Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Gabimet në stilet verore, cilat janë dhe si ti evitojmë! Empty Gabimet në stilet verore, cilat janë dhe si ti evitojmë!

20th March 2016, 07:47
 Gabimet në stilet verore, cilat janë dhe si ti evitojmë! F2429624-2d8c-4530-965c-aa55537020bb---0-

Stili personal duhet te jete gjithmonë i kujdesshëm, dhe ka disa rregulla te cilat nuk mund te injorohen. Çdo sezoni prezanton "kurthet" e veta dhe ne vere është edhe me e thjeshte te keni "incidente" fashion.
Te tregoni te brendshmet
Fustanet dhe pantallonat nuk duhet te lejojnë qe te brendshmet te jene ne dukje, dhe prandaj quhen te tilla. Gjate verës duhet te synoni për intimo me pak qepje dhe me te lehta, qofte për ti lejuar lëkurës te marre fryme ashtu dhe për te evituar te tregoni çdo gjë qe vishni nen rroba.
Te tregoni pjesët e lëna pas dore
Sandalet verore zbulojnë këmbët ne shume pjese, kështu qe nuk mund te lini pas dore pedikyrin. Për me tepër, zgjidhni te vishni bluza dhe funde te shkurtër pa qene te kujdesshëm me depilimin është një ide e keqe.
Te mos vishni recipeta
Edhe femrat me një gjoks jo shume te madh nuk duhet te harrojnë te veshin recipetat. Zgjidhini prej pambuku, te lehta, por vishini.
Te zbuloheni shume
I nxehti na shtyn te veshim sa me pak veshje, por nuk mund te dilni gjysme te zhveshura, për te vajtur ne pune, apo kudo tjetër. Synoni për veshje me fibra natyrale, mbase një fustan mini dhe një pale sandale, do te dukeni glamour dhe te freskëta. Barku dhe këmbët jashtë tashme janë një vulgaritet, madje mund te klasifikohen tek një edukim i keq.
Plazhi nuk është një red carpet
Taka 12 cm, bizhuteri, make up, modele flokësh? Po, nëse po shkoni ne një mbrëmje gala! Nëse po kaloni një dite te bukur ne plazh me familjen apo miqtë, synoni për një kostum te bukur me ngjyra dhe te qeshur. Nëse ju pëlqejnë takat dhe urreni te sheshtat, është me mire nëse synoni për taka ortopedike, komode dhe ne mode. Bizhuteritë dhe grimin duhet ti evitoni.
Te përzieni ngjyrat dhe materialin
Ne vere mbizotërojnë ngjyrat, por te cilat te jene te kombinueshme. Këtë vit janë ne mode stampat me lule, nëse vishni nje fustan me fantazi, synoni për aksesore me diskret. Edhe materialet duhet te përputhen me njeri tjetrin. Zakonisht, materialet sintetik ne vere duhet ti lini mënjane./ikub/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi