Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Disa të fshehta rreth tatuazheve Empty Disa të fshehta rreth tatuazheve

20th March 2016, 07:44
Një tatuazh perfekt duhet të ketë një konturë perfekte dhe një mbushje homogjene, duhet të jetë në përpjestim të drejtë dhe i përshtatshëm me pozicionin në të cilin vendoset të bëhet, gjithashtu dritëhijet duhet të jenë të ekuilibruara mirë.
Reflekto mirë mbi subjektin që do të bëhet tatuazh, bota e tatuazhit ka një histori të sajën, reflektime preçize të simboleve dhe një shumëllojshmëri stilesh mes tyre. Një zgjedhje me plot bindje duhet të ketë përmbajtje të gjithë këtyre elementeve. Në rast se nuk dëshirohet të kapet simboli, këshilla më e mirë është të zgjidhet një vizatim estetik dhe në përpjestim të drejtë me trupin.
Vendos pjesën e trupit ku doni të bëni tatuazhin duke u këshilluar edhe nga tatuatori që do të ekzekutojë veprën dhe duke marrë parasysh që në pjesë të ndryshme të trupit mund të bëhen tatuazhe të ndryshme.
Zgjidhni me kujdes tatuatorin që arrin sa më mirë idenë tuaj dhe zbuloni mënyrën e tij të punës nëpërmjet fotove të tatuazheve të mëparshme që ai ka kryer gjatë karrierës së tij. Një profesionist është i aftë të punojë në bazë të rregullave shëndetësore dhe është i aftë të japë këshillat edhe në vazhdimësi pas bërjes së tatuazhit.
Besojani lëkurën tuaj tatuatorit në mënyrë që ai të punojë me qetësinë më të madhe duke të garantuar punën që ju keni kërkuar.
Periudha më e mirë për tatuazh është nga shtatori deri në maj. Edhe pse është dëshira për tatuazh gjatë muajve të verës nuk është e këshillueshme. Për 6 muaj tatuazhi i ri nuk duhet të ekspozohet në diell dhe nëse bëhet duhet që patjetër të jetë i mbuluar me krem mbrojtës.Kuroni tatuazhin sipas këshillës së tatuatorit duke marrë parasysh se përgjegjësia e tatuazhit të ri është vetëm e juaja. Kujdes të madh duhet të tregoni gjatë javës së parë.
Nga momenti që keni bërë një tatuazh, jeni futur menjëherë në botën e tatuazheve kështu që mbajeni atë me krenari.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi