Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

4th March 2008, 21:39
gruaja e mire eshte shtylle e shtepise
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

20th April 2008, 19:17
Pas autobuzit dhe femres kurre mos vrapo !
Shkon ajo vjen tjetra.
little_angel
little_angel
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 24/03/2008
Postime : 670
Points : 4
Reputacioni : 4
Medalje Blu Medalje2 Medalje3

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

21st April 2008, 20:07
Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.
virusi
virusi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Medalje Medalje2 Medalje3

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

23rd April 2008, 20:17
Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për ato, nuk i njohin fare.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

24th April 2008, 20:51
Femra eshte si hija. Po e ndoqe, te iken, po i ike, te ndjek.
little_angel
little_angel
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 24/03/2008
Postime : 670
Points : 4
Reputacioni : 4
Medalje Blu Medalje2 Medalje3

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

26th April 2008, 16:02
Disa femra jane si cigarja e ndezur. Nese nuk i kap nga ana e duhur digjesh.
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

26th April 2008, 17:29
Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.
little_angel
little_angel
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 24/03/2008
Postime : 670
Points : 4
Reputacioni : 4
Medalje Blu Medalje2 Medalje3

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

28th April 2008, 11:00
Kur grate dashurojne ,jane me te mencura se burri më mendjemprehte
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

28th April 2008, 17:55
femra eshte nje e keqe e domosdoshme
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

27th February 2014, 16:15
Disa thënie për femrat

Çdo femër është e paaftë derisa t’i thahet llaku në thonj. (Burt Reynolds)

Nuk do të thosha se të gjitha femrat janë njësoj, ka edhe më të këqija. (Autor i panjohur)

Ai i cili nuk çmendet në martesë, nuk është normal. (Princi Charles)

Më mirë të jesh mirë i varur në litar, sesa keq në martesë. (William Shakespeare)

Gruaja ime e parë vdiq nga kërpudhat helmuese. Gruaja ime e dytë vdiq po ashtu nga kërpudhat helmuese. Gruan time të tretë e mbyta se nuk i hante kërpudhat helmuese. (Henry VIII)

Gruaja të thotë: “Shko në ferr!”. Ti shkon, ndërsa ajo të pret atje. (Dante Alighieri)

Femrat e bukura janë krijuar për meshkujt që nuk kanë imagjinatë, ndërsa femrat e mençura për meshkujt e pafat. (Giacomo Casanova)

Hapi sytë mirë kur të martohesh, ndërsa më pas mbylli. (William Shakespeare)

Mashkulli është i lumtur me cilëndo femër derisa të bie në dashuri. (Francesco Petrarca)
Nuk e kam vërejtur se gruaja po më mbytej, ajo ulërinte si zakonisht. (Autor i panjohur)

Ma thoni shkaktarin: E di se pas tij fshihet femra. (William Beaumont)

Nuk është interesante ajo që ua thonë femrat, por ajo që nuk ua thonë. (William Shakespeare)
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

27th February 2014, 16:18
Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.

Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.

Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve.


Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.


Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka.


S'ka njeri që gruas së vet i duket i mençur.


T'ia besosh fshehtësinë gruas është njësoj si t'i fshehësh të hollat nën xham.


Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit.

Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për ato, nuk i njohin fare.


Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun.


Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s'mund të jetohet me to, por as pa ato.
Ajo që na tërheq te femra, rrallë edhe na lidh me të.


Gratë duhet të jenë të dashuruara, në qoftë se duan të mbesin të bukura.


Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje.


Po të kishim pritur të takojmë gruan ideale, do të kishim kaluar tërë shekullin në pritje.


Heshtja është ari i vetëm që kanë femrat.

Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: nga të gjitha të dashurosh vetëm një.


Gruaja duhet të jetë lodër, e pastër dhe e lëmuar si guri i çmuar, e ndriçuar me të gjitha virtytet e një bote që ende nuk është këtu.


Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas.


Gruaja është dërdëllisëse dhe gënjeshtare.
Nuk ka grua që me kohë nuk do të lëshojë pe.


Femra që dashuron, nuk plaket shpejt.


E metë themelore e personalitetit të gruas është mungesa e ndjenjës për drejtësi.


Në mes të po-së dhe jo-së së gruas unë nuk do të guxoja të ngulja as gjilpërën.


Është rrezik i madh të takosh femrën që të kupton plotësisht. Kjo gjithnjë përfundon me martesë.


Femrat nuk ta falin mossuksesin.


Kur flisni me femrën, dëgjoni para së gjithash se ç'ju thotë me sy.

Ai që nuk beson në femrën e vet të vërtetë, këtë e bën nga dyftyrësia.


Askush s'flet ashtu si gruaja, gjëra njëkohësisht të çiltërta dhe të thella.


Fija e flokut të një gruaje ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj.
Gratë asnjëherë nuk e vërejnë atë që ne bëjmë për ato: përherë dallojnë atë që nuk e bëjmë.


Sikur natyra të kishte krijuar ashtu si e bën moda, femra nuk do të ishte e lumtur.


Vajzat dhe gotat gjithnjë janë në rrezik.


Femra e ndershme nuk mund ta pranojë gabimin që nuk e ka bërë.


Stili ka një gjini, gruaja njihet me një fjalë.


Gratë nuk zbukurohen aq shumë për meshkujt, sa kundër grave.


Gruaja e mençur lejon burrin të bëjë atë që i pëlqen asaj.


Gruaja është enigmë, qëllimi i saj është fëmija.


Askush nuk e njeh më mirë njeriun se sa gruaja, e clia nuk e do më.


Gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth.
Femra është në gjendje që nga asgjëja të bëjë tri gjëra: kapelën, sallatën dhe skenën bashkëshortore.

Femrat mendojnë si mbretërit, se të gjithë u kemi borxh.


Nuk është e rendësishme çfarë thonë gratë, e rendësishme është çfarë heshtin.


Gratë janë paradoksi më i madh në jetën time. Vetëm atëherë kur më largohen, më bëhen miq të mirë.

Sikur gratë të dinin sa ankohemi për to, shumë më herët do të na braktisin.



Në qoftë se sopata nuk pret, mund të farkohet, por në qoftë se gruaja nuk do, asgjë nuk të ndihmon.

Sikur femrat të udhëhiqnin botën, ato do t'i flaknin të gjitha armët, përveç gjuhës.


Femra e dashuruar nuk i frikësohet ferrit, por nuk e dëshiron as parajsën.



Femra duhet ta ruajë trupin si pasurinë, në qoftë se dëshiron që mashkulli të ndihet si gjurmues i arit.


Luleve u nevojitet dielli, kurse femrave dashuria.


Femrat janë si gjeneralët: atyre nuk u intereson ç'humbje u ka kushtuar një fitore.


Edhe kur ju pranon, edhe kur ju refuzon, femra është çdoherë e lumtur që e adhuroni.


Një gjë është e ditur: gratë e sjellshme janë edhe bashkëshorte më të rrezikshme.


Shumica e grave më lehtë e kuptojnë martesën pa dashuri, sesa dashurinë pa martesë.


Nuk ka rrobë që i rri më keq gruas, sesa dëshira për t'u bërë e urtë.

Kur gruaja bëhet shkencëtare, atëherë diçka nuk është në rregull.
Gratë mund të japin aq miqësi sa kanë huazuar nga dashuria.


Kush ka vetëm një grua, i ka të gjitha gratë. Kush i ka të gjitha, nuk ka as edhe një.

Nuk ka grua në botë që nuk dëshiron të shkaktojë një konflikt, sado i vogël qoftë.
Kanti

Thirreni gruan si të doni, por asnjëherë jo si nënë.



Mos i thoni gruas se është e bukur. Thuajini se është ndryshe nga të tjerat dhe do t'ju hapen të gjitha rrugët.


Vetëm gruaja mund të qajë dhe të qeshë për të njëjtën aryse.


Gratë e bukura kurrë nuk dyshojnë në inteligjencën e vet, por gratë inteligjente çdoherë dyshojnë në bukurinë e vet.


Disa gra janë si cigarja e ndezur: në qoftë se nuk e kap nga ana e duhur, digjesh.


Gratë i ka bërë llafazane pushteti i burrave, që ua ka rrëmbyer gjithçka, përveç gjuhës.

Në çdo rast nderoni gruan, sepse ajo është edhe nëna juaj.




Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

27th February 2014, 16:18
Takimi i një gruaje me vetveten....

Unë jam njëherësh dy gra: njëra dëshiron të eksperimentojë të gjitha qejfet, të gjitha pasionet, të gjitha aventurat që jeta mund t'i ofrojë;
tjetra do të jetë skllave e rutinës, e jetës familjare, e gjërave që mund të planifikohen dhe të arrihen. Unë jam prostituta dhe shtëpiakja që jetojnë në të njëjtin trup dhe luftojnë njëra-tjetrën....

Takimi i një gruaje me vetveten është një lojë që sjell rreziqe serioze. Eshtë një vallëzim hyjnor. Kur takohemi, jemi dy energji të mbinatyrshme, dy universe që ndeshen. Nëse në këtë takim mungon respekti i duhur, atëherë një univers shkatërron tjetrin....

Paolo Coelho....
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

28th February 2014, 01:14
Femra duhet ta ruajë trupin si pasurinë, në qoftë se dëshiron që mashkulli të ndihet si gjurmues i arit
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

28th February 2014, 08:03
Nje femer ka nevoje per nje burre, aq sa ka nevoje peshku per nje biciklete

Burrat luajne lojen, Femrat dine rezultatin.

Truri eshte dhurata e nje femre, qe eshte aq e zgjuar sa e fsheh...

Zoti e beri femren te bukur dhe budallaqe ...te bukur qe nje mashkull ta doje....dhe budallaqe qe ajo ta doje ate...

Femrat nuk perulen para nje komplimenti...Burrat po. Kjo eshte diferenca mes ktyre gjinive.

Te jesh femer eshte shume e veshtire, sepse duhet te merresh gjithmone me Meshkuj.

Femra ka dy arme...Kozmetika dhe Lotet. Thenie per femrat... - Faqe 7 Wink


Nga qe jam nje femer, duhet te mundohem patjeter te jem e suksesshme....Nese gaboj asnje nuk do thote "Ajo sishte e Zonja" Ata do thone "Grate nuk jane Te Zonja"
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

28th February 2014, 08:04
Ska dhurate me te madhe ne bote se zemra e nje femre.

Femrat jan arsyeja e vetme per te cilen jetojn meshkujt.

Femra eshte person qe nuk di te luaje asnje loje, por qe fiton gjithmone.

Femra eshte mbreteresha e botes por ne te njejten kohe skllave e deshirave.Pse femra duke pasur gjithe keto gjera ne dore ti humbi per nje deshire kapriciozeë

Nese sopata nuk pret mund te mprehet, por nese femra nuk do asgje nuk te ndihmon.

Kush mund te udheheqe nje femer mund te udheheqe nje popull.

Te edukosh nje mashkull do te thote te edukosh nje person.
Te edukosh nje femer do te thote te edukosh nje shoqeri.

Femra e bukur te kenaq syrin ; Femra e mirë te kenaq zemren . e para është një stoli , e dyta një thesar.

Kur femrat dashurojne ,jane me te mencura se djelmoshat më mendjemprehte.

Tek femrat gjithcka eshte zemer ,bile edhe koka.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

28th February 2014, 08:08
Thenie te grumbulluara me kujdes per Femren
1) Gjeja qe mund ti thote nje mendimtar nje odeoni eshte? Odeon ti nuk mund te rrish as nje ore zgjuar pa mua.
2) I vetmi argument vendimtar qe ne cde kohe ka frenuar njerzit te mos pine helmin nuk eshte fakti qe ai vret, por fakti qe ai ka shije te keqe.
3)Me perspektiven e sigurt te vdekjes do te mund te perzihej ne cdo jete nje pike e cmuar dhe plot arome lehtesie, por ju o farmaciste keni bere nje pike te qelbur helmi nga e cila e tere jeta behet e neveritshme.
4) Femra dhe mashkulli kane detyra te ndryshme, por kane dhe dicka te perbashket? Ti shkaktojne dhimbje njeri tjetrit ne jete.
5) Budallalleku eshte e kunderta e femres. Sa me vjeter te jete aq me shume adhurohet.
6) Nese te gjithe lemoshat do te jepeshin per meshire lypesit do te kishin vdekur nga uria. Shperndarja me e madhe e lemoshave eshte ligesia.
7) (Budalla si nje burre) thone grate: (E poshter si nje grua) thone burrat: Budallallek eshte te gruaja ajo qe nuk eshte femerore.
Cool Ashtu sic e kam deklaruar boterisht ateizmin tim, une mendoj se keshtu duhen te falen njerzit sot (na fal virtytet tona)
9) Per te hequr stresin. Odeon ju rekomandon paguani qerane dhe dritat me monedha hekuri.
10)c`fare eshte e pafalshme? Kur dikush ju jep nje mundesi per te treguar madheshti karakteri, dhe ju nuk e perdorni, dijeni ska per tja u falur kurre kete.
11)Kush e ka gruan te bukur duhet te kete me shume sy....
12)Hej djema blini sa te doni dhurata, po nuk te desh gruaja ajo do bleje nje tjeter, kete ja u thote nje ODEON
13)Martesa eshte shume me teper sesa kater kembe te c`veshura ne krevat.
14)Kush martohet me dashuri por pa para, do kaloje nete te bukura, por dite te trishtuara.
15)Hej ju FEMRA me thoni a nuk eshte e vetmuar nje lavatrice pa nje kemishe burri.
16)Po vajte ne lufte mer cun lutu nje here, po vajte ne det lutu dy here, por lutu tre here para se te martohesh.
17)Eshte e mjere ajo femer qe ska gjuhe, Por eshte I lumtur ai mashkull qe e merr
18) Ndonjehere pyes veten te gjitha jane vajza te mira, po nga dreqin dalin grate e keqia
19)Cunat e dajes po ju tha goca hudhuni nga shkembi, lutuni te jete shkembi I ulet se per tu hudh do hudheshJ
20)Kapercen detin falas, dhe I shkel synin gruas se kapitenit kjo eshte mosmirenjohja
21)Femra edhe sikur te jete prej sheqeri prap e hidhur eshte.

22)Njerzit e plagosur thelle kane nje buzeqeshje olimpike sepse kane vetem ate per te cilen kane nevoje.
23)Nese ka dicka qe fillimin e ka te hidhur e fundin mjalte ai eshte durimi.
24)Ej ju Femra, Odeon e di qe shpesh lotet jane preteks per fitimin e shume zemrave.
25)Celesi I zemrave eshte karakteri I bute dhe fjala e bute.
26)Tiktaket e zemres jane mermerime e melodise se vdekjes filluar me lindjen…
27)Mik I vertete eshte ai qe si te jete ne deren e ferrit si ne ate te parajses thote ``Urdhero kalo``.
28)Ne odeonet jemi si ata qe hedhim faren e shkojme. Per te korrur le te korre kush te doje.
29)Po, e di nga kam rrjedhur! Porsi zjarri I pangopur skuqem e digjem me furi. Drite behet gjithcka une ngas, Qymyr e hi gjithcka le une pas. Zjarr jam une me siguri…
30)Miqesia eshte me shpesh nje porte dalje se sa nje porte hyrje per dashurine.
31)Gati c'do lidhje fillon dhe vazhdon ne formen e nje perfitimi te dyanshem. Shkembim mendor apo fizik, i cili perfundon kur njera nga palet nuk ka me c'fare te jape.

32)Kur ai beson, ai nuk beson qe beson , e kur nuk beson, ai nuk beson qe nuk beson
33)Zinxhiri i marteses eshte aq i rende sa qe duhen dy veta per ta mbajtur; nganjehere bile edhe tre
34)Femrat jane si portokallet, ku me te bukurat jane rralle here me te mirat.
35)Cfare eshte bukuria? Nje konvencion, nje monedhe, qe ka vlere vetem ne hapesire edhe kohe.
36)Teoria e civilizimit te vertete nuk eshte ne gazin, as ne avullin e as ne tavolinat rrotulluese. Ajo eshte ne zhdukjen e gjurmeve te mekatit origjinal.
37)Vallezim quajme nje bashkesi levizjesh te ekzekutuara njeri perballe tjetrit nga dy antropofag te sexeve te ndyshem, qe do te donin te shijonin njeri-tjetrin.
38)Lavdia eshte nje gjarper. E, uroj te mos me kafshoje asnjehere.
39)Eh. S`kam pare akoma asnje qe te doje virtytin me teper se sa bukurine e trupit.
40)Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.
41)Ne ceshtje zemre, njeriu me medioker mund t`ia kaloje edhe artistit me te madh.Eshte i vetmi justifikim per femrat qe dashurojne idiotet.

42)Zemra eshte nje kafshe qe eshte e mira te mos ti zesh bese. Inteligjenca eshte nje tjeter, por ajo te pakten nuk flet per dashurine.
43)Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.
44)Kur linde ti,qave,te tjeret qeshen per ty.Perpiqu te jetosh ne nje menyre te tille qe,kur te vdesesh,ti te qeshesh,te tjeret te qajne per ty
45)Cdo mendim qe zgjat eshte kontradikte, cdo dashuri qe zgjat eshte urrejtje, cdo sinqeritet qe zgjat eshte genjeshter, cdo drejtesi qe zgjat eshte padrejetesi, cdo lumturi qe zgjat eshte fatkeqesi.
46)Pse te flasesh keq per nje femer? A nuk mjafton te thuash qe ajo eshte nje femer?
47)Burrat, ma chere, jane si balonat. Sa me teper tu japesh fill, aq me kollaj i mban.
48)Zoti e krijoi boten, por djalli eshte ai qe e ben ate te jetoje.
49)Martesa, ashtu sic ekziston sot, eshte me e urryeshmja e te gjitha genjeshtrave, forma supreme e egoizmit.
50)Ne nuk duam cilesite, duam njeriun. Shpeshhere per difektet, me shume se per cilesite e tyre.
51)Femra eshte si hija. Po e ndoqe, te iken, po i ike, te ndjek.

52)Syte me te bukur jane ata te nje femre qe merr nje dhurate. Sa me e rendesishme dhurata, aq me te bukura jane syte.
53)Femra eshte nje sfere e pafund, qendra e te ciles eshte kudo dhe perimetri asgjekundi.
54)Po qave nga gezimi, mos i fshi lotet sepse ti ia vjedh ato dhembjes.
55)Ka pak femra , merita e te cilave zgjat me shume se sa bukuria e tyre. 56)O dashuri! Ti je perendia e se keqes, se ne fund te fundit, s`te therrasim dot djall.
57)Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilin ai tallet.
58)Miku im. Ne jete vetem dy gjera vlen te praktikohen, e keto jane studimi dhe kenaqesia e mishit. Sepse librat jane me e mira qe burrat mund te na ofrojne dhe perkedheljet e turpshme jane ajo cfare mund te presim nga grate me te mira.
59) Jeta i ngjan nje baltovine ku cdo perpjekje per te nxjerre njeren kembe ben qe te zhytet kemba tjeter.
60)Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.
61)Ka dy lloj femrash, e eshte nje cmenduri te martosh njeren dhe nje krim te martosh tjetren.

62)Syte jane gjithnje me te bute se sa zemra.
63)Shume cmenduri te shkurtra, kjo quhet dashuri. Dhe martesa u jep fund ketyre cmendurive te shkurtera me nje budallallek te gjate.
64)Ja keshilla me e mire per nje njeri te arsyeshem: mos i zer bese nje gruaje, edhe kur ajo po te thote te verteten.
65)Francezet jane xheloz per te dashurat e tyre, e asnjehere per grate e tyre.
66)Njeriu interesohet aq pak per tjetrin sa qe edhe kristianizmi rekomandon ta besh te miren per dashuri te zotit.
67)Perendia eshte shume i mrekullueshem per te menduar per gje tjeter vec vetes se vet.
68)Burrat jane gjithnje te sinqerte. Puna eshte se ata ndryshojne sinqeritet vazhdimisht; kjo eshte e gjitha.
69)Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut.
70)Martesa, ashtu sic ekziston sot, eshte me e urryeshmja e te gjitha genjeshtrave, forma supreme e egoizmit.
71)Miqesia eshte nje cader qe ka difektin te kthehet sa here qe fillon koha e keqe.

72)Ia vlen me mire ta shperdorosh rinine tende se sa te mos besh asgje me te.
73)E shara eshte arma e te dobetit.
74)Miqesise i duhen 6 muaj pushim per te rinovuar repertorin e vet. Edhe dashuria duhet te beje te njeten gje.
75)Gruan,pasuria e ben te cthurur,bukuria te dyshimte ndersa shemtimi te urryer.
76)Femrat dhe parfumet jane te holla (subtils), e per kete ato duhen mbajtur te mbyllura mire.
77)Me guret e Ligjit ndertohen burgjet dhe me tullat e fese, bordellot.
78)Lumturia eshte e shendetshme per trupin, por eshte dhimbja ajo qe zhvillon shpirtin.
79)Miqesia e dy femrave fillon ose mbaron prej nje komploti ndaj nje te trete.
80)Ka pak femra , merita e te cilave zgjat me shume se sa bukuria e tyre.
81)Miqesia e mbeshtetur mbi estime? Ajo i ngjan dashurise se bazuar mbi martese.
82)Mund te jesh me e forte se nje femer vetem po te jesh me femer se ajo.
83)E vetmja menyre per tu sjelle me nje femer eshte ti besh korte kur ajo eshte e bukur, e t`ia besh nje tjetre, kur ajo eshte e shemtuar.
84)Nje dashuri qe ka kaluar nepermjet xhelozise eshte si nje fytyre e bukur qe ka kaluar line: ajo ngelet gjithnje me njolla.
85)Ai qe dashuron per here te pare, por pa sukses, eshte nje perendi, por ai qe dashuron per here te dyte, qofte edhe me sukses, eshte nje budalla.
86)Te duash vetem femrat e bukura e te suportosh librat e keqinj, kjo eshte nje shenje dekadence.
87)Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.
88)Femrat jane bere per tu martuar e burrat per te qene beqar. Ketu eshte burimi i te gjith te keqijave.
89)Flirti eshte aquareli i dashurise.
90)Te gjithe femrave u mungon ca truri, dhe kur gjejne nje qe di te thote dy fjale, gjithekush i citon, sepse ne vendin e qorrave, ai me nje sy eshte mbret.
91)Dashuria, miqesia, respekti nuk formojne lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket.

92)Mjeku e sheh njeriun ne gjithe dobesine e tij; juristi e sheh ne gjithe keqesine e tij; teologu ne gjithe budallallekun e tij.
93)Njohja per njeriun eshte nje mjet i mrekullueshem per te shkaterruar veten.
94)Ka disa menyra per te vrare nje njeri: me pistolete, me shpate, me helm ose me vrasje morale. Ne fund te fundit eshte e njejta gje, me perjashtim qe kjo e fundit eshte me e egra.
95)Kur e sheh jeten ashtu sic e ka bere zoti, s`te ngelet vecse ta falenderosh qe ka bere vdekjen.
96)Femra eshte nje kafshe me floke te gjata e me ide te shkurtera.
97)Cdo mendim qe zgjat eshte kontradikte, cdo dashuri qe zgjat eshte urrejtje, cdo sinqeritet qe zgjat eshte genjeshter, cdo drejtesi qe zgjat eshte padrejetesi, cdo lumturi qe zgjat eshte fatkeqesi.
98)Shpesh te dashurit e pelqejne njeri tjetrin per cilesi qe nuk i kane e po ashtu, e lene njeri tjetrin per difekte qe nuk i kane.
99)Jeta eshte semundja me e keqe dhe vetem vdekja mund ta sheroje. Vdekja, ky ilac i hidhur,por te pakten, i fundit, te cilin mund ta blesh kudo e me nje cmim te lire.
100)Ne cdo nene eshte nje vjehrre qe fle.
101)Ti heqesh iluzionin dashurise eshte njesoj sikur ti heqesh ushqimin.
102)Kur linde ti,qave,te tjeret qeshen per ty.Perpiqu te jetosh ne nje menyre te tille qe,kur te vdesesh,ti te qeshesh,te tjeret te qajne per ty
103)Thuhet se dashuria ka gjemba: ajo eshte nje lule. Po kush? Miqesia? Ajo eshte si nje zarzavate.
104)Mashkulli duhet rritur per lufte e femra per clodhjen e luftetarit. Cdo gje tjeter eshte budallallek.
105)Nje burre mund te jete i lumtur me cdo femer, per aq kohe sa ai nuk e do.
106)Burrat e mbajne zemren ne seksin e tyre, grate e mbajne seksin ne zemren e tyre.
107)Te duash burrin tend, eshte si te paguash nje furnitor. Por te duash te dashurin eshte sikur t`u japesh te varferve.
108)Njeriu i edukuar mire, rri tek e dashura edhe vdes tek gruaja e tij.
109)nje cast e kaluara therret nje urretje dhe une therras varken e harreses dhe valet e harreses me rrahin sepse do te desha ta harroja urretjen do te doja qe ta fundosja thelle ne fund te detit qe as varr mos kishte, por perseri urrejtja me mban gjalle
110)Dialli eshte i ftohte, edhe si dashnor, por nuk eshte i shemtuar sepse merr te gjitha format qe don.
111)Nje njeri ka nevoje per pak cmenduri sepse vetem keshtu ai mund te prese litaret dhe te jete i lire.
112)Nje femer e dashuruar eshte nje skllave qe ia ngarkon zinxhiret e saj pronarit te vet.
113)Rasti i dha femres inteligjencen. Ajo e vuri ne pune edhe shpiku budallallekun.
114)E verteta, ashtu si edhe drita, te verbon. Genjeshtra, perkundrazi, eshte nje muzg i bukur qe e ve cdo objekt ne dukje.
115)Per tu orjentuar midis rreziqeve te meshkujve, femrat perdorin syte e tyre si sextan, sexin e tyre si busull dhe gojen e tyre si timon.
116)Ka dy lloj femrash qe duhen evituar me cdo kusht: ne fillim, ato qe nuk ju duan , e pastaj, ato qe ju duan. Midis ketyre dy ekstremiteteve, ka me mijra femra terheqese, qe ne nuk dime t`i vleresojme.
117)Per ate qe eshte shume i vetmuar, edhe zhurma eshte nje ngushellim. --- Nietzsche
118)Paraja e ben njeriun e pasur ndersa edukata e ben zoteri
119)Asnjehere s`kam pasur fat me femrat. Gjithnje ndodh qe budallalleku i tyre e kapercen dashurine time.
120)Ndodh qe njerezit inteligjent te kene dinjitet, por imbecileve nuk u mungon asnjehere.
121)Femrat iu ngjajne atyre shtepive spanjolle qe kane shume porta dhe pak dritare.Eshte me kollaj te hysh brenda se sa te shohesh qarte.

122)Ne dashuri fillohet me rhetorike e perfundohet me filozofi.
123)Largesia eshte per dashurine sikunderse eshte era per zjarrin,shuan qiririn por ndez me teper zjarrin.
124)Femra, tek te egrit eshte nje kafshe barre, ne Orient, nje mobilje dhe ne Europe, nje femije i perkedhelur.
125)Ka vetem nje sekret per ta drejtuar nje femer: ajo e te qenit te forte, sepse ne forcen nuk ka as gabim e as iluzion;
126)Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.
127)Ne dashuri, ashtu si dhe ne art, delikatesa eshte virtyt i te dobetve.
128)Varrezat jane portofole, ku cdo vlere humane e vendosur ne to, reduktohet ne zero.
129)Femrat jane instrumentet e nderrueshme te se njejtes kenaqesi.
130)Femrat i japin miqesise ate qe i marrin borxh dashurise.
131)Femra ka frike, ajo eshte frikacake perballe luftes dhe hekurit. Por kur krevati i saj eshte i kercenuar, nuk ka shpirt me gjaksor se ajo.
132)Dashuria eshte nje gjueti ku eshte kafsha qe e ndjek gjahtarin.
133)Hej goca Bukuria dhe mencuria nuk shkojne bashke zgjidhni njeren ju lutem.
134)Nga te gjitha gjallesat, gruaja eshte ajo me e padurueshmja - cka eshte nje hipoteze e besueshme.
135)Eshte nje shenje e madhe inferioriteti per femren qe nuk di te shnderroje burrin e saj ne mesuesin e tij.
136)Grate mund te na ofrojne vetem perkedheljet e turpshme jane ajo cfare mund te presim nga grate me te mira.
137)Femra, kjo dashuri abstrakte e njerezimit, pothuasje gjithnje,s`eshte gje tjeter vecse egoizem.
138)Femra eshte nje kreature njerezore qe vishet, derdellis dhe c`vishet.
139)Urrejtja e femrave nuk eshte aq e rrezikshme se sa miqesia e tyre.
140)S`bejne gabim kur thone se gruaja eshte gjysma e burrit. Sepse nje burre i martuar s`eshte vecse gjysem burri.
141)Ruaju 3 gjerave ne jete....femrave....femrave... me vjen keq por perseri ....femrave

142)Te jesh femer eshte fatkeqesia shume e madhe se tere jeten tende ke te besh kryesisht me burrat.
143)Eshte gabim te flasesh per nje zgjedhje te keqe ne dashuri, sepse sapo behet fjale per nje zgjedhje, ajo s`eshte vecse e keqe.
144)Dashuria eshte si feja, nuk arrihet me force
145)Virgjeria eshte e bukur jo sepse eshte nje agjerim, po sepse eshte urtesia, mencuria dmth sepse zbulon grackat e natyres.
146)Te martohesh do te thote tu ngjallesh dy njerezve peshtirosjen ndaj njeri tjetrit.
147)Bashkimi seksual eshte kryesisht pune e burrit, ndersa barra vetem e gruas.
148)Martesa eshte nje kurth qe ngre natyra
149)Po te mundim te tredhim te tere kopuket, dhe te mbyllnim ne nje manastir te tera bibat pa tru atehere do fillonte planifikimi familjar.
150)Kokat me te ditura te tere sexit femeror nuk kane arritur kurre te kene nje veper te madhe unike, Per meshkujt e dini vete besoj:)
151)A e dini pse meshkujt nuk martohen me shume gra? Sepse nuk do te duronin 7 vjehrra pernate ne shtepi.
152)Te martohesh me dashuri dhe te mos pendohesh do te thote te fusesh doren me sy mbyllur ne nje thes e te shpresosh te nxjerresh nje ngjale ne mes te neperkave.
153)Femra: kjo keqe e domosdoshme, e ardhur ne kete bote per te vetmin qellim, Te shtoje llojin
154)Femrat jane krijuar vetem per dashuri.
155)Mos u besoni ndjenjave te grave.
156)Burrat e njohin shume shpejt jeten, femrat shume vone.
157)Ne themel te marteses qendron keqkuptimi reciprok.
158)Ku femra s`arrin t`I beje te kendeshme gafat e saj, do te thote se s`eshte bere akoma grua, por eshte thjesht nje femer.
159)Kur nje femer duket dhjete vjet me e re se e bija do te thote se ajo eshte net e vertete nje grua e lumtur.
160)Femrat kane nje instikt te cuditshem: enderrojne gjithcka vec asaj qe duhet.
161)Te qarit eshte streha e femrave te shemtuara dhe shkaterrimi I femrave te bukura.
162)Per te bere dicka sinqerisht te marre, duhet nje femer sinqerisht e mire.

163)Jepuni rast femrave e do te shihni se ato jane te zonjat per gjithcka.
164)Kush dashuron vetem njehere ne jete eshte I ceket.
165)Nje femer do te flirtonte me kedo, mjafton qe te kete burra perreth.
166)Per nje femer menyra e vetme per te ndryshuar rrenjesisht nje burre eshte qe t`ia plase shpirtin te gjorit.
167)Femrat perverse na cmendin, te mirat na merzisin. Ky eshte ndryshimi midis tyre.
168)Midis burrit e femres mund te kete dashuri, adhurim, armiqesi, passion……Miqesi? Kurre!
169)Femrat, thote nje Odeon, na frymezojne deshiren per te bere kryevepra, njekohesisht na pengojne t`i realizojme ato.
170)Mos u marto kurre me nje femer qe i ka floket ngjyre kashte: ajo eshte sentimentale e pandreqshme.
171)C`eshte nje femer perverse? Oh, eshte tipi I femres me te cilen nje burre nuk lodhet kurre.

172)Femrat jane cuditerisht me praktike se meshkujt.
173)Femrat qe dashurojne jane me te kendeshme se ato qe urrejne.
174)Jeta bashkshortore eshte thjesht nje zakon, Madje, zakon I keq.
175)Kur dashuroj nuk ua them te tjereve emrin e asaj qe dua.
176)Femra: lind-dashuron-vdes.
177)Dashuria e vertete eshte argetim per femrat. Ato s`e kane njohur kurre dhimbjen e dashurise se vertete.
178)Nje vajze te mire, te bukur e te zgjuar thuaji gjithcka pervec te vertetes.
179)Tek femrat duhet cmuar cilesia e tyre per te jetuar gjithmone me rrezikun.
180)Burri martohet se eshte I lodhur, kurse femra martohet se eshte kureshtare. Te dy mbeten te zhgenjyer.
181)C`eshte femra e martuar? Pronare e burrit te saj.

182)Nje nga tragjedite e femrave: Te behen si nenat e tyre.
183)Femrat na duan per te metat tona, perfshi ketu edhe intelektin tone te mrekullueshem.
184)Askush nuk mund te caje ne jete pa ndihmen e femrave, te cilat sundojne shoqerine njerezore.
185)Nese do te dish cka ne mendje nje femer deshire e rrezikshme kjo duhet ta veshtrosh e jot a degjosh.
186)Femrat ia japin burrit gjithe arin e jetes se tyre. Pastaj duan tua kthesh pak e nga pak, cdo dite e cdo ore.
187)Misteri I dashurise tek femrat eshte me I madh se misteri I vdekjes.
188)Kur nje femer do te ruaje sundimin e saj mbi burrin, I drejtohet rivales qe shfaqet per tja rrembyer.
189)Njezet vjet marrdhenie e shkaterrojne nje femer, kurse njezet vjet martese e bejne monument.
190)Femrat e shemtuara jane gjithmone xheloze per burrat e tyre, kurse femrat e bukura bejne xheloze burrat e grave te tjera.
191)Rralle mund te gjendet nje femer qe mund te lexoje ne thellesi te shpirtit te burrit.

192)Mos I besoni nje femre qe tregon moshen e saj. Femra qe ben kete gje eshte e afte te beje gjithcka.
193) Kur femrat e shemtuara jane te dobishme, nese doni te fitoni pike ne publik, shoqerohuni me nje nga keto.
194)Dashnoret besnike kenaqen vetem me anen banale te dashurise. Dramat e dashurise u jane lene jobesnikeve.
195)Veshtire te mos e lendosh ate qe dashurohet me ty.
196)Femrat u ngjajne femijeve: Jetojne me endrrat e tyre.
197) Indiferenca e mashkullit e largon femren drejt marrezise.
198)Kujtesa e femres? Fundi I rinise se saj
199)femrat jane nje seks magjik dhe kryenec. Cdo femer eshte nje rebele. Zakonisht femrat ngrihen kunder vetvetes.
200)Bota sot eshte e mbushur me femra virtuoze, ti njohesh ato eshte si te mbarosh nje universitet.
201)Mos kerko kurre te kuptosh nje femer, Femrat jane figura, kurse burrat jane probleme.

202)Femrat nuk shqetesohen shume per te nesermen. Ato duan suksesin e bujshem e te menjehershem.
203)kur nje femer nuk ndjek rrjedhen e natyres se saj humb cdo hir e cdo bukuri te seksit te saj.
204)Rreziku I vertete I dashurise eshte zgjatja e saj.
205)Femra qe martohet me nje burre te ve? Duke u perpjekur te hyje ne zemren burrit, me duket sikur hyn ne nje varr, Mbase ngaqe ze vendin e nje te vdekure.
206)Femrat pelqejne sot nje forme te suksesit: te bejne per vete meshkujt.
207)Asnje femer nuk eshte e afte perderisa arrin te gjeje me te keqin e me te dobishmin e te keqijave: Burrin.
208)Per mendimin tim qeveria I ka shkaktuar plage te thelle lumturise bashkeshortore qe kur u be ajo gje qe quhet Arsimi I larte femeror.
209)Femer: Mos e torturo veten me ndienjen e humbjes, perderisa ke buze per te puthur, sy per te pare e zemer per te dashuruar.
210)Foli gruas sikur je I dashuruar dhe s`do kesh probleme.
211)Femra ne fund te fundit, eshte me mizore dhe me e pabese se burri.

212) Femrat jane te pergatitura per te perballuar dhimbjen? Jetojne me emocione e s`mendojne per gje tjeter vec per emocione te reja, Kur zene te dashur, e bejne thjesht per te mbushur nje boshllek.


Autor Odeon_relax ne forumin shqiptar
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

28th February 2014, 08:11
Nëse femra skuqet, nuk ka nevojë të shkojë në sallonet e bukurisë.
                                     2
Sa më shumë gropa të kenë rrugët, aq më tepër hi na hedhin syve.  
                                     3
Në këtë botë secili ka synimin e tij: njëri të shpëtojë njerëzimin, tjetri - lëkurën e vet.
                                     4
Ligji i ruajtjes së parave: sa më shumë kanë të tjerët, aq më i lumtur je ti.
                                     5
Budallait në vendin e të mençurve, i duket se është në zyrat e doganave.
                                     6
Në kohën tonë është vështirë të qëndrosh mbi piedestal edhe sikur të jesh përmendore prej çeliku.
                                     7
Nëse të gjithëve do t’u kthehen pronat e tyre, ç’do të mbetet të përvetësojnë të tjerët?
                                     8
Dashuria është si karrieristi: ka shumë sy, por s’dëgjon ç’thonë për të.
                                     9
E ku do t’ia dijë paraja, qoftë edhe nga aleancat?
    
                                     10
Lavdia arrihet atëherë kur aksionet e gomoneve drejtohen nga ata që flasin kundër tyre.
11
Sa grindje ndodhin për shkak të interesave të përbashkëta!
                                     12
Për një jetë si në Perëndim, tek ne janë gati vetëm lugët.
                                     13
Nëse në Mars nuk ka njerëz, atje ka mundësi të bëhet jetë.
    
                                     14
Eshtë e vërtetë që numri i të marrëve po zvogëlohet, por cilësia e tyre sa vjen rritet.
                                     15
Sado që përvetësojnë nga pasuria shoqërore, përsëri u duket se nuk kanë arritur të marrin hisen e tyre.
                                     16
Akilët kujdesen për thembrën, pavarësisht se të keqen e kanë tek koka.
                                     17
Disa deputetë, edhe kur dremisin në seancat plenare të parlamentit, bëjnë gabime ortografike.
                                     18
I dashuruar është ai njeri që vrapon nëpër borë dhe nuk lë gjurmë.
19
Martesa e dytë është triumfi i shpresës ndaj përvojës.
                                     20
Edhe nga ajka e shoqërisë mund të na vijë të pështirë.
21
Jeta jote është më e shtrenjtë se floriri, por, nëse të tjerët s’japin për të asnjë qindarkë, atëherë duhet vrarë mendja si duhet jetuar.
                                     22
Njerëzit nuk lindin ushtarë; ushtarë ata vdesin.
                                     23
Shkrimtari që synon të bëhet klasik, këtë e ka për të keqen e vet: atë s’ka për ta lexuar kush.
                                     24
Dashuria i bën të gjitha moshat të shkathëta.
                                     25
Jetëgjatësia dhurohet ndërsa jeton, pavdekësia - pas vdekjes.
                                     26
Ka nga ata burra që thonë: “T’i mbajmë gratë në krah!”, ndërsa duart i kanë në xhepa.
                                     27
Sa më pak para kanë policët rrugorë, aq më shpesh e shkelin shoferët rregulloren e qarkullimit.
                                     28
Po të mos e dinin se drejtonin firmat piramidale, do të kujtonin se ishin pasardhës të faraonëve.
     Qeveria çdo gjë e kryen me ekonomi: fajtorët i liron kur e shikon se këta vlejnë më pak se shpenzimet e burgut.
                                     30
Kur rivalet nuk ia hedhin vështrimin njëra-tjetrës, kjo nuk do të thotë se ato s’e shohin shoqja -shoqen.
                                29
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

28th February 2014, 08:12
31
Disa herë gllënka e lirisë varet nga përmasat që ka gllënka.
                                     32
Asgjë nuk ndikon më shumë në zhvillimin e demokracisë sa mungesa e saj.
                                     33
Ai ishte njeri i çuditshëm: në fillim mendohej se ç’do të fliste, pastaj nuk fliste fare.
                                    
                                     34
Drejtuesi i mbledhjes: “Ju s’keni asgjë kundër, apo jeni kundër përderisa s’keni asgjë?”
                                     35
Megjithatë, qëllon që edhe ligji të ketë ndonjë nen human: fjalën e fundit ia lë atij që do të varet.
                                     36
Edhe midis ateistëve ka nga ata që e quajnë veten të shenjtë.
                                     37
Ideja e motorit të përjetshëm nuk u miratua vetëm sepse ai do të punonte edhe në ditët e pushimit.
                                     38
Nëse nuk di ku të ankohesh, kjo do të thotë se je i kënaqur.
39
Disa këngëtare na i kënaqin veshët, disa të tjera - sytë.
                                     40
Edhe një çështje e madhe mund të jetë e pistë.
41
Kohët e fundit fliten vetëm fjalë të mira për të. Mos ka vdekur?
                                     42
Nëse do të duam të shohim më mirë në dritë, duhet të qëndrojmë në hije.
                                     43
Daktilografistet që s'dinë të lexojnë janë të parapëlqyera për sektorët sekretë.
                                     44
 Jo çdo gjë që arrin ta kafshosh, mundesh ta gëlltitësh.
                                    
                                     45
Një ushtri mizore është pjellë e popullit mizor.
                                     46
Nëse do të thërrasim njëmijë herë “Sheqer!”, nga kjo nuk do të na ëmbëltohet goja, por mund të na shkaktohet diabeti.
                                     47
Forca e letrës duhet kërkuar në atë që është shkruar në të.
                                     48
Pse frutat e ndaluara na duken gjithmonë të freskëta?
           Disa vese do të ishin zhdukur prej kohësh sikur satirikët të kishin pushuar të merreshin me ta.
                                     50
Ku është më hollshëm, aty krijohen lidhjet.
51
Sa shpesh atyre që janë robër të leckave u duket vetja mbretër!
                                     52
Disa i vënë përpara punët, të tjerët - paratë.
                                     53
Ka njerëz që ankohen se tërë jetën janë marrë me punë të rëndë fizike: u hapnin gropën të tjerëve...
                                     54
Nuk qenka e domosdoshme të fluturosh për ta mësuar fluturimin. Disa herë mëson të fluturosh edhe gjatë rënies.
                                     55
Të gjithë trenat e kanë pësuar nga lokomotivat.
                                     56
Puna e krijoi njeriun, por si t’i shmanget asaj, ai e mësoi vetë.
    
                                     57
Ka njerëz të njohur që pas vdekjes i vënë në pozitë të vështirë të mbeturit gjallë: këta s’dinë ç’të shkruajnë për ta në nekrologji.
                                     58
Sa më shumë ryshfete i ofrohen revizorit, aq më tepër gjëra di ai.
59
Papagalli është më se i bindur se të gjithë ata që e rrethojnë janë suflerët e tij.
                                     60
Ferri nuk është më i keq se parajsa, po të kesh lindur në të.
                          49
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

28th February 2014, 08:14
61
Kur nuk ka skllevër, punën do ta bëjnë të bindurit e lirë.
                                     62
Meritat e vjetra nuk harrohen, sidomos kur nuk ke të reja.
                                     63
Që të ndihmosh në krijimin e klimës së mirë në kolektiv, duhet, së pari të dish kush e bën motin në të.
                                     64
Me sa duket, politikanë janë ata njerëz që nuk e durojnë detin kur s’ka dallgë.
                                     65
Nëse askush nuk të beson, mbetet ta gënjesh veten.
                                     66
Përderisa fjala është armë, duhet të kesh leje për ta ushtruar atë.
                                     67
Në luftën me vetveten, shpesh herë fiton më i dobëti.
                                     68
Kur njeriut i rriten fletët, ato ia pengojnë duart.
69
Akademia e Shkencave nuk është han me katër porta, ku mund të futesh si fillestarët e saj, as kuzhinë e madhe, ku të kërkohet nga secili të gatuajë.
                                     70
Nuk është aq gjë e tmerrshme një goditje e fatit. Eshtë shumë më keq kur fati të përdor si lodër stërvitjeje.
71
Paradoks: Dielli është aq i madh, ndërsa vende të ngrohta nën të ka vetëm për disa.
                                     72
Të mos përpiqemi ta hipnotizojmë të vërtetën, kur e shohim atë në sy.
                                    
                                     73
Ai i ka të rrallë shokët: me të e ndjen veten mirë kur nuk e ke pranë.
                                     74
Ndonëse vdekja është e tmerrshme, gjithnjë më të shumtë bëhen ata që ankohen nga jeta.
                                     75
Sa më shumë rregullore, aq më shumë shtigje krijohen për t’iu shmangur atyre.
                                     76
Kur anija rrezikon të mbytet, të parët që përpiqen të ikin janë minjtë...
                                     77
Majmuni e ndërpreu traditën e të parëve të vet për t’u bërë njeri qysh atë ditë kur filloi të bënte jetë më të mirë se ky i fundit.
                                     78
Bisedë zagarësh: “Pronari im ka një të metë të madhe: leh më shumë se duhet”.
                                     79
Psikiatri u gëzua kur ndihmësmjekja e njoftoi  se pacienti ndjehej shumë më mirë: ai nuk e quan më veten Gjon Buzuk, por Frang Bardh.
                                     80

        Rruga e dashurisë s’ka nevojë për semaforë.
                                     81

                            Nga të dy ata që grinden, pse e bëjnë fajtor të mençurin?
                                    
                                     82
Mëi ri është ai që s'do të besojë se mund t'i vijë pleqëria.
                                     83
Nëse gruaja e quan të shoqin më të mençurin, kjo tregon se ajo s’ka mundur të gjejë budalla tjetër.
                                     84
Nuk di përse disa kanë përshtypjen se pluralizmi qëndron në mbajtjen e kollareve me ngjyra të ndryshme.
                                    
                                     85
Që kur njerëzimi shpiku bojën e shkrimit, ai s’pati nevojë të sajonte helme të tjera.
                                     86
Nëse të vjen tjetri me flakadan në dorë, a duhet lënë të na djegë shtëpinë për hir të mikpritjes?
                                     87
Ka njerëz që janë të gjithanshëm: mendojnë për një gjë, premtojnë një gjë tjetër, bëjnë një gjë të tretë.
                                                    
                                     88
Flamurët gjithmonë kanë nevojë për erë të freskët.
89
Nëse ndonjë politikan i spërkat fjalimet e veta me fraza latine, ai s’ka asnjë faj që ne nuk e kemi mësuar latinishten.
                                                    
                                     90
Në mugesë të ekonomisë, botohet gazeta “Ekonomia”.
91
Ndonjëherë edhe tek gjarpëri lind dëshira për të mbajtur dikë në gji.
                                     92
Njerëzit me të kaluar të shkëlqyer shpesh herë nuk i kuptojnë ata që kanë të ardhme të shkëlqyer.
                                     93
Ndodh që duke u përpjekur për t’u bërë njeri, ikën tërë jeta.
                                     94
I vetmi vend ku shohim mbretin të rrijë vazhdimisht pranë ushtarëve është tabela e shahut.
                                     95
Sikur të mos ishin “Djemtë e detit”, lezhianët do të kujtonin se në Adriatik rritet vetëm peshk.
                                     96
Në kërkim të gjuhës së përbashkët, ndodh që humbet bashkëbiseduesin që dëshiron.
                                     97
Sa më e pastër të jetë ndërgjegja, aq më i lartë është çmimi i shitjes saj.
                                     98
Jeta pa dashuri është si dita e hënë pa gazeta.
         Sikur të përhapej drita me shpejtësinë e errësirës!
                                     100
Në 510- vjetorin e betejës me mullinjt e erës, disa fansa të heroit të kësaj ngjarjeje u mblodhën dhe brohoritën:”Don Kishoti! Don Kishoti! Don Kishoti!”
                            99
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

24th January 2016, 23:44
Gruaja të thotë: “Shko në ferr!”. Ti shkon, ndërsa ajo të pret atje.

(Dante Alighieri)
Sponsored content

Thenie per femrat... - Faqe 7 Empty Re: Thenie per femrat...

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi