sajen ka?
Kush e drodhi, rendi tjeter per te gjetur
Iku kot, as anonim veten s'e la!
* * *
Sponsored content

Poezi nga Edmond Shallvari - Faqe 5 Empty Re: Poezi nga Edmond Shallvari

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi