Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Ateizmi, një filozofi udhëheqëse në botën globale Empty Ateizmi, një filozofi udhëheqëse në botën globale

20th April 2016, 20:48
ATEIZMI DHE KRITIKA E TIJ

1. Rreth termit “Ateizm”

Termi ateizm është një koncept filozofik që tregon mendimin reaksionar ndaj të besuarit në egzistencën e Zotit. Në një superfuqi të pavarur nga fenomeni kohë. Superfuqi e cila ka krijuar dhe krijon gjithësinë nga asgjëja, i jep formë asaj, e rregullon dhe vendos ligje në të. Në saje të këtyre ligjeve u jep mundësinë e të jetuarit gjallesave. 
Fjala ateizm rrjedh nga fjala greke “Theos” e cila ka kuptimin “Zot, Perëndi”. Dhe nga fjala “Theos” ka dalur botëkuptimi theism që do të thotë “Besimi në Zot”. Ashtu si fjalët “politikë” dhe “normal” kur marrin parashtesë n “a” bëhen “apolitik” dhe “anormal” që tregojnë “të mos qenurit politik”, “të mos qënurit normal”, gjithashtu pra edhe fjala “theism” kur merr këtë parashtesë tregon “të mos qenurit theist/mosbesimi në Zot”. 
Këto ishin shkurtimisht kuptimet terminologjike dhe etimologjike të fjalës atheism. Mirëpo nëse i hedhim një vështrim më të gjerë, do vërejmë se fjala “atheism” nuk ka qenë dhe nuk është e kufizuar vetëm me mohimin e ekzistencës së Zotit. Ndjekësit e këtij betëkuptimi, pra ateistët, mohojnë, refuzojnë, injorojnë, njohin si bestytni të gjitha vlerat me burim fetar ose cdo gjë që i përket fesë. Pra, do ishte më e drejtë që kjo fjalë të ekuivalizohej me termin “a-fetarizëm”, madje nuk do ishte gabim edhe termi “anti-fetarizëm”.

2. Një historik i shkurtër mbi të quajturit ateistë në botën Perëndimore

Historia na tregon se përvec atyre që vetëquheshin ateistë, shumë mendimtar janë fajësuar me ateizm, ngase kanë mohuar apo kanë shpjeguar pak më ndryshë doktrinat e popullarizuara fetare të periudhës së tyre. Psh. Sokrati është quajtur ateist ngase refuzoi perënditë e Greqisë së Lashtë dhe ngase u drejtua në një lloj monoteizmi/tevhidi. Spinoza ngase fjalën Zot e pranon si më të gjërë se fjalën “Jehova” është quajtur ateist. Fichte megjithëse ishte një nga kundërshtarët e ateizmit, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë etiketës ateist, sepse bënte shpjegime të ndryshme nga tradicionalia. Këto dhe plot shembuj të ndryshëm si me Galileon, Xhordano Brunon, Vaninin dhe të tjerë tregojnë se në botën perëndimore nuk kishte ndonjë normë që një përson të akuzohej ateist, por mjaftonte të refuzonte apo të pranonte ndryshë doktrinat tradicionale fetare. 


ATEIZMI NE BOTEN ISLAME
Duhet të theksojmë menjëherë se përpjekjet e bëra nga myslimanët e parë nuk ishin ndaj ateistëve por kundër politeistëve, mushrikëve, atyre që besonin në më shumë se një Zot. Në Kur’an nuk vërejmë ndonjë verset të lidhur direkt me ateizmin. Gjë e cila na tregon se në periudhën e Profetit të fundit, në atë zonë nuk ekzistonte një problem i tillë. Dhe ne e dimë se edhe idhujtarët mekas besonin se idhujt ishin vetëm ndërmjetësues tek Zoti i vërtetë. Pra, ata besonin në Zot.
Ateizmi në botën islame kurrë nuk ka qenë një problem serioz. Ngase nuk ka lindur dhe nuk i janë dhënë mundësitë të zhvillohej në sistemin e besimit islam. Për këtë arsye, në literaturën islame nuk gjindet ndonjë term ekuivalent që të ketë kuptimin e ateizmit. Por si terma të përafërta me fjalën “ateist” janë fjalët “kafir”, “zindik”, “mulhid” dhe “dehri”.
Besimi islam këshillon besimtarët të distancohen nga akti i etiketimit të tjerëve me terma si “mohues”, “i pafe”, “i devijuar”, etj. Jo aq sa në botën perëndimore, por edhe në historinë islame nuk kanë munguar njerëz të etur për t’i vulosur të tjerët. Fatkeqsisht, këtë akt kaq me shumë përgjegjësi dhe delikat vazhdojnë ta bëjnë edhe në kohët e sotme disa njerëz me njohuri të mangëta apo të gabuara islame të dezinformuar për etikën dhe kujdesin islam. 
Imam Gazali thotë se besimtar quhet ai i cili beson në tre pika: Tevhid, Nubuvvet dhe Me’ad. 1. Në njësinë e Zotit. 2. Në Profeci. 3. Dhe në Botën Tjetër. Duke marrë shkas nga ky mendim i këtij dijetari erudit, ne mund të themi se ateist mund të jetë një person që mohon njërën nga këto. 






Ateizmi si një problem filozofiko-teologjik mund të analizohet nga disa prizma të ndryshme. Si psh. Analizimi i rrymave ateistike, Analizimi i faktorëve burimor të ateizmit dhe analizimi kronologjik i ateistëve. Ndërsa ne e shohim më të përshtatshme që kjo cështje të shtjellohet nga kjo e fundit. Pra, tashi do përpiqemi të analizojmë shkurtimisht mendimet thelbësore të ateistëve kryesorë.

Do e filloj me ateizmin pozitivist të Ogys Komtit, duke vazhduar me ateizmin antropologjik të Fojerbahut, ateizmi sociopolitik i Marksit, ateizmi psikanalitik i Frojdit, ateizmi ekzistencialist i Nices dhe Sartrit dhe për ta mbyllur me ateizmin ideologjik të Enver Hoxhës dhe komunizmit shqiptar.





MENDIMET ATEISTIKE



1.Pozitivizmi i Komtit



Shekulli XVIII. Shën Simoni dhe shokët e tij ofrojnë një ilac të ri për shërimin e plagëve të thella të njerëzimit: POZITIVIZMIN. Rryma që mban këtë sigël, pranon si të vërtetë të vetme shkencën dhe përjashton cdo gjë që nuk hyn nën analizat shkencore. Pastaj këto mendime i vazhdon filozofi francez Ogys Komti i cili vlerëson si frut të fantazisë cdo dituri metafizike dhe teologjike. Ai, me një botëkuptim evolucionist thotë se njeriu kalon tre faza dhe me kalimin e kohës piqet intelektualisht. Faza e parë është ajo Teologjike, e dyta Metafizike dhe e treta Pozitiviste. Sipas tij, cdo njeri fillimisht është brënda botës teologjike, e cila do të thotë, të shpjegosh cdo gjë me shkak Perëndinë, Perënditë apo shpirtin. Metafizika, që përsëri sipas tij është “shpjegimi i gjithckaje me dukuri mbinatyrore” përbën shkallën e dytë që përjeton njeriu. Ndërsa grada më e lartë sipas Komtit është periudha Pozitiviste. Në të cilën njeriu dashje pa dashje largohet nga botëkuptimet “absurde”. Këto mendime të Komtit kanë ndikuar tek disa njerëz, mirëpo ai është përballur edhe me kritika serioze, madje edhe nga vetë ateistët e mëvonshëm, si Sartri. Ogys Komti presupozonte se njerëzimi duke iu drejtuar shkencës/pozitivizmit do largohej nga feja dhe do zhvillohej. Me të vërtetë sot ka një zhvillim marramendës si tekologjik ashtu edhe në botën e mendimit. Mirëpo, në të njëjtën kohë edhe feja është në gjallërinë e saj maksimale. Të gjithë shkencëtarët e mëdhenj besojnë në Zot bashkë me miliona njerëz. Përvec kësaj, vështrimi që i bën Komti shkencës dhe fesë si dy pole të kundërta, është i pavlerë për sistemin e besimit islam. Feja islame jo vetëm që kurrë nuk ka pasur ndonjë njollë me emër antishkencore”, ajo nuk është as a-shkencore. Ne tashmë po e shohim këtë fakt me anë të dokumentarëve, kryesisht të Harun Yahya-s se si zbulimet e sakta shkencore po vërtetojnë faktin mrekullor të Kur’anit. Pastaj, myslimanët përherë kanë kontribuar shumë për zbulimet shkencore, kanë nxitur për edukimin e lëndëve egzakte dhe kanë ruajtur dhe zhvilluar mendimin filozofik, sociologjik dhe psikologjik sa që tashmë shumë shkencëtarë perëndimorë nuk e fshehin se rilindja perëndimore është dhuratë e botës islame.



2. Ateizmi Antropologjik i Fojerbahut


Fojerbahu studion dy vite teologji. Pasi merr një lëkundje në besim, kalon në filozofi. Ishte një nga nxënësit e Hegelit. Për arsye të mendimeve të tij materjaliste pengohet në karieren e tij akademike. Ai, vecanërisht ndaj konceptit “Zot” mban një qëndrim të ashpër. Sipas tij, koncepti “Zot” është pasojë e reflektimit jashta të natyrës së vetë njeriut. Ai thotë se besimi i njeriut në Zot është përgënjështrim i identitetit të vet, tjetërsim nga vetvetja dhe varfëri. Sepse në këtë rast njeriu vlerat e veta ia dedikon/jep dikujt tjetër. Sipas tij, besimi në Zot si dhe koncepti “Zot” shfaqet, formohet në psikologjinë njerëzore me kalimin e kohës. Ky është një pohim i shumëpërdorur prej shumë ateistëve. Mirëpo këtë mendim e kanë refuzuar mjaft filozofë. Këta të fundit kanë thënë: besimi në Zot është pjesë e natyrës së njeriut dhe kjo vjen nga lindja e njeriut. Psh. Dekarti ka thënë se në thelbin e njeriut ndodhet mendimi i një zoti të përsosur, këtë mendim që njeriu e sjell nga lindja e ka vendosur vetë Zoti. Dhe sipas Dekartit ky është argumenti më i bukur për egzistencën e Zotit. Përvec filozofëve, tashmë edhe vetë shkenca e ka vërtetuar se njeriu ndjenjën e të besuarit në Zot e bart që nga lindja. Revista angleze TIME, në nëntorin apo dhjetorin e kaluar 2004 në faqen e parë shkruante: “The Gen Of God/Geni i Zotit”. Bënte fjalë për një studim të bërë nga një shkencëtar-biolog anglez, i cili hedhte tezën se kishte zbuluar që tek cdo njeri gjindej një gen që nxiste besimin në Zot. Ky zbulim u bë shkak i mjaft diskutimeve në Amerikë dhe në Europë. Përderisa njeriu këtë gen e mban me vete që nga lindja, kush ia vendosi në trupin e tij? Besoj se përgjigjen më të bukur kësaj pyetjeje ia jep Dekarti kur thotë: “kjo është sikur firma e një piktorit që hedh në cepin e pikturës së tij për të treguar se është i zoti i asaj vepër.”

3. Ateizmi sociopolitik i Marksit

Botëkuptimi i Marksit është një reaksion ndaj sistemit kapitalist Perëndimor. Kështu që, për të kuptuar Marksin duhet të kemi parasysh gjëndjen e popullit Perëndimor gjatë dy shekujve të fundit dhe mendimet e tija duhen vlerësuar pikërisht nga kjo korrnizë.
Marksi ashtu si Ogys Komti është interresuar për gjëndjen e popullit dhe ka dashur ta riformojë gjëndjen politike dhe ekonomike pasi ka vërejtur probleme. Ai vëren se klasa borgjeze duke pasur në duar mjetet prodhuese po ushtronte dhunë ndaj klasës puntore-proleteriane. Duhej t’i jepej fund kësaj pabarazie dhe padrejtësie. Sipas Marksit, rruga më e shkurtër për të realizuar këtë ishte; të sillej në pushtet një klasë punëtore, si do si të jetë. Për këtë, sipas marksistëve, edhe dhuna mund të përdorej.
Sipas Marksit, nuk është e thjeshtë sa duket t’u merret bergjezëve nga duart fuqia prodhuese. Sepse ata posedojnë armë të fuqishme. Njëra nga këto armë është feja. Kështu, sipas tij, feja e cila përdorej si mjet për të shtypur dhe shfrytëzuar njerëzit duhej eliminuar. Feja bënte detyrën e opiumit.
Marksi duke i dhënë fesë një rol mpirës, opiumi, përvojën njerëzore është munduar ta shpjegojë me një teori të vetme: idealet, personalitetin, besimin, sjelljet dhe karakterin i njeriut e ka zbritur në përbërjen e tij materiale. Sa do që pati përpjekje të mëdha, nuk pati sukses dhe marksizmi nuk mbeti i qëndrueshëm. U morën disa suksese politike, mirëpo nuk mundën t’ia heqin nga zemra njerëzve besimin në Zot.
Sipas Marksit, të besosh në Zot do të thotë të përkrahësh klasën borgjeze, të punosh për të. Faktikisht, në perëndimin e shekullit 19, 20 mund të hasim në disa pika që mund t’na bëjnë t’mendojmë se ka të drejtë Marksi. Mirëpo ai gabon kur e përgjithëson këtë. Perëndimi dhe kultura perëndimore nuk është një shembull i përgjithshëm për t’gjithë njerëzimin. Cdo njeri duhet ta dijë se një popull mysliman ideal nuk mund të jetë kurrë kapitalist. Kjo nuk përputhet me etikën islame. Feja islame që në ditët e para ka qëndruar pranë atyre që u është bërë padrejtësi. Është bërë jelek shpëtimi për të shtypurit, të përbuzurit dhe të dobëtit. Këtë mund ta shohim si tek personaliteti i Profetit të fundit Muhammed, ashtu edhe tek pasardhësit e tij. 
Pra, shqetësimi i Marksit për fenë nuk ka vlerë për besimin islam. 
Mendimet e tija janë të lidhura ngusht me politikën dhe gjëndjen e popullit ku ai jetonte. Marksi të gjitha fetë i vë në një peshore. Nganjëherë jep shmebuj nga historia islame. Por disa shembuj të shtrembëruar nga realiteti, të shkëputur nga prapaskenat dhe nga kushtet sociale, ekonomike dhe kulturore. Është më se normale për një njeri si Marksi që mban qëndrim ideologjik për historinë të thotë se “Islamizmi i shpall jashtëligjit të gjithë të tjerët dhe krijon gjëndjen e armiqësisë të vazhdueshme midis myslimanëve dhe jomyslimanëve.” Harron Marksi se paraardhësve bashkëfetar të prindërve të tij, hebrenjtë ndërkohë që ekzekutoheshin, dëboheshin dhe interrnoheshin gjithandej ishte shteti islam Andaluzian ai që u hapi dyertë për të dhe që jetuan me shekuj me rrallë në harmoni. Pastaj përsëri hebrenjtë ishin ata që gjetën mbështetjen e supërfuqisë Osmane, madje –sa për kuriozitet- 400 familje hebreite Osmanët dërgojnë në Shqipëri për të gjallëruar tregtinë shqiptare. Sikur islamizmi të ishte ashtu si pohon Marksi dhe marksistët, në Turqinë e sotme me 99% myslimanë nuk do ishin mbi 400 kisha e po aq sinagogë të ndërtuar që nga periudha Osmane. Në fenë islame nuk ka dhunë! Nuk pranohet besimi i imponuar.





4. Ateizmi Psikanalitik i Frojdit

Në kohët moderne disa psikologë me në krye Frojdin janë munduar të hedhin poshtë besimin në Zot duke përdorur metodat e psikologjisë, gjë e cila nuk është nga objektivat e kësaj fushe. Kështu, dashje pa dashje kanë treguar një qëndrim ideologjik në emër të shkencës.
Si do qoftë, Frojdi dhe të tjerë që mendonin si ai kanë bërë mjaft studime të dobishme të pamohueshme lidhur me gjëndjen shpirtërore të njeriut. Ndërsa ne lidhje me besimin në Zot janë treguar me paragjykime dhe kanë arritur në përfundime të gabuara.
Menjëherë dua ta theksoj një nga gabimet e tij. Ai studion fetë primitive Afrikane dhe fenë e Greqisë së Lashtë dhe përfundimet që nxjerr nga ato i përgjithëson me të gjitha fetë e tjera. Kur cdo besimtar monoteist i refuzon këto besime dhe i kategorizon në grupin e besimeve të kota me plot bestytni. Konkretisht feja islame është kundër totemizmave dhe fetishizmave që ka studuar ky psikolog. Të njëjtin gabim bënte edhe Fojerbahu kur jepte shembuj nga mitologjia Greke duke menduar se të gjitha fetë janë si përallat e Greqisë së Lashtë.


Frojdi studion shqetësimet psikologjike të shfaqura tek pacientët. Dhe ka hedhur hipotezën se këto shqetësime rrjedhin nga dhuna e popullit, e ligjeve, e familjes dhe e fesë. Sipas tij, dëshirat janë shtypur dhe janë hedhur në nëndërgjegje si pasojë e kësaj dhune. Këto dëshira të hedhura në nëndërgjegjen e njeriut dhe të pangopura janë bërë shkak të shfaqen disa shqetësime në përbërjen e njeriut dhe i ka nxitur ato për sjellje jonormale.

Frojdi, themelin e besimit në Zot e ka kërkuar në lidhjen psikologjike midis fëmijës dhe babait të tij. “Frika, preokupimi dhe ndjenja e fajësimit që njeriu përjeton në periudhën e fëmijërisë janë faktorët e rëndësishëm që kanë bërë të shfaqet besimi në Zot” thotë Frojdi. Mirëpo ky lloj arsyetimi që përdorte Frojdi për besimin në Zot mund të përdoret shumë lehtë edhe kundër ateizmit. Xhelozia e fëmijës ndaj babait, frika nga ai, përpjekja që të shpëtojë sa më parë nga pamundësia e rezistimit të dhunës së ushtruar nga i ati mund ta drejtojë të refuzojë ekzistencën e Zotit dhe mund të bëhet i pafe. Pra, metoda e përdorur nga Frojdi nuk duket e shëndoshë.



5. Ateizmi ekzistencialist i Nices dhe i Sartrit

Nice duke thënë “Zoti vdiq, Atë ne e vramë” ka shprehur se donte një jetë pa Zot. Vdekja e Zotit, sipas tij, është zhdukja dhe heqja e konceptit Zot nga mendja e njeriut. Atëherë, sipas Nices, njeriu do e rifitojë lirinë dhe krenarinë dhe përsëri ai vetë do e formojë identitetin e tij.
Parulla “Zoti vdiq!” ishte dhe akoma është një parullë e shumë përdorur dhe e shumë pëlqyer nga shumë e ateistë dhe intelektualë si në të kaluarën ashtu edhe në kohët e sotme. Tregohet kur në kohen e Nices kjo fjalë e tij shkruhej gjithandej nga ithtarët e tij. Në një mur të madh shkruhej me germa të mëdha “Zoti vdiq!” dhe menjëherë poshtë “Nice”. Pasi vdiq Nice, besimtarët fshinë parullën e ndjekësve të Nices dhe shkruajtën: “Nice vdiq!” dhe poshtë parullës: “Zoti”, për të treguar se kujt i përket vdekshmëria..
Sartri i ndikuar nga Nice është shprehur se që të jetë njeriu i lirë duhet të mos ekzistojë Zoti. Sipas tij, në se Zoti ekziston atëherë liri nuk ka. Sipas këtyre mendimeve, kuptojmë se ata që nuk besojnë në Zot janë të lirë. E vërtetë është kjo? Pse, besimi në Zot bëhet pengesë për liri?
Faktikisht si Nice ashtu edhe Sartri më tepër se të hedhin poshtë besimin në Zot, ata arsyetojnë nga aspekti etik se nuk duhet të jetë Zoti. Përvec kësaj, mendimet e Nices dhe të Sartrit ne nuk duhet t’i mendojmë si kritika të drejtuara fesë islame. Sepse “zoti” që refuzojnë këta të dy filozofë, nuk është zoti i besimit islam. Edhe mendimet e tyre janë të lidhura ngusht me realitetin e kulturës së tyre. Projektet dhe idealet e tyre nuk duhet t’i mendojmë si norma universale.
Këta të dy, vecanërisht Sartri kur tregon se për të qënë i lirë nuk duhet të jetë Zoti, ai shton se nëse ka besim nuk ka as vlera morale. Pra, sipas tij, një besimtar është i pamoralshëm. Kjo është një hipotezë shumë e dobët. Cdo fe predikon për moral, madje edhe fetë jo-hyjnore. Tashi, nëse një përson që beson në Zot, nga ana tjetër sillet edhe jomoralshëm kjo nuk duhet të kërkohet në fe, apo tek Zoti, por tek vetë përsoni dhe këto janë shëmbuj të përjashtuar.

6. Ateizmi i Enver Hoxhës

Ky version ateistik nuk ka ndonjë specifikë që të emërohet si një lloj i ateizmit. Këtë e rrallita më shumë që të mundohem të tërheq sa do pak kureshtjen teleshikuesve.
Fryma ateistike e ushtruar gjatë regjimit komunist në Shqipëri hyn në Ateizmin Ideologjik që e ka zanafillën me Marksin. Ndërsa nga vetë marksistët ky ateizëm është quajtur “Ateizmi Shkencor”.
Enver Hoxha sa po kalon në postin e sekretarit të parë të komunitetit qëndror, ai shpall si tradhëtarë mjaft klerikë. Sipas studimeve të fundit, këtë gjë ai e bëri ngase i shikonte si rivalë të tij. Pastaj, ai ndoqi një politikë me propagandë se feja është një ndjenjë armiqësore mes njerëzish, e cila nxit për tradhëti ndaj atdheut dhe për prapambetje dhe duke thënë se gjoja populli vetë nuk e donte më fenë, ai shpalli luftë të hapur kundër fesë. Prishi apo shndërroj institucionet fetare dhe ndaloi rreptësisht me vite të tëra praktikimin e ritualeve fetare.
Në shkrimet e Enver Hoxhës nuk shohim ndonjë kritikë të mirfilltë që i bën fesë. Vetëm më 1967, në letrën e drejtuar komiteteve të partisë na bie në sy një vlerësim i shkurtër që bën në lidhje me fenë. Ai bën një pyetje: “C’lidhje mund të kenë ëndërrimet e Muhametit me realitetin tonë të shekullit të 20-të? Asnjë lidhje!” përgjigjet ai. Po mirë, i drejtohemi ne tani, cfarë lidhje mund të ketë me shekullin tonë të merret një sistem si Dialektika e kopjuar nga Demokriti, nga shekulli 3-4 para erës sonë, nga ata njerëz që shumica mendonin se hëna është rrotull djathi dhe që gjuanin me shigjeta lart për të acaruar perënditë e tyre? Kjo u duket më e arsyeshme??

Si përfundim mund të themi se, nga aspekti i besimit islam, përpjekjet e ateistëve janë të pavlera. Teoritë e tyre janë jokoherente, irracionale, joobjektive dhe të pamundshme që të përgjithësohen. Ata nuk kanë hedhur poshtë asnjë nga vlerat dhe nga parimet e besimit Islam.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Ateizmi, një filozofi udhëheqëse në botën globale Empty Re: Ateizmi, një filozofi udhëheqëse në botën globale

20th April 2016, 20:51
ATEIZMI, DËMET DHE PASOJAT PËR SHOQËRINË
Ateizmi, një filozofi udhëheqëse në botën globale 34f07c4803
Marrë nga revista "Saff"

Bota e sotme sot përballet me probleme të pafundme nga më të ndryshmet. Krahas përparimit material dhe begative që njeriu ka arritur me zbulimet shkencore, bota jeton nën hijen e problemeve serioze, të cilat ripërtërihen prej njëri tjetrit dhe mbingarkojnë jetën e njeriut. 
Padyshim se problemet më të mëdha, me të cilat përballet shoqëria, janë kaosi shoqëror, shqetësimi, përhapja e krimit dhe dhunës, mungesa e stabilitetit në politikë dhe ekonomi, për të cilat pothuajse çdo ditë informohemi. Nuk mundemi të gjejmë pothuaj asnjë shtet në botë, i cili nuk përballet me këto probleme shoqërore të shtresuara. Përparimi material nuk mundet t`i mënjanojë këto probleme e as t`i pakësojë. Përkundrazi sa më shumë të përparohet në jetën materiale të njeriut, ato bëhen më të mëdha në numër dhe më të shtrira në shoqëri. Edhe krahas asaj që problemet shoqërore janë të shumta në numër, problemi më i madh, i cili lë pasoja të dëmshme për shoqërinë dhe është arsyeja e mungesës së stabilitetit dhe shqetësimit shoqëror e kaosit, është ateizmi ose e thënë shkurt, mosbesimi. 





Çfarë është ateizmi?

Ateizmi nënkupton mosbesimin në Zot dhe devijimin nga rruga e ndjekësve të fesë, si dhe mohimin e ringjalljes pas vdekjes, mohimin e Xhenetit dhe Xhehenemit dhe përkushtimin e tërësishëm vetëm në jetën e kësaj bote. Sot ateizmi është tregues botëror dhe Perëndimi megjithëse pasardhës i qytetërimit të krishterë i cili pohon Ringjalljen, Parajsën dhe Ferrin, prapë se prapë beson vetëm jetën e kësaj bote. Kisha është bërë vetëm traditë (kulturë) dhe gjurmë e së kaluarës, ndërsa në jetën e njeriut përbën diçka të parëndësishme. Shteti më i madh në Lindje ka në themelin e tij ateizmin. Kjo është Rusia, e cila ishte pararoja e komunizmit, ideologjisë ateiste, në rregullat e së cilës është braktisje e plotë e besimit në botën metafizike dhe të konsideruarit e jetës si materie, gjë që bën luftën e njeriut në këtë jetë vetëm me qëllimin e vegjetimit dhe mbijetesën. 

Përsa i përket shteteve të tjera ato edhe pse në to janë të përhapura religjionet si Hinduizmi, Budizmi, të cilët në thelb përmbajnë besimin në botën e fshehtë, janë gjunjëzuar përpara shovinizmit ateist perëndimor. Bota islame edhe pse deri diku i përmbahet Islamit dhe beson në ringjallje, në Xhenet dhe Xhehenem, përsëri goditet nga të gjitha anët nga dallgët e ateizmit, të cilat hedhin dyshim në besimin islam. 



Shkaqet e fillimit dhe përhapjes së ateizmit

Përpara vetëm dyqind vjetësh ateizmi nuk ka qenë fenomen i përhapur, megjithatë në dy shekujt pasues dalin në pah shumë faktorë, të cilët kanë ndihmuar që mosbesimi në Zot të bëhet fe zyrtare dhe drejtimi i parësor i shumë shteteve të botës. 

Disa nga arsyet e fillimit të përhapjes së ateizmit janë si më poshtë: 



1-Kisha evropiane ka qenë nganjëherë shkaku indirekt dhe nganjëherë direkt arsyeja e përhapjes së ateizmit dhe më thellë akoma, të mosbesimit total në ekzistencën e Zotit. Shkak për këtë kanë qenë vetë zyrtarët e kishës, monarkët dhe udhëheqësit shpirtërorë, të cilët kanë shtuar nga mëndja e vet në kundërshtim me fenë, të tilla si, ngritja e Isait a.s. nga shkalla e njeriut në shkallën e hyjnisë, mëkatin dhe larjen e mëkatit, rrëfimin, shitjen e indulgjencave dhe të tjera që nuk kanë asnjë bazë në fe. Ndërmjet të tjerash kanë ndërfutur edhe mjaft të pavërteta rreth krijimit të gjithësisë, pozicionit dhe formës së planeteve, po ashtu për tokën dhe jetën e njeriut. 
Kur nisi lëvizja e Rilindjes europiane dhe kur u zbuluan shumë të vërteta shkencore, situatat precipituan në përplasje të mëdha ndërmjet shkencëtarëve të shkencave natyrore dhe Kishës, e cila mohonte zbulimet e reja dhe përndiqte protagonistët. Në atë kohë, kushdo që besonte në vërtetësinë e zbulimeve shkencore, konsiderohej heretik, jobesimtar dhe të tillët vriteshin, digjeshin dhe izoloheshin. Shumë shkencëtarë të asaj kohe kanë përjetuar tortura të dhembshme, përndjekje dhe dënime me vdekje, vetëm pse zbulimet e tyre ishin në kundërshtim me dogmat e fesë. Megjithatë edhe pse represioni institucional i Kishës ishte i egër dhe i gjatë, rilindja shkencore nuk u ndërpre. Shkencëtarët arritën që periodikisht t`i plotësojnë zbulimet e veta me fakte të reja bindëse, ndërkohë që Kisha përditë e më shumë përjetonte humbjen përballë opinionit, dhe së fundi fitorja i takoi shkencëtarëve të materies ndaj funksionarëve të kishës. Fill pas kësaj njerëzit nisën të braktisin plotësisht besimin dhe çdo besim në ekzistencën e botës së fshehtë, të jetës së përtejme dhe i kthehen materializmit si besim e hyjnizim i ri. Pikërisht këtu u hodhën themelet e ateizmit institucional në botë. 2- Dhuna e botës kapitaliste
Pasi Europa u çlirua pjesërisht nga pushteti i Kishës, pasi zbuloi forcën e parasë dhe teknologjisë, kjo bëri që njerëzit të braktisin lidhjen jetësore me tokën për të vënë në qendër të vëmendjes prodhimin në fabrika. Feudalët e dikurshëm bëhen pronarë të fabrikave të mëdha, duke shfrytëzuar dhe kontrolluar pasuri të stërmëdha natyrore. Punësohen flukse të mëdha njerëzish dhe në të njëjtën kohë shfrytëzohen, por tashmë në masë më të madhe dhe sidomos më egërsisht. Mbi punëtorët ushtrohet shtypje dhe dhunë e hapur, gjë që e bën shoqërinë të ndahet në dy klasa, që e lidhin përkatësinë e vet me materien, pra; kapitalistët e pasur dhe punëtorët e varfër. Shfaqja e një këndvështrimi dhe konceptit të ri të dhunës dhe heshtja për këtë nga ana e Kishës zyrtare e paaftësia për ta interpretuar këtë dhunë është shkaku direkt në përhapjen e dyshimit në ekzistencën e Zotit. Kisha u ndodh e pafuqishme për të ofruar zgjidhje për problemet e njeriut në tokë dhe atëherë njeriu filloi të mendojë për gjetjen e një rruge dhe programi të ri, i cili premtonte kapërcimin e vështirësive. 







Lindja e drejtimeve ekonomiko-ateiste
Nuk ka dyshim se një nga faktorët më thelbësor të përhapjes së ateizmit ka qenë lindja e drejtimeve ekonomiko-ateiste e në mënyrë të veçantë komunizmi, themelues i të cilit është Karl Marksi. Krahas asaj që ky drejtim kishte pikënisje ekonomike, që është njëkohësisht qëllimi kryesor i tij, siç këmbëngulin ideatorët përkatës, e paçka pse është për çlirim nga dhuna kapitaliste, prapëseprapë kjo vetëm përforcon tezat ideologjike të drejtimit. Ata këmbëngulin se ekziston vetëm jeta materiale e njeriut, që nuk ekziston shpirti ringjallja, Zoti dhe jeta e përtej varrit. Sipas mësimeve të socializmit, fenë e shpikën të pasurit në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më mirë shtresën e varfër dhe tipizimet siç janë besimi, sinqeriteti dhe çiltërsia nuk janë asgjë tjetër veçse rezultat i ideve fetare në shërbim të interesave kapitaliste. Me këto hipoteza ky drejtim ekonomik është bërë valë e re e furishme e ateizmit, i cili ka gjetur terren jashtëzakonisht të përshtatshëm tek njerëzit e thjeshtë dhe shtresa e varfër, për arsyen e thjeshtë se u vu në mbrojtje të interesave të të shypurve dhe të varfërve, ndërsa të tillët janë shumica në shoqëri. Kështu komunizmi u përqafua jo vetëm si drejtim ekonomik por edhe si një besim i ri dhe shumë shpejt u shtri pothuaj në të gjithë botën. Komunizmi e njohu lulëzimin më të madh dhe suksesin e vet pas revolucionit bolshevik në Rusi. Në përhapjen e praktikës dhe teorisë komuniste ideatorët e tij kanë shfrytëzuar metoda të ndryshme, por më e shpeshta dhe më efikasja ishte metoda e forcës, e tillë që popujt u bënë plotësisht gjenerues dhe forca të komunizmit duke përfshirë dhe republikat islamike në Rusi dhe në Kinë, si dhe disa të tjera në vendet arabe. 


Kurthet bashkëkohore
Punësimi i njerëzve në këtë botë dhe përjetimi në të, në gjithçka që ofron civilizimi perëndimor, që nga kuriozitetet e ndryshme dhe argëtimet marramendëse, ka patur një ndikim të madh tek njeriu që ai të harrojë çështje mjaft fondamentale në jetën e tij, me të dhe vetveten. Nga dëshira për të përfituar një pagë sa më të madhe dhe me të të sigurojë një jetë sa më të rehatshme, me të gjithë të rejat e fundit të teknologjisë, njeriu ka rritur orët e punës. për të njëjtat qëllime edhe gruaja braktis detyrën e natyrshme të saj, angazhimet familjare, dhe punësohet nëpër fabrika që kështu përkrah burrit të jetë ndihmëse në kërkesat dhe joshjet e jetës edhe ashtu të mbingarkuar. Një ritëm i tillë i jetës dhe punës e ka thërrmuar dhe rrënuar njeriun bashkëkohor, prandaj ai nuk ndjehet i lirë për asnjë çast, duke mos i lënë rast të mendojë për veten dhe as për çka ka përreth. Puna intensive, tregtia, shfrytëzimi në fabrikë, dhe teprica e kohës e harxhuar në lodra dhe argëtime, nuk i lenë kohë atij të mendojë për fenë dhe jetën shpirtërore dhe që kështu t`i përgjigjet pyetjeve që rrethojnë secilin njeri: "Kush e ka krijuar gjithësinë? -Kush e krijoi njeriun? -Përse jemi krijuar? -Ku shkojmë? -A ka fund kjo botë? -Përse njerëzit diferencohen, ky i varfër e ai i pasur, njëri shfrytëzues tjetri i shtypur? -Përse e gjithë kjo? -A ka jeta kuptim?". njeriu i sotëm i mbingarkuar me ato që përmendëm më sipër, nuk gjen dot kohë t`i përgjigjet këtyre pyetjeve dhe kështu feja bëhet diçka e anashkaluar dhe jashtë vëmendjes. 

Jeta e re dhe joshjet e civilizimit
Shkencat empirike dhe dijet e kësaj bote i kanë hapur njeriut dyert e mëdha të shpengimit, të rehatisë dhe të joshjes jetësore. Mjetet e rehatshme të transportit (makinat, avionët, trenat), mjetet e komunikimit, restorantet dhe kafenetë me menu shumë të pasura të ngrënash dhe të pirash, joshjet në veshje dhe "shkenca e jetës së re" hapën përpara njeriut mënyra të reja përjetimi në këtë botë dhe e bënë atë të jetë ndjekës i kënaqësive dhe epsheve. 
Meqë feja ndalon tejkalimin dhe shpërdorimin, e ndërkohë urdhëron sensin e masës në gjithçka, si dhe ndalon ndjekjen e gjërave të ndaluara siç janë pijet alkoolike, drogat dhe shthurjet, njerëzit të cilët nuk njohin thelbin e fesë, i konsiderojnë këto si pranga të lirisë së tyre personale dhe kufizime të përjetimeve dhe nevojave, gjë e cila e ka rritur kundërshtinë e tyre ndaj fesë. Nuk dëshirojnë që dikush t`i tërheqë vëmendjen në këtë botë dhe as t`i paralajmërojë për xhehenemin, pasi kjo bëhet pengesë për të prishur përjetimet dhe lajthitjet e tyre. Kështu rritet largimi nga feja dhe ndihmohet përhapja e mentalitetit ateist. 
Lidhjet e përparimit materialist me ateizmin Gjithashtu njëra nga arsyet që kanë nxitur njeriun në ateizëm është edhe lidhja e ateizmit me potencialin dhe përparimin materialist. Njerëzit e kanë parë që Europa nuk ka përparuar materialisht deri në kohën kur është ndarë nga idetë e kishës dhe besimi tek ajo dhe që një shtet i tillë si Rusia nuk ka deklaruar veten si superfuqi pa u vetëshpallur më parë si hapësirë ateiste. Nga krahu tjetër kanë vënë re se vendet të cilat i përmbahen fesë kanë mbetur prapa në industri dhe prodhim, dhe kështu filluan të besojnë se ateizmi është shkaku dhe çelësi i përparimit material dhe shkencor, dhe që feja është prapambetje dhe padije. Këto me pak fjalë janë shkaqet thelbësore të lindjes dhe përhapjes së ateizmit në botë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Ateizmi, një filozofi udhëheqëse në botën globale Empty Re: Ateizmi, një filozofi udhëheqëse në botën globale

20th April 2016, 20:51
Islanda ka legalizuar blasfemine.

Nje ligj i vendosur ne Islande ne 1940 per blasfemine, mund te shkaktonte ndjekjen penale te cdokujt qe bente kete shkelje dhe nese shpallej fajtor, denimi mund te ishte nga nje gjobe, e deri ne 3 muaj heqje lirie.

Vendimi i heqjes se ketij ligji dhe legalizimi i blasfemise u mor pas nje serie diskutimesh qe filluan menjehere pas ngjarjeve te "Charlie Hebdo" ne France dhe u filluan nga "Pirate Party" Islandeze. Ne nje mesazh, Pirate Party u shpreh: "Parlamenti Islandez perhap mesazhin e rendesishem se liria nuk do te dorezohet perpara sulmeve gjaksore."

Per me teper: http://www.bbc.com/news/world-europe-33378778
Ateizmi, një filozofi udhëheqëse në botën globale _84025658_84025657
Sponsored content

Ateizmi, një filozofi udhëheqëse në botën globale Empty Re: Ateizmi, një filozofi udhëheqëse në botën globale

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi